• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

“Kam mbajtur vathë që kushtojnë sa një shtëpi”, moderatorja shqiptare flet hapur

“Kam mbajtur vathë që kushtojnë sa një shtëpi”, moderatorja shqiptare flet hapur

Fjodora Fjora ishte pjesë e diskutimit të sotëm në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku u fol rreth rëndësisë së diamanteve dhe “botox-it” për vajzat në ditët e sotme.

Si një prej gazetareve më “chic” të ekraneve shqiptare, Fjodora pranoi se diamantet dhe gurët e çmuar nuk duhet të mungojnë në sirtarin e bizhuterive të asnjë gruaje, edhe pse, sipas saj, kujdesi estetik është po aq i nevojshëm.
Moderatorja i mëshoi fort faktit që bizhuteritë i japin peshë dhe prezencë personit që i mban, sidomos kur bëhet fjalë për evente të rëndësishëm.

“Unë kam mbajtur një palë vathë që ishin sa një shtëpi… I prekja herë pas here aty në çantë se thoja ‘t’i prek njëherë a janë aty”, tregoi ndër të tjera ajo.

Comments

Arritje te madhe paska bere, me te vertet na cuditi.
Ama nje gje skuptoj, pse flet ne te kaluaren "kam mbajtur"? Apo i ka vesh njehere sa me be reklam edhe i ktheu tek pronari?
 
T'ishte e bukur hajde se po ja durojm dhe pordhet, por kjo s'eshte dhe e bukur, e zgjuar jo e jo, se nje femer inteligjente se permend fare pjesen e vatheve.
 
T'ishte e bukur hajde se po ja durojm dhe pordhet, por kjo s'eshte dhe e bukur, e zgjuar jo e jo, se nje femer inteligjente se permend fare pjesen e vatheve.
E kam takuar ne airport ne Germany njehere ne fakt as nuk e njoha dhe as nuk kisha idene kush ishte der sa zbriti ne tirane dhe me thote kusherira paske udhetuar me Fjodoren.
Dua te them qe prape ne tv eshte simpatike live nahhh
 
Kush i ka mundesite le ti mbaje. Ti gezoje dhe s'ka asgje te keqe.
Shyqyr Zotit s'jam e dhene pas tyre(se ndryshe do rrija duke i enderruar se diamante skena fuqi me ble lol). Dhe 1 unaze qe i kish kushtu burrit sa 1 rroge mujore e humba para 1 viti lol 1 varse ma vodhen ne aeroport, me kishin hapur canten.lol Me pak fjale s'kam as fat.

Po vajza per bizhute eshte ftuar te flase kshuqe ka folur cfare ndjen. lol
 
Ne TV dhe dasma edhe une jam goxha e bukur lol lol
(nr TV bie fjala dmth lol)
 
Kush i ka mundesite le ti mbaje. Ti gezoje dhe s'ka asgje te keqe.
Shyqyr Zotit s'jam e dhene pas tyre(se ndryshe do rrija duke i enderruar se diamante skena fuqi me ble lol). Dhe 1 unaze qe i kish kushtu burrit sa 1 rroge mujore e humba para 1 viti lol 1 varse ma vodhen ne aeroport, me kishin hapur canten.lol Me pak fjale s'kam as fat.

Po vajza per bizhute eshte ftuar te flase kshuqe ka folur cfare ndjen. lol
Po thuj burrit ta bleje unazen pak me t vogel se rroga tjeter do shifet me dylbi mbrapsh 😆
 
Top