• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kalon ligji i ri për arsimin e lartë. Rama: Universitetet, si piramidat e 97-ës

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL

Pas 9 orë debatesh, Kuvendi ka miratuar projektligjin e arsimit të lartë me 78 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ndërkohë, opozita braktisi votimin në shenjë proteste për atë që e cilësoi si “pazarin me universitet”.

Por ikja e demokrateve u shoqërua me një defekt të votimit elektronik, gjë që detyroi votimin me kartonë.

Ashtu si në çdo seancë të ligjeve të rëndësishme, debati që ka spikatur ishte ai mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryeministrit Rama.

Pavarësisht gjestit jo të zakonshëm të ministres Nikolla, për sqarim jo vetëm në podium të ish-kryeministrit Berisha, ai sërish ka kundërshtuar projektligjin si antikushtutes.

Rritja e tarifave dhe mesatares, për Berishën, heq mundësitë e barabarta për arsimim, sikundër projektligji, sipas tij favorizon universitetin privat që merr tani para nga shteti. Argumente këto që i kundërshtoi më pas kryeministri Rama. Ai garantoi se do te vendoset në binarë ajo që ai quajti, “katrahura e trashëguar në arsim nga qeveria “Berisha”.

“Problemi kardinal është se ju mbyllni dyert për të varfrit e vendit. Së dyti, dekapitoni autonominë e universiteteve. Për sa i përket cilësisë, e keni ekzekutuar që në fillim. Keni vënë mesataren, keni vënë ryshfetin”, tha Berisha.

“Për ne nuk ka më ‘publik’ dhe ‘privat’, ky është term i gabuar. Për ne janë të gjithë publik. Kush do të qëndrojë në fushën e dhënies së arsimit të lartë, duhet t’i shërbejë arsimit si e mirë publike, duhet të garantojë konkurrencë dhe meritë. Ne nuk çojmë para tek asnjë universitet privat. Ne nuk i japim para qyl asnjë universiteti shtetëror. Paratë ne i çojmë tek studenti dhe i ndajmë mbi bazën e performancës së universiteteve. Universitetet shtetërore dhe private duhet të konkurrojnë si të barabarta, për të prodhuar një të mirë publike dhe jo për të nxjerrë fitime. Arsimi i lartë në Shqipëri do të transformohet rrënjësisht me një revolucion ”, u shpreh kryeministri Rama.

Për demokratet, treguesi më domethënës për ligjin, është ai i bashkëshortit të ministres Nikolla, pedagog në universitetin publik, që gjatë diskutimeve në Dekanatin e Fakultetit ka pasur gjithashtu vërejtje për ligjin, sipas Palokes.

Dekani i Universitetit të Shkencave të Natyrës, bashkëshorti i ministres së Arsimit, zoti Ligor Nikolla, ka kundërshtuar këtë projektligj. Prandaj, kur këta nuk kanë arritur t’i mbushin mendjen atyre që kanë në shtëpi, imagjinoni se çfarë ligji po iu servirin shqiptarëve”, tha Paloka.

/ Top Channel
 
MasteR

I'm offline
Titulli: Kalon ligji i ri për arsimin e lartë. Rama: Universitetet, si piramidat e 97

Pro mendimit te opozites ;)

Arsimi duhet te jete i lire...nese shteti eshte shtet le te shtrengoje hallkat e tjera mos lejoje Profesoret te marin lek per provime etj etj.

Kush te jete i zoti te mesoje te ul koken te librat e jo te mbaje mendjen te monedhat qe ja fito babi
 
Marla

VIP

Shume dakort jam dhe une me kete por kam nje pyetje pse nuk e beri realitet opozita kur ishte ne pushtet per 8 vjet?
 
Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kalon ligji i ri për arsimin e lartë. Rama: Universitetet, si piramidat e 97

Kunder ketij ligji jam une sepse marr shembullin personal . Une ne gjimnaz me shum ore mesimi i kaloja duke luajtur basketboll tek obori shkolles sesa ne oret e mesimit . Mesatarja ime ishte afer 6 . Me kete mesatare une i bie qe me ligjin e ri mos te futesha dot fare ne universitet (nese e kam kuptuar si duhet kete ligjin e ri) . Nderkohe qe une u futa ne universitet dhe vendosa ti perkushtohesha dhe mesova goxha . Tani pse dikujt si puna ime qe ne gjimnaz nuk ka deshire te mesoje shum ,duhet ti privohet e drejta e studimit ne universitet ?! Njeriu ndryshon me stadet e jetes dhe shum mire pasi kalon adoleshencen mund te jete me kerkues ndaj vetes dhe mund te shnderrohej ne nje student te shkelqyer .
Ndersa per debatet qe bejne partite eshte thjesht per show sepse kur ishin keta te tjeret ne pushtet , keto qe sot i kundershtojne atehere i aprovonin , dhe ato qe atehere i aprovonin sot i kundershtojne . Ashtu sic benin keta qe sot jane ne pushtet kur ishin ne opozite .
 
MasteR

I'm offline
Titulli: Kalon ligji i ri për arsimin e lartë. Rama: Universitetet, si piramidat e 97

Shume dakort jam dhe une me kete por kam nje pyetje pse nuk e beri realitet opozita kur ishte ne pushtet per 8 vjet?
Ne kohen e opozites nuk ngeli njeri pa mare shkollen dhe ata me mes 6 jane fut ne shkolle te larte kush tha qe opozita krijoji keto pengesa...opozita pati nje problem ne lidhje me menyren si merej univers.Aty duhej te kishte vene rregull qe mire qe hyjne por ata qe do e marin ta marin ata qe vertet e kane vleresu ate privilegj me hy ne universitet dhe jo ata qe fusnin mikun apo lekun dhe qe nuk e dinin cfar kopertine ka libri apo lennda qe ata e mernin me mik apo me lek.
 
Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Kalon ligji i ri për arsimin e lartë. Rama: Universitetet, si piramidat e 97

Me shpjegon dot njeri si esht ky ligji i ri? Dmth varet vetem nga mesatarja?
 
Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kalon ligji i ri për arsimin e lartë. Rama: Universitetet, si piramidat e 97

Me shpjegon dot njeri si esht ky ligji i ri? Dmth varet vetem nga mesatarja?
Pak a sh keshtu e kuptova dhe une plus taksat pak me te larta.
Dmth nese nje X student ka nota 5 6 dmth notat bloze cdo ne shkolle te larte ai?

Mese dakort:)
Meritat i shkojne atyre qe jane munduar.
 
Marla

VIP
Titulli: Kalon ligji i ri për arsimin e lartë. Rama: Universitetet, si piramidat e 97

Kane rritur tarifat e rregjistrimit, kane futur mesataren kriter pranimi kane centralizuar vendimarrjen ne lidhje me universitetet vetem ne dore te ministrise se arsimit, rektoratet jane kot.
 
Vvetoni

Veton Siriusi, ma i miri
Titulli: Kalon ligji i ri për arsimin e lartë. Rama: Universitetet, si piramidat e 97

Unë kam lexuar ligjin dhe aty nuk përcaktohet asnjë shifër për tarifat në universitet. Ato përcaktohen nga vet Universiteti për shkak të autonomisë që i është dhënë nga ana e shtetit.
Po ashtu, nota mesatare si kriter duhet të përcaktohet nga ana e Qeverisë për çdo vit akademik. Kuptojeni, nuk mundët një nxënës me nota të dobëta në shkollë të mesme të regjistroj fakultetin e Mjekësisë. Nëse një nxënës nuk ka mësuar për kater vite ose tre të shkollës të mesme, çfarë mjeku do të jetë në të ardhmen?
Po ashtu sot është mbushur Shqipëria me master të shkencave të ndryshme që nuk njohin as një gjuhë të huaj! Sot me ligjin e ri është përcaktuar si kriter që studenti që regjistron studimet master të di një gjuhë të Bashkimit Evropian, dhe për me tepër është përcaktuar kuptueshëm edhe transferimi i kredive në Universitetet Ndërkombëtare sipas sistemit të Bolonjës.
Unë besoj që ky ligj e rit cilësinë brenda sistemit arsimor, një ligj të tillë po thuajse të ngjashëm do e ketë dhe Kosova, tani më studentet nuk do të zgjedhin dekan e rektor por do të fokusohen vetëm në studim .
 
Jam krejt dakort me cke shkruar me siper.

Por Veton djaliiii nga me i miri vend: Prizreni hahah
Spo rri dot pa cilsuar nje gje ketu:
Imagjino tani nje djale ose nje vajze qe eshte produktivitet i nje qarkorje te tille formimi me nje tjeter qe nuk hyn ne kete qarkore .
Pra qe ti bie anash e direkt pastaj, :p po e lidhe pak me temen: "Me shkolle apo pa shkolle njerzia mbare :p hahahahahahaha
 
E po më mirë është të ndryshohet qarku më herët se sa të vazhdoj me avazin e vjetër, në një sistem që prodhonte gomar me diplomë, në një sistem të ri që promovon konkurrencën. Sa për korrektësi, baza nën ligjore ku përcaktohen tarifat do të jetë në vitin tjetër akademik 2016/2017, ky është vetëm ligji që vendos themelet e shëndosha. Për mua së paku ky ligj është mjaftueshëm i mirë, shpresoj që të zbatohet në nivelin e duhur dhe nga njerëz të duhur.
Dhe mua deklarimi i Berishës me shok më duket shumë i pa kuptimtë, Shkëlzeni djali i tij të ofronte diploma e tituj doktorate sikur të shiste domate, janë 700 doktorantë që dolën nga Vitrina, në një treg diplomash që përfshiu dhe Italinë.
P.s kohët e fundit veç për shkolla po flasim :p
 
Top