• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kalate e Shqiperise

E3

Anëtar i Nderuar
Kalaja e Ali Pashë Tepelenës në Butrint



Pranë qytetit të Butrintit, ndërsa rruga të çon në skajin më jugor të Shqipërisë, në Konispol, vetëm pak metër larg detit, ndodhet një tjetër kala e njohur me emërtimin Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, në Butrint.Kalaja e Ali Pashë Tepelenës ndodhet në veri të qytetit në një pozicion gjeografik që ndihmonte nëe mbrojtejen e kalasë. Nga burimet historike, kalaja është vizonuar nga vetë Pashai i cili ka inspektuar etapat e ndërtimit të kësaj perle të rajonit. Kalaja aktuale u rindërtua prej tij më 1819 me një sipėrfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri mė 1820 ka qėnė rezidenca e dytė e Ali Pashë Tepelenës.
Kjo kala, u ndërtua për të përballuar rezistencën franceze. Arkitektura e saj nuk është shumë e ndërthurur, gjë që flet për periudhën kur francezët morën në kontroll Korfuzin dhe kërkonin të depërtonin në qytetin e Butrintit si një pasuri e madhe arkeologjike dhe vlerash të tjera.
Aktualisht kalaja ka vetëm një hyrje.
Punim i njëjtë i gurit dhe dora e vetme e ndërtimit flasin për një periudhë të vetme të ndërtimit të kalasë së mësipërme.Të dhënat historike tregojnë se kjo kala është ndërtuar rreth vitit 1807, nën kujdesin e vetë Ali Pashë Tepelenës.


Kalaja e Bashtovës




Kështjella e Bashtovës është ndërtuar mbi një terren fushor, rreth 400 m në veri të lumit Shkumbin. Planimetria e saj ka formë drejtkëndëshe me përmasa 60 x 90 m. Muret janë të ndërtuar me gurë ranorë dhe konglomerat me forma te çrregullta
Kështjella është e pajisur me 8 kulla, të vendosura përkatësisht në të katër qoshet dhe në mesin e çdo muri të saj, me përjashtim të murit të saj perëndimor që i takon një periudhe të dytë ndërtimi. Ato kanë formë rrethore dhe katërkëndëshe, dhe ishin të hapura nga ana e brendshme e kështjellës.
Ambienti i brendshëm i tyre ndahej në 5 kate me dysheme druri.
Kështjella e Bashtovës ka pasur 3 hyrje, ku ajo kryesore ndodhej në mesin e murit verior duke përshkuar kullën që ndodhej këtu.
Një hyrje tjetër ndodhej në mesin e murit perëndimor, dhe tjetra në pjesën veriore të murit lindor. Shkallë të cilat mbështeteshin në faqen e brendshme të mureve të kështjellës të ngjisnin në shtegun e rojeve. Vijueshmëria e këtij të fundit ndërpritej vetëm nga kulla e hyrjes.

Kalaja e Beratit


Kalaja e Beratit është e ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumit Osum.
Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII - V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndësishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha.
Burimet historike dëshmojnë se prej këtij viti, kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme dhe si rezultat përmendet në dokumente historike të kohës me një sërë emrash. Me emrin e lashtë Antipatrea përmendet në vitin 216 p.e.s..
Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arbërve).


Kalaja e Drishtit


Gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumin Kir. Fshati i sotëm gjendet poshtë vend gërmimit të Drivatiumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romake si një vendbanim në rrugën Shkodër - Kosovë.
Në antikitetin e vonë, kjo kala ishte njëra prej fortesave zinxhir që mbronin Shkodrën.
Kalaja gjendet në një kodër 800 metra e lartë. Brenda mureve të kalasë gjenden 11 shtëpi të fshatit që formojnë një lagje.


Kalaja e Elbasanit



ثshtë një kala fushore në qytetin e Elbasanit. Ajo përmendet për herë të parë nga Kristobuli, historian i Mehmetit të II -të.
Objekt studimi i plotë, kalaja u bë nga arkeologët austriakë, Prashniker dhe Shober të cilët konstatuan se poshtë mureve mesjetare kishte fortifikime të periudhës antike.
Kalaja ka formë katër këndore me përmasa 308 x 48 metra. Nga 26 kulla që ka pasur, sot ruhen vetëm 8 prej tyre.
Në periudhën e vonë antike, qyteti brenda kalasë me emrin Skampini, nisi jetën si qendër banimi pranë rrugës Egnatia.
Rindërtimi i kalasë u bë nga turqit për qëllime strategjike.
Sot muret brenda kalasë janë të banuara. Aty gjenden edhe objekte të rëndësishme kulti si të besimit mysliman ashtu edhe të atij kristian.

Kalaja e Gjirokastrës


Kalaja e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.
Në këto vite, ajo ishte qendra e feudalëve shqiptarë Zenevisë.
Historianë të ndryshëm mendojnë se ekzistenca e kalasë së gurtë është më e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pasur dy faza ndërtimi, të cilat lidhen me periudhën para dhe pas Pashallëkut të Janinës dhe fortesave të Ali Pashë Tepelenës.
Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit të Ali Pashës, ruhen vetëm pak gjurmë pasi muret janë veshur deri në lartësi nga ndërtimet e reja.
Me kalimin e viteve, ajo filloi të luajë gradualisht rolin e një kështjelle për qëndrimin e sunduesit dhe garnizonit të qytetit.
Në vitin 1812, kalaja e Gjirokastrës u pushtua nga Ali Pashë Tepelena, i cili filloi rindërtimin e saj.
Kalaja përmbante përveç barakave për vendosjen e një garnizoni prej 5 mijë ushtarësh, magazina të shumta nëntokësore që ishin llogaritur mirë për sigurimin e municioneve dhe ushqimeve të nevojshme.
Kronikat e kohës përmendin se vetëm për ndërtimin e vendqëndrimit të Ali Pashës, një kullë pranë këndit juglindor, punuan 1500 vetë. Me rënien e Pashallëkut të Janinës, Kalaja do të humbiste shkëlqimin e saj.
Në vitet e luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ajo do të shërbente si vendstrehim për banorët e qytetit për tu mbrojtur nga bombardimet ajrore.


Kalaja e Kaninës


Ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës. Kalaja ngrihet në majë të një kodre me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3.6 hektarë.
Kjo kala është përmendur që në shekullin e IV. Megjithatë aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar që në shek III -të.
Gjurmë të mëpasshme janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe turke.
Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek e V -të dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani në 1531.

Kalaja e Krujës


ثshtë objekti kryesor turistik i qytetit të Krujës. Kështjella është ngritur gjatë shekujve të V - VI. Ajo ka trajtë eliptike me një perimetër prej 804 metrash. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla. Në pjesën më të lartë, në veri - lindje, ngrihet kulla e Sahatit, e cila shërbente për vrojtim dhe sinjalizim me kalanë e Petrelës dhe Durrësit.
Muzeu ndodhet në hyrjen kryesore të kështjellës.
Muzeu është përuruar në vitin 1982.
Krahas stendave që shpjegojnë veprimtarinë e Skënderbeut, në muze ndodhen edhe biblioteka, dokumente dhe botime që lidhen me këtë figurë legjendare.
Muzeu ka karakterin e një memoriali dhe ka elemente të tilla si; harqe guri, piktura në xham etj.
Brenda mureve të kalasë gjenden disa shtëpi dhe Teqeja e Dollmasë.
Në perëndim të kështjellës ruhet edhe hamami i shek XV.

Kalaja e Lëkursit


Gjendet 2 km në jug të qytetit të Sarandës. Kalaja ngrihet mbi një kodër mjaft dominante dhe ofron një pamje të mrekullueshme. Prej këndej mund të observohet një distancë me rreze deri në 60 km.Kalaja e Lëkurėsit është ndėrtim i shekullit tė XVI. Mendohet nga historianët tė jetė ndėrtuar rreth viteve 1537, nė kohėn kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmėri kontrolli i Skelės sė Sarandės dhe rrugės qė kalon Sarandė-Butrint. Kalaja ndodhet midis rrėnojave tė fshatit Lėkurės mbi majėn e njė kodre tė lartė qė ngrihet sipėr qytetit tė Sarandės. Ka njė pozicion tė vecantė strategjik nga ku mund tė shikoni gjithė qytetin e Sarandės dhe rrugėn qė shkon nė Butrint, gjithashtu mund tė shijoni dhe njė panoramė tė ishujve tė Ksamilit. Ka formė katrore me dy kulla tė rrumbullakėta tė vendosura nė VP dhe JL. Kati i parė ka shėrbyer si depo. Kuptohet nga pozicioni i vendosjes qė qėllimi kryesor i ndėrtimit tė kalasė ishte vrojtimi i detit. Lartėsia e mureve arrin 6.70-7m trashėsia e tyre deri nė 2 m. Sot nė lėkurės funksionon njė bar-restorant me arkitekturė tė hershme dhe tepėr bashkėkohore, ofron njė shėrbim ideal. Eshtė kthyer nė njė nga pikat mė tė bukura turistike dhe nga mė tė frekuentuarat pėr cdo turist qė viziton Sarandėn.
Kalaja ka formë katër këndore ku në secilin kënd ngrihen kulla të rrumbullakëta..
Sipas disa burimeve kalaja është ndërtuar në vitin 1537 nga Sulltan Sulejmani në kuadër të fushatës së tij për të pushtuar ishullin e Korfuzit.
Në kala ndodhet një restorant.







Kalaja e Lezhës




Ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjine ilire.
Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit dhe më pas nga osmanët në vitin 1522. Këtu mund të shihen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane.
Objektet më interesante për tu vizituar janë rrënojat e ndërtesave osmane brenda kalasë, xhamia, kulla në murin juglindor me një hark romak dhe kulla ilire në murin jugor.
Kalaja e Lezhës është monument kulture.
Prej saj shihet një pamje mjaft e bukur e fushës së Lezhës dhe e detit Adriatik.

Kalaja e Margëlliçit



Ndodhet pranë qytetit të Patosit. Kjo është një kala e periudhës antike.
Ajo ngrihet në majë të një kodre dhe i përket shek VII.
Kalaja bënte pjesë në sistemin mbrojtës satelit të qytetit antik të Bylisit.
Margëlliçi ka qenë gjithashtu object, i një beteje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kalaja e Peqinit



ثshtë një kala mesjetare e ndërtuar në shek XV. Themelet e kalasësë Peqinit mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës Egnatia dhe më pas është rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit turk.
Muret e kalasë, që mbajnë edhe emrin e vendbanimit ilir të Klaudianës kanë pasur një lartësi prej rreth 12 metrash.
Bien në sy frëngjitë për vendosjen e topave si dhe format e kullave që janë poligonale.
Kalaja ndodhet pranë lumit të Shkumbinit dhe ka kaluar tre periudha rindërtimi.

Kalaja e Petrelës



Kjo kala ndodhet në rrugën nacionale Tiranë - Elbasan, 18 km larg nga kryeqyteti.
Ajo është një prej pikave kryesore turistike pranë Tiranës.
Kalaja ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit me të njëjtin emër. Ajo ka trajtë trekëndore me dy kulla vrojtuese. Ndërtimi i parë i saj i përket periudhës së antikitetit, ndërsa forma e sotme i daton shekullit të XV.Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë.
ثshtë kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.


Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës - Tiranë - Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.
Kjo kala gjithashtu, bënte pjesë në sistemin sinjalizues dhe mbrojtës të kalasë së Krujës. Këto komunikonin me njëra - tjetrën nëpërmjet zjarreve.
Kjo kala ka qenë nën komandën e motrës së Skënderbeut, Mamica Kastriotit.
Sot në ambientet e saj ka shërbim restoranti. Prej andej hapet një pamje mjaft e bukur drejt luginës së Erzenit, kodrave me ullinj dhe maleve përreth.

Kalaja e Porto Palermos


ثshtë një kala e vogël e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos (në antikitet e njohur si gjiri i Panormes) .
Kalaja ka formë tre këndore. Përmasat e saj janë 150 x 400 metra. Lartësia e mureve arrin në 20 metra.
Ali Pasha e ndërtoi këtë kala për nder të së shoqes, Vasiliqisë. Në të njëjtën kohë ajo shërbente edhe si pikë kontrolli.
Gadishulli ku gjendet kalaja është i mbuluar me shkurre mesdhetare gjithnjë të gjelbërta, ndërsa nga bedenat hapet një pamje mjaft e bukur e detit ku dallohet edhe gjiri ku mendohet se lahej Vasiliqia.

Kalaja e Prezës


Ndodhet sipër fshatit me të njëjtin emër, në kreshtën e kodrës. Kjo është një kështjellë e vogël e cila ka nisur të ndërtohet në shek e XIV dhe ka përfunduar në fillim të shek e XV nga ana e familjes feudale të zonës, Topiajve.
Kalaja është shpallur monument kulture.
Në qoshet e saj kalaja ka katër kulla rrethore.
Kulla e sahatit është ngritur rreth viteve 1800 - 1850. Ajo shquhet për pozicionin mjaft të bukur, duke kontrolluar fushën e Tiranës.
Po kështu përballë saj ndodhet kalaja e Krujës.
Kjo kala ndodhet gjithashtu, fare pranë aeroportit ndërkombëtar "Nënë Tereza", të Rinasit.
Në kala ndodhen restorante dhe lokale shërbimi .

Kalaja e Rodonit




Ndodhet në kepin e Rodonit. Heroi ynë Kombëtar Skënderbeu synonte një dalje të afërt në det,kështu ngriti këtu një kështjellë. Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450. Përfundimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1452.
Muri i kështjellës së Rodonit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rrumbullakëta.Në vitin 1500, kalaja u pushtua nga Venediku. Si rezultat i veprimtarive abrazive të ujërave të detit, një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e detit Adriatik.
Sot vizitorët mund të shikojnë muret e jashtëm të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët.
Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.

Kalaja e Rozafës

Rozafa është një prej kështjellave më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Ajo rrethohet prej ujërave të tre lumenjve: Bunës, Drinit dhe Kirit.
Emri Rozafa del në mesjetë, me të cilën lidhet legjenda që ka në qendër mbajtjen e fjalës së dhënë. Si subjekt është murosja e Rozafës, nuses më të re të tre vëllezërve që ngrinin muret e kalasë, por që shembeshin natën.
Në hyrje të kalasë ndodhet bozorelievi i Rozafës dhe uji gëlqeror që depërton tek hyrja kryesore dhe lidhet me fantazinë popullore si qumështi i gjirit të Rozafës , i cili u la jashtë gjatë murosjes për të ushqyer foshnjën e saj.
Sot shumica e mbetjeve të kalasë i përkasin periudhës veneciane, asaj osmane (shek XVI - XVII) dhe Bushatllinjve (shek XVIII - XIX).
Muret e kalasë së Rozafës kanë një gjatësi prej 880 metrash dhe rrethojnë një sipërfaqe prej 9 hektarësh.
Objekte të tjera brenda kalasë janë cisternat e ujit të shek XV, katedralja e shek XIII e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës që shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë.

Kalaja e Tepelenës






Kalaja e Tepelenës është një monument fantastik dhe me një vlerë të jashtëzakonshme.
Kalaja, është një revalorizim i Ali Pashë Tepelenës.
Ali Pasha ka lidhur një pjesë të madhe të historisë së mbretërimit, të veprimtarisë së tij, të lidhjeve të tij familjare dhe dashurive të tij.
Kjo kala ka pasur brenda saraje, garnizone dhe ambiente të një jete aristokratike dhe kjo duket qartë nga struktura solide dhe organizimi perfekt.Kalaja e Tepelenës, në Mesjetë shquhej për pozitën e saj strategjike, duke pasur nën kontroll rrugët, nga Gjirokastra përgjatë luginës së Drinos dhe tjetra nga Përmeti gjatë luginës së Vjosës.
Periudhës para pushtimit turk, i përkasin gjurmët më të lashta, të një vendbanimi të fortifikuar të kohës. Muratura e këtyre konstruksioneve është ngritur me gurë të rëndomtë të endoisur në shtresë të trashë llaçi e gëlqere.
Periudha e dytë e ndërtimit ka të bëjë pikërisht, me ndërtimin e kështjellës së vogël drejtkëndëshe e përforcuar me dy kulla rrethore në anën perëndimore të saj. Në murin rrethues, dallohen qartë dy teknika ndërtimi: teknika Klausonazh, kryesisht pjesa e poshtme e murit verior dhe pjesa tjetër është ngritur me muraturë guri të vendosur në shtresë të bollshme llaci gëlqerorë.




Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipërinë - veriun me jugun, lindjen me perëndimin.







Kalaja e Pogradecit

Kalaja e Pogradecit është e vendosur në majën e kodrës, në pjesën perëndimore të qytetit të Pogradecit, me lartësi 205 m mbi nivelin e liqenit të Ohrit. Ka filluar të banohej që në shek. V para Krishtit, ndërsa në shek. IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtëse. Ka pasur një vjetërsi banimi prej 1400 vjetësh, duke qenë një kala iliro - shqiptare e hershme.

Kalaja e Badhrës

Kalaja e Badhrës ndodhet në Jug-Perëndim të fshatit Borsh dhe shtate kilometra nga Fterra
Kalaja ka formën e një elipsi të çrregullt. Kalaja e Badhrës si nga teknika e ndërtimit të mureve, 2 m lartësi (me gurë të papunuar) me përmasa mesatare e të vogla dhe pa lidhje llaçi, ashtu edhe nga materiali arkeologjik, paraqet një nga fazat më të hershme të ngritjes së vendbanimeve të fortifikuara të epokës së bronzit të vonë, 1500-1200 vjet para Krishtit. Linja e murit është gjarpëruese, e parregullt, e pasigurt, duke iu përshtatur terrenit, mbrohet nga ana jugore nga rrëzime shkëmbore, si një ndërtim i bërë pjesë-pjesë. Sipërfaqja brenda mureve është pjesërisht shkëmbore dhe nuk ka gjurmë banimi. Fortifikimi nuk është llogaritur për një kohë të gjatë, por vetëm për qëndresa kundër grabitësve. Këto të dhëna na japin fizionominë e një vendbanimi fisnor, ku bashkësia patriarkale është vendosur në një territor të përshtatshëm për blegtorinë. Jashtë mureve të kalasë (në anën Veriore e Perëndimore) ruhen rrënojat e 15 banesave, të cilat kanë rëndësi sepse janë banesat e para të epokës së bronzit në Shqipëri. Ato hedhin dritë mbi organizimin fisnor patriarkal të shoqërisë ilire të asaj kohe. Kalaja e Badhrës është e një periudhe me kalatë e tjera ilire të zbuluara ne bregdetin e Jonit, si: në Koros, Qeparo, Kalivo. Me Badhrën kemi modelin më të hershëm të lindjes së fortifikimit. Ajo përfaqëson etapa të ndryshme në realizimin e lidhjes midis hapësirës së fortifikuar dhe asaj të banuar. Kalaja e Badhrës është dominuese e të gjithë bregdetit Lukovë, Borsh, Piqeras. Brenda fortifikimit janë zbuluar banesa në formën rrethore. Venbanimi datohet në bronzin e mesëm e të vonë.

Kalaja e Borshit

I përket shek IV B.C. dhe është rindërtuar në mesjete. Ajo ka një sipërfaqe prej 5 hektaresh dhe ka një bazament prej blloqe gurësh. Pas periudhës antike është përmendur për herë të parë në vitin 1258 me emrin Arkontea e Sopotit. Po në këtë vit kalaja i jepet si prikë bijës së Despotit të Epirit , Helenës.
Në vitin 1417 u pushtua nga turqit, ndërsa në vitin 1441 u pushtua nga princi arbër Kostandin Muzaka. Turiqit e rimorën përsëri në 1848 . Kalaja njohu edhe pushtimin nga ana e Ali Pashait. Ajo ndodhet në majë të një kodre dhe është e dëmtuar.




Kalaja e Shkodrës

Kalaja e Shkodrës është e ngritur mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës. Mbi faqet e pjerrëta të kodrës ngrihen muret rrethuese të cilat zenë një sipërfaqe rreth 9 ha. Në periudhën e lashtë muret ishin të stilit poligonal, gjurmë të të cilave ruhen edhe sot. Si qendër e fortifikuar ilire përmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan “vendi më i fortë i labeatëve”. Kështjella del me emrin Rozafa në periudhën e mesjetës, gjatë së cilës u pushtua herë nga sllavët dhe herë nga bizantinët. Brenda mureve të saj ruhen një sërë mjedisesh si garnizone, depo, një ndërtesë administrative etj.


Kalaja e Skelës

Në vitin 1531 Sulltan Sulejmani ndërtoi Kalanë e Skelës e cila gjendej në afërsi të Skelës së sotme, dhe deri në vitet e fundit ishte 4 km larg periferisë së qytetit. Kronikani turk Evliha اelebi shkruan se largësia midis dy kullave skajore ka qenë 90 m. Rrjedhimisht, sipërfaqja e kalasë ka qenë rreth 3.5 ha. Sipas peizazhit që përshkruan اelebiu kur thotë se “ky qytet (Vlora) nuk ka asnjë kontakt me kalanë”, kuptojmë se kjo shkëputje nuk ndodhi në shekujt që pasuan ndërtimin e kalasë, por lindi që në fillim. Qenia e kalasë në një largësi të madhe nga qyteti tregon se Vlora, si qytet i hapur nuk lindi prej rritjes së popullsisë së kalasë dhe as kalaja nuk u ndërtua për mbrojtjen e Vlorës, strukturë kjo mjaft specifike që nuk e hasim në ndonjë qytet tjetër të vendit tonë. Për numrin e kateve dhe kupolën e saj, na vë në dijeni اelebiu, i cili shkruan se kulla ishte 7- katëshe dhe mbulohej me kupolë plumbi, mbi të cilën lartësohej një shtizë e gjatë, me sa duket shtiza e flamurit, të cilën e shohim dhe në një nga gravurat. Prej të dhënave del se brenda kullës gjendeshin magazinat dhe banesa e komandantit të kalasë. Ruajtja në të e municioneve kërkonte mure të fuqishëm që të mos shpoheshin prej predhave. Së fundi, në të dëshmohet prania e topave në pjesën e sipërme të kullës. Mbrojtja e kalasë kryhej edhe prej kryekullës. Kronikani turk që e kishte parë këtë vepër arkitekturore më shumë se një shekull pas ndërtimit shkruan: “ata që s’kanë parë fortesën e Vlorës nuk kanë dijeni mbi mjeshtërinë e osmanëve”.


Kalaja e Prezës

Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se Kalaja e Prezës duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone. Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua edhe një xhami.

Kalaja e Tiranës

Kalaja e Tiranës ishte një stacion rrugor i vijës Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo përbënte qendrën e një vendbanimi, të emërtuar me një variacion emrash që në shekujt e parë të erës sonë. Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur në të ishte vendosur kancelaria e sundimtarit të saj Karli I Anzhu, dhe në formën e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk është saktësuar plotësisht. Por kalaja, dëshmia më e lashtë e këtij qyteti, ndodhet pikërisht në vendin ku derdheshin e kryqëzoheshin rrugët e vjetra e të reja që e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipërinë - veriun me jugun, lindjen me perëndimin.

Kalaja e Tujanit

Kalaja e Tujanit, një fortifikatë e gurtë me formë katërkëndëshe, ku gjurmët e jetës hasen që nga periudha e parë e hekurit. E rindërtuar në shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrëse e koridorit Dibër-Tiranë-Durrës


•infoalbania•
 
Last edited:

dajti

Antar Aktiv
Titulli: Kalate e Shqiperise

sa me pelqejne keto gjonat e vjetra ..shume bukur keto kala kane histori
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kalate e Shqiperise

Kalaja e Kanines


Në mesin e gjirit të Vlorës, male të larta i afrohen së tepërmi bregut, duke e ndarë atë në dy pjesë. Në këtë zonë, paksa e tërhequr në thellësi, ngrihet një kodër 379 m e lartë, në të cilën gjenden rrënojat e një qyteti të vjetër, atij të Kaninës. Pikërisht këtu, lugina e lumit të Vlorës shtyhet deri në rrëzë të kodrës, duke e lehtësuar tepër lidhjen e zonës bregdetare me hinterlandin. Faktor me rëndësi ky, pasi më në jug, malet fitojnë lartësi të madhe, ndërsa më në veri, largësia midis bregdetit me luginën e lumit të Vlorës rritet mjaft shpejt. Këto janë dhe kushtet që përcaktojnë rëndësinë strategjike të Kaninës, si ndaj kalimit nga pjesa jugore në atë veriore (dhe në të kundërt), po ashtu dhe ndaj lidhjes së trevës së lumit të Vlorës me Gjirin e Vlorës. Nga ana tjetër, kodrat përreth saj krijojnë kushte të mira për zhvillimin e blegtorisë, ndërsa në lindje gjenden troje mjaft të gjera dhe të përshtatshme për bujqësi, duke plotësuar kështu krahas pozitës strategjike dhe atë ekonomike.
Kushtet e mësipërme ndikuan në këtë vend, qysh në periudhën antike, të linde një qendër e fortifikuar, jeta e së cilës zgjat thuajse pandërprerje, deri në shekullin e kaluar. Natyrisht, roli i kësaj qendre nuk ka qenë kurdoherë i njëjtë, kështu ajo ka pasur rol të dorës së parë ose ka qenë në varësi të qendrave të tjera në funksion të kushteve ekonomiko-shoqërore të periudhave përkatëse.
Përveç kushteve strategjike dhe ekonomike, vendi plotëson dhe kërkesa të tjera të nevojshme për ngritjen e një qendre të fortifikuar: mundësinë e komunikimit, praninë e ujit të pijshëm, nxjerrjen e gurit të ndërtimit, si dhe mbrojtje natyrale.

Qyteti i Fortifikuar i Kaninës është ngritur aty nga shekulli i IV p.e. sonë. Në të gjithë sistemin fortifikues dallojmë disa faza ndërtimi që shtrihen në dy periudha, në periudhën antike, si dhe në atë të periudhës mesjetare.
Në antikitet kemi mbeturinat e murit ilir, gjurmët e të cilit u zbuluan në të gjitha anët e kështjellës. Në murin ilir kemi të përdorur sistemin “izodomik katror“.

Në antikitetin e vonë kemi rindërtim në muret rrethues të kështjellës. Këtu kemi të bëjmë me një mur të ndërtuar me teknikën “opus mixtum“.
Periudha e mesjetës, si ajo e hershme e më tej, përfaqësohet me rindërtimet dhe meremetimet e murit rrethues. Në fazat e mesjetës, muri është ndërtuar kryesisht prej gurësh mesatar të papunuar dhe blloqe antike te ripërdorura të lidhur me llaç gëlqere. Në muret rrethues të periudhës mesjetare kemi përforcime me kulla, me trajta të ndryshme.

Veç rrethimit të fortifikimit, në territorin e brendshëm të kështjellës në të gjitha pikat, u zbuluan mure ndërtesash, që ndonëse të dëmtuara, na lejojnë të kapim gjurmë të planimetrive dhe të krijojmë një ide mbi trajtën e banesave të kësaj qendre në lashtësi.

Në territorin brenda kështjellës, gjenden të zbuluara dhe elementë të tjerë ndërtimorë, si rrugë me kalldrëm, kanale e strera

albbiz
 

Rrapatushe

Anëtar i ri
Titulli: Kalate e Shqiperise

291774_295154800495178_2128049204_n.jpgAshikqarja SHKODRES..Madheshtia e qytetit...Love & Miss you dearly SHKODER!
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Kalate e Shqiperise

Kalaja e Skenderbeut, Kepi i Rodonit



Mbasi bashkoi të gjitha principatat e pavarura shqiptare dhe krijoi një shtet të fuqishëm në gjysmën e parë të shekullit të XV, Skëndërbeu kishte nevojë për dalje te reja në det. Kjo gjë ju bë shumë e domosdoshme ndërkohë që Perandoria Otomane, përvec presionit që bënte për të nështruar territoret shqiptare, ishte në një ekspansion të fuqishëm për të kapërxyer në Itali e më tej në gjithë Europën. (Jo rastësisht Skënderbeu është quajtur “Kalorës i Krishtërimit”). Në këtë periudhë portet kryesore bregdetare të Shqipërisë ishin nën zotërimin e Venedikut. Këtë mundësi Skënderbeu e pa tek relievi bregdetar i Kepit të Rodonit. Që nga lashtësia kjo zonë ka qenë pikë startegjike dhe një dalje e rëndësishme në det. Në këtë pikë, Skenderbeu ndërtoi një kala te rëndësishme nga pikëpamja strategjike dhe me vlera të vecanta nga pikëpamja arkitektonike.
Mendohet që kalaja të jetë ndërtuar në vitin 1463 mbi bazen e rrenojeave te nje nderitmi ekzistues. Në bazë të kontratave të gjetura për punimet me mjeshtra muratorë raguzanë, punimet në kala kanë vazhduar edhe më vonë. Nën udhëheqjen e Skënderbeut, kjo kala ka pasur jetë deri në vitin 1467 kur sipas Barletit, u shkatarrua nga turqit. Pas 33 vjetësh, per këtë kala u interesuan venedikasit, të cilët e rindërtuan atë pas vitit 1500. Një pjesë e kalasë është e ruajtur mirë edhe në kohët e sotme. Për shkak të këtij monumenti kulture, afërsisë së tij me monumente të tjera të rëndësishme, peisazhit dhe bukurisë së vecantë të zonës si dhe florës e faunës së saj shumë të pasur, kjo zonë është shumë e vizituar nga turistët dhe studjuesit.
Në kala mund të arrish nga cdo pikë e Komunës se Ishmit dhe po ashtu edhe në rrugë detare.

 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kalate e Shqiperise

Kalaja e Libohoves

U ndërtua në vitin 1796 –1798. Kjo kala ka qenë dhuratë e Ali Pash Tepelenës për motrën e tij, Shanisha e martuar në Libohovë. ثshtë objekt i vizitueshëm dhe me interes për turistët e apasionuar pas historisë.







Kalaja e Gjirokastres










Kalaja e Lekursit






Kalaja e Krujes








Kalaja e Beratit





 

ZHIGO

wish me well...
Titulli: Kalate e Shqiperise

E pashe kte te libohoves , e zeletshme mu duk...por seç kishin mbir ca bime te çuditshme aty , hajde merre vesh ;P
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: Kalate e Shqiperise

Kalane e lekursit e kam pa...prek..e shiju
Me e bukra nder shoqe
 

MasteR

I'm offline
Titulli: Kalate e Shqiperise

Kalaja e Grazhdanit

Eshte shpallur M.Kulture ne vitin 1963 me vendim te Rektoratit te Universitetit Shteteror te Tiranes, nr.6, dt.15.01.1963. "Mbi shpalljen e monumenteve te kultures.

Ndodhet prane qytetit te Peshkopise mbi nje terren te rrafshet dhe ze nje siperfaqe prej 34 ha. Muret kane gjatesi 2760 m dhe perforcohen nga 44 kulla ne forme patkoi te vendosura ne largesi 40-80 m larg njeri-tjetrit. Qyteti ka pasur tre hyrje te mbrojtura nga dy kulla anesore secila.Lartesia e ruajtjes se mureve1.5m, gjeresia 2.8-3.2m. Muret jane ndertuar me gure lumi dhe llaç gelqeror. Hyrja jugore me permasa 14x9m perfaqeson nje model te hyrjes me dy porta.

Grazhdani është një kështjellë që ndodhet 11 km në juglindje të qytetit të Peshkopisë, në mes të dy përrenjve, Grazhdanit në veriperëndim të qytetit me të njëjtit emër, si dhe Maqellares në jugperëndim, që derdhen në lumin Drini i Zi, ndërtuar në një terren kodrinor, 525-600 metër mbi nivelin e detit. Ka një pozitë gjeo-strategjike mjaft të rëndësishme në pellgun e Drinit të Zi, veçanërisht për rrugët tregtare-ushtarake që lidhin provincat e Epirit të Ri (Adriatik), Dardanisë (Kosovë) dhe Maqedonisë së II-të, që realizoheshin nga Via Egnatia dhe Lissus-Naissus. Për vlerat historike dhe arkeologjike, kështjella e Grazhdanit është shpallur monument kulture që në vitin 1974. Përreth kështjellës ndodhen disa monumente të tjera të kësaj periudhe si kalaja e Gradecit, Videni, Gradishta e Peshkopisë, qyteza e Topojanit etj. Kjo qendër bën pjesë në zonën e Maqellares, e cila lidh Maqedoninë me Dibrën dhe Kosovën. Muret rrethuese janë rreth 3.5 m të gjëra, kanë perimetër afro 3000 m, janë të përforcuara nga 42 kulla të tipave katrore, drejtkëndore dhe freskore, si dhe kanë tre porta të tipit “propognaculum”, fortifikuar nga kulla masive në formë “U”-je, karakteristikë për një shtrirje kohore që nuk e kalon shek IV mbas Krishtit.


Kalaja e Grazhdanit eshte fortifikim i tipit te castrumit romak.
Ne pikepamje kronologjike ajo i referohet fazes se pare te veprimtarise perandorake ne provincat ballkanike,e lidhur me fundin e shek.lll dhe fillimin e shek.lV pas Kr.
Castrumi i
Grazhdanit per permasat shume te medha te tij,mund te konsiderohet si nje "grand castrum" me funksione kryesisht ushtarake.
Literaturat e ndryshme tregojne se Kalaja e Grazhdanit permendet per here te pare nga nje gjeolog francez A.Boue. Ai theksonte se Grazhdani zinte vend qendror ne sistemin rrugor nderkrahinor,sepse sherbente si ure lidhese me Styberen,Ohrin,Shkodren e Prizrenin.

- Informacion mbi fortifikimin e hyrjeve te kalase se Grazhdanit
Kalaja ka patur tri hyrje,dy në një aks very-jug dhe një në faqen lindore të saj. Vendosja e dy hyrjeve kryesore të kalasë në të njëjtin aks,sipas stilit të ashtuquajtur via principalis,përbën një tipar dallues të fortifikimeve romake të tipit të castrumit. Secila nga hyrjet mbrohej nga dy kulla në formë U-je të vendosura në të dy anët e hyrjes. Kjo mënyrë e mbrojtjes së hyrjeve është karakteristike për castrumet e gjysmës së parë të shek.IV pas Kr.,ashtu sic dëshmohet edhe në hyrjet lindore e perëndimore të Skampinit dhe të Vigut.

Hyrja jugore e kalasë së Grazhdanit përfaqëson një model klasik të hyrjeve me dy porta. Midis tyre krijohet një oborr i brendshëm katërkëndësh i fortifikuar i tipit propognaculum,që ka shërbyer si qendra e fundit e asgjesimit të sulmuesve.

Hyrja lindore e kalasë,me sipërfaqe rreth 1000 m2gjendet ngjitur me rrugën e sotme nacionale,te vendi i quajtur kasha. Kjo hyrje me gjerësi 28m mbrohet nga dy kulla në formë U-je,me gjatësi 21.5 dhe 23 m,midis të cilave krijohet oborri I fortifikuar I dyfishtë,I jashtëm dhe i brendshëm,i tipit propognaculum.

Fakte tjera rreth Grazhdanit...
Materiali arkeologjik dhe sistemi I fortifikimit tregon që Periudha e Vonë Antike është periudha e jetës më intensive të qytetit të Grazhdanit. Fragmentet e shumta të enëve të gjetura në sipërfaqen e tij,përgjatë murit rrethues si dhe në kullat dhe hyrjet e gërmuara. Qeramika e ndërtimit përfaqësohet nga një numër i madh tullash (44 x 28 x 4.5 cm) me sipërfaqe të dekoruar me kanelyra në trajtë kryqi,tufa vijash valore dhe tjegullash me buzë gjithashtu të zbukuruara me vija të thelluara paralele. Në pjesën qendrore të hapësirës së brendshme të castrumit të Grazhdanit ruhen gjurmë të godinave shoqërore apo ushtarake të periudhës së vonë antike,sit ë godinave civile të banimit,kapanoneve ushtarëve,terma publike,të cezmave,posit.
Në këtë periudhë Grazhdani ishtë qendra e një sistemi të plotë fortifikimesh,që e rrethojnë luginën e Drinit të Zi në trajtë kurore. Në të dy anë të luginës numërohen 14 fortifikime të kësaj periudhe,që siguronin mbrojtjen e këtij rajoni dhe rrugës së rëndësishme që e përshkonte atë.




 

Aver

VIP
Titulli: Kalate e Shqiperise

Shqiperise i nevojitet me shume investim ne infastrukture dhe ne krijimin e kuadrove profesionale ne fushen e turizmit, dhe s'ka pse te mos jete top destinacioni rajonal i turizmit duke e kalu edhe vet Kroacine ndoshta pas 10 apo 15 viteve. Ja ka fal zoti te gjitha te mirat e mundshme.
 

Jetmira

..........
Titulli: Kalate e Shqiperise

[video=youtube;P3-Mwz2C7wo]https://www.youtube.com/watch?v=P3-Mwz2C7wo[/video]
Kalate e Shqiperise :D
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Kalaja e Kaninës: Supriza e polakëve që kalojnë pushimet në Vlorë


Rreth 6 km larg qytetit të Vlorës kalaja e Kaninës vazhdon të mbetet një atraksion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj. Numri i vizitoreve në kala është rritur edhe për shkak të përmirësimit të infrastrukturës rrugore nga Vlora në Kaninë.

Disa turistë polakë që vizitonin kalanë, shprehen të kënaqur nga eksperienca që po kalojnë me pushimet në Vlorë.

Ndërsa një grup turistesh katalanas thonë se kanë qenë shumë të interesuar për të vizituar kalanë e Kaninës. Madje një prej tyre thotë se Vlorën e ka pasur ëndërr ta vizitonte që në rininë e hershme, 30 vite më parë.


NjË vizitor nga Tirana shprehet se ka ardhur në kala për të parë nga afër historinë që ajo mbart, pasi aty Skënderbeu është martuar me Donikën, një vajzë nga Kanina.

Kalaja e Kaninës, përmendet që në shekullin IV. Por, aty janë zbuluar gjurmë që prej periudhës ilire. Mendohet se është ndërtuar në shek., III. Gjurmë të mbetura në të janë ato të periudhave bizantine, veneciane dhe otomane.

Kalaja është rindërtuar nga Justiniani në shek., V dhe meremetuar nga sulltan Sulejmani më 1531. Ngrihet në majë të një kodre me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Ajo ka një sipërfaqe prej 3,6 hektarësh dhe ka një pamje panoramike drejt gjirit të Vlorës. Fare pranë gjenden rrënojat e një qyteti të vjetër, atij të Kaninës.
 
Top