• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Kalaja e Ali Pashe Tepelenes ose Kalaja e Dashurise

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Të gjithë e vlerësojmë relievin si një nga bukuritë më të mrekullueshme në Mesdhe, ku të ofrohen jo vetëm pamje të mrekullueshme, por edhe plazhe shumë të bukura. Borshi, Himara, Dhërmiu janë disa nga vendet jo vetëm më të bukurat, por edhe me histori.
Tani do të flasim për një fshat shumë të veçantë, Qeparon po aq i kërkuar dhe i dashur sa gjithë të tjerët, por që diçka ndryshon me të dhe është, pikërisht ajo, kalaja e famshme e Ali Pashës.

Porto-Palermo-Castle-south-of-Himara-3.jpg
Kalaja e vogël është e vendosur në një pozicion mjaft të bukur në një gadishull në gjirin e vogël tektonik të Porto Palermos, e cila në antikitet është njohur si në antikitet e njohur si gjiri i Panoramës.

Kalaja ndodhet jo larg fshatit të Qeparosë dhe ka formë trekëndore. Kalaja ndodhet mbi një ishull rreth 30 m larg bregut ku rripi i ngushtë ujor midis bregut dhe ishullit është mbushur me dhe e gurë për të realizuar një lidhje tokësore me të.

Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshe. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kështjellës përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët.

Por mbi të gjitha kjo kështjellë është ndërtuar për një njeri shumë të veçantë që Pashai i madh e kishte shumë përzemër, për një nga gratë e tij, Vasiliqinë.

Kështjellë në mes të detit për një nga gratë të më bukura, kështu thuhet nga kronikanët e asaj kohë. Vasiliqia shquhet për bukurinë e saj dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, që po aq e mrekullueshme dhe e veçantë do të ishte dhe kështjella e ndërtuar në emër të saj.
 
Last edited:

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
nuk ju ngjan si shkronja v...
thua te ket qen ide?? apo syri im shikon v ...
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Si V, por edhe si A. Ndoshta vullneti i tij ishte pikerisht te nderthurte pergjithmone dashurine qe kishte per gruan e tij. Ide e mrekullueshme gjithesesi nga ana e nje mashkulli.
 

Passion

Banned
Besoj qe eshte vec nje koicidence,asgje tjeter.
Ai kasap s'ka njohur xhentilese,sikurse as atdhe. :)


Vend i bukur. :)
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Per mos patur as xhentilese e as atdhe, kalane e ka vene mu ne maje te bukurise. Vetem dhelper qe nuk ka kapur rrushte nuk mund t'i themi.
 

Passion

Banned
Nqs e dergon me kopshte zoologjike,e lash,,,,, ;) te mendosh se ka patur xhentilese.

Ahhh
Harrova,ka pas xhentilese me Efrosinin.
 
Top