• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Junajtid merr 3 pikët e para, fiton ndeshjen e çmendur me një gol në minutën e 99-të

Mançester Junajtid ka marrë fitoren e parë për këtë sezon, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-2 Brajtonin në transfertë në një ndeshje të çmendur.

RASHFORD






Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh me anë të Mupai, i cili shënoi në minutën e 40’ nga pika e bardhë e penalltisë. Megjithatë ky avantazh zgjati vetëm 3 minuta, pasi në minutën e 43’ Dunk shënon autogol dhe barazohen shifrat.

Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi menjëherë me raste të shumta, ku vendasit ishin më kërkues. Mirëpo pavarësisht rasteve, ishte ekipi i Solskjaer që kaloi në avantazh.

JUNAJTID


Rashford pas një pasimi të gjatë të marrë nga Bruno Fernandesh, lëviz bukur në zonën kundërshtare duke shënuar golin e përmbysjes. Avantazhin Junajtid e ruajti deri në fund, dhe kur dukej se ndeshja do mbyllej 1-2, erdhi edhe goli i barazimit.

Në minutën e 95′, pas një asisti të marrë nga Uebster, Març ia del ta dërgojë topin në rrjetë për të barazuar shifrat. Kur të gjithë mendonin se ndeshja do mbyllej në barazim, Junajtid fiton një penallti në minutën e 99′ për prekje me dorë dhe Bruno Fernandesh shënon nga pika e bardhë për t’i dhënë fitoren ekipit të Solskajer.


Panormasport.al
 
United shkruhet por fajin e ka @Rrelse qe e shkruan junajtid nepet gazeta 😜🤣🤣
Gjithsesi ndeshjA ish e jashtëzakonshme

Ps: titujt nëpër gazeta shkruhen shqip,.pjesa më e madhe e kryeredaktorëve e kanë këtë rregull por ka dhe raste që i vendosin ashu siç duhet shkruar..
Kanë një kronologji, nëse ti e shkruan anglisht duhet ti përmbahesh asaj,smund të kalosh nga shqip-anglisht ( se di a më kuptove)
 
Gjithsesi ndeshjA ish e jashtëzakonshme

Ps: titujt nëpër gazeta shkruhen shqip,.pjesa më e madhe e kryeredaktorëve e kanë këtë rregull por ka dhe raste që i vendosin ashu siç duhet shkruar..
Kanë një kronologji, nëse ti e shkruan anglisht duhet ti përmbahesh asaj,smund të kalosh nga shqip-anglisht ( se di a më kuptove)
Un e di doro por kto mendun qe un bona gabim se e mora nga interneti ashu sic ishte
 
@Xhelozi

E pashe une, e myti fare, por si ecte goli per qamet.
Edhe me Chelsean javen e pare t'njejten loje kane bo pak a shume por shperdorojne shume para porte.
 
Private conversations
Help Users
    Top