• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Jonida Maliqi shkëlqen në Eurovizion, kalon në finale/VIDEO

Frank

1+1=3
@Senseo :p

joni-770x433.jpg


Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka mbushur skenën e “Eurovizion 2019” në tel Aviv të Izraelit me zërin e saj dhe me sa duket përkushtimi i saj është shpërblyer duke e kaluar në finalen e Eurosong.
Kënga e saj “Ktheju Tokës” me të cilën ajo fitoi Festivalin e 57-të, është kualifikuar të enjten për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Tel Aviv. Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë një himn dhe thirrje emigrantëve për të dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme, kur u njoftua se Shqipëria u kualifikua.

Ajo këndoi live duke dhuruar emocione anë e mbanë botës. 10 finalistet që shkojnë në finalen e madhe të Eurovision që do të jetë të shtunën janë:
Maqedonia e Veriut
Holanda
Shqipëria
Suedia
Rusia
Azerbajxhan
Danimarka
Norvegjia
Zvicra
Malta

Performanca e Maliqit u prit shumë mirë nga publiku, shoqëruar me duartrokitje. Faqja e Eurovision Song Contest në “Facebook” e cilësoi magjepsës zërin e këngëtares shqiptare.
E veshur me plot glamur dhe me një interpretim korrekt notash, Jonida Maliqi la mbresa te të gjithë shikuesit me paraqitjen e saj plot shkëlqim.
Këngëtarja shqiptare është në garë edhe me 17 shtete të tjera dhe kodi për të votuar atë është 14. Votimi do të hapet në përfundim të të gjitha performancave dhe do të zgjasë vetëm 15 minuta.


Balkanweb.com
 
Last edited:
M

Morfina

Po po stonim total, as me nevojitet te lexoj shkrimin se e pash vete mbrem. Thuaj rrofshin shqipot neper eu qe e votuan. Po ashtu e une nja 4 here.


D386A056-E9C8-4147-9255-76E4F2103F9A.png
 

Frank

1+1=3
Beke rregullo TV se une e degjova, dhe vetem stonim ska aty. Pastaj dhe une qe merrem me ty, po ku ke vesh muzike ti?! :p
Flm per Votat qenke shpenzu, te kisha qene une 50 here kisha votu
 
Top