John Locke (Filozofia Anglofone)

GLOOM

Catch me if you can...
Locke lindi me 1632 në Wrington (Sommershire), përjetoi gjatë jetës së vet revolocinet dhe tentativat për revolucion kundër Stuart-ëve. Okupimi i tij kryesor është egzistenca shoqërore e njerëzimit.

« Dy traktate mbi sundimin civil » që del në dritë me 1960 është një apologji revolucionit të 1688-s dhe njëherit, kritikë e ashpër ndaj monarkisë absolute. Ideja e parashtruar këtu është nënshtrimi i patjetërshëm i aktiviteteve të pushtetit dëshirës së popullit. Nga kjo themi se Locke është ideologu dhe dhe mendimtari i liberalizmit politik me temat kryesore të.-

barazisë natyrore mes njerëzve;

mbrojtja e sistemit prezentatif dhe

kërkesa për përkufizimin e suverenitetit të bazuar në mbrojtjen e të drejtave subjektive të individit.

Teoria mbi njohjen e të drejtës natyrore

Teoria e Locke mbështetet mbi njohuritë e përkufizuara nga Hobbes. Shkenca rrotullohet rreth boshtit "gjë" që përbën çka-në dhe shkakun që vijon e pra, na jemi çka-ja dhe shkaku. Për të, shkenca mbi moralin (etika) dhe politikën kanë përparësi mbi shkencën e natyrës, idetë etike dhe politike ngërshetohen mes vete thot Locke dhe nga kjo ai arrin në konceptin e shkencës politike të mbështetur në tri aspekte:

shkenca politike do të jetë normative: normat e akcionit të ardhëm mund të jenë me përpikshmëri pasiqë ideja është prodhuesja e objektit të saj;

shkenca e akcionit thirret ne metodën e zbulimit racional dhe të një rendi demonstratif të paraqitjes;

rëndësia e konceptit subjektiv të të drejtave, sjellë premisa mbi të drejtat e njeriut.

Të drejtat natyrore të dhuruara nga Zoti dhe pushteti

Për Locke, të gjithë njerëzit janë të barabartë. Mes tyre nuk ka asnjë ndryshim, asnjë hierarki: të gjithë janë të barabartë para Zotit. Ai mbron idenë se njerëzit që nga krijimi janë të barabartë dhe të lirë kurse pushteti duhet të bazohet në një asociim të lirë. Me këtë, ai kundërshton pra të drejten hyjnore të monarkisë, e drejtë që vet këto sisteme ia dhanë vetes. Mëtej, Locke përcakton begatinë e patjetërsueshme të njeriut dhe thot se ajo përbëhet nga "Jeta, liria dhe pasuria" me një fjalë, këto gjëra nuk mund ti mohohen e as ti merren njeriut pa lejen e tij.

Burimi Filolet.com
 
Top