• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Arfenilla

Themelues i Forumit
Edhe më përpara është folur se Bibla e mëparshme nuk është e vërteta. Në të vërtetë, shumica e këtyre “historive” kanë qarkulluar brënda religjioneve tjera.
Mirëpo, ajo që është e përbvashkët e të gjitha religjioneve, është se “ekziston dëshmi”.
Tani, sipas mendimit të ekspertëve, është paraqitur kjo dëshmi.
Sipas datimit me izotope të karbonit, libri të cilin e quajnë Bibla e “re”, është libër i vjetër 1.500 vjet.

Kjo Bibël është zbuluar në Turqi, ndërsa brënda është edhe ligjërimi e predikimi i Shën Barnabasit. Qeveria e Turqisë këtë libër e ka zhvendosë në një nga muzeumet, nën shoqërimin e forcave të mëdha të policisë.
Mirëpo, nëse ky libër është i rrejshëm, atëhere kush garanton se edhe Bibla e mëparshme nuk është e rrejshme?
Vatikani ka shprehë interesim të madh e të jashtëzakonshëm që ta lexojnë këtë libër.
Shën Barnabasi ka qënë një nga nxënësit e Jezu Krishtit, dhe në Ungjillin e tij ai thekson se Jezusi kurrë nuk është kryqëzuar. Ai në vend të kësaj thekson se Jezusi ka fluturua në Qiell derisa ka qënë gjallë dhe se Juda është ai që është kryqëzuar në vend të tij në kryq.
Krahas kësaj, kjo Bibël e vjetër thekson se Jezusi nuk është bir-djalë i Zotit, por është vetëm profet që ka predikuar dhe përcjëllur fjalët e Zotit.
Vlërësohet se ky libër vlenë 28 milion dollarë.
Ekspertët e religjioneve besojnë dhe janë të mendimit se kjo Bibël është e vërtetë, sepse është e shkruar me shkronja të arta në lëkurë të zezë dhe në gjuhën e vjetër arameje, gjuhë me të cilën është shërbyer edhe Jezu Krishti.
Po çfar do tu thot besimtarëve të vet Kisha katolike, kur të publikohet brëndia e këtij libri në opinion?
Theksohet se faqet e fotokopjuara të kësaj Bible të vjetër shiten nga afro 2 milion dollarë.Ekuilibri.com
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Ky ekuilibri pike com e paska zgjidh misterin mo
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Ne video eshte nje liber i ndryshem nga fotoja poshte artikullit Lol.


"Jezusi historik" ka kaluar filtrat akademike disa here sidoms shekullin e fundit.
Njerzit jane me te disponueshem te besojne qe Jezusi fluturoj, se sa vdic ne kryq. Mire te pakten qe po besojme me kete lajm qe ka ekzistuar Jezusi, pasi po vene ne diskutim edhe ekzistencen e Tij. maahh!!!
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Ky ekuilibri pike com e paska zgjidh misterin mo
Marla ta editoj postimin ne ekuilibr.com apo vet deshirove te shkruaje ashtu....:jastek::fluturbardhe::qerpik:
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

T'gjithe kete e dine por se pranojne. S'eshte lajm i ri
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Marla ta editoj postimin ne ekuilibr.com apo vet deshirove te shkruaje ashtu....:jastek::fluturbardhe::qerpik:
Jo e dashur eshte ironi per burimin e lajmit... ose e thene me troc pika per lajmet e ekuilibruara qe bejne palo gazetari.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Ai në vend të kësaj thekson se Jezusi ka fluturua në Qiell derisa ka qënë gjallë dhe se Juda është ai që është kryqëzuar në vend të tij në kryq

ahahhahahaha ky qenka studim i marre krejt.
Quan mashtrim varjantin e pare,qe eshte persa i perket religjionit Katolik dhe i sakti dhe i besueshmi .
Dhe sjell versionin me idiotesk dhe qesharak qe mund te kishte gjetur!
Budallalliqe.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Neve nuk duhet ta veshe ne dyshim kuranin. Ai nuk u kryqzua, por erdhe Allahu dhe mori. Dicka te vertete e ka ketu..;)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Kjo eshte edhe arsyeja kryesore perse konvertohen te krishteret ne Islam, per shkak te doktrines se trinitetit, ku u duket e pakapshme per trurin kryqezimi i "zotit", ups, atehere ishte njeri :p
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Jo te gjithe krishteret besojne ne trinitet, pse i fut te gjithe ne nje thes? Kaq di kaq flet.
ka edhe mjaft mysliman qe behen te krishter se nuk besojne as ne kuran dhe as ne muhamet, cdo thote kjo?
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Mund t'i sjellim kur tke deshire statistikat e te konvertuarve, se kush konvertohet me shume. Sdq, une e ceka si arsyen kryesore, duke u bazuar ne deklaratat e tyre dhe arsyet. Nese ndjek me hapa te sigurt Jezusin, do mberrish tek Muhammedi a.s. lool :D
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Hahaha jezusi =muhameti :lol:
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Me trego kur ke thene dic te mencur ne kete forum :D - Qeshu, se cdo here qeshe me se miri ai qe qesh i fundit lool :lol:
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Shoqi yt me duhet vetem per leplike per asgje me teper.
Jezusi la trashegim nje kryq druri me 3 gozhda. Muhameti 12 shpata personale. Ku po e sheh ngjashmerine ti Lol
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Ishin qe te dy njerez te zgjedhur nga Zoti, gje qe e kuptojne te zotet e mendjes, jo ata te perrallave. Kur do na postosh perrallen e radhes, tua lexoj femijeve lool.:pomgirl:
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Jezusi ishte hyjni=krisht. Muhameti asgje hyjnore, nuk kreu asnje veper hyjnore..;)
Ne Jezus ishte fryma e Zotit qe ne embrion, Muhameti asgje te tille biles nuk jane takuar kurr.
Jezusi ju dha shikim te verberve, Muhameti i verboj njerzit duke ju nxjerr syte me thike.
Jezusi ngjalli te vdekurin, Muhameti dergoj ne varr me mijra njerez me doren e tij.
Jezusi sakrifikoj jeten e tij per njerzimin, Muhameti sakrifikoj popullsi te tera per komoditetin personal &co.
Jezusin erdhi e e mori i Ati pas vdekjes, Muhametin jo biles u varrs ne dhomen ku edhe ka vdekur.

ku eshte ngjashmeria ti qe tregon zgjuarsi
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”


Laur lexo me shum per mrekullitë që kreu profeti Muhammed (paqja e Zotit qoftë mbi të) gjatë jetës së tij... Mos shkruaj ckamos, se edhe Ai ishte profet i Zotit sikurse vet Isai.

Ne Muslimanet sipas besimit tonë, nuk guxojmë te flasim lirshëm çkado, perher duhet te kemi kujdes fjalen qe e flasim.

 

Fly

Larguar
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Sa gjynah jeni :)
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Shum a e sheh dhe ti, ashtu e shoh dhe unë.... :)
 

Passion

Banned
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Asnje njesi matese nuk mund te perkufizoje kufinjte e dashurise se tij.

Simbolika e tij ndikoi pozitivish ne njerezimin.
Per mua s'ka rendesi ne ka ekzistuar a jo.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Jezusin erdhi e e mori i Ati pas vdekjes
I Ati ?Zoti erdhi ta marr zotin, me taxi apo autobus ? :cekic: Sa kontradiktor qe jeni, as vet s'din se ku beson. S'ke faj, te jane perzier kabllat me Yahwen :p
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Jezusi ishte hyjni=krisht. Muhameti asgje hyjnore, nuk kreu asnje veper hyjnore..;)
Ne Jezus ishte fryma e Zotit qe ne embrion, Muhameti asgje te tille biles nuk jane takuar kurr.
Jezusi ju dha shikim te verberve, Muhameti i verboj njerzit duke ju nxjerr syte me thike.
Jezusi ngjalli te vdekurin, Muhameti dergoj ne varr me mijra njerez me doren e tij.
Jezusi sakrifikoj jeten e tij per njerzimin, Muhameti sakrifikoj popullsi te tera per komoditetin personal &co.
Jezusin erdhi e e mori i Ati pas vdekjes, Muhametin jo biles u varrs ne dhomen ku edhe ka vdekur.

ku eshte ngjashmeria ti qe tregon zgjuarsi
I Ati ?Zoti erdhi ta marr zotin, me taxi apo autobus ? :cekic: Sa kontradiktor qe jeni, as vet s'din se ku beson. S'ke faj, te jane perzier kabllat me Yahwen :p
Jezusi e therriste Ate, te krishteret besojne kete. Ti pse i fut hundet tek besimi i te tjerve?
Une prita te kundershtosh dicka me siper e me te rendesishme..;)
/tung
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Ate e kam bere ne temat ku ti gjithmone ke deshtuar.

Ju e keni te veshtire ta mohoni kryqezimin e Jezusit, sepse atehere do t'duhej ta pranonit realitetin e Kur'anit. E keni ngaterruar me Juden, sepse Juda ishte ai qe u var ne dru lool. Perendia kurre s'i ka braktisur profetet as ne castet me te veshtira te jetes, si e braktisi Jezusin ? "Eli, Eli, lama sabaktani?
Laur, 8-2 e ke ne cdo RAUND :p
 
Last edited by a moderator:

Levina

L.E.V.I.N.A
Titulli: Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i zotit”

Jemi ne Prag Pashkesh, dhe ne ne Shqiperi i festojme te gjithe, nuk ka kuptim te perpiqeni te ngreni figuren e as njerit e as tjetrit. Njeriu besimin e ka ne veten e tij, dhe ne gjithcka qe percjell miresi, dashuri e qetesi. ( Paqja e zotit qofte mbi ju )
 
Top