• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Jeta poshtë Antarktidës !

braziljania

Anëtar i Nderuar
Bota e nënujshme në skajin më jugor të globit, tashmë mund të monitorohet me ndihmën e një pajisjeje të telekomanduar

Pasi ka qëndruar për mijëra vjet i mbuluar, një pjesë e fundit të oqeanit Antarktik tashmë është i arritshëm dhe përfaqëson një nga ekosistemet më pak të llogaritshme të botës, që tani janë studiuar nga një grup prej 52 biologësh gjermanë.

Kolapsi i platformës së akullit Larsen A, e larguar nga pjesa e tokës në vitin 1995 dhe Larsen B, që ka pasur të njëjtin fat në vitin 2002 ka hapur një gjir të thellë bregdetar në Antarktidë, duke i lejuar anijeve "Polarstern" të çojnë deri në fund një ekspeditë monitorimi të ujërave deri në 850 metra thellësi, për projektin "Census of Antarctic Marine Life".

Kësaj ekspedite do t‘i shtohen edhe 13 të tjera të programuara për vitin polar ndërkombëtar. Sipas raportit të bërë të ditur nga "Intergovernmental Panel on Climate Change" (IPCC), ky kënd i Antarktidës është pjesa më e ekspozuar e ndryshimeve globale klimaterike. Falë një teknike të sofistikuar vëzhgimi janë marrë kampione, nëpërmjet një pajisjeje të telekomanduar, të kompletuar me telekamera. Biologët e "Polarstern" kanë shkrepur pafundësisht foto të jetës nënujore, një pjesë e të cilave tregojnë pamje të krijesave aspak familjare, që ndoshta mund të jenë edhe specie të reja.

"Kolapsi i platformës së Larsen mund të na thotë shumë gjëra të reja për ndryshimet klimaterike mbi biodiversitetin ujor dhe funksionin e këtij ekosistemi", ka shpjeguar Julian Gutt, një biolog detar i "Alfred Wegener - Institute for Polar and Marine Research" dhe shef i ekspeditës. "Deri në këtë moment shkencëtarët nuk mund të bënin asgjë, përveç vëzhgimit të jetës nënujore duke "spiunuar" nëpërmjet kolonave praktike të mbulimit të akujve. Tani jemi në pozicionin për të plotësuar atë që e shihnim më oportune, në një prej ekosistemeve detare më pak të shqetësuara nga aktiviteti njerëzor në të gjithë planetin".

Në Antarktidë bën vapë

Duket paradoksale, por në Antarktide bën shumë vapë. Nga një analizë e të dhënave të mbajtura me topa atmosferike, rezulton se kontinenti i akullt duket se riprodhon të njëjtën ngrohje globale, por variacionet janë amplifikuar tri herë. Për sa u përket temperaturave të ajrit, problemi është akoma edhe më i rëndë: ngritja e temperaturës mesatare ka qenë me 2,6 gradë celsius në 50 vitet e fundit, një ndryshim i barabartë me 5 herë më shumë se mesatarja globale. Sipas John Turner i "British Antarctic Survey", që ka udhëhequr kërkimin, "ngrohja mbi Antarktidë mund të ketë implikime për pjesëmarrjen e mjegullt në të gjithë kontinentin edhe mbi rritjen e nivelit të detit. Stimulet e kryera deri në këtë moment me modelet e reja klimaterike nuk e riprodhojnë ringrohjen e vëzhguar, që do të thotë së në një farë mënyre bëhet fjalë për një sistem klimaterik shumë të veçantë, për të cilin do të jetë e nevojshme të përdoren instrumentet tona teorike". Studimi i kryer është bërë i mundur falë lëshimeve të përditshme të topave meteorologjikë, që janë kryer nga shumë stacione të kërkimit, duke filluar nga "viti ndërkombëtar" i gjeosferës i viteve 1957-‘58. Topat janë adaptuar me radiosonda, në gjendje për të matur disa parametra thelbësore, siç janë temperatura, lagështira dhe shpejtësia e erës, në një kuotë deri në 20 km dhe në disa raste të tjera përtej kësaj.

G.Shqip
 

njoni

llahtaria vete
Shum interesant si artikull, me vjen mire qe kto vite po del ne pah ajo cka eshte fshehur me vite me radhe, krijesa te tjera do te dalin qe neve as qe e kemi idene se cfar jane, po jetojme ne nje eopke ndryshimesh klimaterike, edhe ne nje epoke ku do na shohin syte nga gjerat me te ndryshme.
 

Jetmira

..........
Titulli: Jeta poshtë Antarktidës !

Jeta e fshehur tre mijë metra e akujve të Antarktidës
Deri ku mund të arrijë jeta? Në Polin e Jugut, një ekspeditë britanike do të hulumtojë liqenin Ellsuorth 3 km poshtë sipërfaqes së akullt në kërkim të mikroorganizmave jetësorë. Përmes një kontenieri ngrohës me temperaturë maksimale 90°C do të shpohet akulli për të arritur në bazën e liqenit.



Ndërsa makina robotike “Curiosity” analizon sipërfaqen e planetit Mars, në kërkim të molekulave organike jetësore, një tjetër ‘gjueti’ ka nisur në Antarktidë. ثshtë fjala për një liqen të varrosur tre kilometra poshtë sipërfaqes së akullt, ku nuk mbërrin as edhe një rreze drite e me një ujë qelibar të pastër, sepse çdo kontakt me botën e jashtme është shkëputur qindra- mijëra vjet më parë.

Ky është liqenin Ellsuorth, në perëndim të Antarktidës, ku pritshmëritë për të gjetur gjurmë jete janë të larta. Edhe në kushte aq ekstreme është e mundur që bakteret të arrijnë të mbijetojnë duke thithur oksigjenin e pakët të ujit dhe substancat e rralla kimike të depozituara në bazën e liqenit.

Shkencëtarët janë të entuziazmuar nga një lajm i disa ditëve më parë. Një sasi e madhe bakteresh është gjetur në një tjetër liqen të quajtur Vida, i cili ka një temperaturë prej -13°C dhe ujëra gjashtë herë më të kripura se në dete.

Ky pellg ndodhet 27 metra poshtë akullit, nuk është tërësisht i izoluar nga ambienti i jashtëm, e megjithatë nëse dhe një bakter i vetëm mbijeton në kushte aq armiqësore, kjo do të thotë se jeta mund të arrijë kufij të panjohur. Nëse jeta mund të mjaftohet me kaq pak, atëherë ekzistojnë mundësitë që ‘shkëndija’ të saj të kenë lindur edhe gjetkë në univers, si p.sh. në satelitin me sipërfaqe akullnajore të Jupiterit, të quajtur Europa, ose mbi Mërkur ku sapo është zbuluar një det i madh akulli.

Studiuesit e Bazës Britanike në Antarktidë (BAS) do të përdorin mbi liqenin Ellsuorth kontenierin ngrohës që përmban 90 mijë litra ujë, ku temperatura fillestare e tij do të jetë -12°C, por që do të arrijë deri në 90°C, për të realizuar shpimin e akujve. Uji i nxehtë do të shtyhet në skaj të kontenierit, duke krijuar mundësinë që mjeti të hyjë në thellësi të tyre.

“Puna për eksplorimin e liqenit nis të mërkurën. 12 shkencëtarë të skuadrës po punojnë mbi këtë projekt dhe rezultatet e fundit mbi testimin e materialeve që do të përdoren, janë pozitive. Nëse nuk do të hasim pengesa, do të arrijmë në liqen midis datave 14 dhe 16 dhjetor”, thotë Hither Martin anëtar i BAS-it.

Duke mbërritur në fund të liqenit, sonda do të nxjerrë një cilindër prej tri metrash të sedimentit e më pas do ta nxjerrë atë në sipërfaqe. Mbi këtë mostër do të kryhen testet ‘delikate’ për të zbuluar gjurmë të jetës bakteriale, por duke evituar çdo kontakt me mjedisin e jashtëm sepse kjo është thelbësore për të pasur përfundime të sakta. E për këtë arsye, uji i përdorur për shpim do të sterilizohet dhe të gjitha materialet do të pastrohen, duke përdorur metoda të njëjta me ato të sondave të dërguara në hapësirë për mbledhjen e mostrave.

Në fakt, këto masa paraprake i mungonin ekspeditës ruse, e cila shkurtin e vitit të kaluar ekzaminoi liqenin Vostok, një prej më të mëdhenjve në Antarktidë. Për një shpim vertikal prej katër kilometrash, madje u arrit të përdorej edhe vajguri. Si rrjedhojë, analiza e mostrave të marra nga thellësia e këtij liqeni nuk nxori asnjë shenjë jete.

Misioneve të këtyre standardeve u nevojiten disa vite parapërgatitje në procese dhe aparatura, duke përdorur radare dhe testet sizmike për t’i kthyer në realitet perspektivat e gjetjes së formave jetësore diku në Polin e Jugut./Dorina Gjuzi
 
Top