• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Jam i lodhur", thotë Gruevski, thirr partinë të përgatitet për opozitë?

legjenda

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIORE
Ka folur edhe Gruevski, i cili përveçse ka thirrur anëtarësinë të përgatitet për dorëzim pushteti, ka kërkuar që anëtarët e Komitetit të bisedojnë me bazën dhe të mundohen që të njëjtën ta mbajnë homogjene dhe të mos përçahet. Jam i lodhur, ka thënë Gruevski, ndërsa ka treguar se tre muajt e fundit, asnjë përfaqësues ndërkombëtar nuk ka pranuar ta takojë.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të mbajtur të martën në mbrëmje i ka njoftuar anëtarët që të përgatiten për në opozitë.

Siç merr vesh gazeta KOHA nga burime partiake, Gruevski ndërkohë ka dhënë urdhër për mospengimin e procedurës së zyrtarizmit të Talat Xhaferit për kryetar Parlamenti dhe shpalljen e vendimit në Gazetën zyrtare.

Të njëjtat burime partiake thonë se paraprakisht gjatë mbledhjes, ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski prerë i ka thënë Gruevskit se nuk do të ulet më në karrigen e kryesuesit të senacës, kurse më vonë ai ka mbledhur gjësendet e veta nga kabineti.

Anëtari tjetër i komitetit ekzekutiv, Nikolla Popovski, ka thënë se nëse para të enjtes së dhunshme 95 për qind e ndërkombëtarëve nuk na kanë mbështetur, tani 195 janë kundër nesh.

Ka folur edhe Gruevski, i cili përveç se ka thirrur anëtarësinë të përgatitet për dorëzim pushteti, ka kërkuar që anëtarët e Komitetit të bisedojnë me bazën dhe të mundohen që të njëjtën ta mbajnë homogjene dhe të mos përçahet.

Jam i lodhur, ka thënë Gruevski, ndërsa ka treguar se tre muajt e fundit, asnjë përfaqësues ndërkombëtar nuk ka pranuar ta takojë.

Madje, Gruevski ka thënë se asnjë kërkesë e tij për vizita zyrtare jashtë vendit nuk është miratuar, ndërsa u ka thënë anëtarëve të Komitetit ekzekutiv që nga mesi i këtij muaji, edhe zyrtarisht VMRO do të kalojë në opozitë.

Ai është treguar i gatshëm të tërhiqet nga posti i kryetarit ndërsa këtë ka paralajmëruar ta bëjë në Kongresin e jashtëzakonshëm që pritet të ndodhë shumë shpejt.

Në ndërkohë, në VMRO tashmë kanë nisur të liferojnë emrat e mundshëm për zëvendësues të Gruevskit në postin e kryetarit./Gazeta Express/
 
Top