Jakub Ibn Ishak Al-Kindi (Alkindus)

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Jakub Ibn Ishak Al-Kindi (Alkindus)
(800 - 873 e.r)




Al-Kindi njihet ne perendim me emrin Alkindus. Ne mesjete ai u njoh edhe si "Filozofi i arabeve". Cardano e ka konsideruar Al-Kindin si nje nga 12 mendjet me te medha te mesjetes. Ai eshte midis nje grupi te vogel shkencetaresh muslimane qe dhane kontribut te madh ne shume fusha. Al-Kindi ishte nje filozof, astronom, fizikant, matematikan, dhe gjeograf. Midis te tjerave ai ishte edhe nje ekspert ne muzike.

Jakub Ibn Ishak al-Kindi lindi ne Kufa ( Iraku i sotem) ne vitin 800 e.r. Babai i tij punonte per kalifin Harun al-Rashid. Al-Kindi kaloi pjesen me te madhe te karieres se tij ne Bagdat dhe ishte nje nga bashkekohesit e al-Mutauakil, al-Mamun dhe al-Mutasim. Ai vdiq ne vitin 873 e.r. gjate kohes se mbretit al-Mutamid.

Al-Kindi ne fillim ishte fizikant dhe percaktonte dozat e ilaceve. Kjo ndihmoi shume me vone ne zhvillmin e standarteve te dozave per pacientet. Ne fushen e kimise, Al-kindi provoi se metalet baze nuk mund te kovertoheshin ne metale te cmueshme dhe qe reaksionet kimike nuk mund te prodhonin trasformimin e elementeve baze. Ai i dha nje ndihmese te madhe sistemit arab te numrave. Ai gjithashu, kontribuoi ne gjeometrine optike, nje fushe e vecante e fizikes, dhe shkruajti nje liber rreth saj. Disa shekujt me vone, veprat e tij frymezuan Roxher Bekon.

Al-Kindi beri kerkime ne aspektet shkencore te muzikes. Ai konstatoi qe notat e ndryshme qe kombinohen ne menyre qe te prodhojne muzike kane nje kulm dhe grada e harmonise varet ne frekuencen e notave. Me tej ai prodhoi nje metode per percaktimin e ketij kulmi. Al-Kindi gjithashtu konstatoi qe kur nje tingull prodhohet ai gjithashtu prodhon disa vale ne ajer te cilat godasin daullen e veshit.

Al-Kindi ka shkruajtur me teper se 240 libra. Midis tyre 16 libra jane rreth astronomise, 22 jane rreth mjekesise dhe filozofise, 12 ne fizike, 32 rreth gjeometrise, 11 rreth aritmetikes, 9 rreth logjikes, 7 rreth muzikes dhe 5 rreth psikologjise. Ai gjithashtu ka shkruajtur monografe rreth instrumenteve astronomike, shkembijve dhe gureve te cmuar.

Gerard i Cermones perktheu shume nga libra e tij ne latinisht. Keto libra perfshijen Ikhatijarat al-Ajam, al-mosika, Risalah dar Tanxhim, Ilahjat-e- Arsitu, Mad-o-Xhazr dhe Adijah Murakaba.

Influenca e tij ne zhvillimin e fizikes, matematikes, mjekesise, filozofise dhe muzikes zgjati per shume shekuj me radhe.

//reocities.com/alcislam/
 
Redaktimi i fundit:
Top