• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Ja për sa milionë euro duhej të vritej Sela, sipas medias maqedonase

legjenda

Anëtar i Nderuar
Portali maqedonas pressdailynews.com, duke iu referuar "burimeve të veta nga Kosova", pohon se arsyeja për likuidimin e liderit të LR-PDSH-së Ziadin Sela janë 5 milionë euro të cilat Gruevski ia kishte ofruar Selës që të hyjë në qeveri me të.
"Në kohën kur presidenti Gjorgje Ivanov ia dha mandatin Gruevskit, burimet thonë se deri te Sela ka arritur ofertë që Gruevski është i gatshëm t'i japë 5 milion euro për të koalicionuar me të.

Burimi thonë se kjo ofertë është refuzuar nga Sela. Nga këtu filluan sulmet dhe linçimi i Selës nëpër mediume. Rrahja në parlament ishte e lidhur me këtë ngjarje.

Pas daljes së z.Sela nga spitali pritet që edhe ai ta konfirmojë këtë", shkruan pressdailynews, transmeton Gazeta Express.
 
Top