• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ja çfarë pritet të ndodhë! 9 shkelje të presidentit Meta dhe vota për shkarkimin

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Ja çfarë pritet të ndodhë! 9 shkelje të presidentit Meta dhe vota për shkarkimin




Mazhoranca është gati të hedhë një tjetër hap në nismën e saj për shkarkimin e Presidentit. Pasditen e së hënës në orën 17.00 Parlamenti është thirrur në një seancë të posaçme për të votuar ngritjen e komisionit parlamentar që do të hetojë shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga ana e Presidentit Meta.


130 minuta kohë do të jenë në dispozicion të deputetëve të shumicës dhe pakicës parlamentare për të diskutuar në fillim mbi raportin e hartuar nga Komisioni i Ligjeve, që miratohet me shumicë të thjeshtë. Argumentin ligjor për shkarkimin e Presidentit socialistët e mbështesin në anulimin e dekretit që Meta i bëri zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Për socialistët, kreu i shtetit është sjellë arbitrarisht me pushtetin pasi ka cënuar parimin e periodicitetit të zgjedhjeve duke nxjerrë një akt në kundërshtim flagrant me ligjet dhe Kushtetutën.

Në raportin e Komisionit të Ligjeve, mazhoranca thotë se në të paktën 9 raste Presidenti ka shkelur ligjin themeltar të shtetit dhe parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit.

Pas miratimit të raportit në Kuvend, rruga i hapet ngritjes së kominisonit të posaçëm që në bazë të hetimeve, të gjitha shkeljet ligjore e kushtetuese do t’i paraqesë në raportin final, miratimi i të cilit kërkon 94 vota nga Parlamenti.

Komisioni hetimor do të ketë në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re dhe do të kryesohet nga Ulsi Manja. Por pavarëisht procedurave ligjore të nisura nga socialistët, fjalën e fundit e ka Gjykata Kushtetuese, organ që vendos nëse Presidenti ka shkelur apo jo ligjin themeltar të shtetit.

g.shqip
 
Top