• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin terroris

Milanisti

Larguar ✌👋
isis-ne-shqiperiii_1483790633-9507940.jpg


“Shqipëria është djepi i radhës i terroristëve të ISIS”.
Alarmi vjen nga Italia ku në një artikull të saj e përditshmja “La Repubblica” shkruan për rritjen e rrezikut terrorist në Shqipëri.

Në artikullin me titull “Terrorizmi, flamujtë e ISIS në fshatrat shqiptare”, e përditshmja italiane ngre alarmin e rritjes së rrezikut terrorist në Shqipëri, pasi sipas saj është rritur numri i personave të radikalizuar islamistë në vendin tonë.

Shkrimi është bazuar në informacionet e marra shërbimet e Inteligjencës italiane ku theksohet se rajoni më i afërt italian i cili pritet të goditet nga terroristët është ai i Puglias.

“Djemtë nga fshatrat e Leshnica, Zagorcan e Rremen, janë ata që sot bëjnë Eurpën të dridhet. Më i rrezikshmi nga ata qe Almir Daci, me origjinë nga Leshnica, ku drejtonte xhaminë e cila ka radikalizuar qindra persona. Almir Daci thuhet se ka vdekuar në marsin e shkuar në Siri.” shkruan “La Repubblica”.

Sipas inteligjencës italiane në rajonin e Pugias jetojnë prej kohësh shqiptarë me prejardhje nga këto qyteza jug-lindore të Shqipërisë. I tillë ishte dhe Ervis Alinji, i cili kishte emigruar që i vogël në Puglia së bashku me famijen e tij. Pak kohë më parë ai u kthye në Shqipëri, ku u radikalizua dhe u nis për Siri ku gjeti dhe vdekjen.

Por jo vetëm kaq, pasi shqiptarë të radikalizuar sipas gazetës italiane vijnë edhe nga zonat jug-lindore të Shqipërisë. Në artikull thuhet se ata janë eksponentë të kriminalitetit shqiptar që veprojnë në provincën e Barit dhe që merren me trafik armësh e lëndësh narkotike.

“Një faktor ky, që sipas inteligjencës italiane bën potencialisht më të rrezikshëm situatën, pasi mund të krijoj lidhje mes krimit të organizuar e organizatave terroriste.” thuhet më tej në artikull
Express
 

Eugeneral

Anëtar i Respektuar
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

...po Italine prisnim qe ta mesonim?

-Xhamite: ...turqisht...
-Veshjet: ...turqisht...
-Sjelljet: ...turqisht...

"Kosova eshte Turqi dhe Turqia eshte Kosove" (thenja e Erdoganit)

...me mire te plasi lufta qe te ndahet shapi nga sheqeri.
 

Passion

Antarë i Respektuar
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

E hapur propagande antishqiptare.

Se verej asgjekund kete fenomen qe perrallisin .

Lobi serb eshte me i fuqishem se te percaret albanez,por edija qe ata jan te fuqishem kundrejt Drites,e Vatres ne Amerike,por e ketu?
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

Tani e ka rradhen Italia, nga do jete terroristi me origjine i hyn ne pune vetem srbise.
Terroristet islamik me stampe te isis nga e gjithe bota i bashkon vetem nje ideal... Xhihad.
Mund te jete aziatik, afrikan arab apo ballkanas, e cdo lloje rrace tjeter, objektivi eshte i njejti. Te marre shperblimin qe i takon ne jeten e pertejshme.
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

E ekzagjeruar si artikull por sigurisht qe te verteta ka brenda saj
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

Mund te citosh burimin italian? :)


Shiko fotografinë 29203


“Shqipëria është djepi i radhës i terroristëve të ISIS”.
Alarmi vjen nga Italia ku në një artikull të saj e përditshmja “La Repubblica” shkruan për rritjen e rrezikut terrorist në Shqipëri.

Në artikullin me titull “Terrorizmi, flamujtë e ISIS në fshatrat shqiptare”, e përditshmja italiane ngre alarmin e rritjes së rrezikut terrorist në Shqipëri, pasi sipas saj është rritur numri i personave të radikalizuar islamistë në vendin tonë.

Shkrimi është bazuar në informacionet e marra shërbimet e Inteligjencës italiane ku theksohet se rajoni më i afërt italian i cili pritet të goditet nga terroristët është ai i Puglias.

“Djemtë nga fshatrat e Leshnica, Zagorcan e Rremen, janë ata që sot bëjnë Eurpën të dridhet. Më i rrezikshmi nga ata qe Almir Daci, me origjinë nga Leshnica, ku drejtonte xhaminë e cila ka radikalizuar qindra persona. Almir Daci thuhet se ka vdekuar në marsin e shkuar në Siri.” shkruan “La Repubblica”.

Sipas inteligjencës italiane në rajonin e Pugias jetojnë prej kohësh shqiptarë me prejardhje nga këto qyteza jug-lindore të Shqipërisë. I tillë ishte dhe Ervis Alinji, i cili kishte emigruar që i vogël në Puglia së bashku me famijen e tij. Pak kohë më parë ai u kthye në Shqipëri, ku u radikalizua dhe u nis për Siri ku gjeti dhe vdekjen.

Por jo vetëm kaq, pasi shqiptarë të radikalizuar sipas gazetës italiane vijnë edhe nga zonat jug-lindore të Shqipërisë. Në artikull thuhet se ata janë eksponentë të kriminalitetit shqiptar që veprojnë në provincën e Barit dhe që merren me trafik armësh e lëndësh narkotike.

“Një faktor ky, që sipas inteligjencës italiane bën potencialisht më të rrezikshëm situatën, pasi mund të krijoj lidhje mes krimit të organizuar e organizatave terroriste.” thuhet më tej në artikull
Express
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

La replubica e ka shkruar bri....
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

https://postimage.org/


Gjate viteve 2011-2014, vetem 8 nga 746 sulmet terroriste kane qene me motive fetare. Vetem ne USA, 90% te sulmeve terroriste kane kryer jo-muslimanet.

Terrorist Attacks on U.S. Soil by Group, From 1980 to 2005, According to FBI Database

https://postimage.org/

I mbeti edhe Italise te flas per terrorizmin ! Populli nuk po kullote me bari, statistikat flasin vet.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

E shpetove islamin me keta te dhena, na e mbylle gojen, te lumte.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

Gojen nuk kam nevoje te ta mbylli sepse e ke te mbyllur qe nga dita e pare ne kete forum. Te hapet per genjeshtra vetem, madje me celesin tend kuptohet, s'ka celes tjeter. :plazh:
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

u be kohe qe del emri i shqiperise,ne vecanti i kosoves madje edhe me intervista prinderish qe i luteshin femijeve te ktheheshin...
cdo vend i varfer ne cdo aspekt te varferise qofte ai ekonomik por sidomos ai i kondicionimit te formimit gjen vend per ti gdhendur duart e "artisteve misionar" terrorist...
rinia, adoleshentet jan ne duar te gosipit, te informacioneve pa limit te dhena nga cdo kush dhe nga cdo burim .. jane te harruar ne fatin e tyre, ne nje tunel ku shume here drita eshte e padukshme...
e ku ka me lehte se kjo rini e pashprese per ti bere te ndjehen te forte, te medhenj, te drejte..aq me pak tek ne te sapo dal nga lufta.. nga sisteme qe na kan ushtruar dhune....
ndjej keqardhje, pse jo edhe turp kur lexoj vendin tim te marre si shembull i keq apo i drejtuar me gisht!!
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

la repubblica ja fut kot????
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

Varet cili eshte perceptimi i ISIS ne Shqiperi...
Rekrutimi ....cmund te jete tjeter.
Se ne me nje bombe mbaron pune...por mercenare i duhemi shume me teper
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

https://postimage.org/


Gjate viteve 2011-2014, vetem 8 nga 746 sulmet terroriste kane qene me motive fetare. Vetem ne USA, 90% te sulmeve terroriste kane kryer jo-muslimanet.

Terrorist Attacks on U.S. Soil by Group, From 1980 to 2005, According to FBI Database

https://postimage.org/

I mbeti edhe Italise te flas per terrorizmin ! Populli nuk po kullote me bari, statistikat flasin vet.
Lover dakort jam me ty kur thua se % flasin per nje lufte pertej asaj fetares.
Dua ta besoj kshu.....por ka nje fakt pavaresisht se kush qendron pas ISIS shqiptaret qe i bashkohen jane ajo masa e genjyer qe besojne ne xhihad. Jane njerez pa nje kulture fetare e njerezore...por jane te shumte duke krahasuar me numrin tone.
Ti i hyn ceshtjes me thelle ..ndoshta ne gjeneze por rekrutimet qe behen nuk po behen me motive gjeopolitike....por fetare.
Eshte kjo nje keqdashje? Sigurisht....por faktet jane koke forta. Shqiptare e kosovare po mbushin rradhet e ketyre plehrave pavaresisht edhe njehere e theksoj se kush fshihet pas tyre...viktima te besimit te tyre!
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

Rekrutimi ....cmund te jete tjeter.
Se ne me nje bombe mbaron pune...por mercenare i duhemi shume me teper
Rekrutimi eshte pjese e organizimit te çdo organizate. Jo vetem ISIS. Problemi thelbesor eshte perdorimi qe behet ndaj mendjes njerezore. Deri ne cilen pike ISIS ka kaq shume fuqi per te ndryshuar situaten cerebrale te personave dhe ne cilen menyre arrin diçka te tille.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

Ti i hyn ceshtjes me thelle ..ndoshta ne gjeneze por rekrutimet qe behen nuk po behen me motive gjeopolitike....por fetare.
Eshte kjo nje keqdashje? Sigurisht....por faktet jane koke forta. Shqiptare e kosovare po mbushin rradhet e ketyre plehrave pavaresisht edhe njehere e theksoj se kush fshihet pas tyre...viktima te besimit te tyre!
Kushdo qofte qe i bashkohet ka bere gabim jetesor. Megjithate, dhjetera apo ta zeme qindra qe i jane bashkuar, me duket absurde qe me nje grup kaq te vogel te atyre qe jane shkuar atje, te quhet djep i ri i Isis-it Shqiperia.
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Italia jep alarmin: Shqipëria, djepi i ri i ISIS, ja cilat qytete do godasin

Kushdo qofte qe i bashkohet ka bere gabim jetesor. Megjithate, dhjetera apo ta zeme qindra qe i jane bashkuar, me duket absurde qe me nje grup kaq te vogel te atyre qe jane shkuar atje, te quhet djep i ri i Isis-it Shqiperia.
E thashe qe ne fillim lover...e ekzagjeruar por ka te verteta!!
 
Top