• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Itali, zbulohet varri etrusk 2600-vjeçar me sende të ndryshme

Në Tarquinia të Italisë është zbuluar një varr i paprekur etrusk i shek. të VI p.e.s. Brenda varrit 2600 vjeçar, gjendeshin kockat e një princi dhe objekte të ndryshme edhe në ar.

Princi në varr besohet se është i afërm i Tarquinius Priscus, mbretit të pestë të Romës.

Trupi i princit etrusk, gjendej në një krevat prej guri. Atij gjithashtu i ishte vendosur një heshtë mbi trup. Tek këmbët e tij gjendej një pjatë me ushqim me mbetjet e të cilit ishin ende aty, si dhe një legen me ujë për të larë duart pas vaktit ushqimor.

Etruskët krijuan qytetërimin më kompleks në Itali para romanëve. Fillimet e tyre datojnë rreth vitit 900 p.e.s. dhe shtriheshin thuajse në të gjithë Italinë e sotme gjatë shek. të V-të, por historia e tyre është ende një mister.

Ky zbulim do të shërbejë për të kuptuar më shumë rreth jetës, kulturës së botës së lashtë, gjithashtu edhe mënyrës se si varroseshin njerëzit në ato kohë.

Një nga veçoritë e këtij varri, ishte një vazo e vogël e varur në mur me një gozhdë. Besohet se brenda saj kishte pomadë.

6.skeleton.jpg

(Shqiptarja.com)
 

Lauri

Anunnak
Vendndodhja
Toscana
Titulli: Itali, zbulohet varri etrusk 2600-vjeçar me sende të ndryshme

Qendra e etruskeve ka qene, sot Lazio e Toscana. Ka mjaft varre pothuajse ne cdo komune e per rreth si Volterra, Grosseto, Siena etj, fshatra dhe ndertime te rindertuara disa here ne shekuj ku banojne edhe sot njerzit brenda. Eshte vertete emocionuese kur shkel me kembe kalldremet edh prek me dore guret e mureve te mijra vite me pare..:)
 
Top