• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Itali, shkencëtarët thonë se gjetën eshtrat e Xhokondës

ReNdEx

Interist Forever

Arkeologët italianë, të cilët për vite të tëra pa pushim, luftuan për të zbuluar personin hipotetik që shërbeu si model për Leonardo da Vinçin në pikturën e famshme të Xhokondës, ka të ngjarë të kenë gjetur eshtrat e gruas misterioze, në rajonin e manastirit të Sant' Orsola në Firence.

Arkeologët kanë hetuar që nga viti i kaluar në rajonin e manastirit, ku pretendonin se mund të ishin eshtrat e Lisa Gkerarntini, e cila mendohet të ketë qenë modeli për Mona Lisën e famshme. Mbetjet e eshtrave do të dërgohen në Zyrën e Ruajtjes e të mirave kulturore, në Ravenna, ku do të vlerësohen.

Lisa Gkerarntini (1479-1542), e njohur gjithashtu si Lisa del Xokonto, ishte martuar me një tregtar të pasur mëndafshi e Firences. Jo pak ekspertë besojnë se ajo ishte modeli për pikturën e ekspozuar në Louvre, edhe pse identiteti i vërtetë i modelit nuk është përcaktuar me siguri.

Puna e famshme e Da Vinçit është e rrethuar nga një mjegull e mister dhe ka ushqyer shumë pikëpamje kontradiktore, mes të cilave edhe ato të disa studiuesve të tjerë, që thonë se model për portretin ishte një djalë i ri.
(an.jo/balkanweb)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Itali, shkencëtarët thonë se gjetën eshtrat e Xhokondës

Domethene kafka i perngjet komlet kuadrit te Mona Lizes..:p
 

Love

βeℓℓe â๓e
Titulli: Itali, shkencëtarët thonë se gjetën eshtrat e Xhokondës







 

Angel_Devil

Themelues i Forumit
Titulli: Itali, shkencëtarët thonë se gjetën eshtrat e Xhokondës

Ajo gropa ne mes te nderteses me kujtoi venezien , origjinal kshu dilte dheu ne venezia kur u benin restaurimet e godinave me mue e gjera antike poshte .
Ishalla esht xakonda kjo qe te flejn italiant te qet se as ne varr ste lekan njerezit nese je i famshem .
 

Tuana

Nada é por acaso!
Arkeologët zbulojnë varrin e “Mona Lisa”



Një ekspeditë arkeologësh Italinë, njoftuan se kanë mundur të zbulojnë eshtrat e modelit të “Gioconda”, pra të Lisa Gkerarntini, pranë monastirit të Orsola Santos në Firence.

Eshtrat, citon alb-observer.com, do të dërgohen në Institutin e Mirëmbajtjes të Monumenteve të Kulturës, me qëllim që të studiohen dhe të vlerësohen, theksojnë ata.

Lisa Gkerarntini (1479-1542), e njohur gjithashtu dhe si Lisa del Giocondo, ishte martuar me një tregtar të pasur, i cili tregtonte mëndafsh në Firence. Ku zbulim, vërteton pretendimet e shumë historianëve të cilët pretendonin se ajo ishte modelja e pikturës së Leonardo Da Vincit, e cila ndodhet në Muzeun e Luvrit./alb-observer.com/
 

Tuana

Nada é por acaso!
Mund te jete zbuluar skeleti i "Mona Lisa



Arkologet thone qe ata kane gjetur nje skelet te plote te varrosur nen dyshemene e nje manastiri te braktisur ne Firence ne Itali.
Skeleti mund t'i perkase Lisa Gherardinit, gruas e cila mendohet qe e ka frymezuar Leonardo Da Vinci-n per Mona Lisa-n e tij.
Kockat jane gjetur nen mbetjet e nje altari.

D'Aquino dhe koleget e saj germuan neper me shume se 1 meter beton perpara se te mund te arrinin deri tek skeleti.
Gjuetia e kockave e cila nisi qe vitin e kaluar, ka si qellim qe te mund te rindertoje fytyren e Lises per te pare nese tiparet e fytyres se saj perputhen me ato te piktures ikonike qe varet ne Muzeun e Luvrit ne Paris.

Ne fakt shume studioze mendojne qe Mona Lisa, e njohur si Gioconda ne Itali apo si La Joconde ne France, eshte portreti i Lisa Gherardinit, nje pjesetareje te nje familje te vogel fisnikesh me origjine rurale e cila u martua me tragtarin e pasur Francesco del Giocondo.
Ky projekt ambicioz eshte i drejtuar nga Silvano Vinceti, president i nje organizate private te njohur si National Committee for the Promotion of Historic and Cultural Heritage.

Vinceti i ka bazuar kerkimet e tij ne dokumentat e gjetura nga historiani Giuseppe Pallanti disa vjet me pare.
"Lisa Gherardini ka ekzistuar vertet dhe jetonte nje jete te zakonshme." - tha Pallati i cili nuk eshte i perfshire ne projekt.
Historiani gjurmoi historine e Lises qe nga lindja e saj ne daten 15 qershor te vitit 1479, dhe deri ne vdekjen e saj ne moshen 63 vjecare.
Ne kerkimet e tij Pallanti gjeti disa dokumenta interesante, si per shembull gjeti testamentin e Francesco del Giocondo.

Ne testament ai i kerkonte vajzes se tij me te vogel, Marietta te kujdesej per gruan e tij te dashur Lisa.
Ne ate kohe, Marietta, nje prej pese femijeve te Lisa dhe Francesco, ishte bere nje murgeshe dhe e solli mamane e saj ne konventen e afert te Sant'Orsola.

Lisa qendroi aty deri ne vdekjen e saj, sipas nje dokumenti te njohur si "Libri i Vdekjeve", i cili eshte gjetur nga Pallanti ne arkiven e kishes.
"Lisa di Francesco del Giocondo vdiq ne daten 15 korrik te vitit 1542 dhe eshte varrosur ne Sant'Orsola." - thuhej ne dokument.
Sipas dokumentave ne funeralin e saj u paraqiten shume njerez, gje qe tregon qe ajo ishte e njohur ne shoqerine ne Firence.
Vicenti tha qe kockat e zbuluara do t'i nenshtrohen shume analizave.

"Nese kockat jane te nje skeleti femer, atehere do te kete dy mundesi: Ato i perkasin ose Maria del Riccio ose Lisa Gherardinit. Sipas te dhenave historike, vetem keto dy gra te cilat nuk ishin murgesha, u eshte bere varrim i vecante ne konvente."
Do te behen krahasime me ADN-ne e Bartolomeo dhe Pierino, femijet e Lises qe jane te varrosur ne kishen e Santissima Annunziata ne Firence./info/
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Itali, shkencëtarët thonë se gjetën eshtrat e Xhokondës

Derisa ta zbulojn keta se te kujt jane kockat ka kohe LOL. Neqoftese eshte me te vertet Lisa Gherardini do na e cojn me ndonje muse se kushedi sa leke marin me artin keta.
 
Top