Itali, arrestohet presidenti i klubit të njohur të Serie A

sampdoria-1280x720.jpg
Nuk mbarojnë problemet në Serie A. Ndërkohë që kampionati italian po sheh një “luftë” të bukur ku 4 ekipe po tentojnë fitoren dhe ndahen në 4 pikë, jashtë fushës së blertë skandalet vijojnë njëri pas tjetrit. Pas problemeve me mbivlerësimin fiktiv në shitblerjen e lojtarëve, që përfshin veçanërisht Juventusin, tani ka edhe arrestime presidentësh.
Bëhet fjalë për Massimo Ferrero, presidentin e Sampdoria, ekipit të qytetit të Xhenovës, i njohur nga opinioni publik italian për karakterin te tij të veçantë, dhe që “merr flakë” thjeshtësisht.
Ferrero u arrestua nga Guardia di Financa me akuzën e disa krimeve ekonomike mbi falimentimin e disa prej bizneseve të tij në Kalabri. Bashkë me Ferrero, i cili ndodhet në burgun San Vittore të Milanos, ndodhen në arrest shtëpie edhe e bija dhe nipi i tij
Një lajm i keq për Sampdoria, fituese e Serie A në 1991 por që prej disa viteve vuan në vendet e fundit të kampionatit elitar italian, ndërkohë që me këtë lajm, edhe pse nuk e përfshin në mënyrë të drejtpërdrejt, mund të fundoset përfundimisht.

A2news.com
 
Alias , Er Vipereta (neperka ne dialektin roman), ky dihej qe do perfundonte keshtu heret e vone edhe pse besoj qe brenda javes do dali nga burgu, sidoqofte mjaftonte ta degjoje e ta shihje nje here per te kuptuar cfare personi ishte.
Ka disa njerez qe e kane te shkruar ne balle dhe ne fytyre karakterin e tyre, nuk i shpetojne dot asaj qe jane e asaj qe edhe shprehin me tiparet e tyre fizike
 
Tashi hetimet do hyjn me thelle ama e dim qe ky do fundoset si zotni 😁
 
Top