Islami radikal, kërcenim për sigurinë në botë.

Ish–kryeministri britanik Tony Blair: Grupet terroriste mund të krijojnë armë biologjike

Islami radikal vazhdon të jetë një kërcënim i rendit të parë të sigurisë, kështu deklaroni sh-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair. Ai u bëri thirrje udhëheqësve nga e gjithë bota që të mblidhen së bashku për të zhvilluar një strategji të përbashkët për të luftuar këtë rrezik serioz për shoqëritë e tyre.

Talebanët erdhën në pushtet në Afganistan muajin e kaluar pasi Shtetet e Bashkuara tërhoqën trupat e tyre pas një lufte 20-vjeçare dhe tani Britania ka frikë se kthimi i tyre dhe vakumi i lënë nga tërheqja kaotike e Perëndimit do të lejojë militantët nga Al Kaeda dhe Shteti Islamik të fitojnë terren.

Në një fjalim në institutin ushtarak të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, ai tha se ekziston mundësia që grupet terroriste ekstremiste të krijojnë armë biologjike. “Covid-19 na ka mësuar për patogjenët vdekjeprurës”, tha ai.

Blair, i cili dërgoi trupat britanike në Afganistan në 2001, tha se është e qartë se “Islami Radikal” nuk ka rënë si forcë ende dhe vazhdon të jetë e pranishme.

Sipas mendimit tim, islamizmi, si ideologjia ashtu edhe dhuna, është një kërcënim i sigurisë i rendit të parë; dhe do të na gjejë, edhe nëse ndodhet larg nesh, siç tregoi 11 Shtatori“, u shpreh ish-kryeministri britanik.

Më herët ai ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden, për tërheqjen e përshpejtuar të trupave amerikane nga Afganistani. Tony Blair ka qenë pjesë e vendimit për të ndërhyrë në Afganistan pas sulmit të 11 Shtatorit në SHBA.

Klan
 
Te gjitha besimet, bindjet, filozofite e jetes, menyrat e jeteses qe bazohen ne perjashtimin e gjithckaje tjeter pervec vetes se tyre jane te rrezikshme.
Ekstremistet e te gjitha llojeve dhe ngjyrave jane pikesepari te rrezikshem per veten e tyre e pastaj edhe per shoqerine.
 
Ekstremistet e te gjitha llojeve dhe ngjyrave jane pikesepari te rrezikshem per veten e tyre e pastaj edhe per shoqerine.

Nuk e besoj, ekstremistet jane te indoktrinuar. Dhe te gjithe te indoktrinuarit te cdo forme besimi qofte fetar politik etj jane thjesht dele turme qe ndjekin bariun indoktrinues dhe jane shume te lumtur me zgjedhjet e tyre.
 
Pikerisht sepse jane te indoktrinuar jane te rrezikshem
 
Edhe hajde te shkojme t'i shfarosim. ? Se do e zghidhi amerika apo anglezi ekstremizmin. Se po u plas per diktaturat e te tjerve. ?? Po shko e flisni me njerezit atje. Kur ishin me mire me Gadafin apo tani?
Apo te na pyesesh neve: me mire Enveri sesa ne gjendje lufte duke lene vendin e bere lypsare ne vend te huaj?

Sa per 11 shtatorin qe ka permend ky, me lini te qesh serish! ?

Ekstremizmi e talebanve e denoj dhe vete, por kur vjen nga keto kryeterroristet e kasapet e botes mbare me vjen te ???
 
Kjo foto qarkullon nga dje dhe nuk eshte fake!
Ja per cfare e kam fjalen kur them qe cdo lloj ekstremizmi eshte i rrezikshem perfshire ekstremizmin kapitalist amerikan!

Taleban ne xhami
640-0-f576c9d21600f28bee811898cc56a25e.jpg
 
Mbas Al Qaeda dhe ISIS tani jam kurioze te di ca emri te ri do shpikin.
Kane filluar eren e lufterave bakteriologjike, kane nderruar taktike, sa per emra ka alfabeti shume shkronja?

Blair ka deklaruar dje qe organizatat terroriste ne bote mund te krijojne arme bakteriologjike dhe kimike....
Se di pse kam nje parandjenje te keqe ne lidhje me kete deklarate!
 
Duhet të ulet pak popullsia globale. Po rëndohet toka së tepërmi, dhe ndikon në gravitacionin e sajë në sistemin diellor....kanë frikë mos del nga orbita për shkak të peshës së tepërt ??
 
Top