• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

ISIS nxjerr të jashtëligjshme burkën!



Duket e pabesueshme, por e vërtetë; grupi ekstremist ISIS ka nxjerrë jashtë ligjit burkat, veshjen tipike të disa vendeve myslimane që mbulon plotësisht fytyrën e grave. Vendimi është marrë në një qytet verior të Irakut, pavarësisht se dënimet janë brutale për ato gra që nuk zbatojnë veshjet e vendosura nga ISIS.

Shkak është bërë siguria në zonë. Në jo pak raste, disa gra kanë hyrë në ndërtesa në Mosul ku më pas u vranë disa komandantë. Më herët, gratë janë rrahur apo edhe janë vrarë nga “policia morale” e ISIS për shkak se nuk kishin vënë vello në fytyrat e tyre.
Dita

Lajmin e bërë publik një faqe interneti iraniane, e cila tha se e kishte marrë informacionin në Ninive të Irakut të premten. Megjithatë, gratë në zona të tjera të territorit të kontrolluar nga ISIS do të kenë kodin e tyre të veshjes.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: ISIS nxjerr të jashtëligjshme burkën!

sic duket po ju shterrojne forcat meqense tani merren me shamite e grave... :(
 

C3nI

Anëtar i Nderuar
Titulli: ISIS nxjerr të jashtëligjshme burkën!

Si ka mundesi qe ligjet ti bene I ashtuquajturi "shteti islamik" , sikur shtetet e krishtereve !? E ndalimi I bikineve nuk e di a ekziston ligji I tille tek ky shtet lol Ngadal ngadal do ta kupton bota se kush qenndron mbrapa tyre .
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: ISIS nxjerr të jashtëligjshme burkën!

Tani na sjell edhe ligje..dikush qe srespekton dhe nuk njeh ligj..hajde bote hajde
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: ISIS nxjerr të jashtëligjshme burkën!

Hajd do Zoti tani po ja heqin etiketimin shtet islamic. Se na cane veshet.u shfarofshin.
 
Top