• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Isa Mustafa, shpalli fitoren e LDK-së në nivel vendi

Arfenilla

Themelues i Forumit
Sipas mostrave të Demokracisë në Veprim, Isa Mustafa 43.6%, Shpend Ahmeti, 31.0, Agim اeku 11%, Korab Sejdiu, 5.7%, Tahiri 4.5%., Visar Arifaj 1.4 %, Valon Murati 1.9 %.Në Gjilan 43 Lutfi Haziri, Qemajl Mustafa 27%; Pejë, Gazmend Muhaxheri, 41.1% Muhaxheri, AAK-ja 35.3 %; në Gjakovë Kusari 39 %, 38.3 % Pal Lekaj, në Prizren Muja 33.7%, 24.9 Kryeziu, BD-ja 14.7%. BS
Sipas rezultatit online të KQZ-së janë këto të dhëna: Në Prishtinë Isa Mustafa udhëheq me 49.17 %, Vetëvendosje Shpend Ahmeti me 21.25%; Agim اeku 1067%; AKR-ja 8.87 %; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.46%; LB 2.78%, Visar Arifaj i Partisë së Fortë 0.78 %, i pavaruri Sali Salihu 0.68 %. Në Podujevë Agim Veliu prin me 49.35% ndaj kandidatit të PDK-së Naim Fetahut 31.45%; Në Fushë Kosovë Burim Berisha i LDK-së prin me 56 %, PDK-ja me Naser Graj[evci 23.7%; Në Pejë Gazmend Muhaxheri prin me 46.68%, Ali Berisha i AAK-së 34.3%; Në Gjilan Lutfi Haziri 37.14, PDK me Qemajl Mustafa 33.08 %; Në Gjakovë AAK Pal Lekaj 45.52 %, ndersa AKR me Mimoza Kusari Lilajn 35.98 %, Në Prizren Muja 33.7%, 24.9 Kryeziu, BD-ja 14.7%. Në Obiliq prin LDK 32.9 %, nga AAK-LDD Xhafer Gashi i dyti me 24.25 %, ndersa në garë për balotazh vahdon të jetë edhe Vehbi Sadiku i PDK-së me 22.6%; Në Suharekë prin Sali Asllani i LDK-së me 36.9%, ndërsa pasohet nga gara për balotazh ndërmjet AAK-së me Bali Muharremin me 29.68 % dhe Ramë Vatës së PDK-së me 29.1%: Në Ferizaj PDK me Agim Aliun prin me 41.14%, ndaj LDK-së me Muharrem Sfarqës me 32.31%; Nث Malishevë prin Iniciativa e Fatmir Limajt me 40%; i dyti është Isni KIlaj i PDK-së, 27.79 %, i trei Sali Morina i LDK-së me 26.42 për qind; Nث Prizren Ramadan Muja i PDK-së prin me 40.01%, ndërsa LDK me Eqrem Kryeziun 23.81% Në Kamenicë LDK -Shaip Surdulli prin me 34 %, Begzad Sinani me 31 %, AKR me Fatmir Matoshin 19 %; Në Dragash prin Salim Jenuzi i PDK-së me 38.57 % ndaj Fatmir Mehmetit të LDK-së me 32.57 %; Në Deçan Rasim Selmanaj prin me 59.7 %, LDK me 27 %;

(I plotësuar) - LDK ka fituar besimin më të madh në nivel vendi. Ai iu shprehu mirënjohjen më të thellë në nivel vendi, dhe ka falënderuar edhe komisionerët, edhe organizatat ndërkombëtare edhe mediat.
Ai e shprehu keqardhjen për incidentet në e rënda në veri.
Në Podujevë, Istog, Fushë Kosovë pa balotazh, ndërsa presin fitore edhe në disa komuna të tjera si Prishtina, Gjilani etj.




LDK deklaron rikthimin si parti e parë në Kosovë

Në konferencën me gazetarët para pak çastesh, zëdhënësja e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Vjosa Osmani deklaroi se sipas përqindjes së deritashme të votave të numëruara del se LDK po rikthehet si partia e parë në Kosovë. Ajo tha se në 3 deri 5 komuna pritet që kryetarët nga radhët e kësaj partie të dalin fitues pa balotazh, në tetë të tjera kandidatë e saj momentalisht prijnë bindshëm, kurse në shtatë janë në garë afër fare ose të barabartë me kundërkandidatët e partive të tjera.

Rezultatet preliminare: Përmbysje në Gjilan, Pejë dhe Gjakovë

Sipas Demokracisë në Veprim, në bazë të votave të numëruara në rreth 50 për qind të vendvotimeve, në Prishtinë prin Isa Mustafa i LDK-së me 43.6 për qind të votave. Ai do të ballafaqohet në balotazh me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes, i cili deri tash ka fituar 30.8 për qind të votave. Për kandidatin e PDK-së, Agim اeku, sipas të gjitha gjasave nuk ka shanse të hyjë na balotazh, pasi për të votuar kanë votuar vetëm rreth 10 për qind të qytetarëve të komunës së Prishtinës.
Në Prizren janë Ramadan Muja i PDK-së me 33.7 për qind të votave, para Eqrem Kryeziut të LDK-së, me 26.0 për qind.
Në Pejë ka befasi. Aty kandidati i LDK-së, Gazmend Muhaxhiri ka fituar 41.4 për qind, kurse Ali Berisha i koalicionit AAK-LDD ka marrë votën e 36.4 për qind të zgjedhësve të dalë në votime.
Duket sikur AAK-ja nuk e ka të sigurt fitoren as në Gjakovë, ku prin Mimoza Kusari-Lila me 41.4 për qind, e pasuar nga Pal Lekaj i AAK, me 36.5 për qind dhe është e sigurt se në balotazh për kryetar të ardhshëm të Gjakovës do të jenë këta dy kandidatë.
Në Gjilan po ndodh një përmbysje. Kryetari i kësaj komune në dy mandate, Qemajl Mustafa i PDK-së ka fituar vetëm 25.7 për qind të votave, kurse kundëkandidati i tij, Lutfi Haziri i LDK-së prin me 40.9 për qind të votave të fituara.
Në Ferisaj Agim Aliu i PDK-së prin me 40.1 për qind, kurse kandidati i LDK-së, Muharrem Svarça i LDK-së ka fituar 34 për qind të votave. Edhe këtu mbase këta dy kandidatë do të shkojnë në balotazh.
DnV: Në Prishtinë prin Mustafa, Ahmeti e اeku e ndjekin
Prishtinë, 3 nëntor – Demokracia në Veprim bëri të ditur se nesër do të dalë me rezultatet preliminare të votimit të sotshëm, ndërkaq procesin zgjedhor e ka vlerësuar të rregullt, të qetë dhe demokratik. Sipas DnV-së incidentet që kanë ndodhur i ka cilësuar të vogla dhe që nuk i qesin hije vlerësimit të mirë të zgjedhjeve të sotshme.

Ndërkohë procesi i numërimit të votave ka filluar dhe sipas rezultateve të deritashme (nuk ka të dhëna sa për qind e tyre është numëruar), në Prishtinë aktualisht po udhëheq Isa Mustafa me 43.6 për qind, ndërkaq pasohet nga Shpend Ahmeti me 31 % dhe Agim اeku me 11.4 % të vota. Në Prizren ndërkaq po udhëheq Ramadan Muja me 33.7%, kurse kandidati i LDK-së, Eqrem Kryeziu e ndjek me 24.9%, në Gjakovë Mimoza Kusari-Lila e AKR-së po udhëheq me 39.4% të votave, ndërsa pasohet nga Pal Lekaj i AAK-së me 38.3%. Në Pejë, sipas votave deri tash të numëruara po udhëheq Gazmend Muhaxheri i LDK-së me 41.1 % dhe pasohet nga ai i AAK-së, Ali Berisha me 35.5 %, në Gjilan ndërkaq tash për tash po udhëheq Lutfi Haziri i LDK-së me 43 për qind të vota, kurse Qemajl Mustafa i PDK-së ka 27% të votave.

Përfundon votimi, pa veriun, votuan 45% e qytetarëve
“Kosova përmbylli një proces jo edhe aq të lehtë. Duke pas parasysh se u votua në gjithë Kosovën”.
Kështu u shpreh në konferencë për media, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
“ثshtë me rëndësi të theksohet se komisioni ka pranuar vetëm disa vërejtje të cilat nuk mund të ndikojnë në rregullsinë e procesit zgjedhor” tha Daka.
Ajo foli edhe për incidentet në veri duke thënë se personat që ndërprenë votimet atje “kanë rrezikuar stafin vendor dhe ndërkombëtar”
“Ne kërkojmë nga përgjegjësit e sigurisë vendore që të mudnësojnë sjelljen kutive nga komunat e veriut, pasi vetëm atëherë mund ta dimë se si u votua atje” tha Daka.
“Materiali është duke u kthyer me përcjelljen e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe OSBE-së” shtoi Daka.
“Dalja e votuesve deri ne ora 19:00, duke mos e përfshi veriun është 45.79%” tha

* * * *
Përfundon votimi, mbyllen qendrat Procesi zgjedhor i cili duke përjashtuar veriun e vendit, duket të ketë kaluar pa probleme të mëdha, ka hyrë në një fazë të re.

Të gjitha qendrat e votimit duke filluar nga ora 19:00, janë mbyllur, dhe tani po shkohet djretë procesit të numërimit të votave. Shtabet e partive politike, pritet që shumë shpejtë të fillojnë të dalin me rezultate preliminare, ndërsa të tillat pak më vonë pritet të dalin edhe nga ana e KQZ-së.

Ndërsa në veri, situata ka qenë krejt ndryshe. Atje grupet ekstremiste kanë penguar gjatë tërë ditës pjesëmarrjen e bashkëqytetarëve të tyre në zgjedhje.

E në mbrëmje situata ka eskaluar edhe më tutje, ku persona të maskuar kanë futur në një qendër votimi në veri, duke demoluar tërë materialin zgjedhor.

Pas kësaj, si transmeton reporteri, përfaqësuesit e OSBE-së janë tërhjekur nga këto qendra votimi, dhe kanë kërkuar nga KQZ që ta ndërpresë procesin e votimit atje.

Pritet që zgjedhjet në veri të shpallen të pavlefshme, për shkak të pa mundësisë së organizimit të lirë të tyre.

Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, mbi 33 për qind

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, deri në orën 15:00, ka arritur në mbi 33 për qind, bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Një vëmendje e posaçme po i kushtohet situatës në veri, prej nga raportohet për disa pengesa.

Deri në orën 15:00, votuan mbi 33 për qind e qytetarëve

Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, deri në orën 15:00, ka arritur në mbi 33 për qind, bëhet e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Një vëmendje e posaçme po i kushtohet situatës në veri, prej nga raportohet për disa pengesa.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se disa grupe të caktuara në veri, "nuk janë duke lejuar qytetarët që lirshëm të shprehin vullnetin e tyre qytetar për të votuar".

Daka tha se "para dhe gjatë fillimit të hapjes së vendvotimeve komisionarë janë penguar në punën e tyre".

“Për këtë gjendje janë informuar edhe Policia e Kosovës edhe institucionet e tjera relevante. Mirëpo, do ta njoftojmë edhe Bashkimin Evropian, edhe misionin e OSBE-së, edhe pse OSBE-ja është e informuar, sepse është në pjesën veriore”, u shpreh ajo.

Daka tha se me gjithë ato reagime nga grupe të caktuara, komisionarët janë duke qënderuar në vendvotime.

“Ata janë aty në këshillat e vendvotimeve, janë brenda, janë duke punuar dhe do ta shohim më tutje situatën”, deklaroi Daka.

DnV: Deri në ora 12 pjesmarrja në votime 14% ,po rritet numri i parregullsive

Sipas Koalicionit të OJQ-ve, Demokracia në Veprim, deri në ora 12:00 kanë votuar mbi 14 për qind e qytetarëve të Kosovës. Ndërkohë, sipas tyre, vazhdon të rritet numri i parregullsive nëpër qendrat e votimit në nivel vendi. Përfaqësuesi Driton Selmanaj, tha se nga terreni janë raportuar më shumë se 100 raste të votimeve familjare.

Vëzhguesit kanë informuar se ka pasur edhe fotografim të votës, ka pasur prezencë të personave të paautorizuar, duke bërë presion mbi votuesit në disa qendra, ndërsa disa persona kanë tentuar të votojnë më shumë se një herë.

KQZ: Pjesëmarrja deri në orën 11, është mbi 12 %
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbuluar përqindjen e qytetarëve të cilët kanë votuar deri në orën 11:00.
ثshtë mësuar se votimi ka qenë me përqindje më të ulët se në peridhen kohore të zgjedhjeve të fundit (2009). Deri në ora 11 kanë votuar 12.03% apo 214.129 votues.

Thaçi: këto zgjedhje janë test për Republikën e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka votuar në qendrën e votimit në shkollën fillore Faik Konica në Prishtinë.

Me këtë rast ai ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme pasi po mbahen një vit pas përmbylljes së mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës.

"Këto janë zgjedhjet e para të lira që organizohen në gjithë territorin e Kosovës dhe historike për shtetin tonë të ri që kaluam një vit të mbikëqyrjes së pavarësisë me sukses të plotë , që kemi hapu tani rrugën e sigurt për Integrime Evropiane dhe procesit të stabilizim-asociimit , procesin e liberalizmit të vizave", tha ai.

Thaçi tha se këto zgjedhje janë një test për Kosovën drejt integrimeve evropiane , ndërsa falënderoj qytetarët dhe partitë politike për një fushatë të qetë korrekte.
"Këto zgjedhje janë test evropian për Republikën e Kosovës . Unë edhe njëherë sot dëshiroj t`i falënderoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në fushatë , falënderoj gjithë spektrin politik për një fushatë korrekte të qetë të konkurrencës së lirë, edhe sot kam besim të plotë se shteti ynë Kosova dhe qytetarët e Kosovës do t`a kalojnë testin evropian për të ardhmen e tyre, pra për të dëshmuar rendin demokratik, për të dëshmuar zhvillim aktiv të demokracisë dhe perspektivë të sigurt evropiane , pra sot do të jemi të gjithë të angazhuar për Kosovën Evropiane", theksoi kryeministri Thaçi.

Mustafa u bën thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në votime

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka votuar sot gjatë orës 10.00, në shkollën fillore Emin Duraku.

Mustafa në një deklaratë për media, tha se ky proces zgjedhor deri më tani është i rregullt, dhe që i bën thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në votime.

“Mendoj që është një proces shumë i mirë, deri më tani shumë i rregullt, na gëzon fakti që qytetarët po dalin në votime dhe ajo që unë kërkoj nga qytetarët dhe i ftoj është që ata të gjithë të votojnë, të votojnë të gjithë sipas vullnetit të tyre , të votojnë për Kosovën, të votojnë për integrimet tona evropiane dhe të tregojnë se ne jemi një shtet demokratik”, tha kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Mustafa tha po ashtu se rezultatet e votimeve janë ato që legjitimojnë votën e lirë të qytetarëve.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, po rikandidon për postin e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

​Voton Haradinaj, fton qytetarët për dalje në zgjedhje

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka votuar në shkollën e mjekësisë në kryeqytet.

Haradinaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“E shfrytëzova të drejtën e qytetarit. Votova. I ftoi qytetarët e Prishtinës, qytetarët e Kosovës që të votojnë”, pohoi Haradinaj.

Voton Albin Kurti

Sot, në ora 9:00, Kryetari i Lëvizjes VETثVENDOSJE!, Albin Kurti, votoi në Qendrën e Votimit 1913E, në Fakultetin Juridik në Prishtinë. Me këtë rast Albin Kurti tha se sot jo vetëm që është ditë e rëndësishme për qytetarët dhe komunat e Kosovës, jo vetëm për lirinë e demokracinë, por edhe për shtetndërtimin në Kosovë. Ai uroi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, që në mandatin e ardhshëm të qeverisemi nga njerëz të lire dhe të ndershëm, që kanë legjitimitet demokratik.

Nënkryetari i Lëvizjes VETثVENDOSJE! dhe Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, votoi në ora 10:00, në Qendrën e Votimit 1903E, në Shkollën Fillore, “Faik Konica” në Prishtinë. Në prononcimin e tij para medieve, Shpend Ahmeti tha se kjo ditë është një ndër ditët e pakta, kur të gjithë në shtetin tone janë të barabartë, andaj ai ftoi qytetarët ta shfrytëzojnë ketë barazi për të mirën e tyre, duke qenë i sigurt se po vjen era ndryshim në Prishtinë.

Ka votuar Presidenti i AKR-së, z.Behgjet Pacolli

Sot rreth ores 10:00, në shkollën fillore të Hajvalisë, ka votuar i pari i AKR-së, zotëri Behgjet Pacolli.

Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje, duke shpresuar që këto zgjedhje të kalojnë pa probleme.

“Shpresoj shumë që këto zgjedhje do të kalojnë në frymën demokratike, të jenë fer dhe qytetari do të ketë privilegjin që votën e tij ta hedh aty ku mendon ai dhe që mendon që është më i miri.

Shpresoj që këto zgjedhje të kalojnë pa as një incident dhe në mënyrën më demokratike. Gjithashtu shpresoj që në çdo cep të Kosovës të votohet në mënyrën më të rregullt dhe më demokratike”, ka thënë Pacolli në mesazhin e tij.

​Voton Presidentja. Apel për pjesëmarrje masive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka votuar në sallën '1 tetori'. Ajo bëri thirrje për dalje sa më masive të votuesve në këto zgjedhje, duke i quajtur këto zgjedhje si test të pjekurisë politike dhe të demokracisë së brendshme.

"Kryeva obligimin tim si qytetare e Kosovës. Bëj apel te qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke dalur masovisht. Këto zgjedhje janë test i pjekurisë sonë politike, test i demokracisë, dhe dëshmia e një shteti gjithëpoërfshirës që po e krijojmë. ثshtë përkujtimi për sakrificën nëpër të cilën ka kaluar shoqëria jonë", tha Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

DV: Disa paregullsi të vogla në votime

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që monitoron procesin zgjedhor me rreth 1, 600 vëzhgues në të gjithë territorin e Kosovës, deri më tash ka vërejtur disa parregullsi të vogla.

“Hapja e vendvotimeve kryesisht ka ndodhur me kohë; ka pasur probleme të vogla teknike. Në disa raste mungojnë disa nga komisionet; ka raste ku shiriti i sigurisë nuk është lidhur siç duhet. Ka raste ku në disa vendvotime ka më pak fletëvotime sesa numri i regjistruar i votuesve. Pastaj, një rast apo dy të tilla që është fotografuar vota”, ka thënë koordinatorja e “Demokracia në Veprim” për Prishtinën, Shqipe Pantina.

Policia: Në veri ka thirrje për bojkot

Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri, Besim Hoti, tha se gjendja e sigurisë në veri është kryesisht e qetë. Megjithatë, ai bëri të ditur se në tri lokacione në afërsi të qendrave të votimit, disa qytetarë janë duke bërë thirrje për të bojkotuar procesin e votimit.

"Së paku në tri lokacione të ndryshme të qendrave të votimit kemi grupe të qytetarëve, të cilët thërrasin për bojkotim të këtyre zgjedhjeve. Këta persona po qëndrojnë në një distancë më të largët nga qendrat e votimit dhe nuk kemi të bëjmë me bllokim të hyrjeve drejtpërdrejt me qendrat e votimit, por vetëm me shprehje të pakënaqësisë së tyre me këtë aspekt të votimit. Thjesht, ata thërrasin njerëzit për bojkotim të këtyre zgjedhjeve”, tha Hoti.

KQZ: Janë hapur të gjitha qendrat e votimit, përveq një vendvotimi në veri

Komisioni Zgjedhor ka mbajtur konferencë për shtyp në të cilën Kryetarja Valdete Daka deklaroi se të gjitha qendrat e votimeve janë hapur përveç një vendvotimi në veri të Mitrovicës.
“Të gjitha qendrat e votimit janë hapur, vetëm një vendvotim në pjesën veriore nuk është hapur për shkaqe teknike”, tha Daka.
Sipas Dakes në atë vendvotim nuk është shpërndarë materiali për këtë arsye nuk ka arritur të hapet. Ajo tha se nuk ka nuk ka raportim për ndonjë incident ose parregullsi.

Voton Valdete Daka: Le të fitojë Kosova

Megjithëse kishte arritur 20 minuta më herët, Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, ka pritur orën 7:00, për të hapur edhe zyrtarisht qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Daka, e cila ishte votuesja e parë, në këtë qendër të votimit tha se shpreson që qytetarët do të dalin për të votuar dhe për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

“Sot besoj se është një ditë e mbarë për Kosovën. Ju e patë se qendra e votimit është hapur dhe unë votova. Shpresoj se me këtë votën time do të fitoi më i miri. Natyrisht shpresoj se të gjithë qytetarët e Kosovës do të dalin në votim dhe me votën e tyre, do ti zgjedhin përfaqësuesit e tyre, për të cilët mendojnë se janë më të mirët. I uroj sukses të gjithë qytetarëve të Kosovës, iu dëshiroj një ditë të mbarë dhe le të fitoi Kosova”, tha ajo.

Ndërsa e pyetur se kur priten rezultatet preliminare, ajo tha se KQZ është e përgatitur dhe se shpreson ato të do të bëhen të ditura, së paku dy tri orë pas mbylljes së vendvotimeve. Në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesi voton për një subjekt politik të certifikuar dhe mund të votojë për një kandidat nga lista e kandidatëve të këtij subjekti politik.
Sot, votohet për zgjedhjet lokale
Rreth 1.8 milionë qytetarë të Kosovës me të drejtë vote, sot do të kenë mundësi që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për një mandat katërvjeçar, në tridhjetë e tetë komuna të Kosovës . Për të votuar janë 2366 qendra të vendvotimit.

Numri i qytetarëve të Kosovës, që tashmë kanë shprehur dëshirën për të votuar e që gjenden jashtë vendit është 8383, e të cilët mund të votojnë përmes postës.

Në garë për kryetar komune e asambleistë janë 103 subjekte politike, me gjithsej 7.932 kandidatë.

Në bazë të Ligjit për Zgjedhje Lokale, elektorati do të zgjedhë anëtarët e kuvendeve komunale dhe kryetarët e komunave në tërë komunat e Kosovës.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet, Kreu II, neni 7, pika 7.1, secila komunë do të jetë zonë zgjedhore e veçantë.

Njëkohësisht, do të mbahet kuota gjinore prej 30% për deputetët e kuvendeve komunale.

Sivjet, për herë të parë pas luftës, në zgjedhje marrin pjesë edhe serbët e veriut, të cilët janë përkrahur edhe nga Beogradi zyrtar.

Për zgjedhjet e së dielës do të përdoren Listat e Hapura. Në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesi voton për një subjekt politik të certifikuar dhe mund të votojë për një kandidat nga lista e kandidatëve të këtij subjekti politik.

Nëse në fletëvotim janë shënuar më shumë se një (1) kandidat, vetëm vota për subjektin politik llogaritet.

Për zgjedhjet e 3 nëntorit, lider vendorë e ndërkombëtarë kanë bërë thirrje që procesi zgjedhor të jetë transparent duke sqaruar që secili që manipulon me votat ose keqpërdor ato do të ndëshkohet rreptë sipas ligjeve në fuqi në Kosovë.BOTA SOT.
 
Top