• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Investimet elektorale, 250 milionë USD

WxP

Antarë i Respektuar
Kur ka kryer vetëm katër muaj proces, buxhetit të shtetit dhe qeverisë nuk i kanë mbetur shumë mundësi për të manovruar me financat. Sipas “Shqip”, shpenzimet në total deri në fund të muajit prill arrijnë deri në 120 miliardë lekë, nga 112 miliardë lekë të realizuar në vitin 2010, për të njëjtën periudhë, ose 7 përqind më shumë.

Për të gjithë vitin Ministria e Financave ka planifikuar të shpenzojë 409 miliardë lekë dhe me rimtin e deritanishëm të të ardhurave, gjasat janë që bllokimi i shpenzimeve të bëhet në muajin gusht.

Shpenzimet korrente arrijnë në 94 miliardë e 769 milionë lekë, nga 86 miliardë lekë të realizuara në vitin 2010, ku vetëm për personelin e administratës janë kryer 21.7 miliardë lekë, gati 500 milionë lekë më tepër se në vitin e kaluar.

Goditja kryesore ka ardhur nga investimet publike, niveli i të cilave paraqitet më i lartë krahasuar me një vit më parë. Në total, investimet e realizuara ishin rreth 24.7 miliardë lekë (250 milionë dollarë), gati 50 milionë dollarë më tepër se në 2010-n. Aq sa ka investuar qeveria më tepër për infrastrukturën publike, po aq është edhe mungesa e të ardhurave nga tatimet. Pra, pavarësisht se lajmet nga arkëtimet nuk ishin pozitive, qeveria nuk e frenoi “makinën” e investimeve, e nxitur nga fushata elektorale, më e ashpra e realizuar ndonjëherë.

Në këto kushte, deficiti buxhetor ka kapërcyer çdo parashikim dhe mundësi reale të arkës së shtetit për ta përballuar. E detyruar për shkak të mungesës së të ardhurave, qeveria iu drejtua bankave, pasi deficiti deri në fund të muajit prill arriti në rreth 15 miliardë e 888 milionë lekë. Nga bankat vendase Ministria e Financave mundi të merrte përmes ankandeve të bonove, plot 14 miliardë lekë. I gjithë plani i deficitit për 2011-n është rreth 46.8 miliardë lekë, dhe niveli aktual i arritur ka prekur kuotën vjetore të 34 përqind.

Qeveria duhet të marrë masa për të reduktuar shpenzimet, në rast se kërkon t’i shpërndajë ato në nivele të njëjta, për të mos rritur edhe presionin mbi inflacionin. Me buxhetin suplementar që pritet të miratohet në korrik, Financat do të korrigjojnë shumë të dhëna lidhur me planin dhe objektin e investimeve.


Top-Channel
 

Attachments

Top