Interi bën detyrën, Roma i largohet zonës Champions

inter-y-1280x720.jpg
Interi mund 2-0 Spezian dhe vijon në trendin e saj pozitiv në Serie A.
Zikaltrit dominuan në pjesën më të madhe të lojës, por mbrojtja e miqve, rezistoi mjaft mirë deri në minutën 36, atu ku djemtë e drejtuar nga Simone Inzaghi finalizuan me mesfushorin Gagliardini, shpesh herë të kritikuar nga tifozeria, një aksion të bukur kolektiv.
Gjithsesi, Spezia ka një rast të artë në fund të pjesës së parë, ku Handanovic kryen mrekullinë.
Në pjesën e dytë, kampionët në fuqi të Italisë menaxhojnë situatën, duke vulosur rezultatin vetëm me penallti, me anë të Lautaro Martinez.

A2news.com
 
Dhe per kte vit Interi do e fitoj prap num ka rival qe te rezistoj ,prisni e do e zhikoni Napolin e Milanin mbas janarit fillojen e u bije. Pjeset rrugve 😄
 
  • Haha
Reactions: D.
Kjo Roma na zhgënjeu, prisja të fitonte dje.
E nisi kampionatin mirë po s’paska gjë në vijë.
 
Po pres të shkoj ora dhe të dal të shoh Roma vs Sampdoria, tifo për Romën. Mu kujtua kur Inter i tripletës hahej me Romën për vendin e parë dhe në një moment ishte Roma që kaloi 1 apo 2 pikë para pastaj Roma humbi me Sampdorian dhe Interi përfitoi, në mos gaboj atë ndeshje Roma e mbylli 1-0 pjesën e parë pastaj Sampdoria bëri dy gola 😁
 
Top