• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Inteligjenca e maceve/ Ja se si e kuptojnë ato orën

Kështu, macet reagojnë në orarin e mëngjesit, drekës dhe darkës. Natyra dhe zgjuarsia e tyre është alarmi i maces ose kur ato shikojnë dritën e ditës që ka zbardhur kuptojnë se ka mbërritur mëngjesi.

Macja.jpg


Angli-Shumë nga ne mbajmë kafshë shtëpiake në shtëpi dhe sidomos macet. Ata të habisin me veprimet që bëjnë dhe sidomos në lidhje me ne. Ndonjëhërë zgjohemi me mjaullimën dhe putrat e tyre mbi fytyrë përpara se të bjerë alarmi për t’u zgjuar. Po ashtu shpeshëherë ata behën agresive gjatë darkës kur harrojmë t’u japim për të ngrënë.

Po kurioziteti dhe pyetja që na lind është se si e kuptojnë ata se kur jemi herët ose vonë pasi nuk kanë një orë në dorë dhe mbi të gjitha ata nuk e kuptojnë atë.

Por Anita Kelsey shpjegon se macet kanë një inteligjencë dhe një sjellje që ngjason me njeriun. Macet janë aktive dhe të ndërgjegjshme ndaj orarit të agimit dhe muzgut. Të gjitha macet në mënyrë instiktive dhe natyrale bëjnë të njëjtën gjë.

Kështu, macet reagojnë në orarin e mëngjesit, drekës dhe darkës. Natyra dhe zgjuarsia e tyre është alarmi i maces ose kur ato shikojnë dritën e ditës që ka zbardhur kuptojnë se ka mbërritur mëngjesi.

Gjithashtu si njerëzit, macet mund të përdorin shenja të brendshme dhe të jashtme për të kuptuar se në cilën pikë janë në ditë. Në të njëjtën mënyrë që do të keni uri rreth drekës dhe do ta dini se kanë kaluar disa orë nga mëngjesi, macet do të gjykojnë se sa ka kaluar që nga vakti i tyre i fundit dhe kjo është mënyra se si ata dinë t’ju tregojnë nëse një pjatë është e vonuar.


Rosie Bescoby i cili merret me sjelljet e kafshëve thotë thotë se: “çështjet e brendshme si uria, etja dhe motivime të tjera të brendshme, do të bëjnë që macja të parashikojë orën”.

Pra, macet nuk kanë orë nuk e njohin atë, por ato mbajnë shënime kur ndodhin zakonisht gjërat dhe i përmbahen një kohe të caktuar.

Marrë nga Metro
 
Top