• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Indonezia zhvendos kryeqytetin me 10 milionë banorë në një vend tjetër, e gjitha po bëhet për shkak se po zhytet në ujë

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
2-28-780x439.jpg

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, ka konfirmuar se kryeqyteti i këtij shteti aziatik Xhakarta do të zhvendoset në ishullin Borneo.
“Kryeqyteti jonë do të vendosen në ishullin Kalimantan. Do të jetë i vendosur në pjesën qendrore apo në lindje e pse jo edhe në jug të Kalimantanit. I kemi analizuar të gjitha detajet dhe vendimi do të merret në përputhje me vizionin nacional që parasheh projektet e realizuara pas 10, 50 e 100 viteve”, ka shkruar në Tëitter presidenti i Indonezisë, duke iu referuar ishullit si Borneo, transmeton Telegrafi.

Qyteti Palankaraja dhe zona në afërsi të Balikpapan e pasur me naftë, janë gjithashtu disa nga opsionet për lokacionin e kryeqytetit. Në anën tjetër ekspertet konsiderojnë se për dallim nga pjesët e tjera të Indonezisë, Borneo nuk preket nga shpërthimet vullkanike.

Qeveria po kërkon që zhvendosja e qytetit të fillojë në vitin 2024, me përfundimit e mandatit të dytë pesëvjeçar të Widodos. Ndërkaq ministri i Planifikimit Hapësinor, Bambang Brodzonegoro, ka deklaruar se kjo zhvendosje do t’i kushtojë qeverisë 33 miliardë dollarë.

“Financimi i ndërtimit do t’ju mundësojë ndërtuesve që si kompensim për ndërtimin e objekteve të reja qeveritare, të marrin disa prona në lokacionin e vjetër”, ka shtuar ai.

E si arsye për një zhvendosjen e qytetit ministri ka numëruar disa faktorë siç është trafiku i dendur, vërshimet e shpeshta. Afërsisht rreth 40 për qind e Xhakartës, që aktualisht numëron 10 milionë banorë, gjendet nën nivelit e detit dhe po vazhdon të zhytet në ujë.
/Telegrafi

Passion

Antarë i Respektuar
Tek fotoja e pare ta shohesh me vemendje ate murin,edhe nenkupton sa qenie mjerane e mikroskopike eshte nejri para natyres. :)

Eshte treguar aq mizor me te,edhe si per rikujtese natyra ben nje shperthim per ta vene ne levizje(kujtojme Sri Lanken me cunamin ).
 
Artin

Anëtar i Respektuar
Tek kjo fotoja e fundit, duket me mire se cfare vendi eshte...

Para nja dy muajsh, kur u zhvilluan zgjedhjet ne Indonezi, vdiqen me qindra njerez, nga lodhja, sepse kishin punuar me orare te zgjatura, pa pushime...

Njerez qe nuk dine te llogaritin as gjerat elementare per jeten e tyre...
 
Artin

Anëtar i Respektuar
Tek fotoja e pare ta shohesh me vemendje ate murin,edhe nenkupton sa qenie mjerane e mikroskopike eshte nejri para natyres. :)

Eshte treguar aq mizor me te,edhe si per rikujtese natyra ben nje shperthim per ta vene ne levizje(kujtojme Sri Lanken me cunamin ).
S'ka asnjë mur që e ndal tërbimin e natyrës.

Para ca kohësh pashë një dokumentar për cunamet në Japoni. Diku andej nga mesi i Japonisë, ishte një qytet i vogël që në 50 vitet e fundit e kishte pësuar dy herë nga cunamet dhe qyteti ishte shkatërruar dy herë. Për këtë arsye kishin ndërtuar një mur 10 metra të lartë. Ky quhej qyteti më i sigurt dhe më i mbrojtur në Japoni. Por cunami i vitit 2011 solli dallgë 12 metra të larta dhe e përmbyti prapë qytetin....

Megjithatë japonezët po vazhdojnë të ndërtojnë prapë mure... se nuk shohin ndonjë zgjidhje tjetër
 
Se kam pare Artini.

Por natyra eshte MADHESHTIA. :)
 
Artin

Anëtar i Respektuar
Sigurisht që është madhështia, por njerëzit nuk po jetojnë në harmoni me të...
Së fundi u tha se për disa vite popullsia boterore do te rritet, do të shkojë 10 miliarde.
Dhe ato qe po rriten, jane keto vendet jo te zhvilluara.
 
Aki

misfit

Do na pergjysmojne viruset dhe ngrohja globale, ne mos na zhdukin teresisht :)
Pavaresisht nese jetojme ne harmoni me matyren apo jo cdo qenie ka nje fillim dhe nje fund ne shkallen e evolucionit.
 
Artin

Anëtar i Respektuar
Dicka s'po shkon.
Sigurisht, por jane te llogaritura mire keto gjera e nuk ndodhin ashtu kot... kane lidhje me globalizmin.

Çfare po ndodh? Vendet e pazhvilluara nuk kane mundesi te shtohen vete, por vendet e zhvilluara me ane te programeve te OKB i ndihmojne me ushqime dhe ilaçe. Dhe ata ha e shtohu. Pastaj kur femijet rriten, ne vendet e tyre nuk kane pune e zhvillim, keshtu qe dynden neper vendet e zhvilluara, sidomos ne Evrope.

E kupton vete tani se si do te shkoje kjo pune...
 
Artin

Anëtar i Respektuar
Do na pergjysmojne viruset dhe ngrohja globale, ne mos na zhdukin teresisht :)
Pavaresisht nese jetojme ne harmoni me matyren apo jo cdo qenie ka nje fillim dhe nje fund ne shkallen e evolucionit.
Keto nuk ndodhin nga evolucioni, por jane manovra te disa njerezve qe e duan te gjithe boten per vete.
 
Aki

misfit
Keto nuk ndodhin nga evolucioni, por jane manovra te disa njerezve qe e duan te gjithe boten per vete.
Ngrohja globale nuk eshte vetem faktor nkerezor po ka te beje me vete planetin, sa per viruset ok, edhe edhe ketu mund te kesh te drejte, sa per aspektin evolutiv, duam ne apo jo teknologjikisht nuk jemi mjaftueshem te zhvilluar te mbijetojme, si cdo specie qe eshte zhdukur para miliona vitesh do ndodhe edhe me ne.
 
Se cfare do te beje natyra, e a do te kete katastrofa natyrore aq te medha qe te zhdukin jeten ne toke, kjo eshte tjeter gje.. por ne po flasim per pjesen njerezore, per ate qe po behet me deshire.
 
Artin

Anëtar i Respektuar
Perderisa aktualisht jemi 7.5 miliard

Toka ç'kapacitet ka per te ushqyer njeriun ne siperfaqe ?
Ka mendime te ndryshme per kete, por une besoj se jemi shume edhe kaq sa jemi.
Burimet natyrore po shterojne...
 
Aki

misfit
Jo e gjithe jeta ne Toke, dinosauret kur u zhduken kishte gjallesa ne Toke, cdo qenie e ka nje cikel, me ose pa deshire, madje...kemi vetem edhe 5 miliarda vite maksimum :)
 
Shqiperia
Help Users
Staff Only
  • No one is chatting at the moment.
    Didi @ Didi: @WxP shikoje privatesine, se lexohen pa u loguar.
    Top