Incident i armatosur në anën serbe të kufirit

Ado

FISEBILIL-LAH
Në fshatin Taçevc të Kurshumlisë, në kufirin ndërmjet Sërbisë dhe Kosovës, ka ndodhur një incident i armatosur ndërmjet dy shqiptarëve dhe ushtrisë serbe, me ç’rast nuk ka pasur të lënduar, njofton agjencia Beta.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë pas orës 19, pasi ushtria serbe kishte ndjekur dy shqiptarët të cilët kishin hyrë në një shtëpi të braktisur në territorin e komunës së Kurshumlisë.

Sipas raportit të ushtrisë serbe, dy shqiptarët kishin gjuajtur me armë kundrejt ushtarëve dhe pastaj kishin ikur në drejtim të Podujevës./Telegrafi/
 
Top