• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Imami tregon historinë e pabesueshme që ka ndodhur në Tiranë: Ia nxorën nënën me Covid dhe ia çuan në morg, i biri e gjeti me pulsin që i rrihte…

Imami tregon historinë e pabesueshme që ka ndodhur në Tiranë: Ia nxorën nënën me Covid dhe ia çuan në morg, i biri e gjeti me pulsin që i rrihte…
1599324347803.png


Një histori tronditëse është bërë publike nga një imam xhamie, e cila i ka ndodhur një besimtari mysliman. Imami rrëfen se besimtari nga Tirana kishte pasur nënën sëmurë dhe e kishte shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë.

Pasi mjekët i kishin thënë të shkonte të merrte disa ilaçe në farmaci, ai ishte vonuar më shumë se gjysmë ore. Pasi ishte kthyer në spital, mjekët i kishin deklaruar se e ëma kishte ndërruar jetë si shkak i koronavirusit dhe e kishin dërguar në morg.

Ndërkohë, skeptik në lidhje me lajmin, pasi nëna e tij nuk ishte e infektuar me Covid, por vuante nga Hipertensioni, djali kishte shkuar menjëherë drejt morgut dhe në momentin kur i afrohet nënës, vëren që pulsi i saj akoma rrihte dhe ishte gjallë.

Ai e rikthen menjëherë të ëmën në një spiatal privat dhe pas disa ditësh ajo e merr veten dhe bëhet më mirë. Një histori tronditëse në fakt, ku siç shkruan dhe imami, dyshimet më të mëdha janë se me rastin e pandemisë së koronavirusit, mund të bëhen mashtrime të shumta dhe pacientët të përdoren me qëllim trafikimin e organeve.

Postimi i plotë i Ervin Metit: SubhanAllah, O Allah na ruaj ! Dje më vizitoi një vëlla i mirë besimtarë që jeton në Tiranë, gjatë bisedave më pikëlloi një ngjarje që kishte ndodhur në Shqipëri të cilën ma tregoi dhe duke qënë se më tha është 100% e vërtetë, vendosa ta publikoj ! Kishte pas qënë një njeri me pozitë, dhe nëna e tij ishte sëmurë në gjendje të rëndë.

E kishte pas marr nënën e tij dhe e kishte dërguar në Spital, mjekët i kishin thënë që të merrte disa gjëra në farmaci, dhe si shkak i një pune kishte pas vonuar për 30-40 min. Kur kthehet në spital i pyet mjekët se si është nëna, mjekët i thonë se nëna ka vdekur si shkak i infektimit me covid-19. Djali i merzitur per vdekjen e nënës dhe i nervozuar nga fakti se ishte i bindur se nëna e tij nuk kishte qëne e prekur me covid porse kishte pas pasë probleme me Hipërtensionin.

I pyet mjekët se ku ndodhet nëna? Dhe mjekët i thanë se: Nëna është dërguar në morg dhe do të të lajmërojmë se kur ta tërheqësh trupin e sajë të siguruar me mbështjelljen përkatëse për mbrojten e përhapjes gjatë varrimit..Djali i tronditur, menjëherë shkon drejt morgut dhe me forcë hap dyert dhe vazhdon i afrohet nenës, e prek, dhe vëren se pulsi vazhdonte ti rrihte edhe pse ngadal, e merr nënën duke kundërshtuar me ç’do kusht puntorët e morgut me faktin se asaj akoma i rreh pulsi dhe e dërgon në spitalin privat “…….”

Pas ndërhyrjes së mjekëve, nëna e tij fillon të përmirësohet dhe pas 5-6 ditëve bëhet gati të dalë në gjendje të mirë nga spitali. Tani ajo është në gjendje të mirë dhe e aftë të lëvizë me dy këmbët e sajë. O Allah na ruaj nga kurthet e të pabesëve dhe mos sill ndonjë dënim të rëndë në këtë vend si shkak i punëve të këtyre njerëz që kanë humbur ndjenjën e të qënurit njeri./joq

burimi.lajme26.com
 

Qytetari: "po i vrasin me dashje i bje"
Polici: "s'e di"

Domethene ketij ndyresires veshur me uniform shteti - nuk po e quaj polic sepse mund jete thjesht i veshur si i atille pa qene polic - i duket e besueshme teoria se infermieret dhe doktoret jane psikopat qe vrasin qytetar... Tregohet edhe mjaft i zgjuar ndyresira - nuk e pohon, thjesht thote "nuk e di", cka e ben me te veshtir denimin nese vendoset nen hetim.

Kjo video mund te rezultoj ne humbje te panevojshme jete.

Sherbimi informativ duhet t'a gjej kete zagar dhe t'ja thyej brinjet. Dhe mjeket qe ky i trajton si vrases te mos e prekin me dore.
 
Kjo video me kujton raste qe ka zbuluar sherbimi informativ i Kosoves, ku agjent serb perpiqeshin te blinin deshmi te rreme duke ofruar para.
 
Private conversations
Help Users
    Top