• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Imami shqiptar dëbohet nga Zvicra për dhunë fizike

dbf076-905x395.jpg

Fehim Dragusha, imami shqiptar do të largohet nga Zvicra, pasi ai është dënuar nga Gjykata Federale se ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj ish-bashkëshortes së tij, nga Singapori.

Dragusha asnjëherë nuk e ka pranuar këtë vendim.

Imami para dy muajsh kur është bërë edhe denoncimi, në një intervistë ka thënë se asgjë nuk është e vërtetë dhe se ka pasur marrëdhënie shumë të mira më ish-bashkëshorten e tij, por tani është marrë vendimi dhe ai do të kryejë dënimin në Kosovë, duke e dëbuar nga Zvicra.

Imami ka jetuar në Zvicër për rreth 10 vjet ku kryente dhe aktivitetin e tij.

Imami ka thënë se dënimin e tij dëshironte ta vuante në Zvicër dhe jo në Kosovë, por, kërkesa e tij nuk është marrë parasysh.

Ai ka thënë se çështja e tij është e politizuar dhe se ai nuk ka kyer veprat për të cilat akuzohet, dhe po pret që pafajësia e tij të dalë nga Gjykatën e Strasburgut.

j.l./ dita
 
Comments

Eshte mire mos perzihet feja ktu . :)
Me kujtove dicka

Tek puna ime ka ardhur nje kolege e re
Sot kur po mbaronim punen i them “happy Christmas “
Me thote nuk i festoj
Une: ska gje dhe une nuk jam besimtare
Ajo: une jam
Une: ca je ?
Ajo: Jehovah's Witnesses
Une: so that’s a thing now ?
Ajo: excuse me ?
Une : ca feston ti?
Ajo: cfare feje ke ti?
Une : jam ateiste
Ajo: me thuaj para se te behesh ateiste cfare ishe
Une: njeri vazhdoj te jem
Ajo: I mean cfare feje ?
Une: muslimane
Ajo: must be hard to be Muslim lol lol
Une: its going to be hell working with you :p

Cfare dua te them feja do perzihet ketu se tjetri eshte hoxhe
Dhe kjo tjetra Jehovah's witnesses lol
 
@Daisy feja nuk perzihet kur ke njohuri :D Sepse i din dhe i kupton ceshtjet si jane, e ben dallimin pra. Perzierja e fese ne debate behet ne mungese te fakteve apo njohurive. Fjala Hoxhe eshte persishte, e huazuar nga turqit, deri tek ne, qe dmth mesues, ne kuptimin terminologjik, mesues i fese. Titulli hoxhe nuk t'ben te pagabueshem, sepse cdo bir i Ademit dhe Havase eshte gabimtar, me i miri prej tyre ai qe pendohet dhe permiresohet. Edhe Hoxha ne kete rast mund te kete gabuar, dhe nese del si e vertet ne fund, ia pafte hajrin qe themi, secili njeri eshte peng i veprave te vet. Por nese del se ska qene fajtor, atehere pala e kundert qe e ka nderlidh ceshtjen e tij me fene, del se kane qene gabim dhe te paditur ne kete aspekt, kur perziejne jeten private me fe.
 
E kuptoj cfare do te thuash
Ne fakt dhe fjala Imam eshte e huazuar po ashtu dhe allah i thone arabet and so on

Une besoj qe ska njerez te pagabueshem
Pamvaresisht cfare profesioni apo besimi mund te kene.
Ideja eshte qe me te dhen mend nje si ky (gjithmone flasim nese eshte fajtor) eshte tmerr
Dhe qe ta mendosh sa e sa si ky japin mesim
Neper Shkolla fetare.
 
Nuk e kisha fjalen tek prejardhja e fjaleve, por shqiptaret ne pergjithesi jane shume paragjykues dhe ngaterrojne shpesh problemet kur eshte ne pyetje feja apo fetaret. Tek ne, si ta sheh dike qe falet, shihe kete Haxhinë apo Hoxhen. Qe ne fakt, Haxhi quhet personi qe ka vizituar Qabene e Shenjt, por injoranca e ben te veten.
Ose lajmet me prifterinje, shihi kta pederat, kta pedofilat, pra i pergjithesojne gjerat.
Aty mire e ke kur thua qe te tillet duhet t'na japin mend. Profesori juaj i Matematikes apo Gjuhes Shqipe ose Angleze mund te jete ne jeten e tij private katil, vrases e ku ta di, por ai ne shkolle ia jap hakun detyres se tij.

Andaj kot nuk e ceka kur thash se kush ka njohuri, si ngaterron gjerat. Pjeserisht pajtohem me ju.
 
Nga pervoja ime them se nuk kam njohur njerez te cilet kane thene se mire ma beri gjykata qe me denoi. Pra secili thot se mu be e padrejte.
Zoteria ka ushtru te drejten e tij ankimore dhe duhet te prese.
Por ketu do jemi e do diskutojme per padrejtesine qe po i bene hoxhes Gjykata e Strasburgut. ;)
 
Top