If it was told that you will die tomorrow?! - Nese ju thone se do te vdisni neser!

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Ne fakt per kete teme u nisa nga 1 enderr e dikujt te afert ku kishte pare fundin tim. ?
Edhe kur ma tha ne mengjes, per momentin fjala e pare qe thash ishte: Jam gjalle! ?
Me vone kur po dergoja vajzen ne shkolle fillova te mendoj po sikur endrra te dale e vertete?
Duke kaluar rrugen te me shtype makina?!
Kesaj pyetjeje ju pergjigja po prap vete: Po jo nuk eshte koha se ke cdo gje pergjysme! Ke 3 projekte qe duhet t'i dorezosh per 2 jave, gocat te vogla,shkolla dhe 1 vit, plus ne vere do shkosh te takosh familjen, yhyyy!

As vete se di si ndodhi por brenda sekondit u krijua nje film i jetes ku me kaluan para sysh cfare kam bere e cfare do mbese!
Nejse, zbulova se nje efort i tejskajshem eshte fokusuar ne kete bote. Dhe qe shpesh e harroj qe sot jemi ama neser nuk mund te jemi. Njekohesisht nuk isha gati te dilja para Zotit akoma. Se duhet t'bej akoma me shume. Edhe shume gjera te tjera por po ju kursej nga leximi i nje romani te gjate. ?

Nejse, mendova ta sillja edhe si teme ketu per te pasuruar forumit, plus edhe nuk po me zen gjumi tani se piva 1 kafe para 1 ore. ?
........ Atehere.......
Po ju miq?
A mendoni ndonjehere per vdekjen?
Nese do te vinte papritur sot apo neser cfare do donit te ndryshonit?
A keni ndonje peng apo dicka qe do donit ta thoni, ta beni?
Ndonje pajtim apo perqafim qe do donit ta jepnit? ?
*pyetje shtoni sa te doni

p.s.1.Ju dua edhe jetes nuk i dihet! Po u zhduka ndonjehere pa lajm ma beni hallall po ju pata hyre ne hak!
p.s.2. Kjo biseda me veten ka ndodhur para 1 jave keshtu qe mos mendoni se jam nen efektin e endrres. Por, Thjesht me pelqeu ta sillja ne kete forme ketu mes nesh! ?
p.s.3. ate pune e te dashmes dhe faljes e pata seriozisht though. ?
p.s.4. E mbylla. Radha juaj!
 
Redaktimi i fundit:

Endrra

VIP
Une skam gisht ne kte pune i here ?
1. Filmi i jetes para syve me ka kaluar kur kam pas aksident automobilistik.
2. Per aq kohe sa kemi plane .. per aq kohe vazhdojme te jetojme...
3. Edhe nese vjen sot vdekja .. ka kush me pret.. por sdo tregohem egoiste.. femijet e mi kane nevoj per mua.
Falje dhe as pengje skam kujt ti kerkoj....
Perkundrazi me kane borxh ?
Ps: ec flej tashi me kete temen o Soli.
Ta paca borxh ?
 

Xhelozi

Staf në FV.AL
Endrra jan bejn vaki e sdalin ?
Po qa i keni kto ide ju femrat eee se veq per keq u shko truni ??‍♂️

Jo se menoj hiq e qa vjen prej zotit ... e mirpritur !
 

Frank

Mysybet Anëtar. :D
Te zotit jemi dhe tek zoti do shkojme!
Kush me heret e kush me vone.

Nuk e mendoj dhe as e ve ujin ne zjarr per kete pjese ama diçka qe kam vene re dua ta them.
Njerezit ne pergjithesi kur mendojne vdekjen apo humbjen e dikujt papritmas behen te mire, une kte se kam konceptuar kurre se si mund te funksionoje.

Duaji njerzit sa je dhe sa jane gjalle, me pas asgje ska me vlere!

Bazuar ne sa mendoj me siper nuk kam pengje me “nese” dhe asgje per te shtuar per ate pjese.
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Nisur nga nje shprehje e tim eti - vdis pa te te dua...flm shume kush me deshi sa isha gjalle


Nese do dija kte fakt , sdo beja asgje pervecse do e kaloja me femijet e mi dhe te qeshja me cdo kujtim qe kemi lene ne jetet e njeri tjetrit.
Dhe do i thoja se jam krenare per gjithcka ata jane!
Dhe do ikja ne paqe sepse di cfare do le pas....
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Ah Soulinaaa @Soulmind , e para sipas pleqve kur shohim vdekjen e dikuj dhe eshte i /e gjalle,ka shendet. :))
Keshtu qe do kesh shendet e mbaresi.
Sa per pjesen e vdekjes,edhe kur kam qene ne gjimnaz dhe me vone ne universitet dhe me vone perseri ne hapat e para te jetes familjare,ne asnje nga keto faza,vdekjen time as se kam menduar me imtesi,por as frike se kam pas fare.
Qe nga dita qe jam bere Nene e deri me sot,nuk guxoj ti shkoj ne fund mendimit,pasi me ndahet fryma dhe mendja iken direkt tek im bir.
Jo ne kete priudh ,sepse do me tmerronte,sepse kam nje detyrim ndaj kesaj priudhe kohore,rritjen e tim biri me dashurin e nenes mbi te gjitha.
Kur ai te jete mbi 20-te e kusur,atehere lirisht do kaloj ne fazat qe pershkrova para se te behem Nene,jo se kam frike vdekjen,dhe as qe me bie mendja per te.
 

Vajza

Kupa me kapak, kupa pa kapak.
Staf në FV.AL
Te Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi.

Vdekja do na vijë herët apo vonë.
Inshallah na gjen të përgatitur.

Kur e ndjeva erën e vdekjes, thash o Allah më lërë të jetoj, ti e din brengën time që po e lej në dynja. Donjeher lutja është e fuqishme dhe të pranohet.
 

Summertime

Antarë i Respektuar
Te Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi.

Vdekja do na vijë herët apo vonë.
Inshallah na gjen të përgatitur.

Kur e ndjeva erën e vdekjes, thash o Allah më lërë të jetoj, ti e din brengën time që po e lej në dynja. Donjeher lutja është e fuqishme dhe të pranohet.
Kjo me ndodh edhe mua...s'e kam frike vdekjen por i lutem zotit te me lere kohe te mbaroj detyrimet e mia ne kete dynja
 

Ledia

ShKoDrAnE.4.eVeR
Te gjithe kalimtare jemi ne ket dynja. Kush me heret kush me vone do largohet nga kjo jete. Rendesi ka te dua dhe te me duan sa te jem gjalle. Asgje nuk dua vetem te rris femijet e mi e ti shoh me familjet e tyre .
 

NGU

Wild child full of grace
Ne fakt dje me disa miq e diskutuam kte teme, pasi morem vesht se nje i ri kishte vrare veten.
Une per vete e kam shume frike, e di qe nje dite do vdes por nk dua ne kte moshe. Kam shume gjera per te provuar ne jete.
Dhe e kam pas theksuar qe dua nje vdekje direkte, sdua te kem dhimbje :d
E thone sic ke shpirtin te vjen e vdekja, prandaj behuni te mire se do vuaniiiiii rende :p
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Jo nuk e mendoj. I like to fill my mind with positive thoughts (at least I try).
 

`A2

Gentleman
Do të bëja çmos për t'i larë të palarat... :giggle:
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои

Nese ju thone se do te vdisni neser!

Para se te ma thote dikush kete, une ia them vetes sime, ndoshta jo aq shpesh sa duhet por, ia kujtoje. Mundohem ta jetoje cdo momente me shprese, besim, dashuri. Para se te ma thote dikush kete, une sa here zgjohem ne mengjes, falenderoj Zotin qe me ringjalli, pasiqe gjumi konsiderohet si gjysme vdekje dhe se shpirti gjate gjumit nuk eshte ne trupin tuaj. Mundohem ta ushtroje turin te mendoje vetem pozitivisht, ashtu sic thoshte Rumi: "Ti buzeqesh, edhe nese qielli eshte i vrenjtur" :)
Te dashurit e mi qe i kam per rreth, do te isha munduar ti gezoje ne maksimum ate dite, gjithmone duke u nisur nga titulli i temes, nese dikush te me thoshte se do vdes neser.
Do t'i kisha kerkuar falje te madhit Zot per mekatet qe i kam bere, qofshin te medha apo te vogla, do te isha munduar qe momenti i fundit i jetes sime te jete ne sexhde duke iu perkulur te madhit Zot, te nderroje jete si nje rob i tij, si nje gjynahqar qe ka nevoje per Te, si nje krijese e dobet e i perulur.
Te gjithe ata qe mendoj se i kam lenduar me apo pa qellim, do t'ua kisha kerkuar hallallin, ne menyre qe kur te dal para Zotit, te dal me mekatet e mia, e jo ate cfare u kam hyre njerezve ne hak, e kurre nuk u kam kerkuar falje.
 

jana80

Super Moderator
Supozoj qe pas nje "thenje te tille" gjeja e pare humbitet ana racionale teksa ana emotive merr hapsire e kerkon ne cdo cep shpresen, zgjidhjen uleret duke ngulur thojt ne besim, ne mrekullite...

Truri eshte aq skenograf sa te projekton te gjitha fytyrat e njerezve te aferm, ju ndryshon moshen e te thote ti sdo jesh me ...

Eshte aq i mistershem truri sa jo vetem skenografine por reciton edhe dramen...
Te gjithen per nje spektator te vetem -veteveten!

Me pas me siguri vetevleresohemi kete e kam bere mire e kete keq.. me fal se nuk e bej me por me ndihmo te...
(se ne jemi egoist!)
... ne fund te fundit duam te jetojme per nje apo me shume motive...
Por jeta eshte ketu apo nis pikerisht kur shuhet kjo jeta?!
Frike... nga se dhe perse?--

e me vjen ne mendje nje thenje tipike e jona :"kush u kthye nga andej te tregoje...."

Ama di te them me bindje qe ka dhimbje qe i hap te dy krahet drejt qiellit ,bie edhe ne gjunje e i lutesh zotit - merrme ... e prap je aty me dhimbjen tende sepse ashtu duhet te jete..
Me kete dua te them qe ne jemi nje "projekt" dhe pa mbaruar vepra jone nuk mund te ikim e kur te vi momenti duke qene egoiste do bej cmos ta anashkaloj takimin e nese sdo ja arrije
U befte vullneti i zotit!
 

Baboon

FALEMINDERIT!
Supozoj qe pas nje "thenje te tille" gjeja e pare humbitet ana racionale teksa ana emotive merr hapsire e kerkon ne cdo cep shpresen, zgjidhjen uleret duke ngulur thojt ne besim, ne mrekullite...

Truri eshte aq skenograf sa te projekton te gjitha fytyrat e njerezve te aferm, ju ndryshon moshen e te thote ti sdo jesh me ...

Eshte aq i mistershem truri sa jo vetem skenografine por reciton edhe dramen...
Te gjithen per nje spektator te vetem -veteveten!

Me pas me siguri vetevleresohemi kete e kam bere mire e kete keq.. me fal se nuk e bej me por me ndihmo te...
(se ne jemi egoist!)
... ne fund te fundit duam te jetojme per nje apo me shume motive...
Por jeta eshte ketu apo nis pikerisht kur shuhet kjo jeta?!
Frike... nga se dhe perse?--

e me vjen ne mendje nje thenje tipike e jona :"kush u kthye nga andej te tregoje...."

Ama di te them me bindje qe ka dhimbje qe i hap te dy krahet drejt qiellit ,bie edhe ne gjunje e i lutesh zotit - merrme ... e prap je aty me dhimbjen tende sepse ashtu duhet te jete..
Me kete dua te them qe ne jemi nje "projekt" dhe pa mbaruar vepra jone nuk mund te ikim e kur te vi momenti duke qene egoiste do bej cmos ta anashkaloj takimin e nese sdo ja arrije
U befte vullneti i zotit!
Me pelqeu jashtëzakonisht shumë se si e ke përshkruar ???
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Do i shaja per here te fundit gjithe miqte e mi nje per nje lool
 
Top