• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

Per ata qe duan te shpenzojne ne dasem :)...Ja ca keshilla:


Lista e gjatë e shpenzimeve mund ta bëjë ditën tënde të dasmës të duket e frikshme dhe thuajse e papërballueshme për xhepat. Por ja që mund t’ia dalësh të organizosh një festë të bukur dhe të mos rrënohesh financiarisht. Të planifikosh dasmën mund të jetë skajshmërisht stresuese, sepse duhen vënë shumë gjëra në vend dhe e gjitha kjo është shumë e kushtueshme. Por, një dasmë nuk ka pse të jetë shumë e shtrenjtë për të qenë një përvojë e mrekullueshme. Ti mund të bësh dasmën e ëndrrave edhe me një pjesë të kostos që dëgjon të përmendet. Ka shumë mënyra për ta bërë dasmën më pak stresuese e më pak të rëndë për financat tuaja, kështu, ti dhe bashkëshorti i ardhshëm, do mund të keni ca para më shumë për t’i shpenzuar për gjëra që do t’ju duhen për të nisur jetën në çift. Sigurisht që në fund të llogarive do ta kuptosh se më lirë se gjithçka të bie të arratisesh me bashkëshortin. Gjithsesi, këtu mund të gjeni disa sugjerime se si të shkurtoni shpenzimet dhe të keni një dasmë të bukur.
Buxheti
Paracakto buxhetin: Hapi i parë për t’i mbajtur shpenzimet e dasmës nën kontroll është të krijosh një buxhet. Vendos sa do të shpenzosh dhe mos e kapërce, të paktën jo për detaje shtesë. Ca para këtu e ca atje mund ta ngrenë goxha shifrën e shpenzimeve. Shpenzime parësore: Ka disa gjëra që janë më të rëndësishme sesa të tjerat për ty dhe dhëndrin e ardhshëm. Jepu përparësi pikërisht këtyre gjërave që kanë vlerë vërtet për ju dhe shkurto kostot e atyre që nuk janë aq të rëndësishme. Thjeshtëzo: një rrugë për të kursyer para, por edhe për të zvogëluar stresin, është ta thjeshtëzosh dasmën. Ndonjëherë, pak është shumë. Vërtet ke nevojë për secilën nga pesë pjatat e darkës për të gëzuar ditën tënde të veçantë?! Jepi kohë vetes: Duke i dhënë kohë të mjaftueshme vetes për të bërë plane, nuk do të ndihesh e stresuar në përgatitjet e minutës së fundit, që të detyrojnë të zgjedhësh shërbime dhe produkte më të shtrenjta. Duke pasur më shumë kohë, ti do të kesh mundësi të bësh blerje me leverdi dhe jo të zgjedhësh atë që është e gatshme në minutën e fundit. Përveç kësaj, po të kesh një kartë krediti që grumbullon pikë, do të kesh kohë ta përdorësh, kështu që mund të përfitosh nga këto “shpërblime” për blerjet e mëvonshme.

Veshjet
Merr me qira fustanin: Për ato që nuk janë të fiksuara në idenë që ta kenë fustanin edhe për brezat e ardhshëm, marrja me qira është një mundësi e mirë (dhe në fakt shumica e nuseve e kanë kuptuar këtë). Kërko ulje për qiranë e produkteve të marra në grup: Kërko një butik që bën ulje kur aty merren shumë kostume me qira. Mund të arrijë deri në atë pikë sa me qiratë e smokingëve për shoqëruesit e dhëndrit, smokingu i këtij të fundit të merret falas në ditën e dasmës. Bliji këpucët me ulje çmimi: Po t’i shtosh fjalën “dasmë” çdo gjëje, çmimi rritet në progresion. Këpucët nuk bëjnë përjashtim. Përpiqu t’i blesh këpucët në një dyqan me ulje çmimi (këpucë që ngjajnë si këpucë nusesh shpesh mbeten në dyqan, sepse është e vështirë të blihen për jetën e përditshme). Merr hua nga mikeshat dhe të afërmet. Bëje më të veçantë tërë dasmën tënde duke marrë hua aksesorët nga familja dhe miqtë. Të vësh stoli të çmuara të familjes apo një vello të trashëguar do t’i jepte pamjes suaj, por edhe kujtimeve, një notë personale dhe me kuptim. Përdor lulet e stinës: Lulet e stinës janë shumë më të lira se ato që janë më ekzotike. Kështu do të kursesh shumë dhe dekoret dhe buqetat do të të duken po aq bukur. Ripërdorimi: ti mund të kursesh para po të përdorësh të njëjtat lule për të zbukuruar kishën në ceremoninë e dasmës (nëse do ta bëni një të tillë në kishë) dhe ambientin ku do organizoni festën apo darkën. Pyet nëse njeriu që do të merret me lulet apo një mik mund t’i transportojë. Do ketë rrezik mos dëmtohen gjatë rrugës, por gjithsesi do t’ju kursejë shumë.
Ceremonia
Bëj një festë më të vogël. Festa e dasmës, nëse bëhet më e vogël, ul shumë nga totali i shpenzimeve, sepse do të keni nevojë për më pak lule zbukurimi, për më pak ushqim dhe pije, për një ambient më të vogël etj. Shmang sezonin e pikut të dasmave: Sezoni i pikut të dasmave është maj-shtator. Një dasmë jashtë këtij sezoni do t’ju kursente shumë në prenotime. Mendo si mundësi alternativa të tjera transporti. Në rast se nuk është dhe aq e rëndësishme për ty që të hipësh e veshur me fustanin e nuses në një limuzinë apo në pajton, mund të shfrytëzosh një formë tjetër për të kursyer. Bëhu krijuese. Merr me qira një makinë antike nga një mik ose i afërm dhe dekoroje për dasmë. Këtij i thonë stil dhe zgjuarsi. Shkurto listën e të ftuarve. Ki parasysh që çdo i ftuar që i shtohet listës rrit shpenzimet. Kjo tingëllon si zhurma e dorës që shtrëngohet, por ndoshta as ti vetë nuk do të ftosh njerëz që nuk i njeh. Fto vetëm ata me të cilët je shumë e afërt.
Tregohu kreative për vendin. Do të ishte shumë me leverdi po të largoheshe nga ato vendet tipike për dasma. Po të jetë e mundur, kopshti i një të afërmi apo një vend i hapur i gjelbëruar do të ishte ideal për një ceremoni dasme. Kjo jo vetëm që do të kursente ca para, por do ta kthente në një festë të veçantë dasmën tuaj.
 
Dekorimet
Jo tradicionale. Nuk është e thënë të lësh shuma të mëdha parash për dekorimin e tavolinave. Lulet, që janë më të zakonshmet, kushtojnë shumë. Një gotë qelqi, ku noton një qiri, do të ishte perfekte për t’u vendosur në qendër të tavolinave. Me këtë mund të merret dhe një njeri i afërm. Produktet e tjera të zbukurimit mjafton të kombinohen mirë dhe do t’i jepnin tavolinës një pamje feste, edhe pse mund të mos jenë shumë të shtrenjta.
Dhuratat
Bëji vetë dhuratat për të ftuarit. Edhe ato mund t’i bëni vetë, duke sajuar lule, kartolina, copa tyli, fjongo, por që marrin një pamje interesante po të jenë të kombinuara bukur.
Fotografitë
Tregohu e kujdesshme. Në fakt, për këtë nuk është e nevojshme të këshillosh, por gjithsesi, po të kujtojmë: mos merr fotografin e parë që gjen në numërator apo që të propozojnë. Mundësitë janë, kështu që kërko alternativën më të mirë.
Fotografi
Në rast se nuk mund të përballosh një fotograf profesionist, të rinjtë e talentuar në këtë fushë, sidomos ata që e kanë ndjekur një kurs në këtë profil, janë një mundësi e mirë për të marrë rolin e fotografit. Për të qenë të sigurt, mund t’i kërkoni t’ju tregojnë disa nga fotot që kanë shkrepur më parë. Edhe një i afërm i aftë në këtë fushë mund t’ju vijë në ndihmë ose të paktën për fotot gjatë përgatitjeve dhe ato me miqtë e familjen.
Stampimi
Stampoji vetë fotografitë. Në rast se fotografi do t’ju jepte në dorë dhe fotografitë e stampuara, atëherë ju do të shpenzonit shumë më tepër. Më mirë merrini në CD dhe stamponi ato që ju duhen.
[
B]Ftesat [/B]
Bëji vetë. Në rast se je e zonja, mund t’i përgatisësh shumë lehtë. Ti mund të përdorësh programet e kompjuterit tënd dhe letër të blerë në kancelaritë që e tregtojnë. Nuk kërkon aspak mund, të jep shansin për ta bërë ftesën sipas fantazisë tënde dhe të kursen. Shkruaju të ftuarve të përgjigjen on-line ose në telefon: Krahas ftesës, ti mund t’u dërgosh një adresë e-mail-i ose një numër telefoni, që ata të konfirmojnë praninë e tyre.
Muzika
Përgatite vetë diskun e preferuar të këngëve. Në vend që të ketë në çdo hap të ceremonisë një grup muzikantësh, fare mirë ti mund të lësh në sfond muzikën tënde të preferuar. Në kishë, në koktejin e dasmës apo në mes të interpretimeve live mund të dëgjohen këngët e tua të preferuara, që kanë një kuptim të veçantë për ty dhe bashkëshortin e ardhshëm.
Orkestra
Merr një orkestër amatorësh. Në rast se nuk mund të marrësh dot një orkestër dhe këngëtarë profesionistë, gjej disa studentë ose muzikantë të rinj amatorë. Ndoshta nuk do njohin këngët më të famshme të dasmave, por do i realizojnë ato thuajse njëlloj si të tjerët.
Dixhej
Bëhu dixhej (DJ) i dasmës tënde. ثshtë më e lehtë se kurrë të jesh DJ i festave. Ti mund të bësh miksimet e tua në një CD. ثshtë një rrugë e thjeshtë për të qenë e sigurt se gjatë festës do të ketë vetëm muzikë që të pëlqen.
Ushqimi
Syno për bufe. Ndonjëherë bufetë mund të jenë më pak të kushtueshme sesa darkat apo drekat ku njerëzit ulen në tavolina. Konsultohu me një person që merret me këtë nëse mund të jetë një alternativë më e mirë. Bufetë janë më të thjeshta edhe për të kënaqur të ftuarit që e shijojnë ushqimin, sesa të shtrosh një darkë me shumë mundësi zgjedhjeje.
Bari
Kufizo barin e hapur. Ta kufizosh barin e hapur tradicional në më pak kohë ose në më pak mundësi zgjedhjeje i shkurton me të vërtetë shpenzimet.
Torta
Bëj një tortë më të vogël. Tortat e dasmës janë të të gjitha formave dhe përmasave, por sa më luksoze pamja e jashtme, aq më e kushtueshme është torta. Tortat me një kat janë shumë më të lira se ato të lartat. Në rast se ti do një tortë me kate për të bërë foto duke e prerë, merr një të vogël dhe ndërkohë përdor një tjetër në formë të thjeshtë për t’ua shërbyer të ftuarve. Ajo shijon njëlloj, dhe pse nuk duket njëlloj, kështu që vendos nëse është e domosdoshme të shpenzosh aq shumë.
Blerja
Bli me shumicë. Ushqimet dhe pijet janë më të lira kur blihen me shumicë. Kështu që përpiqu të blesh gjërat kryesore kështu. Vera dhe shampanja mund të sjellë një ulje të dukshme shpenzimesh po të mos blihet në shishe.
 
Redaktimi i fundit:
Roza eshte nder ngjyrat me te dashura per femrat: atehere perse te mos kemi nje grimce nga kjo ngjyre e fresket dhe shik pikerisht ne fustanin tuaj te nuses. Nje fustan koplet roze mbase eshte pak e ekzagjeruar por sidoqofte mund te luani me aksesoret per ti dhene glamur pamjes tuaj. E nisim me kepucet, te cilat mund ti kombinoni me buqeten e luleve. Apo mund te synoni te nje fjongo e thjeshte ngjyre roze ne fustanin tuaj apo mund te luani edhe me aksesoret per floke... Zgjedhjet jane te pafund, ju keshillojme te perqendroheni vetem tek nje detaj.



 
Pe: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

Ca modele fustanesh per ata qe mund te kene nevoje :)









 
Pe: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

Per nuset moderne, qe duan detajet, aksesoret per floke jane te rendesishem ne diten e dasmes. Aksesoret per floke jane perfekt nese nuk do te mbani vello. Lule te fresketa, kurora, rrath, fasho, kapse, nuk keni vetem per te zgjedhur ate qe ju pelqen. Te shohim kush jane aksesoret per floke me ne mode.

Nese martoheni ne vere apo ne pranvere dhe do te vendosni per nje model flokesh te thjeshte, mund te synoni per lule te fresketa nder floke. Por gjithmone te bukur mbeten edhe rrathet qe mund ti zgjidhni me gura te shkelqyeshem, me kristale apo me lule prej cope. Por ato nuse qe synojne nje model flokesh te mbledhur mund te zgjedhin pa hezitim nje kapse flokesh te cmuara, do te dukeni vertet si ne enderr.









 

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Pe: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

Une e kam menduar shume shume thjeshte
Si fillim gjejme nusen .......
 

bella

Anëtar i Nderuar
Pe: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

ua moj deliz cme kujtove diten time :p :).................lista e te ftuarve, ftesat, lulet...e disa detaje kan qen mostruozitet i vertet ahaah stres dhe kenaqesi me vete.


 
Pe: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

Ja ca ide dhe per ftesat – Mund te qendroni tek klasikja apo mund te guxoni me ngjyrat dhe dizajne qe mund ti bejne te njejtat me origjinale. Nje fakt tjeter qe nuk duhet lene pas dore eshte edhe stili i dasmes.









 

bella

Anëtar i Nderuar
Pe: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

Une e kam menduar shume shume thjeshte
Si fillim gjejme nusen .......

:) po ndonjehere edhe pa pasur nusen mendohen ca gjera......:)...psh per dhenderin (ty dmth :p)

p.s deliz edhe per dhenderin ndonje sugjerim mos harro :)
 
Pe: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

Ja bella, ca kostume per dhendrin :p..Keta per fat te mire e mendojne dasmen me me pak stres, femra eshte ajo qe ka me shume gjera per te menduar :D









 

My Self

Born To Be Happy
Pe: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

wawwww teme e goditur kjo :) me pelqyen te gjitha :)
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Pe: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

Ndryshimet e riteve martesore ne bote

Nese jeni kurioz te mesoni dicka mbi karakteristikat e dasmave ne vende dhe kultura te ndryshme nga ajo shqiptare, atehere lexoni ne vazhdim.

Zakoni induist – Ne shoqerite induiste eshte e rendesishme qe martesa te zhvillohet ne nje moment astrologjik te favorshem. Data e marteses zgjidhet nga nje guru, i cili sheh pozicionin yjor duke vendosur edhe minutin qe do te celebrohet cifti.
Nje nate para dasmes nusja organizon nje feste ku marrin pjese miket me te ngushta. Te gjitha dekorojne duart dhe kembet me tatuazhe. Dhenderi vjen ne ceremoni i shoqeruar nga familjaret dhe miqte dhe kur cifti shpallet burre e grua, te ftuarit hedhin petale te parfumosura trendafili, fillojne vallet dhe servirin specialitetet e kuzhines indiane.

Dasmat ne Amerike- Jane konsideruar si martesat “me shaka” sepse vetem ne Las Vegas martohen nje pafundesi njerezish, ne cdo moment, ne me pak se nje minute dhe me pak dollare. Por ne Amerike ka edhe vende te tjera, ne te cilat martesa eshte nje eveniment shume serioz. Nje shembull i tille eshte New Orleans, ku gjenden edhe ritet me te hershme martesore ameriane. Ketu dasma organizohet me mizuke, kercime dhe dy torta, nje per nusen dhe nje per dhenderin. Torta e dhenderit duhet te kete nje forme qe te perputhet me profesionin e tij, kurse torta e nuses duhet te kete nje forme me tradicionale. Karakteristike per torten e nuses eshte se ajo duhet te permbaje 10 kordele ne te cilat fshihen 10 objekte. Cdo shoqe beqare e nuses duhe te terheqi njeren prej kordeleve. Objekti qe zbulon pas kordeles konsiderohet si nje ogur i mire dhe udherrefyes per te ardhmen.

Martesat ne Kube-
Ketu martesat behen vetem te shtunave. Nusja mund te veshi fustan te bardhe, roze ose te kuq dhe duhet te udhetoje me limuzine.

Martesat budiste- Ne kulturen budiste martesa nuk eshte e rendesishme, cifti mund te jetoje sebashku pa organizuar asnje ceremoni. Ata qe deshirojne te martohen me ane te nje ceremonie mund te ftojne te afermit dhe miqte dhe te nisin dasmen duke recituar, ne vazhdim cifti dhe deshmitaret pijne tre gellejka sake qe simbolizojne tre kohet: te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen, me pas te pranishmit shprehin ndjenjat e tyre. Ceremonia mbaron serisht me recitimin e disa vargjeve tradicionale.

Tibet
– Dasmat ketu jane plote me ngjyra. Dominojne nuancat e bluse, te se kuqes, jeshiles, te bardhes dhe te verdhes. Me keto ngjyra formohen disa shirita qe vendosen ne porten e dhenderit nje nate perpara dasmes dhe ne fustanin e nuses. Nuk lejohet te dhurohen kepuce sepse ato simbolizojne ndarjen. Sipas kultures se ketij vendi, kepucet sherbejne per te ecur dhe kjo nenkupton largimin e njerit prej partnereve.

Tradita islame-
Sipas ritit myslyman, martesa eshte nje kontrat, aq sa fiksohet nje shume qe burri duhet t’ja dorezoje familjes se nuses ne rast divorci. Dhendri ka te drejte te kontraktoje me kater gra. Martesat behen ne moshe shume te re dhe me nje ritual civil. Fustani i nuses duhet te kete ngjyre te kuqe dhe nusja duhet te jete e mbuluar nga shume gjerdane te arte.Ne shtepine e dhenderit dasma vazhdon per disa dite rresht.

Japoni
- Rituali i marteses ne Japoni eshte shume serioz. Cifti vishet me kimono dhe te dy pijne tre here sake ne nje tas me oriz. Karakteristike e vjeter qe i paraprin dasmave japoneze eshte skeda. Kur nje vajze e pamartuar arrin ne moshen 25 vjecare, ajo pergatit skeden e saj personale. Kjo eshte nje lloje CV-je ku shenohen studimet, puna dhe preferncat e vajzes Sipas tradites kjo skede shperndahet te koleget e punes, familjaret, miqte dhe agjensite martesore. Kjo sherben si nje forme per t’u kontaktuar nga meshkujt qe jane ne kerkim te nje gruaje dhe per t’u martuar.

Mongoli
- Ne kete vend data e dasmes vendoset nga prinderit e dhenderit. Kusht eshte qe ceremonia te zhvillohet gjate Henes se Re dhe nese ate dite bie shi, ky eshte nje ogur i keq qe obligon shtyrjen e dites se dasmes.

Iran
- Kulmi i dasmes eshte momenti kur perpara ciftit vendoset nje pasqyre e madhe per t’i reflektuar te dy partneret dhe per te larguar shpirtrat e keqinj.

Vietnam
- Nuk lejohet ngjyra e bardhe sepse ne kulturen e ketij populli ajo simbolizon vdekjen. Ngjyra qe cila duhet te mbizoteroje ne ceremonite e dasmave eshte ngjyra e kuqe./SB
 
Pe: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

Interesante menyrat e organizimit te dasmave ,sidomos ato indiane jane te bukura ...mqs i kam pare dhe ne filma ....se kshu ndonje indian skemi pare rrotull nga fisi :p
Por me dasmat shqiptare nuk do krahasoja asnjeren ,eshte vertet tradite e bukur .Edhe stresi qe perfshihet ne dasem sidomos per menyren si do organizohet ka lezetin e vet .
Une kam 3 dasma tani ...1 te shoqes 1 te kusherires dhe 1 te vellait te shoqes ... nderkohe qe dhe vet kam nje impenjim tjeter ....ne te treja nuk vete dot se dal me humbje kshu :p .....por ne nje nga keto dasmat do vete ....thjesht se me ka mar malli per argetim dasme :D
 
Redaktimi i fundit:

Hostel

Anëtar i Nderuar
Titulli: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

Une per vete do e marr me rrembim nusen
 

Morena

...Δʝɛя...
Pe: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

Sec e kam mera nje dasem te bukur kur te martohem :D
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

UN kam qef te bej dasem te madhe
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Pe: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

Gjeni princin ju cupa se Pajtonin ua siguron plakushi :plakush:nje jave dite ju end poshte e larte falas me pajton veq per qefin tuej :D
 
Pe: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

S'eshte pune qefi ..Afre...eshte pune leku :D ...........te kisha leke dhe une beja dasmen ......kismet nga viti tjeter ...po doli llogaria ...
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Pe: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

S'eshte pune qefi ..Afre...eshte pune leku :D ...........te kisha leke dhe une beja dasmen ......kismet nga viti tjeter ...po doli llogaria ...

Po nuk kushton shum ni dasem , nuk du flori fare, ketu kushtojn shum dhe nuk me pelqejn.Ama dasmen e dua te jete e madhe, do gjej ni ni djal miljoner moj (ket me shaka e kisha)
 
Titulli: Ide dhe detaje rreth dasmes tuaj

Dasma islame sipas Sunnetit të Pejgamberit a.s


Fatimja, radija-Allahu anha, ishte bija më e re e Profetit tonë të dashur (salallahu alejhi ue selam). Prej të gjithë fëmijëve, ajo ishte më e dashura për të. Ai ka thënë: “Mbretëresha e grave në Xhenet është Fatimja.” Ai gjithashtu ka thënë: “Fatimja është pjesë e trupit tim. Kushdo që e ofendon atë, më ka ofenduar mua.”

Kur Fatimja, radija-Allahu anha, arriti moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, propozimet për martesën e saj filluan të vinin nga familje të ngritura dhe të njohura. Por, Profeti (salallahu alejhi ue selam) qëndronte pa u përgjigjur.

Aliu, radija-Allahu anhu, i cili në atë kohë ishte 21 vjeçar, ka thënë: Po më vjen në mend se unë duhet të shkoj ta bëj një propozim formal, por atëherë po mendoj: “Si mund të kryhet kjo kur unë nuk posedoj asgjë.” Më në fund, i nxitur nga mirësia e Profetit, shkova te ai dhe ia shpreha synimin tim për ta martuar Fatimen, radija-Allahu anha. Profeti, salallahu alejhi ue selam, ishte tepër i kënaqur dhe pyeti: “Ali! A ke diçka t’i japësh asaj si Mehër?” Iu përgjigja: ‘Përveç një kali dhe një parzmoreje nuk kam asgjë.’


Profeti, salallahu alejhi ue selam, tha: “Ushtari duhet, natyrisht, ta ketë kalin e tij. Shko dhe shite parzmoren tënde.”
Kështu, Aliu shkoi dhe ia shiti parzmoren e tij Uthmanit, radija-Allahu anhu, për 480 dërhemë dhe ia dorëzoi ato Resulullahut, salallahu alejhi ue selam. Bilalli, radija-Allahu anhu, ishte i urdhëruar nga Profeti, salallahu alejhi ue selam, të sjell parfum dhe disa gjëra të tjera dhe Enesi, radija-Allahu anhu, ishte dërguar t’i thërrasë: Ebu Bekrin, Uthmanin, Talhan, Zubejrin dhe disa prej ensarëve, radija-Allahu anhum.

Kur erdhën këta njerëz dhe u ulën, Profeti, salallahu alejhi ue selam, recitoi Khutbah (fjalimin) e Nikahut dhe ia dha Fatimen, radija-Allahu anha, Aliut, radija-Allahu anhu, për martesë. Ai njoftoi: “Ju kam të gjithë juve dëshmitarë se ia kam dhënë bijën time Fatimen për martesë Aliut për 400 mithkalë të argjendit dhe Aliu ka pranuar.” Ai pastaj ngriti kokën e tij dhe bëri dua duke thënë: “O Allah, krijo dashuri dhe harmoni në mes këtyre dyve. I beko ata dhe u jep atyre fëmijë të mirë.” Pas Nikahut, u shpërndanë hurmat.

Kur erdhi koha që Fatimja, radija-Allahu anha, të shkojë te shtëpia e Aliut, radija-Allahu anhu, ajo ishte dërguar pa ndonjë zhurmë, britmë e vaj e përcjellur nga Umu Ajmanja, radija-Allahu anha. Pas namazit të jacisë, Profeti, salallahu alejhi ue selam, shkoi te shtëpia e tyre, mori leje dhe hyri. Ai kërkoi një legen me ujë, i vuri duart e tij të bekuara në të dhe i spërkati me ujë të dytë: Aliun, radija-Allahu anhu dhe Fatimen, radija-Allahu anha dhe bëri dua për ta.

Profeti, salallahu alejhi ue selam, i dha bijës së tij të dashur një byzylyk të argjendit, dy shtresa të Jemenit, katër dyshekë, një batanije, një jastëk, një filxhan, një mulli dore për bluarje, një shtrat pa dyshek, një lëkurë të vogël të ujit dhe një shtambë të lëkurës.

Në këtë mënyrë të thjeshtë, u solemnizua dasma e bijës së udhëheqësit të botës. Në rregullat vijuese të Sunetit, dasma bëhet shumë e thjeshtë dhe e lehtë për ta kryer.

Disa rregulla të nxjerra nga martesa e lartpërmendur

1. Shumë zakone që i përkasin fejesës janë në kundërshtim me Sunetin. Në fakt, shumë janë kundër Sheriatit dhe konsiderohen mëkate. Propozimi gojor dhe përgjigjja janë të mjaftueshme.

2. Vonimi i panevojshëm i Nikahut i të dyve: djalit dhe vajzës pasi ta kenë arritur moshën e martesës është e gabuar.

3. Nuk ka asgjë të keqe ta ftojmë dikë të afërt për shoqërim me rastin e Nikahut. Megjithatë, s’duhet të mundohet njeriu për mbledhjen e njerëzve nga vendet e largëta.

4. ثshtë e përshtatshme që dhëndrri të jetë disa vite më i vjetër se nusja.

5. Nëse babai i vajzës është ndonjë dijetar ose i devotshëm dhe i aftë për ta bërë Nikahun, atëherë ai duhet vet ta solemnizojë martesën.

6. ثshtë më mirë të ipet Mehri si i Fatimes dhe njeriu duhet të përpiqet ta bëjë këtë. Por nëse dikush nuk ka mjete atëherë nuk ka gjë të keqe nëse ipet më pak.

7. ثshtë plotësisht joislame për atë që nuk posedon mjete, t’i sjellim borxhe me qëllim që të kemi martesë madhështore.

8. ثshtë ide e gabuar të mendohet se respekti i tjetrit mund të humbet nëse njëri nuk mund të bëjë martesë ekstravagante dhe të thërrasë shumë njerëz. Cili është respekti ynë në krahasim me atë të Resulullahut (salallahu alejhi ue selam)?

9. Në ditët e sotme praktikohet përzierja e burrave me gra që është mëkat dhe plotësisht në kundërshtim me Sheriatin.

10. Në Islam nuk ka asgjë të ngjashme me ndejat e fejesës të ashtuquajtura ‘party’.

11. Kujdes të madh duhet t’i kushtohet namazit në rastet e martesave prej të gjithëve: nuses, dhëndrrit dhe të gjithë pjesëmarrësve.

12. ثshtë joislame të paraqitet nusja në skenë.

13. Harxhimet e panevojshme që i sjellin familja e nuses në mbajtjen e ahengut nuk kanë bazë në Sheriat.

14. Takimi i çiftit të fejuar në vend publik ku djali mban dorën e vajzës dhe i vë unazën në gishtin e saj është joislame.

15. ثshtë joislame për çiftin e fejuar (pa nikah) ta takojnë njëri-tjetrin dhe të dalin së bashku.

16. Tri gjëra duhet të lindin në mendje kur t’i jipen vajzës dhuratat në kohën e Nikahut:
- Dhuratat duhet t’i jipen brenda mundësive (nuk është e lejuar të mirret hua, kredi për dhurata të tilla);
- Të ipen sende me vlerë;
- Shfaqja nuk duhet të bëhet çfarëdoqoftë që të mirret.

17. ثshtë Sunet për familjen e dhëndrrit të bëhet Walimeh.
Shënim: Në Walimeh, njerëzit duhet ushqyer lehtë dhe s’duhet bërë harxhime ektravagande dhe të vie deri te borxhi.

18. Të vonohet Nikahu pas fejesës është joislame.

Disa zakone

Në metodën e imituar të Perëndimit muslimanët kanë pranuar shumë zakone të cilat janë joislame dhe janë treguar të pakënaqur me to.
Ja disa shembuj:
- Paraqitja e nuses në skenë;
- Thirrja e mysafirëve për dasmë nga vendet e largëta;
- Pranimi i mysafirëve në ndërtesë publike;
- Njerëzit e nuses bëjnë shpenzime të panevojshme duke bërë aheng i cili nuk ka bazë në Sheriat. Duhet kujtuar se Walimeh është gosti e bërë nga dhëndrri pas martesës.

ثshtë në kundërshtim me Synetin (dhe praktikë e disa fiseve jomuslimane në Indi) të dëshirohet, shpresohet për kërkimin e dhuratave për dhëndrrin prej njerëzve të nuses. Ne duhet ta kujtojmë gjithmonë se i Dërguari ynë (salallahu alejhi ue selam) nuk i dha Aliut, radija-Allahu anhu, diçka përveç duasë.

Shkruar nga Maulana Muhamed Saleemm Dhorat
 
Top