'I urrej burrat', libri feminist shitet masivisht në Francë pasi zyrtari qeveritar tentoi ta ndalonte

NeVertiti

~Kohe & Stine~
'I urrej burrat', libri feminist shitet masivisht në Francë pasi zyrtari qeveritar tentoi ta ndalonte
-640-0-5f5ce94e26d75.jpg


Përpjekja e një zyrtari të qeverisë franceze për të ndaluar botimin e një libri feminist të titulluar 'I Urrej Burrat', duket se ka dhënë një efekt të kundërt, pasi libri u shit në masë.


'Unë i urrej burrat', është një libër i shkruar nga aktivistja 25-vjeçare franceze Pauline Harmange.


Shitjet e librit të 25-vjeçares 'Moi les hommes, je les déteste', u rritën ndjeshëm, pasi Ralph Zurmély, një këshilltar special i ministrisë së Francës për barazinë gjinore, e quajti librin si një "urrejtje ndaj burrave". Rasti në fjalë ndezi një debat në Francë.


Në një email, Zurmély i tha Monstrograph - botuesit të librit - se 'nxitja e urrejtjes për shkak të gjinisë është një vepër penale', dhe i kërkoi botuesit të tërhiqte librin nga botimi.


Shtëpia botuese ka mohuar që libri nxit urrejtjen, dhe e quajti thjesht një 'libër feminist'.

Autorja e librit e përshkruan veten si bi-seksuale dhe është e martuar me një burrë. Ajo tha se përvoja e saj e punës me viktimat e sulmeve seksuale në Francë e ka bërë atë që të mos ketë besim tek burrat që nuk i njeh.

Ajo vuri në dukje statistikat që tregojnë se gati 40 gra në ditë janë viktima të dhunës seksuale në Francë .

Sipas saj, gratë që nuk i pëlqejnë burrat "as nuk vrasin dhe nuk lëndojnë askënd, as nuk i pengojnë ata të vishen ashtu si dëshirojnë, të ecin në rrugë gjatë natës, ose të shprehen si të gjykojnë të arsyeshme."

g,shqip
 

DeliriumMind

Antarë i Respektuar
Titulli eshte provokues ... per te krijuar polemik dhe shit kopje librash dhe gazetash.
Se kuptoj pse e merrni me kaq vrull duke gjykuar autoren nga aspekti i jetes saj seksuale.
Te kishte qen e kunderta, autor mashkull me librin "urrej k u r v @ t" do kishin plas duartrokitjet nga te dy palet.


Termi feminist keqperdoret cdo here duke thene se urrejn gjinine e kundert... por ne te vertet ato thjesht kerkojne barazi gjinore.

Cte shtoj me teper? Un e kam vujt ne lekuren time maskilizmin qe ne mosh te vogel dhe akoma sot shum femra te tjera si une (sepse na falni qe skemi bo te gjitha hapa gjigante ne jet dhe punojme per 2 lek te qelbura)...

Ju vazhdoni komentoni frustracionin seksual
 
Liber FEMINIST me titull-"I urrej burrat".

Vetem feminist qe nuk eshte ky liber.
Feminizmi nuk ka te beje me mohimin e gjinise mashkullore, aq me pak me denigrimin e tij, as me superioritetin e gjinise femerore mbi ate mashkullore.

Feminizmi ka lindur qe ne fillim dhe ka si synim kryesor BARAZINE gjinore.
Te jesh feminist/e nuk do te thote te vesh femren mbi mashkullin por do te thote te trajtohen njelloj si femra edhe mashkulli.
Aq e vertete eshte kjo saqe ka meshkuj feministe sa te duash, i nenshkruari per shembull ?
 
Top