• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

I shkon keq tentativa për vjedhje shqiptarit, arrestohet në bodrum

Hera

Βιβλίο φάγος
[h=1]I shkon keq tentativa për vjedhje shqiptarit, arrestohet në bodrum[/h] 14 March 2019

Një 30 vjeçar shqiptar me iniciale A.L, është arrestuar nga policia italiane për tentativë vjedhjeje mëngjesin e të mërkurës. Gjatë natës, i riu shqiptar shkoi për të grabitur një banesë i shoqëruar nga një tjetër person.

Pronari 45 vjeçar, duke shikuar nga dritarja, vuri re dy burra në oborrin e godinës së ndërtesës ngjitur në rrethin Corticella, duke lajmëruar policinë.
[IMG2=JSON]{"alt":"Kliko per me shume info","data-align":"none","data-size":"full","src":"https:\/\/lajmifundit.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/690x90-3.gif"}[/IMG2]

I ndihmuar nga bashkëpunëtori, i cili veproi si ‘roje’, 30 vjeçari arriti në katin e sipërm të ndërtesës duke hapur dritaren me një mjet. Ai arriti të hynte në apartament, ku gruaja, dy fëmijët e burrit po flinin. Pak momente më vonë, edhe 37 vjeçarja nga Bolonia u zgjua pasi dëgjoi zhurmë nga mbërritja e makinave të policisë.

Duke e kuptuar se ishin zbuluar, ‘roja’ ka arritur të largohet, ndërsa shqiptari ka tentuar të arratiset. Pasi ka kaluar nëpër gardhe dhe ndërtesa, ka tentuar të fshihet në një bodrum, por aty është bllokuar nga policia.

Ai mbante në duar dorashka të zeza, ndërsa ju gjetën edhe vegla për hapjen e dritarve. 30 vjeçari ka një varg precedentësh në fushën e vjedhjeve, armëve të paligjshme, për lëndët narkotike, etj. Ai ka përfunduar në qelitë e paraburgimit, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet të jepet masa ndaj tij.
 
Top