• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

I lindur në hapësirë.

U lirova nga robëria e natës. Në fund të hapësirës kërkova mençurinë, larg, përtej dijes së kufizuar të njerëzve. Shpirti im udhëtoi lirisht, larg, në hapësirë, në rrethin e pafundëm të dritës. Të pazakonshëm, përtej dijes, ishin disa prej planeteve, të mëdhenj dhe gjigandë përtej ëndrrave të njerëzve. Atëherë unë gjeta Ligjin, në gjithë bukurinë e tij, që punon nëpërmjet dhe midis tyre, njësoj si këtu mes njerëzve. Shpirti im vetëtiu përpara përmes bukurisë së pafundme, me mendimet e mia fluturova larg përmes hapësirës. U çlodha atje mbi një planet bukurie. Melodi harmonike mbushnin gjithë ajrin. Kishte forma që lëviznin në Rregull, të mëdha dhe mjeshtërore si yjet e natës; duke u rritur në harmoni, një ekuilibër i rregulluar, simbole të Kozmosit, ashtu si Ligji. Të shumta janë yjet që kalova në udhëtimin tim, të shumta racat e njerëzve në botët e tyre; disa që zhvilloheshin drejt lartësimit si yjet e mëngjesit, të tjerë që rrëzoheshin poshtë në errësirën e natës. Secili prej tyre dhe të gjithë së bashku duke u përpjetur për t’u ngjitur lart, duke fituar lartësitë dhe duke matur thellësitë, duke lëvizur, me raste, në mbretëritë e përndritjes, duke jetuar përmes errësirës, duke fituar Dritën. Dije, o njeri, se ajo Dritë është trashëgimia tënde! Dije se errësira është vetëm një perde! Vulosur në zemrën tënde është shkëlqimi i përjetshëm që pret momentin të fitojë lirinë, duke pritur të grisi velin e natës. Gjeta disa që kishin fituar eterin. Ata ishin të lirë nga hapësira ndërsa ishin akoma njerëz. Duke përdorur fuqinë, që është themeli i të Gjitha gjërave, larg në hapësirë ata ndërtuan një planet, tërhequr nga forca që rrjedh përmes Gjithësisë; duke kondensuar, duke kombinuar eterin në forma që rriteshin sipas dëshirës së tyre. Në shkencë, ata ua kalonin të gjitha racave, ata, bijtë e yjeve, të fuqishëm në mençuri. Për një kohë të gjatë ndalova, duke studiuar mençurinë e tyre.
IMG_20200517_070508.jpg



I pashë të krijonin, prej nga eteri, qytete gjigande të kuqe dhe të arta. Të formuara nga elementi fillestar bazë e të gjithë materies, eteri projektohej larg. Në një të shkuar të largët, ata e kishin fituar eterin, liruan vetveten nga robëria e mundimit; formonin vetëm një imazh në mendjen e tyre, dhe, me shpejtësi e krijonin, e ajo rritej. Më pas, shpirti im përparoi me shpejtësi përmes gjithë Kozmosit, duke parë gjëra të papara ndonjëherë, gjëra të reja dhe të vjetra; duke mësuar se njeriu është me të vërtetë i lindur në hapësirë, një Diell i Diellit, një bir i yjeve. Dije, o njeri, se në çfarëdo trupi që jeton ti, sigurisht që është një me yjet! Trupat tuaj nuk janë gjë tjetër veçse planet që rrotullohen rreth diejve të tyre qëndrorë. Kur të kesh fituar dritën e gjithë mençurisë, do të jesh i lirë të shkëlqesh në eter, një nga Diejt që ndriçojnë errësirën e jashtme – një qënie i lindur në hapësirë dhe i rritur në Dritë. Pikërisht si yjet, që me kalimin e kohës, humbasin shkëlqimin e tyre dhe drita kalon prej tyre tek burimi i madh, po kështu, o njeri, edhe shpirti tënd përparon duke lënë pas errësirën e natës. Je formuar nga eteri fillestar, je i mbushur me shkëlqimin që rrjedh nga burimi, i kufizuar nga eteri i pranishëm përreth, e megjithatë gjithmonë flakëron, derisa, më në fund, të jesh i lirë. اliroje flakën tënde nga errësira, fluturo jashtë natës, dhe do të jesh i lirë!
I lindur në hapësirë.
Pllakat e Smeraldta.
foruminVirtual.com
 

Comments

duke u rritur në harmoni, një ekuilibër i rregulluar, simbole të Kozmosit, ashtu si Ligji.
Fiks.
Ne kete artikull me siper sipas mendimit tim,do ishte normale te ushqeheshin grupett e besimtarve e te religjioneve te ndryshme.
Nje pershkrim qe te ushqen me drite dhe jo me erresire.
 
Religjonet flasin të gjithë për NJËSHIN, por secili thotë njëshi im është i verteti, të tjerët janë falsa.
Vetëm për këtë kontraditë që ekziston mes tyre, njëriu duhet të zgjojë koshencën e tij. Dhe të dërgoj në kosh të plehrave pallavrat mashtruese që nuk të dërgojnë në asnjë vend.
 
Top