• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

I dehur me makine perplas per vdekje 4 femije pjese e te njejtes familjeje

Një djalë i ri, totalisht i dehur në drejtimin e një furgoni përplasi një grup fëmijësh në një trotuar në Sidnei të Australisë, duke bërë që katër prej tyre të gjejnë vdekjen, ndërsa tre ndodhen në gjendje të rëndë. Tre nga viktimat janë dy motra dhe vëllai, ndërsa viktima e katërt është kushërira e tyre.

Shoferi një djalë 29 vjeç, Samuel William Davidson, akuzohet për vrasje me dashje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur. Viktimat janë që të gjithë nën 13 vjeç.

“Dje humba tre fëmijët e mi. Nuk kam më fuqi, gjithë ajo që dua të them ndaj atyre që janë në timon, është që të jenë të kujdesshëm. Këta fëmijë të pafajshëm ishin duke lozur dhe ecur. Sot u zgjova pa tre fëmijët e mi”, tha mes lotësh të shtunën, babai i tyre Daniel Abdallah.

Si pasojë e përplasjes së kësaj të premteje, gjetën vdekjen në vend Antony, 13 vjeç, Angelina, 12 vjeç Sienna Abdallah, 9 vjeç dhe kushërira e tyre Veronique Sakr 11 vjeç, shkruan noa.al.
Aksidenti tragjik ndodhi përgjatë Bettington Road në Oatlands, pranë Parramatta, ndërkohë që drejtuesi i mjetit nuk pësoi dëmtime. 29-vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës, teksa rezulton të ketë kaluar me semafor të kuq. /a.y/noa.al

1580722051919.png
 
Last edited by a moderator:

Komentet

Top