Hyseni: Një shtet i Amerikës Latine brenda dy dite do ta njohë Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka deklaruar për gazetën “Zëri”, se një shtet me influencë i Amerikës Latine brenda dy ditësh do ta njohë Republikën e Kosovës.

“Unë sapo mbarova një bisedë telefonike me një ambasador të një vendi të Amerikës Latine, nuk do t’ia them emrin këtij vendi qëllimisht, dhe ambasadori më njoftoi se Qeveria e këtij vendi do të marrë vendim brenda dy ditëve për njohjen e Kosovës. ثshtë një vend me influencë i Amerikës Latine”, ka deklaruar Hyseni.

Në një intervistë për këtë të përditshme, Hyseni po ashtu ka shtuar se përfaqësuesit e shumë vendeve me të cilët ka biseduar në margjina të sesionit, përkatëisht të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, kanë dhënë premtime të qarta se njohjen (e Kosovës) do ta bëjnë shumë shpejt dhe në kohën e duhur. /Telegrafi/
 
Top