Hyrja në Prishtinë bëhet me pagesë

605_1963416530568786_8768374669250882333_n-601x450.jpg
Shumë shpejt, hyrja me vetura në qendër të Prishtinës do të bëhet me pagesë.
Në katër anët e kryeqytetit, të gjitha automjetet që vijnë nga vendet e tjera, do të duhet të paguajnë hyrjen.

Komuna po planifikon që në nëntor të merret një vendim i tillë, derisa ai pritet të hyjë në fuqi nga viti i ardhshëm.
lg.php

lg.php

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se përmes projektit në të cilin parashihet të ndërtohen edhe unazat, parashihet edhe zgjidhja e problemit të trafikut të ngarkuar.

Sipas tij, hyrja me pagesë në kryeqytet, do të eliminojë trafikun, pasi që siç thotë ai zgjerimi i rrugëve nuk është zgjidhje.

lg.php

“Diku në nëntor fillojmë tash një projekt të ri të cilin jemi para nënshkrimit, ku do të ketë dhe pagesa që besoj do mund ta implementojmë që nga viti tjetër, pagesa për hyrje në kryeqytet. E gjitha kjo me idenë që, po njerëzit kanë nevojë për kerre, por jo edhe bash sa i vozisim na. Prishtina është qytet i vogël, prej skajit në skaj për gjysmë ore mundesh në këmbë me hecë.”, tha Ahmeti për Kanal10.
lg.php

Ndërkohë ish-asamblisti i Vetëvendosjes, në Prishtinë, Eman Rrahmani, thotë se një vendim i tillë është i jashtëligjshëm. Ai ka thënë se ideja që parkingu në hyrje të Prishtinës të bëhej me pagesë, ka qenë e subjektit të tij politik.

“Gjatë kësaj deklarate, kryetari ka mund të ketë qenë i dehur në ndonjë prej nejave që i mban me PDK-në gjatë natës. Mirëpo një gjë e tillë është e pamundur të realizohet dhe nuk do të lejojmë të realizohet. Besoj që fjala është për ndërtimin e parkingjeve në hyrje të Prishtinës, i cili ka qenë premtim i Lëvizjes Vetëvendosje dhe aty do ta realizojmë qysh në fillim të mandatit të ri ku kryetari i Prishtinës do të jetë nga LVV.”, ka thënë Rrahmani.
lg.php

Qytetarët e vendeve të tjera thonë se nuk do ta mirëpresin një vendim të tillë, kurdo që ai të ndodhë.
lg.php

Sipas tyre hyrja me pagesë veçse do të bëjë kaos edhe më të madh në trafik.
Ata thonë se përveç shumë shërbimeve të cilat i kryejnë gjatë ditës në Prishtinë, shumë prej tyre punojnë edhe në institucione dhe u duhet të udhëtojnë nga qytete të tjera të Kosovës.
BalkanWeb
 
Attachments

  • 605_1963416530568786_8768374669250882333_n-601x450.jpg
    605_1963416530568786_8768374669250882333_n-601x450.jpg
    86.5 KB · Shikime: 0
  • 605_1963416530568786_8768374669250882333_n-601x450.jpg
    605_1963416530568786_8768374669250882333_n-601x450.jpg
    86.5 KB · Shikime: 0
Bash mir ..ska shanc me gjet ni parkim..me mir me bus urban 40cent e shetit gjith pr?
Ama edhe me keq eshte ne Prizeren.
 
Erdh dita, andrra u bo realitet, kur ju thejsha dove: Ma, se stlo me hi nPrishtine pa e pagu ose pa pasosh :p
 
Erdh dita, andrra u bo realitet, kur ju thejsha dove: Ma, se stlo me hi nPrishtine pa e pagu ose pa pasosh :p
Nuk besoj qe Shreku e ben ket gje apo nese e bene, tjert s’do e lejojn se kjo tejkalon edhe at skandalin e pageses se rruges se kombit.
 
Nuk besoj qe Shreku e ben ket gje apo nese e bene, tjert s’do e lejojn se kjo tejkalon edhe at skandalin e pageses se rruges se kombit.

Nuk e di vllaqko, e di 1 sen qe Pr-ja eshte katastrof per kah parkingjet, ska parkingje, nr i pakontrollushem i automjeteve hyjne prej jashte Pr, edhe dalin normal, po autobus tbjen me prit 30min, taxit i denojne (privat), problem problem, duhet 1 zgjedhje diqysh
 
Vlla shreku do e bene ket gje, a do i rrit numrin e busave, e sheh ti ket e ka ne mendje, ky ka harru qe VV e ka sjell aty ku eshte, se kur vij zgjedhjet ky do zhduket pa gjurm.
 
Nuk e di vllaqko, e di 1 sen qe Pr-ja eshte katastrof per kah parkingjet, ska parkingje, nr i pakontrollushem i automjeteve hyjne prej jashte Pr, edhe dalin normal, po autobus tbjen me prit 30min, taxit i denojne (privat), problem problem, duhet 1 zgjedhje diqysh
Jo ka taxi me licens mo?
 
Pro per qellimin e vendimit por kundra pageses.
Ka menyra te tjera per te lehtesuar trafikun.
Psh tre dite te javes lejohen vetem makinat qe kane numrin e fundit tek ndersa tre dite te tjera vetem makinat me numer çift.
E diela e ndaluar per te gjithe.

Nga rregulli duhet te perjashtohen mjetet qe levizin ne qender per arsye pune ose biznesi.
 
10 euro pritet të jetë taksa për të hyrë në Prishtinë me veturë nga qytetet e tjera​

Çështja e parkingjeve në komunën e Prishtinës dhe ndalimi i veturave për të hyrë brenda Prishtinës nga qytetet e tjera ka qenë temë diskutimi gjatë vikendit.
Sado që u dhanë sqarime në mëngjes nga kryetari i Prishtinës, prapë pati keqkuptime në lidhje me atë se a do të munden apo jo të hyjnë banorët nga vende të tjera të Kosovës në kryeqytet.
E në lidhje me këtë ka folur nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, i cili tha se askujt nuk iu mohohet e drejta për të hyrë me veturë brenda Prishtinës, por se për ta shfrytëzuar këtë të drejtë duhet të paguhet taksa e gjelbër.
Ajo siç tha Selimi është planifikuar të jetë 10 euro, ani pse ende vendim përfundimtar nuk kanë marrë.
Tutje Selimi në Klan Kosova deklaroi se kjo do të mundësoj që të krijohet një ambient më i pastër, kur dihet se në muajt e dimrit, Prishtina renditet në mesin e vendeve më të ndotura në botë, e njëri nga këta ndotëse janë edhe veturat.
“ Çdo kush që vjen nga Peja, Gjakova, Klina, Drenica, ka të drejtë dhe mund të hyjë në Prishtinë, vetëm se për këtë duhet ta paguaj taksën e gjelbër, duhet të paguaj 10 euro. Kjo ende nuk është vendosur por është menduar kështu”, theksoi Selimi.
MeteoBallkan
 
Redaktimi i fundit:
Top