• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Hundë boksieri, mjekër me vrimë por ja si ndryshoi Admir Murataj

Frank

1+1=3
Profili i Admir Murataj, 42-vjeçarit të akuzuar për disa grabitje, më e fundit ajo e 9 prillit në aeroportin e Rinasit që i mori dhe jetën ka kuriozuar jo pak njerëz.
Fakti që babai i 4 fëmijëve kishte arritur të kryente disa grabitje dhe t’i shpëtonte policisë për vite me radhë, e më pas të bënte goditjen e fundit në një nga vendet më të sigurta të Shqipërisë, e ka zbehur jo pak anën kriminale të tij edhe pse ditën që u vra, sipas hetimeve me bashkëpunëtorët e tij sulmuan policinë me granata e kallashnikovë.

Admir-Murataj-ok-770x421.jpg

U deshën orë të tëra për ta identifikuar megjithëse fotoja e tij ndodhej në çdo komisariat policie dhe në çdo faqe interneti si një nga njerëzit më të kërkuar. Kjo pasi Admir Murataj i ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve estetike për të ndryshuar imazhin e tij.

Murataj-brothers.jpg

Në foton e parë të shpërndarë për mediat disa vite më parë dhe që ngeli e vetmja deri më 9 prill, ai shfaqej me një imazh prej një njeriu mëse të zakonshëm, megjithëse kishte kryer disa grabitje bankash në Greqi dhe ishte arratisur nga burgu. Hundë boksieri, pak të shtypur, sy të mëdhenj, ball me rrudha, flokë disi të rrallë në pjesën e përparme, të rënë mbi ballë, buzë të holla e mjekër me vrimë ishin tiparet e tij dalluese. Më pas, më 9 prill doli fotoja e tij me maskë gjatë grabitjes në aeroport që e nxirrte si një tullac, me mjekër e syze të vëna, pamje tipike e një grabitësi.
Por sot vëllai i Admirit, Cani iu ka siguruar mediave një imazh të ri, gati të panjohur të vëllait të tij të ndjerë Admirit. Sipas Can Murataj, është një foto e bërë në vitin 2015 por nuk dihet para apo pas grabitjes së shkurtit në të njëjtin vit. Këtu Admir Murataj ka disa tipare të ndryshme, duke nisur nga hunda e më pas mjekra, ndërsa në kokë mban një kapuç të zi dhe fotoja duket që është bërë në natyrë, në borë. Kujtojmë se sot Can Murataj tha se Admiri pëlqente shumë të ecte në natyrë dhe t’i ngjitej malit.
47-vjeçari Admir Murataj u vra më 9 prill pas grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit.

Balkanweb.com
 
Frank

1+1=3
Ky ka qene budalla se me gjithe ato leke qe kishte duhet te ishte transformuar 100%
Por thone qe ai qe eshte vrare nuk eshte Admir murataj, gjithsesi histori konspirative duket.
 
TiKu1

Antarë i Respektuar
Ky ka qene budalla se me gjithe ato leke qe kishte duhet te ishte transformuar 100%
Por thone qe ai qe eshte vrare nuk eshte Admir murataj, gjithsesi histori konspirative duket.
Kete mendova edhe une, pale ke kane hedh aty dhe tjetri ndodhet ne ndonje Kube e po shijon lekun. Edhe gjykata kishte dyshime dhe i kerkoi prokurorise qe te provonte nese ishte apo jo personi i vrare ai qe pretendohet. ;)
 
Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL

Pervec identifikimit te familjareve, gjykata apo prokuroria nuk bindet me aq.
Jane bere analizat e adn-se dhe po pritet pergjigja me sa di.
Po pune dreqi dmth
 
MrCool

Lost
Me nje plumb, i vrane te gjithe zogjte e pyllit keta..

Leket i vodhen, fajin ja hodhen atij fakirit qe nje Zot e di ku e kane vrare, Admirin do e lene rehat tani "qe e vrane", kinezeve do u prishin kontraten, fondi per zgjedhjet u mbush.. Ca doni mo?? Edhe CIA s'do e bente kaq bukur ?
 
Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Me nje plumb, i vrane te gjithe zogjte e pyllit keta..

Leket i vodhen, fajin ja hodhen atij fakirit qe nje Zot e di ku e kane vrare, Admirin do e lene rehat tani "qe e vrane", kinezeve do u prishin kontraten, fondi per zgjedhjet u mbush.. Ca doni mo?? Edhe CIA s'do e bente kaq bukur ?
Dy dite perpara ishte Cia ktu lol lol ,beri ca trajnime lol
 
TiKu1

Antarë i Respektuar
Me nje plumb, i vrane te gjithe zogjte e pyllit keta..

Leket i vodhen, fajin ja hodhen atij fakirit qe nje Zot e di ku e kane vrare, Admirin do e lene rehat tani "qe e vrane", kinezeve do u prishin kontraten, fondi per zgjedhjet u mbush.. Ca doni mo?? Edhe CIA s'do e bente kaq bukur ?
Mos harro edhe fajin qe Hollanda vendosi vizat me ne e ka Basha se njef njeren aty. :D LOL
 
Top