• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Humbi dëgjimin kur ishte 3 muajsh, ofron shërbime falas për të sëmurët

Ai ka gjetur mënyra të ndryshme të komunikimit me klientët e tij. Edhe pse e ka humbur dëgjimin kur ishte 3 muajsh, kjo nuk e ka penguar Rinorin asnjëherë që të ndjekë ëndrrat dhe pasionet e tij.

rinor-768x432.jpg

GJILAN- Djaloshi nga Gjilani, Rinor Rrahmani, i cili edhe pse e ka humbur dëgjimin kur ishte 3 muajsh, është shumë i përkushtuar në punën që bën. Ai ka hapur dyqan ku punon si berber, por edhe bën punë vullnetare në spital, ku i bën prerje të flokëve njerëzve që ndodhen aty prej muajsh.
Ai ka gjetur mënyra të ndryshme të komunikimit me klientët e tij. Edhe pse e ka humbur dëgjimin kur ishte 3 muajsh, kjo nuk e ka penguar Rinorin asnjëherë që të ndjekë ëndrrat dhe pasionet e tij.
Rinor Rrahmani është një berber i njohur në qytetin e Gjilanit, i cili e ka hapur sallonin e tij para pak vitesh. Fatkeqësisht, humbja e dëgjimit ka ndikuar që Rinori të ketë vështirësi edhe në të folur.
Vëllai i tij, Syart Rrahmani ka thënë se Rinori është i përkushtuar në punën që bënë.


“Rinori këtë punë e bën prej dhjetë vitesh. Fillimisht ka bërë praktikë në një sallon afër e më pas ka hapur edhe sallonin e vet prej pesë vitesh. Është shumë i përkushtuar ndaj punës dhe e respekton orarin në maksimum”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Syart Rrahmani.


Përveç kësaj sipas familjarëve të tij, Rinori ka edhe shumë ëndrra të tjera, të cilët mendon t’i realizojë dhe për këtë është frymëzim për të gjithë ata që e njohin në Gjilan.
(a.m/dosja.al)
 
Top