Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë bananesh

Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Analisti i Huffington Post. Shqipëria më afër një shteti-mafia se një republikë bananesh

Pas shkrimit “Drama e Shqipërisë” në Huffington Post, ekonomisti Jaime Pozuelo-Monfort shfaqet sërish me një artikull të gjatë me titullin “Një thirrje për shqiptarët”. Ekonomisti i vendosur në Shqipëri për blogun e njohur HuffPost, e nis shkrimin kësaj here me takimin që zhvilloi me studentë të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë.

Lexoni të plotë artikullin e tij publikuar në Huffington Post….

ثshtë e Mërkurë 9 Dhjetor 2015. Një ditë përapara se ish-ministri I Financave Arben Malaj të më ftonte të prezantoja shkrimin “Drama e Shqipërisë” përpara studentëve elitë në kursin e tij të masterit në Fakultetin e Ekonomisë. Në orën 11 unë hyrë në klasë. 4 studentë të professor Malajt të cilët kanë lexuar artikullin tim në Huffington Post, po mundohen të më të shpjegojnë se përse janë ose jo dakord me artikullin “Drama e Shqipërisë”. Atë nënvizojnë se artikulli kritikon por nuk jep zgjidhje. Ata sugjerojnë se ata bien dakord me 70 % të përmbajtjes së artikullit dhe nuk e miratojnë 30% të tij. Zoti Malaj më lejoji 20 minuta që të vijoja me sugjerimet për përmirësim. Unë risolla në vëmendje se “Drama e Shqipërisë” nuk është krijim personal i imi, por është një dëshmi e mbi 100 personave më të njohur në Shqipëri. Unë i shpjegova studentëve elitë se dy nga prioritet kryesore që Shqipëria duhet të ndërmarrë, janë emancipimi nga politika dhe establishmenti politik dhe divorci eventual, dhe vetëdija se situata aktuale është dramatike dhe është e nevojshme që të përqafohet një politikëbërje radikale.

Shqipëria është sot më afër një shteti-mafia se një republikë bananesh në vend që të zhvillohet si një komb ashtu si fqinjët e vet Kroacia apo Sllovenia. Ideja e gabuar se Shqipëria do të bëhet si Zvicrra brenda 25 viteve tregon vetëm një mendim të mirë të politikës që udhëheq përballë faktit se një rezultat tragjik e pret republikën ballkanike në mungesë të ndryshimeve të mëdha. Ndërkohë në politikën shqiptare po luhet një Dramë Reale. ثshtë një skenar ku çdo lider politik po ndërmerr një rol shumë mirë të memorizuar, ku pretendentët e mëdhenj të cilët as nuk meritojnë të luajnë në këtë rol, i transmetojnë shoqërisë një kontekt normaliteti dhe menaxhimi i cili nuk qëndron aspak. ثshtë një skenar ku prioritetet e dukshme përqafohen sa për sy e faqe të institucioneve ndërkombëtare të cilat derivojnë në fiasko. ثshtë një skenar ku ajo që duket si përballje dhe polarizimi në fakt portetizohet vetëm për siguruar një copë nga torta elektorale. ثshtë një skenar në të cilën mungesa e incentivave dhe disiplinës individuale, përparon. Në mungesë të modeleve konrekte, cdo individ shëndrrohet në një Lazarillo de Tormesn (personifikimi i një hajduti-jetim të stërvitur nga hajdutët-mjeshtra të cilëve ai u shërben, personazh i një novele spanjolle të cilësuar si heretike me të njëjtën titull”.

Dështimi i sistemit në Shqipëri, nuk është asgjë tjetër përveç se një ripërsëritje e simptomave që janë shënuar në shumë vend të tjera në zhvillim. Perëndimi ka dështuar në tentativën e vet për të imponuar qeverisjen e vet mes një morie agjensish dhe institucionesh ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë, ambasadorët të cilët refuzojnë të pranojnë ftesën për të takuar me kukullat e thjeshta të establishmentit oligarkik të koorporatave perëndimore, për të cilët mësëpari por jo i vetmi prioritet është të që alokojnë manifakturat e tyre të eksportit apo të mbrojnë interesat e tyre historike mbi pasuritë e shqiptarëve. Në mungesë të një modeli origjinal dhe elitës mediokre që është nje kopje modeste e politikëbërjes, beson se puna e institucionale dhe legjislacioni për të mirën e kombit do të jetë e mjaftueshme për të ecur drejt prosperitetit. Kjo nuk është e mjaftueshme por e nevojshme. Algjebra bazike, tregon se Shqipëria dhe shqiptarët duhet që të sëndërtojnë vetë rrugën e tyre, një model të ri, një qasje të re me qëllim që ecin drejt prosperitetit, pa hezitim, dhe pa u konfrontuar. Duhet të ketë një model të ri, një qasje të re për Shqipërinë që të mbetet i veçantë. Por në botën e sotme, një skeme e re qeverisje duhet të jetë globale dhe e ndërlidhur.

Unë refuzoj të besoj dhe të pranoj se ne duhet ti qëndrojmë ende sistemit aktual. Paradigma qeverisëse aktuale në Shqipëri dhe në shumë vende në zhvillim është absolute, e thënë ndryshe e pandryshueshme. Skema të reaj qeverisëse duhet që patjetër të dalin në skenë. Establishmenti aktual duhet të vihet në provë dhe me të duhet përballje. Politikanë profesionistë me interesa kallp dhe mjegullta me koorporata dhe media duhet të zëvendësohen nga një lloj tjetër lidershipi, një dorë e re individësh të pajisur me integritet, pavarësi, pragmatizëm dhe vision, të përbashkuar në një front të përbashkët, në një aleancë të përbashkët në shërbim të shoqërisë.

ثshtë më me vend që të nisësh të ngresh një ndërtesë të re se të restaurosh një strukturë të vjetër e të ndryshkur. Sistemet, paradigmat kanë lindur, jetojnë dhe bëhen absolute vetëm e vetëm që të zëvendësohen nga një qasje më e mirë. Sigurisht që do të ketë një rezistencë nga aksionerët që e jetojnë përmes privilegjeve të caktuara dhe kështu ata ruajnë status-quon e tyre. Ka një farë konservatorizmi dhe frikë në mes të qytetarëve të cilët mendojnë se alternativat mund të çojnë drejt kaosit, trubullirave dhe revoltës. Por ku mund të mos jetë rasti, sepse ekzistojnë teknologji të reja të cilat mund të sjellin ndryshimin në mënyrë më elegante përmes qëllimeve dhe menyrave paqësore vetëm duke përdorur armën më të fuqishme në dispozicion, armën e bindjes së masës.

Kjo është një thirrje për të gjithë shqiptarët dhe në veçanti për ata më të talentuarit dhe me ambicie për ndryshimin rrënjësor të sistemit dhe të status-quos dhe kjo me detyron mua që të adresoj këtë memorandum. Disa nga protagonistët të cilët i janë përgjigjur thirrjes sime janë të frikësuar, fshihen në bunkeret e tyre të rehatisë, duke zgjedhur që të ruajnë avantazhin që kanë përmes jetesës konforte që ata kanë. Mos kini frikë, unë po ju sugjeroj sepse sot nuk ka asnjë betejë për të luftuar përveç se bindjes dhe joshejes. Mos kini frikë, unë po ua kërkoj në këtë mundësi që po ju jepet sepse nuk nuk ekziston asnjë frikë përveç frikës vetë. Qëllimi jonë është i drejtpërdrejtë, i guximshëm, vizionar. Ka të bëjë vetëm me imagjinatën për të ardhmen më të mirë të mundëshme dhe për tia prezantuar atë shoqërisë është mënyra më argëtuese. Në rastin më të mirë behet fjalë për një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë si pjesë e një grupi imagjinar shtetesh të ashtuquajtura Ballkanland mes Bosnjes, Kosovës, Maqedonisë, Mali të Zi dhe Serbisë. Rivalietet e mëparshme duhet të lihen pas me qëllim që të përqafohet një bashkëpunim i ri i cili zgjat përmes punës së përbashkët. Ne duhet ta çojmë integrimin përtej limiteve të mundshme, përtej të pamundurës. Ne duhet të hartojmë një filozofi të bashkëpunimit të gjithëkombësh që shkon në përputhje me ambiciet e Europës së pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo është një thirrje për çdo e për të gjithë shqiptarët, jo një sulm apo një ultimatum.

ثshtë një ftesë për të ndërmarrë një paradigmë të re që quhet post-politikë në të cilën 6 skuadra të një performance të lartë të secilës republikë ballkanike që ëndërrrojnë horizonte të reja afatgjate për fiksionin e shteteve të Ballkanlandit, ku identitetet respektohen ndërsa kufijtë dhe barrierat shëmben si ato psikologjike ashtu edhe ato fizike rrëzohen. Ashtu si edhe në një novelë të Agatha Christit apo në filmat e Hitchcockut, suspanca dhe intriga e mënyrës tonë të të treguarit do të na japë të gjithë pritshmëri të ankthshme në pritje të serive të ardhëshme. Qytetarët që do të votojnë do të bëhen vëzhgues aktivë të asaj që është Ballkanland. Në këtë pikë ne nuk duhet të aspak ta limitojmë imagjinatën tonë.

Në linjën time logjike ka një garanci, një angazhim dhe një premtim: që unë do ti qëndroj përjetë vendosmërisë për të identifikuar, për të takuar dhe për të rektrutuar ekspertët më të mirë për të sëndërtuar skuadra të mirëpërgatitura që të vihen në shërbim të shoqërisë, se unë do ti qëndroj pranë çdo prioritet të vetëm për të mbrojtur gjithmonë interesin e më të dobtëve dhe për të sjellë mirëqenie për të gjithë dhe jo vetëm për disa, dhe që unë nuk do të përqafoj axhenda të partive që qëndrojnë në shërbim të së keqjes.

Në 10 Dhjetor, unë po shëtisja në Bulevardin Dëshmorët e Kombit drejt Oborrit Mbretëro ku në orën 12.00 Princ Leka po më priste në rezidencën e tij. Një déjà vu e mbretërimit të suksesshëm të gjyshit të tij Mbretit Zog, mund të jetë në rrugë e sipër por gjithmonë kjo mbetet në formën e fantazisë. Një Princ Leka i shqetësuar është dakord me analizën time të fundit dhe më rikujton mua terrenin delikat në të cilën ecën vendi i tij i dashur. Ka lavdi përpara nëse ne arrijmë të punojmë sëbashku të bashkuar. Ata që ulëritën për revolucion duhet të jenë të kujdesshëm sa i takon instancave aktuale. Thirrjet për revolucion të artikuluara përmes protestash masive dhe të dhunshme janë provuar si jo të efektshme që të të çojnë në ripërsëritjen e të njëjtave regjime që edhe vetë Pranvera Arabe kishte si qëllim ti hiqte qafe. Revolucionet e ofruara janë të vetmet të cilat mund të largohen me elegancë. Në skenar i ri që është shfaqur dhe në të cilin qytetarët dhe audicena e re mund të zgjedhin nesë duan apo jo të shkojnë. Të limituar nga paaftësia e tyre për të hartuar horizonte të reja, establishmenti politik ka krijuar një vetëdije dypolare për faktin se në çdo rast gjysma e tortës elektorale do ti përkasë secilës palë. Paaftësi për të parafytyruar të konvertuar establishmetin politik në një model të besueshëm dhe jo si barrë. Establishmenti politik jo vetëm që pretendon se e di por edhe vazhdon në mënyrë absurd të ecë drejt një destinacioni të keq-përcaktuar.

Në të njëjtën kohë, media vazhdon të jetë e mbushur me transmetime shumëorëshe me fjalime politikanësh sharlatanë të cilët flasin për politika që nuk kanë pak për të mos thënë aspak vlerë. Mikrofoni i jepet atyre që nuk e meritojnë aspak. اmenduria aktuale e marshon sepse lidhjet mes politikës dhe medias janë të manifestuara dhe të shpalosura përmes platformave teknike dhe ideologjike. Simbioza parazite dhe të paramenduara politikanësh tashmë shfrytëzojnë qytetarin si viktimë, pikërisht ata qytetarë që u kanë dhënë atyre liçenca agjentësh 007 për të fshehur vezën e artë të cilët askush as nuk e di që ekziston.

Drama e Shqipërisë vazhdon për shkak të atyre që bllokojnë dritën dhe zgjedhin të qëndrojnë fort në pozicionet e tyre të privilegjeve të cilët nuk i meritojnë më. Konteksti absurd qëndron sepse shqiptarët, verbërisht i pranojnë liderët e tyre si legjitimë dhe si të vetmit trashëgimtarë të përfaqësimit, dhe për kaq kohë sa do të jetë kështu, shqiptarët do të vazhdojnë të shtyjnë në kohë vetëm duke u joshur nga tentacioni i jetës moderne ku narcizimi individual dominon mbrotjen e të mirës së përbashkët.

E ndërkohë, ekonomia e tregut të ëngjejve të rënë, vlerëson vetëm ata të cilët nuk e meritojnë, ndërsa ata që punojnë fort mundohen të sigurojnë qëllimet në kufijtë e mbijetesës. Ekuilibri perfekt mes oligarkëve dhe establishmentit politik garanton pranimin në heshtje të situatës nga ana e qytetarëve.

Nuk është e mjaftueshme të thuash se një tjetër Shqipëri është e mundur. Unë inkurajoj guximtarët e vërtetë dhe të talentuarit të na bashkohen në përpjekjen tonë për ndryshimin e kësaj paradigm. Establishmenti aktual politik duhet të sfidohet ose të lëvizë për më lart ose të largohet. Një lojë Nash jo bashkëpunimi po gatuhet në furrë në anën tjetër të fushës së shahut të të gjithë establishmentit politik. Të ëndërrosh apo të mos ëndërrosh, kjo është çështja.

Syri
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Aman vec k'to Amerikanet te na rrijne sa me larg- perndryshe do riperserisin luften civile te 96-s , nje katastrofe qe akoma po e vuan populli Shqiptar.

- C'fare kerkojne k'to, me qarte !?
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Qeverine e Rilindjes e mori lumi, pa mbaruar as edhe nje mandat, kur edhe megafoni me i madh i te majteve ne Amerike, del kunder "mafies" ne pushtet qe drejtohet sot nga Ramat e Veliajt e Sorrosit dhe Huffington Post-it.

Ne socialistat nuk shkruajme ne forum, e kafshojme gjuhen dhe e kemi bere cope, se na genjeu shoku Rama. Na premtoi 300,000 vende te reja pune ne shtet, si ne kohen e shokut Enver, dhe nuk na hapi asnje. Edhe ato vende qe leshuan demokratet, i moren njerezit e Ilir Metes.

Po ne prape se prapi nuk e shajme as Partine, as shokun Rama!

Lart e me lart Qeveria e Rilindjes, lart e me lart!

hajduti
 
Moonlight

With or Without u

Qe ketu kupton edhe vete se nuk ke te besh me me nje njeri me mendje te hapur por nje njeri te indoktuar. Nese do mendonim keshtu ath ky vend asnjehere nuk do kete te ardhme!
Une dua nje qeveri qe te bej detyrat e shpise por jo sepse me premtoi mua nje vend pune.

Megjithate ne shqiperi dihet si funksionojne gjerat , militantet jane ata qe vijne dhe shkojne ne cdo ardhje apo ikje qeverie.
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Sic e kam thene dy vjet me pare ne kete forum, kur nje budalla behet kryeminister, sikur opozita te mos e hapi gojen fare, ajo e ka te sigurt ardhjen e shpejte ne pushtet, pasi budallai me politikat e tij, do te preki interesat ekonomike te gjithe qytetareve te atij vendi. Arsyeja eshte e thjeshte: budallai nuk di te qeverisi familjen e tij e jo ekonomine e nje vendi me 3 milion banore.

Ne protesten e rradhes se opozites, ne rradhet e krereve te PD do te shohesh edhe shume socialiste.

e ke me mua kete besoj
shiko hajdut une i mbeshtet protestat qe kane si qellim percimin e nje mesazhi. Jam dakort edhe kur thuhet se politikat e kesaj qeverie nuk jane atje ku prisnim, por kur te gjitha keto ankesa apo pse jo edhe problematika ngrihen dhe percohen nga Sali Berisha , sinqerisht me vjen te vjelle!
sepse une smund te pranoj te vij ne pushtet njeriu qe vodhi, vrau ,preu ,zhduku te gjithe njerezit qe ishin kundra tij, vrau popullin e pafajshem, vodhi cdo gje tonen...sepse shteti eshte prone e cdo perkatesie politike.
Kshuqe ne kete pike mos u rrek fare te me bindesh se ky Saliu me duar te pastra do sjelle ndryshimin...jo une e di cdo sjelli
Ate qe solli per 8 vjet! Dhe skane kaluar pak qe ta harroj!
e sa per lulken..edhe ti je dakort qe sja vlen gjekundi te flitet....lider qe nuk inspiron as veten, le me ne

Nese PD do sillte personazhe te rinj, ose do formohej nje parti e re ku kriteri do ishte mireqenia e popullit (se aty bej pjese e une), ti se ke idene qe e para do renditesha ne miting edhe pse se kam bere kurre per asnje parti...pasi asnjera nuk me bindi kurre per vertetesine apo qellimin e saj!
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Lerini pd e Ps ... Por Amerikanet c'fare kerkojne , perse shqetesohen... A nuk Ishte ambasadorja e tyre qe eksperimentoi nje here me Shqipetaret , duke I katandisur ne lufte civile.
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

...pertej ngjyrave bardhe e zi, qe ti i gjykon ngjarjet politike, dhe aktoret politike, po te rikujtoj qe tre dite pas numerimit te zgjedhjeve, edhe pse rezultati nuk ishte certifikuar dhe procesi i ankimimit nuk kishte perfunduar, ai doli para shqiptareve dhe beri ate qe nuk e ka bere asnje politikan ne keto 23 vjet pluralizem: te pranoje humbjen ne zgjedhje para shqiptareve dhe para gjithe botes se qyteteruar dhe te japi doreheqjen nga detyra e partise politike qe ai perfaqesonte. Kjo ishte risia e lavderueshme e atyre zgjedhjeve qe beri te mundur qe partneret tane nderkombetare ne SHBA dhe BE te leshonin deklara shume pozitive mbi zgjedhjet: nuk ishin mesuar as shqiptaret e as te huajt qe politikanet shqiptare a) te pranonin rezultatin e zgjedhjeve b) te pranonin humbjen ne zgjedhje. Kesaj rradhe ishte ndryshe dhe kjo nuk reflekton mire vetem mbi personin politik Berisha, kjo reflekton mire mbi gjithe sistemin politik shqiptar. Berisha dha nje shembull e krijoi nje precedent, qe duhet ta ndjekin te gjithe kreret e politikes pa dallime ngjyrash.

Dhe dalim tek arritja tjeter e madhe e sistemit politik shqiptar ne keto 8 vjetet e fundit. Berisha si kryeminister i vendit ne keto 8 vjet ka shume arritje historike per vendin ku ato tre me te medhate jane pavaresia e Kosoves, pranimi ne NATO dhe liberalizimi i vizave me BE. Por kur vjen fjala tek sistemi politik shqiptar, arritja me e madhe e Berishes ne keto 8 vjet ishte garantimi i stabilitetit politik te vendit. Shqiptaret ne keto 8 vjet e kane marre kete gje si te falur, por harrojne se cfare destabiliteti politik mbreteronte ne vend ne 8 vjetet qe socialistet ishin ne pushtet. Qeverite binin e ngriheshin cdo 6 muaj. Berisha ia doli me sukses qe te mbylli dy mandate te plota ne qeverisje dhe askush ne keto 23 vjet pluralizem nuk e ka arritur dot kete gje. Kjo eshte nje arritje e madhe politike per nje vend si Shqiperia ku per 8 vjet opozita nuk njohu rezultatin e tre zgjedhjeve te mbajtura dhe nuk zgjodhi te beje opozite institucionale por opoziten e rruges. Dhe jo vetem kaq, por kur sjell parasysh krizen e thelle ekonomike dhe politike qe perjtonin dy fqinjet tane, Italia dhe Greqia, ku qeverite binin cdo 6 muaj, Shqiperia arriti nje stabilitet politik qe u mungonte fqinjeve tane. Pa stabilitet politik nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka rritje te mireqenies se shqiptareve.

Sot, nese Berisha do te ishte akoma ne krye te PD, protestat do kishin filluar qe 1 vit me pare, e do te kishin deshtuar. Qendrimi i Bashes eshte i drejte. Leri qytetaret e atij vendi te korrin ate qe mbollen me votat e qershorit 2013, dhe rradhet e opozites do te shtohen vetvetiu nga keqqeverisia e budallait ne krye te qeverise. Suksesi i politikes se ndjekur nga Basha duket tek fakti se sot zerit te opozites se demokrateve u jane bashkuar edhe vete socialistet: Hila me shkrimet e tija ishte zv. minister ne qeverine e Budallait. Blushi dhe opozita e tij ndaj qeverise nuk do te kish ndodhur nese opinioni i dites do te ishte opozita perballe qeverise. Krisjet e koalicionit Rama-Meta nuk do te kishin ndodhur nese opozita do te kish zgjedhur rrugen para institucioneve. Mejdani e kompani nuk do te dilnin hapur kunder Rames e qeverise se tij nese opozita nuk do te ishte treguar pasive. Perdite lidershipi i PD ka dale para mediave per te denoncuar skandalin apo aferen korruptive te rradhes, dhe kjo eshte opozita e vertete, kjo eshte edhe politika me e mire. Kuptohet, shqiptaret nuk jane mesuar me kete lloj politike.

Prandaj ne protesten e rradhes se opozites, ne rradhet e krereve te PD do te shohesh edhe shume socialiste.

hajduti
 
Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

e keqja jone eshte se shohim vetem bardhe e zi, po e fus e veten per mos te te lene ty te ndihesh vetem.
nganjehere njeriu do te shohi dhe do te preki ate qe ka interes dhe e lidh me interesin, e ndoshta une duke mos patur asnje interes gjykoj ndryshe

jane te bukura ngjyrat e ylberit hajdut...besome!
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Lerini pd e Ps ... Por Amerikanet c'fare kerkojne , perse shqetesohen... A nuk Ishte ambasadorja e tyre qe eksperimentoi nje here me Shqipetaret , duke I katandisur ne lufte civile.

Edvin Rama nuk di te qeverisi vendin. Si rrjedhoje: Krimi, gjobvenia, droga, papunesia, borxhi i larte, korrupsioni, "vrasja e shpreses" tek shqiptaret, tallja e qytetarit....etj, sjellin destabilizim, dhe jo vetem ne Shqiperi, por edhe me gjere.

Kemi nje Kryeminister qe mendon se eshte ne drejtim te cifligut te tij, kemi nje aleat qe thot "Mjaft me"!

hajduti
 
Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Edvin Rama nuk di te qeverisi vendin. Si rrjedhoje: Krimi, gjobvenia, droga, papunesia, borxhi i larte, korrupsioni, "vrasja e shpreses" tek shqiptaret, tallja e qytetarit....etj, sjellin destabilizim, dhe jo vetem ne Shqiperi, por edhe me gjere.

Kemi nje Kryeminister qe mendon se eshte ne drejtim te cifligut te tij, kemi nje aleat qe thot "Mjaft me"!

hajduti

POr ama Sali Berisha perpos te gjithe epiteteve me siper qe i ka te shumezuara per dyfish, ka edhe nje merite shume te madhe

Saliu te Vret! dhe jo te te vras menderisht apo politikisht , jo jo...Saliu te merr ate qe njeriu e ka te shenjte JETEN!

POshte Sali Berisha ! Poshte klika e tij mafioze ! :)
 
Zana1

Braveheart
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Edvin Rama nuk di te qeverisi vendin. Si rrjedhoje: Krimi, gjobvenia, droga, papunesia, borxhi i larte, korrupsioni, "vrasja e shpreses" tek shqiptaret, tallja e qytetarit....etj, sjellin destabilizim, dhe jo vetem ne Shqiperi, por edhe me gjere.

Kemi nje Kryeminister qe mendon se eshte ne drejtim te cifligut te tij, kemi nje aleat qe thot "Mjaft me"!

hajduti

Mire mo ... E ke duan te sjellin k'to Amerikanet ? Ke sygjerojne kshu !

K'to duhet te na rrijne sa me larg , se ta bejne me keq se Siria ... Te vijne per gjithe naten ..e ti mbollin edhe terroristat ne dere .

Ne jemi ne Europe , s'kemi fare lidhje me Amerikanet ... Qytetaret votojne e jetojne te lire , nuk egziston dhuna/forca Apo fanatizmi.. Amerikani po ngordh qytetaret e tij ( ke folur ndonjehere me njerez qe jetojne andej -Apo Jo !?) .. Jo me te shqetesohet per ne .
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Si gjithmone: "Fajin e ka Saliu"!

Ne duam ti rilindim shqiptaret e keta nuk duan te rilindin?!

A nuk do te thote te rilindesh qe duhet te vdesesh me para para se te lindesh prape?! Nuk e dine keta?!

me ke do na rilindni me Saliun ne krye?? aaaa rrofsh por me rri si jam ,brenda ne veze
Saliu ka fajet e 25 vjeteve ne krye....Edi mekatet e 2 viteve qeverisje!
po pate nai alternative me te mire , hajde ma sugjero!
 
Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Une them qe te vij edhe njeher saliu ne pushtet se une i kam harruar ca pamje te 97's edhe ca pamje nga gerdeci dhe 21 janari i kam harruar ,kshuqe pse mos ti riperserisim edhe njeher ?
Po edhe te mbajme edi harramin ne pushtet prap mir eshte se une nuk kam jetuar ne vitet e shokut te madh dhe pse mos ti perjetoja njeher ,do ishte bukur kur te tentoja te aratisesha neper tela me gjemba :D
 
me kujtove Miss Italia qe tha kur fitoi, sa keq qe nuk kam qene pjese e luftes se dyte boterore....lol
tik tak ...ja po vjen saliu, prite se te vjen neser si ne skenarin e 98 , ate besoj e mban mend!
 
Endrra

VIP
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Malsi tani ke te drejte , gjendja eshte me komode per qeverine. Njerezit tani vrasin veten sepse se perballojne dot jeten. Depresioni i shty te marrin rruget e botes e te vdesin ne kufijt e vendeve te EU.
Pra jo se dua te favorizoj ndonjerin, se dihet qe ka vetem dy mazhoranca ne Al ... Por nje popull i zgjuar duhet te zgjedh gjithmone te keqen me te vogel te mundshme.
Nga ana ekonomike Rama po ja merr frymen ketij popull, jo se nuk jemi mesuar me kete por e keqja eshte se populli nuk pranon gabimin qe beri e vazhdojne te rrin urte e bute si ne kohen e xhaxhit!
Skemi kulture per revolucion keshtu qe sdo behemi kurre shtet demokratik.
 
Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

me kujtove Miss Italia qe tha kur fitoi, sa keq qe nuk kam qene pjese e luftes se dyte boterore....lol
tik tak ...ja po vjen saliu, prite se te vjen neser si ne skenarin e 98 , ate besoj e mban mend!

Edhe ky Maloku neser e gjeti te bej trazira ,neser qe ka feste :(
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Cdo force opozitare ne cdo vend demokratik perdor mitingun si forme proteste ndaj keqqeverisjes apo skandaleve financiare, politike e kriminale te qeverise apo pjestareve te saj. Ska asgje ilegale apo te papare ne kete mes.

Ti si popull ke ne dore te marresh pjese apo te rrish neper kafene e te llomotisesh (sic ndodh zakonisht).

hajduti
 
Endrra

VIP
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Hajduti, pa u hap dosjet edhe pa ndodh sic bene me Causheskun sdo behet ky vend . Kot mbron Saliun e keta te tjeret Ramen.
 
Marla

InVinum Veritas
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Une jam shume pro hapjes se dosjeve ne fakt. madje kam dhe 1 pyetje pse demokratet nuk i hapen ato kur ishin ne pushtet???
 
Darius

DENY IGNORANCE
Staf në FV.AL
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Endrra, te lutem me cito nje postim, qe jam shprehur kunder hapjes se dosjeve!

Por ky popull nuk duhet te ule koken si gjithmone dhe te presi sa te plase fllucka (sic thone disa ketu) apo te ngreje zerin e te kerkoje te zhduken nga qeverisja keta maskarenj qe po ja zene frymen ketij vendi.

hajduti
 
Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Sepse nuk gjeten kohe te lire o Marlë , se pz do i kishin hapur :p
 
Marla

InVinum Veritas
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Sepse nuk gjeten kohe te lire o Marlë , se pz do i kishin hapur :p

a po aaa

apo kishin frike se mos ju dilnin pseudonimet pinoku qukapiku sheshit eeee Lol
 
Endrra

VIP
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Une jam shume pro hapjes se dosjeve ne fakt. madje kam dhe 1 pyetje pse demokratet nuk i hapen ato kur ishin ne pushtet???

Artan Fuga

Ca flasin për instinkte shkatërrimi që ka turma, madje flasin edhe për ato të ne shqiptarëve që qenkan të veçanta.
Si shembull pastaj marrin ngjarjet e '97. Dhe thonë me naivitet : Ja psh çfarë patën me shkollat, zyrat e kadastrave dhe arkivat?
Pse instinkte shkatërrimi ishin ato?
Mos bëhemi budallenj akoma.
Me shkollat çfarë patën xhanën ?
U shkatërruan shkolla sepse pastaj u dogjën rregjistrat e amzës që lejuan që njerëz pa shkollë të rregjistrohen në universitete.
Me kadastrat çfarë patën xhanën?
Kadastrat? U fshehën titujt e pronësisë që më pas të vidhej prona.
Me arkivat çfarë patën xhanën?
Arkivat? U dogjën dokumente kompromentuese, etj.
Po me bibliotekat çfarë patën, po me muzetë?
Me muzetë? Po kush do t'i vidhte ikonat dhe tablotë pastaj?
Po me repartet ushtarake çfarë patën xhanën?
Po kush do t'i shiste kallashnikovët pastaj...
Nuk ka gjë pa shkak.
 
Endrra

VIP
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

pra bashkatdhetare kedo qe te zgjedhim, e kane mbjelle faren e tyre komunistet. Ndaç me gezof ujku a qengji!
Mendoni akoma se jeni te Lire ?
 
Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Hajduti, pa u hap dosjet edhe pa ndodh sic bene me Causheskun sdo behet ky vend . Kot mbron Saliun e keta te tjeret Ramen.

kur interesi personal lidhet ngushte me individin zor se pranohet mendimi ndryshe
asnje nuk mbron Ramen, por te dal kundra rames me berishen ....kjo eshte NO SENS!
tashi ti ksaj fjalise sime jepi kuptimin, interpretim , apo ngjyrat qe do :)
 
Endrra

VIP
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

kur interesi personal lidhet ngushte me individin zor se pranohet mendimi ndryshe
asnje nuk mbron Ramen, por te dal kundra rames me berishen ....kjo eshte NO SENS!
tashi ti ksaj fjalise sime jepi kuptimin, interpretim , apo ngjyrat qe do :)

pertoj te perseritem , po per ty e bej : ne kete rast duhet zgjedhur e keqja me e vogel e mundshme !
 
Moonlight

With or Without u
Staf në FV.AL
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

pertoj te perseritem , po per ty e bej : ne kete rast duhet zgjedhur e keqja me e vogel e mundshme !

e de e...ate kemi zgjedhur , ne mungese te zgjedhjeje me te mire !
 
Marla

InVinum Veritas
Titulli: Huffington Post: Shqipëria më afër një shteti-mafioz se një republikë banane

Artan Fuga

Ca flasin për instinkte shkatërrimi që ka turma, madje flasin edhe për ato të ne shqiptarëve që qenkan të veçanta.
Si shembull pastaj marrin ngjarjet e '97. Dhe thonë me naivitet : Ja psh çfarë patën me shkollat, zyrat e kadastrave dhe arkivat?
Pse instinkte shkatërrimi ishin ato?
Mos bëhemi budallenj akoma.
Me shkollat çfarë patën xhanën ?
U shkatërruan shkolla sepse pastaj u dogjën rregjistrat e amzës që lejuan që njerëz pa shkollë të rregjistrohen në universitete.
Me kadastrat çfarë patën xhanën?
Kadastrat? U fshehën titujt e pronësisë që më pas të vidhej prona.
Me arkivat çfarë patën xhanën?
Arkivat? U dogjën dokumente kompromentuese, etj.
Po me bibliotekat çfarë patën, po me muzetë?
Me muzetë? Po kush do t'i vidhte ikonat dhe tablotë pastaj?
Po me repartet ushtarake çfarë patën xhanën?
Po kush do t'i shiste kallashnikovët pastaj...
Nuk ka gjë pa shkak.

Mire e ka thene Fuga... por edhe sipas Fuges kryefjala eshte Berisha per gjithe te keqijat.
 
Top