Hoteli nga kripa

NeVertiti

~Kohe & Stine~
360818475lajmetari360818475.jpg


Bolovi - Në shikim të parë fotot e këtij hoteli ngjajnë në një shtëpi në plazh dhe duket se në tokë ka rërë, ndërsa muret janë bërë prej guri. Megjithatë, të gjitha këto në hotelin e pabesueshëm bolivian janë bërë nga kripa, duke përfshirë edhe shumicën e mobileve.

Hoteli i pazakontë, “Hotel de Sal”, pranë Colchania në Bolivi, tërheq shumë turistë që vijnë për të parë atë. Turistët zakonisht qëndrojnë disa ditë për parë të gjitha atraksionet në dispozicion. Për 84 funta ju mund të merrni një dhomë me dy krevate prej kripe dhe mëngjesin.

Agjenti turistik, Pedro Pablo Michel Rocha punon për hoteli, i cili ndihmon turistët për të vazhduar udhëtimin e tyre. Ai shtoi se i pëlqen të befasojë vizitorët që vijnë për herë të parë.

"Disa nga mysafirët madje kanë tharë mobilet për t`u siguruar se çdo gjë është bërë vërtetë nga kripa", tha Rocha, raporton Daily Mail.

Vizitorët thonë se është e mrekullueshme që është shfrytëzuar resursi natyror dhe jo ai artificial për të ndërtuar këtë hotel.

Këtu në afërsi është gjetur edhe litium që është i mjaftueshëm për gjysmën e konsumit të botës për përdoruesit e telefonit dhe baterive.
B;gjuha shqipe
 

Morena

...Δʝɛя...
Pe: Hoteli nga kripa

84 funta sa jane?
Une sdo ikja edhe per 1 funt sa do qe te bejne keto :D
 
Top