• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Horoskopi: Parashikimi per sot

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
Horoskopi Ditor
19 Janar 2020

Dashi
21 Mars - 19 Prill
Edhe ata persona që do jenë totalisht të përhumbur në dashuri, duhet të bëjnë një hap pas, ose të rrinë në heshtje, pasi parashikohen tensione të forta të cilat duhen menaxhuar me kujdes. Kjo e dielë do ju gjejë të përhumbur në aktivitete dhe situata që ndryshojnë papritur. Do ju duhet të jetoni disa emocione më shumë.
Demi
20 Prill - 20 Maj
Do të ndjeni që t’iu rrahë zemra fort, gjë që do të jetë diçka ideale për shumë prej jush, të cilët kanë nevojë që të rigjejnë ekuilibrin me ndjenjat. Në sajë të ndikimit të Saturnit dhe Mërkurit, do të jeni të mbushur gjithë ide krijuese. Për gjithë ata që dëshirojnë të zgjerojnë familjen, kjo është një periudhë mjaft e favorshme.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Shumë prej jush do të gjenden përballë një sërë pengesash, të cilat duhet t’i kalojnë në mënyrë diplomatike. Që prej fundit të dhjetorit, raporti në çift nuk është më i qartë, ku ka dyshime dhe xhelozi të shumta. Është më mirë që të bëni durim, se sa të thoni gjëra të gabuara. Do të përjetoni momente tensioni dhe mungesë vendosmërie, lidhur me raportin ku jeni të përfshirë.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Parashikohet një ditë mjaft interesante. Do të ndjeni nevojën për të vënë në rregull jetën tuaj dhe për të mbajtur nën kontroll emocionet, sidomos nëse së fundmi jeni përballur me dyshime të shumta. Kush e ka gjetur veten të përfshirë në dy histori dashurie, do ti duhet të bëjë një zgjedhje të rëndësishme duke vendosur ekuilibrin. Kjo është një ditë që parashikon rikuperim emocional.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Kjo e dielë do të jetë mjaft e rëndësishme, për tu rikthyer në lojë sa i takon ndjenjave. Venusi dhe Marsi do të sjellin përforcim ndjenjash dhe raporti në çift. Mund të tërhiqeni nga një person çmendurisht. Kjo gjë është mjaft e mirë, sidomos nëse keni kaluar një krizë dhe dëshironi të rikuperoni.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
Do të arrini që të rigjeni qetësinë, pasi së fundmi keni përjetuar momente aspak të lehta. Do të përballeni me të gjitha shqetësimet që ju kanë munduar, duke arritur të ndryshoni totalisht për mirë, rrjedhën e ditës suaj.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Do arrini që të qëndroni larg personave konfliktualë, duke arritur të gjeni qetësinë e munguar. Sa i takon punës, mund të mendoni që të vlerësoni më mirë një nismë të ndërmarrë, duke korrur sukses. Do t’iu duhet të lini përshtypje të mirë, duke bërë një lojë të dyfishtë.
Akrepi
23 Tetor - 21 Nëntor
Kush është në kërkim të qetësisë, do arrij që ta gjejë gjatë kësaj dite. Ndikimi i favorshëm i Mërkurit do ju dhurojë qetësi, ku në dashuri do arrini që të bëni zgjedhje të mëdha dhe mund ta shihni të ardhmen me më shumë optimizëm. Jeni të mbushur me pasiguri, të cilat duhet ti kaloni.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 Dhjetor
Kjo është një prej ditëve më të mira të javës. Jeni të lirë të ndryshoni stilin e jetës dhe të merrni vendime të rëndësishme, pa u përballur me asnjë pengesë. Kush është i përfshirë mes dy zgjedhjeve, duhet ta shtyjë për një moment tjetër në mënyrë që të shmangë konfliktet.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Në dashuri do të ketë pakënaqësi. Nëse flisni shtruar me partnerin/en, do arrini që të gjeni një zgjidhje të përbashkët, duke forcuar raportin në çift. Bëni mirë të reflektoni dhe të shmangni konfliktet, në sektorët e tjerë të jetës.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Kjo ditë do ju gjejë në formë të shkëlqyer fizike. Megjithatë do të ketë situata të cilat do ju fusin ankth, sidomos në vendin e punës. Raportin në çift duhet ta mbani nën kontroll gjatë kësaj fundjave, pasi rrezikoni që të gaboni.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Dashuria do të kthehet në qendër të kësaj dite, por mbani parasysh se është momenti për të bërë sqarime. Bëni kujdes të mos gjeni ngushëllim në histori paralele, pasi rrezikoni të krijoni konfuzion. Bëni mirë të ndiqni zemrën tuaj. Nëse jeni vetëm apo së fundmi jeni ndarë, tashmë do të ndjeni nevojën për tu rikthyer në lojë.
 

Hera

Βιβλίο φάγος
Vendndodhja
Athine
Horoskopi Ditor
20 Janar 2020

Dashi
21 Mars - 19 Prill
Bëni kujdes ndaj të papriturave! Hëna ju vihet kundër dhe parashikohen momente krizash dhe tensioni, sidomos në dashuri, për gjithë ata që ju duhet të bëjnë një zgjidhje. Parashikohet një e diel aspak e frytshme sa i takon ndjenjave. Mundohuni që ti menaxhoni sa më mirë situatat, në mënyrë që të mos përfundoni në debate.
Demi
20 Prill - 20 Maj
Dashuria e parë që duhet të ndjeni, është ajo ndaj vetes dhe vetëm kështu mund ti doni të tjerët dhe të jepni më shumë. Ndikimi i favorshëm i Venusit, parashikon lindjen e ndjenjave të reja pozitive. Kushtojuni më shumë kohë emocioneve dhe raporteve me të tjerët.
Binjakët
21 Maj - 20 Qershor
Bëni kujdes me shpenzimet! Parashikohet një humbje e ndjeshme! Ndikimi i kundërt i Neptunit, parashikon krizë, ndaj tregohuni më të matur lidhur me situatën financiare. Kjo krizë pritet të reflektohet edhe në raportin në çift.
Gaforrja
21 Qershor - 22 Korrik
Mjafton që të përqendroheni në gjetjen e shkakut që ju ka prishur humorin! Ka ardhur momenti që të lini pas krahëve krizën dhe të reagoni për të ecur përpara. Në vendin e punës do të ndiheni të nënvlerësuar, ndaj bëni kujdes për të rifituar terren.
Luani
23 Korrik - 22 Gusht
Përfitoni nga horoskopi i mirë i kësaj të hëne dhe veproni. Kushtojini më shumë kohë vetes tuaj dhe partnerit/es, duke i dhënë jetë fushës së ndjenjave. Parashikohet që të ndodhë diçka pozitive.
Virgjëresha
23 Gusht - 22 Shtator
Lëreni zemrën të lirë gjatë kësaj dite, pasi vetëm kështu do mund që të jetoni diçka vërtetë speciale. Nëse keni qenë shumë të zënë me punën kohëve të fundit dhe e keni lënë pas dore jetën private, gjërat do të bëhen më mirë. Do të keni raporte të shkëlqyera me të lindurit e shenjës së gaforres dhe akrepit.
Peshorja
23 Shtator - 22 Tetor
Gjatë kësaj të hëne jo çdo gjë do të shkojë ashtu siç ju dëshironi. Këshillohet që të mos jeni shumë të nxituar me marrjen e vendimeve, por duhet të reflektoni mirë. Situata sentimentale pritet të ketë një përmirësim të lehtë.
Akrepi
23 Tetor - 21 Nëntor
Yjet do të kenë ndikim të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke i furnizuar me energji dhe ndjesi pozitive. Megjithatë parashikohet që të ketë një situatë sqaruese dhe ballafaqimi. Historitë e dashurisë, do të nisin rikuperim të ndjeshëm.
Shigjetari
22 Nëntor - 21 Dhjetor
Do të jetë një e hënë e cila parashikon rikuperim total për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohen të reja të rëndësishme, sa i takon dashurisë, lidhjeve të reja, apo pajtimeve.
Bricjapi
22 Dhjetor - 19 Janar
Përqendrojini të gjitha fuqitë tuaja, për të kaluar momentet e tensionit që po jetoni. Me ndikimin e favorshëm të Saturnit dhe Mërkurit, do ia dilni. Për ata që janë vetëm, parashikohen zhvillime të rëndësishme.
Ujori
20 Janar - 18 Shkurt
Yjet ju favorizojnë mjaft në dashuri. Më në fund do arrini të shijoni momente të kënaqshme. Parashikohen rikuperime në vendin e punës dhe disa nisma të reja, të cilat nuk duhen lënë në mes.
Peshqit
19 Shkurt - 20 Mars
Do të jeni të mbushur nga një dëshirë për të shfaqur hapur ndjenjat tuaja. Do të ndjeni nevojën për rikuperim, sidomos nëse keni kaluar një tradhti. Në çdo rast, situata sentimentale, parashikohet e përmirësuar. Kushtojani të gjithë energjinë tuaj rikuperimit të brendshëm dhe çdo gjë do shkojë mirë.
 
19 Shkurt - 20 Mars
Do të jeni të mbushur nga një dëshirë për të shfaqur hapur ndjenjat tuaja. Do të ndjeni nevojën për rikuperim, sidomos nëse keni kaluar një tradhti. Në çdo rast, situata sentimentale, parashikohet e përmirësuar. Kushtojani të gjithë energjinë tuaj rikuperimit të brendshëm dhe çdo gjë do shkojë mirë.

Isha mbush me frymezim per t'ja shpreh ndjenjat monit @Moonlight meqe propozimin ma la pa pergjigje por spo e bej se mduket nuk eshte ne humor sot per dashuri :(
 

L0v3rM4n

VIP
Vendndodhja
It
3 Tetor - 21 Nëntor
Yjet do të kenë ndikim të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke i furnizuar me energji dhe ndjesi pozitive. Megjithatë parashikohet që të ketë një situatë sqaruese dhe ballafaqimi. Historitë e dashurisë, do të nisin rikuperim të ndjeshëm.
 
3 Tetor - 21 Nëntor
Yjet do të kenë ndikim të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke i furnizuar me energji dhe ndjesi pozitive. Megjithatë parashikohet që të ketë një situatë sqaruese dhe ballafaqimi. Historitë e dashurisë, do të nisin rikuperim të ndjeshëm.
E mire mire mduket po del naj one night stand me ish-et sot 😂😂😂
 

Hilarious

😍☀️
Staf në FV.AL
Mosha
22
Vendndodhja
Vlore
23 Gusht - 22 Shtator
Lëreni zemrën të lirë gjatë kësaj dite, pasi vetëm kështu do mund që të jetoni diçka vërtetë speciale. Nëse keni qenë shumë të zënë me punën kohëve të fundit dhe e keni lënë pas dore jetën private, gjërat do të bëhen më mirë. Do të keni raporte të shkëlqyera me të lindurit e shenjës së gaforres dhe akrepit.
Gaforret dhe akrepet te paraqiten çik se paskemi muhabet te embel sot 😂😂😂 , @Daisy paraqitu çik 🤣
 
Top