Horoskopi javor..

6.

TE PERGJITHSHME: Këtë muaj do ju karakterizojë socializimi sentimental por edhe paqëndrueshmëria! Shumë cështje të jetës tuaj personale, arrijnë në gradën e plotësimit dhe ju tani ndjeni se keni zbatuar projektin tuaj dhe duhet të shihni të ardhmen… të shihni përpara! Kjo procedurë, ju presionon mjaftueshëm dhe shumë herë mund t’ju krijohet dhe ndjenja e zhgënjimit!

Lene se u knaqa ahahhahah
 
28 qershor - 4 korrik

Dashi:
wVwG9pe.jpg

Pritet që kjo të jetë një javë e jashtëzakonshme për Dashin, sepse të gjithë planetët janë radhitur në pozicion të favorshëm për ju. Venusi ju ndihmon në sferën e ndjenjave, duke ju dhuruar momente të nxehta. Mërkuri dhe Marsi ju bëjnë të pamposhtur në punë. Do të jetë e vështirë t’ju kundërvihesh juve. Të enjte, të premte dhe të shtunë edhe Hënën do ta keni në shenjë, duke ju dhuruar fat.

wVwG9pe.jpg

Demi: Në këtë periudhë ndiheni veçanërisht të lodhur e të stresuar. Përgjegjës për këtë është Marsi në pozicion të pafavorshëm, që duket se jua shteron energjitë. Edhe Venusi do t’ju bëhet pengesë, duke shkaktuar tensione dhe zënka në çift. Situata do të përmirësohet ditën e diel, kur Hëna në shenjë do t’ju favorizojë në dialogun me partnerin.

Binjakët: Kjo do të jetë një javë shumë fatlume për ju. Jo vetëm Mërkuri, por edhe Venusi do të kthehet nga shenja juaj. Do të keni të reja interesante si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Ditën e hënë, të enjte, të premte dhe të shtunë Hënën do ta keni në pozicion të favorshëm. E marta dhe e mërkura do të jenë ditët më problematike të javës.
wVwG9pe.jpg

Gaforrja: Që prej disa ditësh tashmë, Venusi e ka braktisur shenjën tuaj. Mos u shqetësoni, sepse ndikimi i tij i mirë do të vazhdojë të ndihet edhe për disa kohë. Jeta sentimentale shkon për mrekulli, tani keni rastin që ta çoni marrëdhënien tuaj në një stad tjetër. Më datë 29 dhe 30 qershor do të keni fat. Datat 1 dhe 2 korrik janë ditë terse.
wVwG9pe.jpg

Luani: Java do të fillojë me Hënën të vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Kjo do t’ju nxjerrë pengesa dhe do të ndikojë që të jeni në humor të keq. Mos u druani, pasi Venusi dhe Marsi ju favorizojnë. Dikush do t’ju ofrojë mbështetjen e nevojshme shpirtërore për të cilën keni nevojë. Dashuria do t’ju buzëqeshë, sidomos në ditët e mesit të javës, kur më në fund Hënën do ta keni aleate.

Virgjëresha: Kjo javë mund t’ju sjellë probleme të tjera në aspektin profesional. Planeti Mërkur do të jetë i vendosur në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj, duke ju krijuar pengesa dhe ngadalësim të punës. Ditën e mërkurë dhe të enjte do të ndiheni veçanërisht nervozë, pasi Hënën do ta keni kundër. Dita e diel do të jetë me fat, sepse atëherë do të keni mundësi t’u përkushtoheni pasioneve tuaja.
wVwG9pe.jpg

Peshorja: Më në fund planeti Venus është kthyer nga shenja juaj. Tensionet e krijuara në marrëdhënien me partnerin janë vetëm një kujtim i largët. Pak nga pak do ta gjeni sërish pasionin që ekzistonte dikur mes jush. Kujdes datat 1, 2 dhe 3 korrik, ku për shkak të pozicionimit të pafavorshëm të Hënës, mund të mbani një qëndrim negativ të pajustifikuar. Dita me fat e javës do të jetë e hëna.

Akrepi: Këtë javë, për fat të keq, planetin Venus do ta keni armik. Marrëdhënia me partnerin do të kalojë nëpër një rrugë me pengesa. Hera herës do ta vini në diskutim edhe vetë lidhjen tuaj. Ditën e martë dhe të mërkurë Hëna do t’ju favorizojë. Kujdes ditën e diel, sepse Hëna do të vendoset në pozicion të pafavorshëm, duke ju bërë të ndiheni nervoze
CRU701k.jpg
wVwG9pe.jpg

Shigjetari: Vendosja e planetit Mërkur në pozicion të pafavorshëm, vazhdon t’ju krijojë ngadalësim dhe vështirësi në punët tuaja. Mos u dekurajoni, planeti Jupiter ju garanton sukses brenda vitit. Në sferën e ndjenjave fati do t’ju buzëqeshë, sepse Venusin do ta keni në shenjë. Ditët me fat të javës do të jenë e hëna, e enjtja dhe e premtja. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë terse, pasi Hënën do ta keni kundër.

Bricjapi: Më në fund ndiheni të çliruar nga ndikimi negativ i Venusit dhe pak e nga pak po merrni sërish në dorë frerët e jetës suaj sentimentale, duke arritur të gjeni ekuilibrin në aspektin e ndjenjave. Mbase do të duhet pak kohë, sidomos nëse tani së fundmi keni mbyllur një marrëdhënie, por do të arrini të triumfoni më të fortë dhe më të dashuruar se kurrë. E marta dhe e mërkura janë ditë me fat, e enjtja dhe e premtja janë ditë terse.
wVwG9pe.jpg

Ujori: Ndikimi negativ i Venusit po fillon të ndihet gjithmonë e më shumë. Çiftet e reja do të shikojnë se nuk e kanë jetën fushë me lule. Në horizont duken zënka dhe turbullira. Mos u dekurajoni, sepse nëse do të arrini të kapërceni këtë moment të vështirë, do të thotë se kjo është dashuri e vërtetë. Do të ndiheni të lodhur fizikisht edhe mendërisht, pasi dhe Marsin do ta keni në pozicion të pafavorshëm.

Peshqit: Më datë 29 dhe 30 qershor Hëna do t’i bashkohet shenjës suaj. Këto do të jenë dhe ditët më me fat të javës. Gjithsesi, do t’ju duhet të përballeni me Mërkurin në pozicion të pafavorshëm, i cili mund t’ju krijojë probleme në marrëdhëniet tuaja familjare apo profesionale. Dita e diel është më e përshtatshmja për t’iu përkushtuar njeriut të zemrës.
 

D.

.
Staf në FV.AL
S/A By Kenzo
Ujori: Ndikimi negativ i Venusit po fillon të ndihet gjithmonë e më shumë. Çiftet e reja do të shikojnë se nuk e kanë jetën fushë me lule. Në horizont duken zënka dhe turbullira. Mos u dekurajoni, sepse nëse do të arrini të kapërceni këtë moment të vështirë, do të thotë se kjo është dashuri e vërtetë. Do të ndiheni të lodhur fizikisht edhe mendërisht, pasi dhe Marsin do ta keni në pozicion të pafavorshëm.
Mu beft kurban Venusi bashk me Marsin ?
 

Horoskopi Javor (19 – 25 Korrik 2021)​



Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Një fillim i ri dhe shumë intensiv në jetën personale erotike do jetë shumë i dukshem dhe me pasion. Kujdes ne çështjet familjare dhe në karrierë ju që keni lindur në dhjetëditeshin e fundit të shenjës tuaj.

Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Pak debat në çështjet familjare por edhe shpenzime për një ndryshim në lidhje me shtepinë apo me njerëz që do ftoni. Një takim romantik ne familje ju pershtatet shume. Nje ceshtje takim si projekt udhetimi do shkoj mire.

Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Jeni ne nje moment ku do rregullohet nje ceshtje e rendesishme ekonomike per ju qe merreni me turizem apo keni biznes familjar dhe keni lindur ne ditet e para te shenjes tuaj.


Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Merkuri ne shenjen tuaj ju cliron nga mungesa e komunikimit dhe ju fut ne shume diskutime e takime por edhe udhetime jashte vendit. Mundesisht keto do jene edhe romantike. Kujdes ju qe keni lindur ne dhjetediteshin e trete te shenjes tuaj.

Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Hene e re ka reflektim keto dite ne shenjen tiuaj. Do ndjeheni shume energjik dhe me deshiren per te bere ndryshime ne jeten personale. Jeni shume afer nje lidhje erotike.

Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Per ju ndikimi i Merkurit ne Gaforre do jete shume pozitiv ne arritjen e nje marreveshje te rendesishme per nje vijushmeri ne nje marrdhenie erotike. Brenda vetes jeni shume flertues dhe me deshiren per te sqaruar nje konflikt personal apo ne pune.

Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Jeni shume te interesuar per te qene ne qender te vemendjes dhe do ja arrini si ne takime romantike ashtu edhe ne konflikte midis gjinive. Nje marreveshje pune dhe ekonomike do jete e rendesishme per ju te lindurit ne ditete e para te shenjes tuaj.

Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Me ne fund nje dirte jeshile per nje lidhje personale e cila vjen pas shume vitesh si nje e drejte apo nje miqesi qe ju dhurohet ne pafatesine qe keni patur deri tani ne dashuri.

Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Do beni nje marrvesheje me dike te familjes per nje ecuri ne jeten tuaj personale duke vene nje rregull nese nuk keni mundur deri tani te gjeni qetesi duke qene konfuz per ecurine e lidhjes ekzistuese.

Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Nje moment pak i veshtire dhe i trishtueshem per ju qe keni lindur ne dhjetediteshin e trete te shenjes tuaj. Do keni perballje ne pune dhe ne jete bashkeshortore por edhe debate familjare.

Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Ne kete moment te rendesishem per ekonomine e juve qe keni lindur ne ditet e para te shenjes tuaj do keni mundesine e nje marrveshje ekonomike shume fitimprurëse.

Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Ne shenjen tuaj ka vend kete jave per udhetime dhe ndryshime ne menyren se si jeni ndjere per nje person qe tashme e doni ta keni ne perditshmeri me me shume vrull ne jeten tuaj. Ky personi duhet te jete ose Luan ose shigjetar ose Peshk.
 
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Ne shenjen tuaj ka vend kete jave per udhetime dhe ndryshime ne menyren se si jeni ndjere per nje person qe tashme e doni ta keni ne perditshmeri me me shume vrull ne jeten tuaj. Ky personi duhet te jete ose Luan ose shigjetar ose Peshk.
@MO. neser qe pa gdhire e pa dhj*re qente dalim hudhim rrjetat.
O ndonje luaneshe, o ndonje shigjetareshe ose ndonje koce e eger do na vije peshqesh?
 
DASHI: Pritet që këtë javë të merrni një lajm të mirë. Planetin Mërkur do ta keni aleat dhe do të merrni surpriza të bukura, sidomos në aspektin profesional. Diku rreth datave 28 dhe 30 korrik mund të ndodhë diçka e veçantë, sepse dhe Hëna do t’i bashkohet shenjës suaj. Nëse keni kërkesa apo propozime për të bërë, mos hezitoni të shpreheni.


DEMI: Gjatë këtyre ditëve do të merrni një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Lajmi i keq është se më datë 28, planeti Mërkur do të kthehet në pozicion të pafavorshëm, duke sjellë ndërlikime në jetën tuaj, sidomos në aspektin profesional. Lajmi i mirë është se që nga dita e enjte do të keni mbështetjen e planetit Mars, i gatshëm për t’ju dhuruar më shumë energji.

BINJAKËT: Mërkuri do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Duke filluar që nga data 28 korrik do t’ju ofrohen mundësi të reja, si në jetën private edhe nga ana profesionale. Kurse më datë 29 korrik Marsi do të kalojë në prapavijë dhe prandaj do të ndiheni më të lodhur e të stresuar. Merreni veten me të mira dhe zbuloni çfarë ju lehtëson.


GAFORRJA: Mërkuri do të vazhdojë të rrijë në shenjën tuaj deri më datë 28 korrik. Përpara kësaj date shqyrtojeni me vëmendje një kërkesë për punë apo një takim të rëndësishëm. Me Hënën në shenjë, me siguri që do të jeni të favorizuar që të arrini objektivat tuaja. Më datë 29 korrik, planeti Mars do të kthehet sërish nga Gaforrja, i gatshëm për t’ju dhuruar energji pozitive.


LUANI: Më datë 28 korrik, planeti Mërkur do të braktisë Gaforren për t’u kthyer nga Luani. Ju pret një periudhë interesante, sidomos në aspektin profesional. Datat 28, 29 dhe 30 korrik do të jenë më të mbarat e javës. Hëna në shenjë do t’ju dhurojë fat dhe emocione që nuk harrohen lehtë. Të dielën, më datë 1 gusht, do të ndiheni pak nervozë.


VIRGJËRESHA: Të lindurit e kësaj shenje do të marrin lajme shumë të mira gjatë kësaj jave. Ditën e enjte, binomi Mars-Venus do t’i bashkohet Virgjëreshës. Ju presin ditë shumë të bukura të mbushura me dashuri dhe energji pozitive. Vetëm dita e hënë dhe e martë nuk do të jenë fort të mbara, pasi Hëna në prapavijë do t’ju bëjë të ndiheni në ankth dhe në humor të keq.


PESHORJA: Më në fund planetin Mërkur do ta keni aleat. Nëse gjatë kësaj periudhe ju është dashur të përballeni me vështirësi, sidomos në aspektin profesional, tani do të arrini t’i gjeni me më lehtësi zgjidhjet e duhura. Bëni kujdes gjithsesi në datat 28, 29 dhe 30 korrik, ku Hëna në pozicion të pafavorshëm mund të krijojë terren për të papritura ose debate të ndezura.


AKREPI: Këtë javë planeti Mërkur do të bëjë një kalim të pafavorshëm për shenjën tuaj. Më datë 28 korrik mund të keni ballafaqime të forta në punë dhe në familje. Megjithatë, më datë 29, Marsi do të kthehet nga Akrepi, duke ju dhuruar më shumë energji. Venusi ju ndihmon në dashuri, por kujdes se Hëna në prapavijë mund të provokojë zënka me partnerin.


SHIGJETARI: Venusi nuk ju favorizon, prandaj mosmarrëveshjet me partnerin do të jenë kryefjala e ditës. Më datë 29 edhe Marsin do ta keni kundërshtar. Një situatë e nderë do të mbizotërojë dhe me siguri do të ndiheni të lodhur dhe në presion. Për fat, Mërkurin do ta keni aleat. Pritet që të merrni lajme të mira, sidomos në aspektin profesional.


BRICJAPI: Më në fund mund të merrni frymë të lehtësuar. Më datë 28 korrik, planeti Mërkur nuk do të jetë më në prapavijë për shenjën tuaj dhe nuk do t’ju bëhet më pengesë. Pas një periudhe bllokimi, do të mund të bëni sërish hapa përpara. Më datë 29 korrik, edhe Marsi do të kalojë në pozicion të favorshëm, duke ju bërë më të fortë, këmbëngulës e të vendosur.


UJORI: Këtë javë, për fat të keq, planeti Mërkur do të kalojë në prapavijë për Ujorin. Do të hasni vështirësi në komunikimin me të tjerët, si në shtëpi edhe në punë. Të enjten, më datë 29, Marsi do të kalojë në pozicion të favorshëm dhe tashmë keni rastin që të rimerrni forcat dhe të shkundeni nga apatia që ju ka kapluar gjatë kësaj periudhe.

PESHQIT: Marsi dhe Venusi janë vendosur në prapavijë për Peshqit. Fati nuk do t’ju ndihmojë në dashuri dhe do të ndiheni të rënë moralisht dhe fizikisht. Por mos u mërzitni, sepse bëhet fjalë për një gjendje kalimtare. Në fillim të javës Hëna do të kalojë në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj dhe me siguri që do t’ju kthehet humori i mirë.
 
  • Më pëlqen
Reactions: D.
"Të dielën, më datë 1 gusht, do të ndiheni pak nervozë."

Nervoz me dat 1.
Serio ?
Serjozisht e ka?

Ca lesh horoskopi javor eshte ky qe perfshin dhe daten e pare te muajit tjeter?
Ndoshta un sdoja ta dija...
Se me aq nervoz qe kam tani, shyqyr qe skam vrare njeri.
Prisja lajme te mira per muajin tim ?
 

SunFIower

Don’t touch!
DEMI: Gjatë këtyre ditëve do të merrni një lajm të mirë dhe një lajm të keq. Lajmi i keq është se më datë 28, planeti Mërkur do të kthehet në pozicion të pafavorshëm, duke sjellë ndërlikime në jetën tuaj, sidomos në aspektin profesional. Lajmi i mirë është se që nga dita e enjte do të keni mbështetjen e planetit Mars, i gatshëm për t’ju dhuruar më shumë energji.
Ky roskopi sikur jeto me mu 24/7?‍♀️
 
Top