• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Homezh, fëmijët analfabetë; nuk dinë as kryeqytetin e Shqipërisë

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Homezh, fëmijët analfabetë; nuk dinë as kryeqytetin e Shqipërisë



Në vitin 2017 në Shqipëri ka ende fëmijë që nuk dinë të lexojnë apo të shkruajnë. Të tillë janë fëmijët e klasës së nëntë në shkollën e fshatit Homezh të Pogradecit.

“Fiks Fare” solli këtë të premte me fakte paditurinë e tyre në leximin dhe shkrimin e gjuhës mëmë. Në redaksinë e emisionit mbërritën disa ankesa nga prindërit, të cilët thanë se në shkollën e fshatit fëmijët bëjnë mësim në klasa të përbashkëta dhe janë pothuajse analfabetë.

Gazetarë të “Fiksit” udhëtuan në fshatin në fjalë. Një vajzë, e cila kishte mbaruar klasën e 9-të të kësaj shkolle, nuk dinte se kush ishte kryeqyteti i Shqipërisë dhe u përgjigj me emrin e fshatit te vetë, Homezhi.

Vajza nuk arrinte të lexonte dhe të njihte shkronjat dhe me vështirësi shkroi emrin e saj në letër. اudia më e madhe ishte kur kjo vajzë nuk arrinte të lexonte as gërmat e mëdha të shtypit, të shkruara në murin e shkollës.

E njëjta gjendje ishte në shumicën e nxënësve. Kur iu kërkua nga gazetarët e “Fiks Fare” të lexonin një fjali të vetme pa gabime nga librat që kishin mësimin e ditës, vetëm njëri lexoi rrjedhshëm, ndërsa 15 fëmijët e tjerë nuk e përfunduan dot fjalinë pa gabime.

Edhe prindërit, të cilët e pritën grupin e xhirimit në mes të fshatit, pohuan njëzëri se fëmijët e tyre që nga klasa e parë e deri në klasën e nëntë nuk dijnë as të lexojnë dhe as të shkruajnë.

Ndonëse ndodhemi në vitin 2017, kur pajisjet elektronike mbizotërojnë në jetën tonë, në këtë fshat vetëm 18 km larg Pogradecit analfabetizmi është ulur këmbëkryq.

gazeta-Shqip
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Po kur behen mesuese ca e ca qe gjith diten neper kafene,ky do jet rezultati.
Ministria e arsimit duhet te marr masa edhe per shkollat e zonave rurale jo vetem ato urbane.
Shum femij te arsimit parauniversitar udhetojn nga zonat rurale drejt urbane per te pasur 1 arsimim me te mir.
Esht gjynah qe keta femij mos te jen ne gjendje te lexojn,kur bashkmoshataret e tyre neper bot jan ne gjendje te krijojn medikamente te ndryshme.
 
Top