• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Holanda fiton Eurovizion 2019, Shqipëria renditet në vend të 18-të

Frank

1+1=3
holanda-ok-770x427.png


Holanda është fituese e Eurovizion 2019. Duncan Laurence, më këngën ‘Arcade’ dërgon në Holandë trofeun e Festivalit Europian të këngës. Vota e publikut ishte përcaktuese për renditjen e këngëtarëve, pas votimit të jurive profesioniste, duke e renditur Holanden me 492 pikë në total. Në vendin e dytë në klasifikim u rendit Italia me 465 pikë ndërsa Rusia mundi të sigurojë vendin e tretë me 369 pikë.
“E mora historinë nga një persoVota e publikut ishte ajo që përcaktoi gjithcka, pasi në përfundim të verdiktit të jurive profesioniste, ishte Maqedonia e Veriut ajo që kryesonte klasifikimin. n i dashur që vdiq në moshë të re. Arcade është histori për kërkimin e dashurisë së jetës”, tha fituesi i Eurovizion 2019 Duncan për fabulën e këngës. Fitorja e Duncan Laurence shënoi herën e parë që Holanda ka fiton në Festivalin e Eurovizion që nga viti 1975.


Jonida2-770x388.jpg


Shqipëria u përfaqësua në këtë garë të rëndësishme të këngës, nga këngëtarja Jonida Maliqi, me këngën “Ktheju Tokës”, e cila renditi Shqipërinë në vendin e 18-të.
Juria profesioniste e vlerësoi këngën ‘Ktheju Tokës’ me 43 pikë, ndërsa 47 ishin pikët e dhëna nga publiku, duke e cuar në 90 pikë në total. Pavarësisht renditjes, Jonida Maliqi arriti të rrëmbejë duartrokitje të shumta nga publiku ndërsa ndezi skenën e Eurovizion me ngjyrat kombëtare. Pikët maksimale juria profesionistëve shqiptarë i dërgoi për Maqedoninë e Veriut.

renditja-600x343.png


Supriza të shumta kishte rezervuar nata e finale e Eurovizion, ndërsa spektakël dhuroi performanca e yllit të muzikës pop, Madona.


Balkanweb.com
 
Top