• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Historiku i marredhenieve Shqiperi-BE

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Aktualisht marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian zhvillohen të bazuara në Marrëveshjen e Tregtisë dhe Bashkëpunimit, e cila ka hyrë në fuqi, më 1 dhjetor 1992. Kjo marrëveshje, që është ende në fuqi mes Shqiperise dhe Bث-së, përmban një klauzolë sipas së cilës përcaktohet se, “Marrëveshja do të kontribuojë në çuarjen drejt objektivit për një marreveshje asocimi, në një kohë të përshtatshme, kur të plotesohen kushtet, si edhe në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis tyre”. Shqipëria ishte vendi i parë në Evropën Juglindore që nënshkruante një marrëveshje të tillë me BE-në.

Në vitin 1996, Shqipëria ishte pranë nënshkrimit të nje marrëveshjeje të re kontraktuale me BE-në , por zgjedhjet e kontestuara parlamentare të majit të vitit 1996, së bashku me krizën e thellë financiare dhe sociale, që pasoi në fillim të vitit 1997, bënë që ky proces të ndalet.

Në maj 1999, BE miratoi një iniciativë të re për pesë vendet e rajonit të Evropës Juglindore (Shqipëri, Kroaci, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinë, dhe RFJ), të quajtur Procesi i Stabilizimit dhe Asocimit (PSA). Për Shqipërinë, pas deklaratës së bërë në seancën e Dialogut Politik të prillit 1999, në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të BE-së, më 21-22 qershor 1999, të mbajtur në Luksemburg, Këshilli i kërkoi Komisionit Evropian hartimin e një studimi fizibiliteti (feasibility study) të vlefshëm për nënshkrimin e një Marrëveshje Stabilizimi dhe Asocimi BE-Shqipëri .


Në nëntor 1999, Komisioni Evropian prezantoi Raportin e Fizibilitetit mbi hapjen e bisedimeve me Shqipërinë për një Marrëveshje Stabilizimi dhe Asocimi, dhe arriti në konkluzionin se ende Shqipëria nuk plotësonte kushtet për një Marrëveshje të tillë. Komisioni Evropian kërkoi plotesimin nga ana jonë të një sërë kërkesash/parakushtesh dhe përcaktimin e afateve për zbatimin e tyre. Në vija të përgjithshme këto kërkesa kishin të bënin me:

- forcimin e rendit publik dhe sigurisë në vend;

- përmirësimin e qeverisjes dhe forcimin e zbatimit të ligjit;

- vazhdimin e stabilizimit makro-ekonomik dhe përshpejtimin e reformave strukturore.

Mund të thuhet se dallimi kryesor i Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit me ato Evropiane (të nënshkruara me 10 vendet ish kandidate) qëndron në faktin se të parat janë të hartuara posacërisht për pesë vendet e rajonit tonë, duke mbajtur parasysh nivelin e tyre më të ulët të zhvillimit ekonomik, deficitet demokratike dhe vështirësitë specifike të rajonit të evidentuara më shumë pas konflikteve në Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni, të cilat bëjnë të domosdoshme përfshirjen paraprakisht të elementit të “stabilizimit”.

ثshtë për t’u theksuar se nga i gjithë spektri politik shqiptar, opinioni publik dhe rrjedhimisht Qeveritë shqiptare, procesi i Stabilizimit dhe Asocimit shihet si prioritar, si projekti më i rëndësishëm për Shqipërinë, investimi më me vlerë për të sotmen dhe te ardhmen.

Një faqe e re e marrëdhënieve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian u hap në Summit-in e Zagrebit, më 24 nëntor 2000, ku u dha mesazhi se rruga drejt integrimit në Bashkimin Evropian është e hapur për të gjitha vendet e rajonit dhe se e ardhmja e tyre është në Evropën e Bashkuar. Ky Summit, i cili u inicua nga Presidenca franceze e BE-së, kishte si synim arritjen e një opinioni të përbashkët mbi orientimet e mëdha të një politike globale të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe harmonizimin e instrumentave në kuadër të Procesit të Stabilizim-Asocimit.

Në këtë Summit u lancua dhe programi i Asistencës Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim CARDS (Communitty Assistance for Reconstrution, Development and Stabilisation), me një paketë prej 4.6 miliard Euro për periudhën 2000-2006.

E rëndësishme në këtë proces është krijimi i zonave të Tregtisë së Lirë ndërmjet vendeve të rajonit, si dhe ndërmjet vendeve të rajonit dhe BE-së, si dhe thellimi i bashkëpunimit rajonal në përgjithësi.

Në Samitin e Zagrebit u krijua Grupi Drejtues i Nivelit të Lartë BE – Shqipëri, në përfundim të punimeve të të cilit Komisioni Evropian do të duhej të përgatiste dhe të prezantonte në Këshillin e Ministrave të BE-së një raport përpara fundit të Presidencës suedeze me qëllim përgatitjen e hapjes së bisedimeve për një Marrëveshje Stabilizimi dhe Asocimi BE – Shqipëri. Gjatë tre takimeve të Grupit Drejtues të Nivelit të Lartë nga të dy palët u diskutua për një numër mjaft të madh çështjesh të zhvillimit të gjithanshëm të vendit. Këto takime janë karakterizuar nga dialogu i hapur në identifikimin e progresit të arritur por edhe të fushave ku do të na duhet të punojmë ende.

Në përfundim të këtij procesi, pas një raporti pozitiv të Komisionit Evropian, në Samitin e Goteborgut në fund të Presidencës suedeze të BE-së, rekomandohet hapja e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit me Shqipërinë. Për këtë i kërkohet Komisionit përgatitja dhe paraqitja për miratim mundësisht para fundit të vitit 2001 e projekt-mandatit për fillimin e bisedimeve për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit. Në përputhje me kërkesën e Këshillit në muajin dhjetor 2001, Komisioni Evropian i prezantoi Këshillit projekt-mandatin për fillimin e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asocimit.

Më 7 qershor 2001 – Komisioni Evropian publikon raportin mbi konkluzionet e tre takimeve të Grupit Drejtues të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE (HLSG), të ngritur pas Samitit të Zagrebit. Në këtë raport Komisioni vlereson se duke parë progresin dhe kahun pozitiv drejt reformave, mund të hapeshin bisedimet për Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asocimit. Megjithatë, në raport theksohet se Shqipëria nuk i plotëson ende detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i kësaj Marreveshjeje, ndërkohë që hapja e bisedimeve konsiderohet si një mënyrë për të inkurajuar Shqipërinë për të vazhduar me zbatimin e reformave.

11 qershor 2001 – Këshilli i Ministrave të BE-së dhe me pas Summit-i i Goteborgut, miratoi raportin e Komisionit dhe i kërkoi këtij të fundit që brenda fundit të vitit 2001 të paraqiste projekt-mandatin për fillimin e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit Shqipëri-BE; njëkohësisht Këshilli vendosi krijimin e Grupit të Përbashkët Konsultativ Task Force (Joint Consultative Task Force) Shqipëri-BE, i cili paralelisht me negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, do të bënte një vlerësim të ecurisë së procesit të reformave në Shqipëri, gjithnjë me synim plotësimin nga Shqipëria të kushteve të duhura për pjesëmarrje në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit.

Më 28 nëntor 2001 – Komisioni përgatit projekt-mandatin për fillimin e bisedimeve dhe ia përcjell Këshillit të Ministrave. Ndërsa, më 11 janar 2002 – Këshilli vendos t’ia kalojë draft-mandatin strukturave të tij për shqyrtim (COWEB) dhe shpreh gatishmërinë për fillimin sa më parë të negociatave, mundësisht brenda Presidences spanjolle (gjysma e parë e vitit 2002). Më 28 janar 2002 – Këshilli konfirmon edhe njëherë vullnetin politik për fillimin sa më parë të negociatave me Shqipërinë, ndërkohë që shprehet se “është larguar disi vëmendja nga zbatimi i refomave në vend”.

Përfundimisht, më 21 tetor 2002 – Këshilli i اështjeve të Përgjithshme autorizon Komisioni Evropian për fillimin e negocimit me Shqipërinë me qëllim nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit.


mpj
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Historiku i marredhenieve Shqiperi-BE

Kjo BE- nga njera ane na rrjepi per interesat e saj bashke me k'to politikane te qelbur qe kemi , dhe nga ana tjeter as ne BE nuk na fut ,
 

ZHIGO

wish me well...
Titulli: Historiku i marredhenieve Shqiperi-BE

gjithmon na kane rrjepur .

sepse pazaret behen per interesa personale . fundja shembullin konkret ke Gërqine . po e hajn , cop-copa si hienat . e kush, shteti me gjakpires ne historine boterore .
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Historiku i marredhenieve Shqiperi-BE

po te pakten te hapin kufinjte derrat, se ne si rrace jemi rrace punetore,
 

xhebrail

Mangup me Licenc
Titulli: Historiku i marredhenieve Shqiperi-BE

Nuk ju fut se diplomacia juaj duhet te plotesoj disa kushte e ata nuk jan teinteresuar ti plotesojne se luftojne per karriga jo per shtet ne evrope aty eshte problemi te gjithe e dime se pse nuk na pranon po behem se nuk e dime e dime te gjithe poashtu kush eshte ai qe bllokon procesin e integrimit te shqiperise ne evrope po prape me rendesi per ne eshte te bejme te varfe popullin ton se sa te arrijme qellimet tona mekat .
 
Top