• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

HISTORIKE: Tri Parlamente evropiane drejtohen nga kryetar SHQIPTAR

legjenda

Anëtar i Nderuar
Vendndodhja
MAQEDONIA VERIORE
Me zgjedhjen e Talat Xhaferi kryetar i ri i Parlamentit të Maqedonisë, shqiptarët në tri shtete udhëheqin me Kuvend, që është rast i veçantë në botë.

“Prej sot ne Evrope janë 3 shtete ku shqiptari është kryetar i Parlamentit.

Talat Xhaferi zgjedhet kryetar i Parlamentit te Maqedonise. A po e shihni qe koha e shqiptareve po vjen.

Ngadale dhe me mençuri”, ka shkruar gazetari Adriatik Kelmendi.

Talat Xhaferi-Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë

Kadri Veseli – Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Ilir Meta – Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Dhe ky fakt duket se ju ka penguar shumë maqedonasve dhe serbëve, të cilët “të bashkuar” kanë tentuar që mos të lejojnë që një shqiptar të drejtojë Kuvendin e Maqedonisë, shkruan lajmi.net.

Kjo ka bërë që ultra-nacionalistët maqedonas të hyjnë me dhunë në objektin e Kuvendit dhe të sulmojnë deputetët e LSDM-së dhe vet Zoran Zaevin, si dhe deputetët shqiptar, ku më se keqi ka pësuar Ziadin Sela.
 
Top