• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Historia e shqiptarëve të Bosnje-Hercegovinës

Sweetie

Anëtar i Respektuar


Ata mbërritën atje që në kohën e pushtimit Osman, ndërsa ndër shekuj në Bosnje u zhvendosën shqiptarë nga të gjitha trevat e Ballkanit. Por, ndryshe nga fillimi, kur atyre iu desh të ishin punëtorë krahu, sot ata janë pronarë të bizneseve më të rëndësishme në këtë ish-Republikë Jugosllave.

Shqiptarët e parë erdhën në Bosnje-Hercegovinë që në kohët e pushtimit Osman, diku në 1750, e më pas atij austro-hungarez. Por, dërgata e madhe nisi mes dy luftrave botërore e më së shumti pas asaj të dytë.

Një pjesë erdhën këtu për t’i shpëtuar represionit serb të atyre viteve, që detyroi mijëra shqiptarë të largohen ku të munden. Të tjerë, për të siguruar një jetë më të mirë. Të pashpresë, të larguar si pasojë e vështirësive ekonomike nga tokat e tyre, në zonën e Maqedonisë, Kosovës, Luginës së Preshevës , Malit të Zi e më tej... ata u hodhën më së shumti në Sarajevë.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që në atë kohë, kur shqiptarët erdhën këtu duarbosh, të shuar, pa asgjë. Sot janë po aty, por tashmë historia për ta ka rrjedhur në krah të kundërt.

“Ata janë një komunitet, për të cilët flitet pak ose aspak, e megjithatë shqiptarët e Bosnje-Hercegovinës vazhdojnë të ruajnë identitetin e tyre, të lidhur pas njëri-tjetrit, si e vetmja mënyrë për të mos humbur, si e vetmja mënyrë për të mos u asimiluar, si e vetmja mënyrë për të mbetur ashtu sikurse janë, shqiptarë”.

“Po, ka qenë luftë dhe kjo është pak problem. Fëmijët jetojnë këtu, me shkollë këtu, krejt këtu, por mundohemi dhe na ka hecur ajo punë, jo vetëm neve, por të gjithë shqiptarët këtu jemi të kënaqur që jemi duke e mbajtur mirë dhe kënaqemi me faktin që jemi shqiptarë”, tha Faredin Miftari.

“Prapë nëna është ajo që ka shpërblimin më të madh për ruajtjen e gjuhës. Ne shoqërohemi me këto, kemi dhe miq shumë, por ne, pak më shumë ruhemi”, tha Mithat Fidani.

Sot, Sarajeva numëron rreth 700 biznese shqiptare, ëmbëltore, byrektore, restorante... Mbi 290 furra buke në kantonin e Sarajevës kanë pronarë shqiptarë, e po ashtu dhjetra argjendari të mëdha... Në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës edhe buka më e shitur është ajo e shqiptarëve.

“Buka e nanës është për ne traditë e jona, e nënave tona. Ne do të vazhdojmë deri sa të mundemi për ta trashëguar te fëmijët tanë traditën tonë. E kemi pas të tëra herët, atë e preferojnë pak më tepër se është e ardhmja e baballarëve tanë. E ne nuk do ta harrojmë kurrë. Edhe pse kemi vazhduar në Bosnje duke punuar dhe do të vazhdojmë”.

/Top Channel​
 
Top