• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Historia e Shqipërisë në futbollin europian

Arfenilla

Themelues i Forumit
Historia e Shqipërisë në futbollin europian
Shqipëria priste ekipe europiane me lojtarë me mjekra, të cilat ishin ndaluar në diktaturën komuniste të Hoxhës. Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në Europianin e vitit të ardhshëm, por për dekada me radhë klubet shqiptare kanë intriguar adhuruesit e futbollit, shkruan «Guardian»



Shtrirë në cepin e Europës Jugore dhe me drejtimin politik larg prej atyre që konsideroheshin normalë, Republika Popullore e Shqipërisë nën diktaturën e Enver Hoxhës ishte një vend i panjohur tërësisht dhe krejtësisht i izoluar. Njerëzit, informatat, lajmet ose fotografitë nuk dilnin assesi prej Shqipërisë së izoluar hermetikisht, pavarësisht pjesëmarrjes së klubeve shqiptare në gara ndërkombëtare. Dallimi nuk kishte as kur vinte puna te futbolli.

Me mungesë ekipesh të njohura në arenën ndërkombëtare dhe pa yje futbolli si pika reference gjatë kohës së komunizmit, për adhuruesit britanikë të futbollit ishte një ndeshje e vetme nëpërmjet të cilës do të krijohej një përshtypje për lojën shqiptare. Ishte mjekra e skocezit Danny McGrain ajo që do të binte më së shumti në sy. Celticu i McGrainit do të luante në Tiranë me Partizanin në rrethin e parë të Kupës Europiane më 1979 dhe duke pasur parasysh se nuk dihej pothuajse asgjë për ekipin tiranas, mediat skoceze u fokusuan në ndeshjen e stileve të frizurave. Ishte e njohur atëherë mjekra e McGrainit dhe institucioni i mikpritjes skoceze, por në Shqipërinë e Hoxhës, mjekra paraqiste kërcënim të madh: mjekra e gjatë ishte në krye të listës së gjërave të ndaluara në vend, menjëherë pas flokëve gjata e muzikës rock.

Mbrojtës i jashtëzakonshëm, burrë i sjellshëm dhe pothuajse pa gojë, McGrain përfaqësonte shumëçka, por kjo ishte hera e parë që do të shihej si simbol i dekadencës perëndimore që do të prishte mendjet e rinisë shqiptare. Duke e kuptuar mirë para se të merrte udhë drejt Shqipërisë, lojtari i Celticut shkruante në biografinë e tij se do të rruante mjekrën nëse do t’i kërkohej një gjë e tillë.

Nuk i ishte kërkuar, dhe Danny e mjekra e tij ishin pjesë e humbjes 1:0 të Celticut. Edhe UEFA ishte mësuar me rregullat e diktaturës dhe nuk pritej që kishte probleme për shkak të paraqitjes së lojtarëve. Por nuk duhej të dilnin probleme për shkak të përzierjes së politikës në futboll në një vend që i ishte tekur të vinte ndalesa për punë të qejfeve rinore.

Pjesëmarrja e parë e Shqipërisë në një garë europiane ndodhi më 1962 dhe më shumë bëhej fjalë për punë inati se sporti. Hoxha i kishte prishur raportet me Bashkimin Sovjetik më 1960 dhe sporti ishte mënyrë për të ndryshuar paksa drejtim për inat të aleatëve të dikurshëm. Shqiptarët dhe sovjetikët ishin të vetmit që kishin përjashtuar veten nga garat europiane të klubeve për arsye politike, kështu që papritur Shqipëria po i jepte fund bojkotit, duke lënë të izoluar sovjetikët. Partizani i Tiranës do ta paraqiste vendin në gara europian
e.

Ndeshja e par është kundër kampionëve suedezë të IFK Norrkoping. Partizani u shfaq goxha mirë dhe në ndeshjen e kthimit pati sukses relativ nëse keni parasysh edhe hedhjen e gurëve në fushën e lojës në fund të takimit prej tifozëve shqiptarë. Hedhja e gjësendeve ishte diçka e zakonshme atëherë në Europë, sikur edhe sjelljet e pahijshme. Mjekra përfaqësonte një formë rebelimi në Shqipëri.

Telashet që dilnin me shkuarjen për zhvillimin e ndeshjes në Shqipëri u panë edhe me rastin e shkuarjes së kampionëve skocezë Kilmarnock në rrethin e parë të Kupës Europiane më 1965-66. Menaxher i Kilmarnock, Malcolm McDonald, donte të merrte gjashtëmbëdhjetë lojtarë me vete në ndeshjen si mysafir, por i ishin dhënë vetëm pesëmbëdhjetë lojtarëve, duke mos u dhënë asnjë shpjegim nuk i ishte dhënë edhe të gjashtëmbëdhjetit. Vet shkuarja në këtë vend ishte një prej vështirësive me të cilat duhej të merrej skuadra. Një vit më herët Kِlni kishte udhëtuar drejt Shqipërisë për të luajtur me Partizanin dhe ishte konsideruar incident diplomatik kur vendasit kishin marrë vesh se mysafirët nga Gjermania Perëndimore kishin sjellë kuzhinierin dhe ushqimin me vete. Administratori i Kِlnit, Julius Ukrainczyk negocioi përfundimisht kompromisin që të lejohej sjellja e ushqimit, por kuzhinieri duhej të kthehej nga kishte ardhur.

Kundërshtarët e Kilmarnockut do të ishin lojtarët e 17 Nëntorit të Tiranës, që lidhje me datën e çlirimit të Tiranës në fund të Luftës së Dytë Botërore. Nëse dëshironi që të vazhdoni me humorin që shkakton rëndësia e datave për regjimin e kohës, atëherë ju arrinit në aeroportin e 15 Nëntorit me aeroplan në kryeqytetin shqiptar. Hyrja në territorin shqiptar lejohej vetëm me leje speciale për fluturimet çarter, duke detyruar ekipin kampion skocez të fluturonte drejt Londrës, pastaj për Romë. Asnjë fluturim nuk lejohej të aterronte pasi të binte terri. Të gjitha vonesat detyronin aeroplanët të ktheheshin në Itali. Ishte çështje vendimtare që skocezët të aterronin para se të niste ora policore. Skocezët ia dolën të zbrisnin në tokë në muzg, duke prekur pistën në kohën kur veç ishin përgatitur bateritë anti-ajrore në aeroportin e Tiranës.

Pa pasur asnjë haber për kundërshtarët, skocezët kishin kthyer kokën kah reporteri i “Fleet Street”, Roger McDonal, që kishte pak njohuri për lojën e shqiptarëve. McDonald shikoi listën e lojtarëve shqiptarë që ishte dërguar më herët dhe në sy i ra emri i Panajot Panos. Ky Pano një vit më parë ishte golashënuesi më i mirë në ligën shqiptare të futbollit, por nuk paraqiste sfidë. Ishte emri i Panos dhe të tjerëve që befasonin, sepse ishin lojtarë të Partizanit. Atëherë as që bëhej llaf për skanime të sofistikuara si sot dhe Kilmarnock pranoi të luante me këdo që të dilte në fushë.

Disa prej përvojave lojtarëve të kampionëve skocezë ishin edhe më interesante se barazimi pa gola i skuadrave në fushë. Kur ishin munduar të telefononin familjet e tyre në vendlindje se kishin mbërritur shëndosh e mirë, lojtarët e Kilmarnockut e morën vesh se linjat telefonike ishin të hapura vetëm një orë në mëngjes dhe dy pasdreke.

Mjeku i skuadrës mysafire kishte parë diçka edhe më të pazakonshme. Sa herë hynte në fushë për të kontrolluar e ndihmuar lojtarët e lënduar, e shoqëronin disa persona që thoshin se kishin qëllime të mira. Ishin mjekët shqiptarë me mantele të bardha që thoshin se do ta ndihmonin. Kilmarnock fitoi ndeshjen kthyese në shtëpi me rezultat të ngushtë dhe iu hoq qafe një gajle e madhe. Në rast se loja do të dilte me rezultat të barabartë pas dy ndeshjes, atëherë loja e tretë do të luhej në terren neutral, meqë ende nuk ishin në fuqi rregullat për dallimin e numrit të golave si mysafir dhe vendas. Kishte fjalë se në rast të rezultatit të barabartë, shqiptarët do të kërkonin vetëm në terren të aleatëve të tyre të vetëm – në Kinë.


Megjithëse shtetet ishin pajtuar që të zbatonin rregullat e federatës europiane, edhe atëherë kishte disa tendenca politike për t’u përzier. Dhe Shqipëria nuk mund të lëshonte pe kur vinte puna te rregullat e saj për klubet.

Rasti i parë u ngrit më 1966 kur 17 Nëntori u tërhoq nga garat e Kupës Europiane pas barazimit me palën norvegjeze Valerenga në rrethin e parë. Kishte thashetheme se Norvegjia nuk ishte vend i preferuar për shqiptarët e diktaturës së Hoxhës për shkak se supozohej se shteti norvegjez nuk kishte bërë zë kur Gjermania naziste e kishte pushtuar më 1940. Ishte vetëm teori, por u përfol për vite me radhë meqë asnjëherë nuk u dha një shpjegim i qartë zyrtar prej palës shqiptare.

Derisa telashet me udhëtim dhe rregullat e përçudnuara në Shqipëri pranoheshin në përgjithësi si çmimi që duhej të paguhej për të arritur në këndet më ekstreme të kontinentit, tërheqjet e pashpjegueshme si ky rast prishnin idealin e garës europiane të klubeve. UEFA duhej të merrej me një numër precedentësh. Më 1958, Olimpiakosi kampion i Greqisë ishte tërhequr nga Kupa Europian vetëm që të mos luante me Beshiktashin e Turqisë, derisa pesë vjet më vonë ekipi kombëtar grek bëri të njëjtin veprim kur shorti deshi që të luante kundër Shqipërisë – vendet ende ishin teknikisht në luftë – për kualifikimet për Kupën Europiane të Shteteve më 1964. Por UEFA kësaj here nuk mund të qëndronte krejtësisht duarkryq. Kështu Valerengas iu dha drita jeshile të vazhdonte garat në rrethin e dytë dhe 17 Nëntorit iu bë e qartë heshtazi se do të largohej, por iu kërkua që një veprim i ngjashëm të mos përsëritej.

Politika e diplomacisë gjentile ndaj Shqipëria pastaj dështoi, qysh do të dështonte edhe gjatë dy dekadave të ardhshme. Ngjashëm u tërhoq nga garat në stinorin e ardhshëm Dinamo e Tiranës pasi i ra shorti që të luante në Kupën Europiane kundër kampionëve të Gjermanisë Perëndimore, Eintracht Brunswickut, dhe prapë ishte e vështirë të gjendej ndonjë arsye e veçantë, veçanërisht kur dihej fakti se Shqipëria në të njëjtin vit kishte luajtur kundër Gjermanisë Perëndimore në kualifikimet për Kupën Europiane të Shteteve. Kësaj here UEFA ia ndaloi Dinamos që të merrte pjesë një vit në gara europiane.

Për sezonin 1971-72, tri ekipe shqiptare – shifër rekorde kjo – ishin përzgjedhur për garën europiane, por gjithçka u prish kur Vllaznia e Shkodrës u tërhoq nga garat pasi i kishte rënë shorti të luante ndeshjen e rrethit të parë kundër Rapidit të Vjenës. Ky ishte një vendim krejtësisht i ndryshëm prej Dinamos së Tiranës që gjithashtu kishte ndeshje me kundërshtarë austriakë në Kupën e Fituesve të Kupave dhe nuk kishte asnjë pengesë. Partizani i Tiranës kishte luajtur ngjashëm kundër Wacker Innsbruckut një stinor më herët pas asnjë pengesë. Tani ishte vënë standardi i dënimit me një vit mosspjesëmarrje në gara europiane.

Problemet e UEFA-s me refuzuesit nga Ballkani morën dimension të ri gjatë viteve shtatëdhjetë. Duke shprehur gatishmëri për pjesëmarrje në gara dhe duke hequr dorë krejt papritur pas tërheqjes së shortit, Shqipëri më nuk po merrte fare pjesë. Ndërmjet viteve 1973 dhe 1978, regjimi paranoik kaloi në fazën e gjendjes së izolimit pothuajse total, ku askush nuk kishte haber nëse Shqipëria ishte e gatshme të kthehej më në garat europiane. Kishte thashetheme se secilin stinor kishte skuadra atë gatshme dhe Federata Shqiptare kishte deklaruar se do të dërgonte ekipe për stinorin europian 1977-78. Ata mbajtën fjalë deri diku, por kishin dorëzuar dokumentet një javë pas skadimit të afatit kohor dhe kështu humbën edhe një vit pjesëmarrjeje.


Kthimi përfundimtar ndodhi më 1978, por për gjysmë dekade çmenduria politike nuk kishte ndërmarrë asgjë që të mos ngatërrohej sporti me politikën. Kur Vllaznisë së Shkodrës i ra shorti të luante me Dinamon e Moskës në Kupën e Fituesve të Kupave, UEFA e dinte fort mirë çka e priste. Për Shqipërinë revizionistët marksist-leninistë nga Bashkimi Sovjetik ishin më të këqij se imperialistët nga Perëndimi. Nuk kishte shpresa për zhvillimin e ndeshjes.

Hapja e Tiranës ndaj Europës nisi të shënonte rritje në fillim të viteve tetëdhjetë. Duke parë kontrollet e hekurta dhe duke pasur para sysh rregullat e tmerrshme dhe neveritëse, kundërshtarët u lodhën dhe u erdhi në majë të hundës kur duhej të luanin kundër ekipeve shqiptare.

Rregulla e mjekrës, që e kishte drithëruar Celticun mbahej në fuqi prej vitit 1870 kur Ajaxit i kishte rënë shorti të luante kundër 17 Nëntorit në Kupën Europiane. Agjencia shqiptare e fluturimeve e kishte njoftuar paraprakisht palën holandeze se lojtarët që do të kishin mjekra të gjata ose mjekra “sportive” nuk do të lejoheshin të hynin në territorin shqiptar. Nuk u ishin lejuar fustanet e shkurta femrave që do të ishin në shoqëri të ekipit holandeze. Presidenti karizmatik i Ajaxit, Jaap Van Praag, ishte ankuar te UEFA dhe kishte kërkuar largimin e shqiptarëve nga garat. Në fund nuk pat nevojë që mysafirët të zbatonin urdhrat shqiptare.

E kur lojtarët duhej të përballeshin me rregulla kaq të ashpra, gazetarëve as që iu vinte radha të hynin në Shqipëri. Në kohën e zhvillimit të teknologjisë dhe ngritjes së mbulimit të futbollit nga televizionet, raportet e fundit që kishin ardhur prej ndeshjes së Celticut në Tiranë buronin prej disa gazetarëve të panjohur jugosllavë, që monitoronin ndeshjen nëpërmjet komentimit të Radio Tiranës.

Udhëtimi përfshinte ndryshime të shumëfishta të fluturimit dhe shumë orë të pritjes në zonën doganore me të aterruar aeroplani. Ekipet merrnin ushqimin dhe ujin me vete gjatë kohës së qëndrimit në një vend ku kushtet e jetesës ishin më të mjerueshmet në Europë. Kur Linfieldi një ndeshje për Kupën Europiane më 1982, sekretari i klubit Derek Brooks u sigurua që asnjë lojtarë të mos merrte aparat me vete nga frika se do të arrestoheshin me dyshim për spiunim. Në një raport të udhëtimit në Shqipëri të Linfieldit shkruan fjalë për fjalë për vizitën e Kilmarnockut shtatëmbëdhjetë vjet më parë. Asgjë nuk kishte ndryshuar; vendi ishte një park stalinist i mbyllur në modelin e saj ideologjik.

Dhe ende po vinin tërheqjet. 17 Nëntori eliminoi Linfieldin, por u tërhoq menjëherë prej rrethit të dytë kur u mor vesh se kundërshtarë të ardhshëm në rrethin e dytë do të ishte Dinamo e Kievit. Kësaj here përveç ndalimit për një vit, erdhi edhe gjoba prej 300 dollarësh amerikanë. Kur Vllaznia e Shkodrës u tërhoq para lojës me Hamburgun në rrethin e parë në Kupën Europian më 1983-84 – hera e gjashtë e tërheqjes në 17 vitet e fundit – duke vështirësuar zgjidhjen që do të bënte UEFA me shtetet anëtare. Nëse shqiptarët donin të zgjidhnin me kë të luanin dhe ku të luanin, atëherë të tjerët do të kërkonin që të mos luanin fare me shqiptarët.

UEFA nis ngadalë të eksploronte mundësinë që të kishte një ekip më të madh shqiptar që do të ishte stabil dhe se nuk do të eliminohej në rrethin e parë të Kupës Europiane. Në fund shteti më i izoluar pësoi goditje kur ekipeve angleze iu ndalua pas tragjedisë së Heyselit.

Kishte një episod përfundimtar në këtë kronikë të sjelljes së pahijshme shqiptare, megjithëse ishte një krejtësisht e ndryshme prej asaj nëpër të cilën kishte kaluar më parë. Më 1987 portieri i Partizanit udhëtoi në Lisbonë për rrethin e parë në Kupën Europiane kundër Benficas. Kur ishte afër përfundimi i pjesës së parë, portieri i Partizanit dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Perlat Musta ia mësyu brutalisht Rui Aguas, duke e shkelmuar sulmuesin në stomak. Ai u nxor jashtë dhe ekipi i disiplinuar ndaj Partizanit shkoi bashkë me të pas skuqjes së tre lojtarëve të tjerë në pjesën e dytë për shkak të ndërhyrjeve të ashpra dhe ndaj dhunës së ushtruar ndaj referit.

UEFA u kundërpërgjigj me ashpërsi të pazakonshme: u anulua ndeshja e kthimit dhe Partizani ishte dëbuar prej garave uvropiane në katër stinoret e ardhshme dhe iu shqiptuan dënime të gjata lojtarëve mysafirë. Pas një çerekshekulli duke u marrë me problemin e madh shqiptar, ky mbase ishte ndëshkimin e katarsës për autoritetet menaxhuese europiane të futbollit.


Meqë nuk ka të dhëna zyrtare që do të na lejonte të hidhej dritë në procesin e vendimmarrjes në Shqipërinë komuniste gjatë viteve të Hoxhës, disa shenja na bëjnë të nxjerrim disa përfundime. Duket se përveç refuzimit për të luajtur kundër skuadrave sovjetike, nuk është e thënë se ideologjia politike ishte forca kryesore që nxiste ekipet të tërhiqeshin. Në asnjë stinor ndërmjet viteve 1862 dhe 1985 – viti kur vdiq Enver Hoxha – ekipet shqiptare nuk e kryen detyrën si duhet në ndeshjet jashtë vendit. Asnjëherë dy skuadra shqiptare nuk kishin marrë pjesë si duhet në një stinor dhe që të luanin njëherësh jashtë vendit.

Udhëtimi jashtë vendit ishte i ndaluar për shqiptarët pas vitit 1968 dhe udhëtimet e ekipeve të futbollit gjithnjë shoqëroheshin prej Sigurimit – policisë sekrete shqiptare. Politika shqiptare mbisundohej prej frikës së dëmtimit të imazhit të shtetit diktatorial dhe gjatë viteve tetëdhjetë, kishte shumë incidente përfshirë dezertimin e lojtarëve në Aeroportin e Londrës. Nëse ndeshjet do të luheshin varej prej hedhjes së shortit. Nëse shorti e donte që një ekip shqiptar do të luante ndeshjen e parë në shtëpi dhe e dyta jashtë, atëherë nuk do të kishte problem. Por nëse të dyja do të luanin njëherësh jashtë vendit. Kështu që do të vendosej që të mos lejoheshin të largoheshin dy ekipe me më shumë se 20 anëtarë. Shqipëria vendoste ta tërhiqte njërin ekipet nga garat.

Një metaforë me vend për futbollin shqiptar gjatë kohës komuniste është një kukull ruse: sa më shumë që zhbironi brenda, aq më shumë mistere do të gjeni e do ta merrni vesh se asgjë nuk është qysh iu është dukur. E nëse e parafrazojmë këtë me fjalë më të thjeshta, i bie pak a shumë kështu: natyrisht se do t është një kukull revizioniste marksiste-leniniste, me secilën figurë të ngjyrosur me bisht dhe çehre të prishur, me xixë revolucionare në sy dhe pa asnjë qime në fytyrë.B expres
 

Aver

VIP
Titulli: Historia e Shqipërisë në futbollin europian

Ka kohe qe nuk kisha lexu raport kaq interesant per futbollin shqiptar. Ate qe nuk e bejne mediat e vendit e bejne te huajat.

Pershtypja- sa paranoik ka qene regjimi i xhaxhit ncnc. Fiks Korea e Veriut sot.
 
Top