• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Historia e pazakontë/ Vajza e mitur merr shtëpi më qira, mbjell kanabis në vazo lulesh. Ja çfarë i tha policisë kur u zbulua

Screenshot_20201007-213730_Business Suite.jpg

“Në lagjen time, në një pallat dyshoj se është mbjellë drogë”. Ky informacion i detajuar i përcjellë nga një informator policie ka rezultuar pikërisht i tillë, pasi antidroga ka bujtur në një pallat në rrugën “Reshit Çollaku” në kryeqytet. Aksionin e veçantë e detajon një burim i gazetës Si sipas të cilit pas kontrolleve të zhvilluara në katin e katërt të një pallati është konkluduar se në këtë shtëpi ishin mbjellë 10 rrënjë bimë kanabis sativa.
Në procesverbalin e përpiluar menjëherë pas këtij zbulimi agjentët përshkruajnë se droga ishte mbjellë në vazo lulesh dhe se kishte një gjatësi 15 deri në 50 centimetër. Gjatë kontrolleve në banesë policia gjeti një qese me mbishkrimin trangull, brenda të cilës mbaheshin 29 qese farmaceutike të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa. Në zarfe të ndryshme u vendosën po ashtu tetë kokrra të dyshuara si metafetaminë, peshore, grirëse, një kuti bizhuterish brenda të cilës ishte futur hashash dhe me peshë të përgjithshme 12.2 gramë, pohoi burimi i policisë.

Por çfarë e bën të çuditshëm këtë aksion?

Burimet shpjegojnë se në këtë banesë u gjet një vajzë e mitur me inicialet A.Q dhe se sipas pretendimeve të saj, kjo shtëpi ishte marrë me qira prej saj dhe se nuk jetonte askush tjetër me të. E pyetur në prezencë të psikologut dhe një avokati për të miturit vajza ka këmbëngulur se e kishte marrë banesën me qira fshehtas prindërve, pasi kishte varësi nga droga dhe se ishte përdoruese. Por nëse është apo jo e mitura përdoruese do të konfirmohet nga analizat e urinës dhe në gjak. Për shkak të moshës së mitur fëmija u la e lirë, kurse burimet shtojnë se u disponua me deklaratën e saj. Për rrënjët me hashash që ju gjetën fëmijës në shtëpi, ajo pretendon se i mbolli në vend të luleve, pasi prej kohësh konsumon hashash.

E mitura shton “e konsumoj drogën prej kohësh, mora informacion në internet se si kultivohet dhe mbillet hashashi. Në lidhje me 29 dozat me hashash që u gjetën në shtëpi, i sigurova nga mbjellja e mëparshme e hashashit në shtëpinë e marrë me qira. E ndava në doza për të mos humbur vetitë. Recina është nënprodukt i kanabisit dhe jam përdoruese edhe e saj. Kurse për metafetaminën nuk kam asnjë shpjegim, nuk e di si gjendet në banesë”, mësohet të ketë rrëfyer e mitura sipas burimit të gazetës Si pranë antidrogës.

Policia pohon se të miturës i është marrë kampion urine dhe se mbasi është futur në qesen e provave është dërguar pranë IML për të marrë një përgjigje nga ekspertimi toksikologjik. Njëkohësisht është përcjellë për ekspertim edhe aparati iphone që ju gjet vajzës, dhe që shpresohet të ketë përgjigjet e duhura për të gjitha dilemat e policisë.

Policia

Burimet e gazetës Si shtojnë se në vijim të veprimeve policore është pyetur edhe i dashuri i minorenes në të njëjtën moshë me të, me inicialet K. B. “Me A.Q kam pasur marrëdhënie deri para tre apo katër muajsh dhe më pas u ndamë, nuk kam asnjë dijeni për drogën në vazo dhe asgjë tjetër. Nuk kam asnjë informacion se ku e ka shtëpinë”, pohoi djaloshi.

“Ne morëm në pyetje edhe pronarin e apartamentit, – shpjegoi një burim zyrtar policor i gazetës Si që detajoi se shtetasi H. Q. ju ka vendosur përpara agjentëve kontratën e qirasë. “Banesën ia kam dhënë me qira një vajze të re, në atë banesë nuk kam parë askënd tjetër të hyjë veç saj dhe nuk kam asnjë dijeni për drogën”, mbylli dëshminë e tij pronari. Burimet e gazetës Si shtjellojnë se së bashku me një sërë gjurmësh është administruar edhe me marrjen e gjurmëve daktiloskopike, por nëse në atë shtëpi jetonte apo jo dikush tjetër veç minorenes ka pak shpresë të zbulohet, për aq sa policia vrapoi dhe ka hyrë në pallat sapo informatori i vuri në dijeni. Së paku nuk patën durim të prisnin për t’u bindur nëse minorenia ishte vetëm në këtë valle, apo është shtyrë nga persona të rritur.

Dëshmitë e prindërve të saj, se ku e mitura i gjeti paratë për të marrë një shtëpi me qira, a ishin ata në dijeni dhe si një e mitur mund të firmosë një kontratë qiraje, do të hedhin më shumë dritë mbi këtë histori që ngre shumë pikpyetje sipas hetimeve të deritanishme./ Gazeta Si
 
Po keta prindrit shqiptar jane aaa???
Se cudi me duket te lene prindrit shqiptar nje te mitur vetem be kryeqytet....
E se dija une qe ligji "ste ndjek" nqs je e mitur e konsumuese/prodhuese drogesh. Ajo duhet te vej ne insititucion e me tej te zbulohet kush eshte mbrapa kesaj skene - prindrit, pronari apartamentit, etj...
 
Nuk di ta komentoj kete lajm, sepse jam i dyzuar tmerrsisht nga disa opsione:
1)- Lajmi eshte fals (pra Fake News) ose perkthim i perralles "Liza ne Boten e Cudirave"
2)- Lajmi mund te jete i vertete, por nqs kjo e mitura ka marre shtepi me qera, ai qe ka lidhur kontrate me te(pronari i shtepise) eshte Fetus!
3)- Nqs perjashtoj 2 opsionet e mesiperme, atehere mund te themi me plot gojen dhe me deshperim, qe vertet Shqiperia Nuk Behet, as Sot dhe as Mot sepse e keqja dhe ligesia, dallaverja dhe injoranca, instikti primitiv per te thyer ligjet, na eshte rrenjosur thelle shume, deri tek femijet e mitur qe normalisht duhet te jene nga natyra inocent dhe puro te paster!
 
Jo ore jo... Shqiperia nuk behet dhe s'ka per t'u bere nese nje femij mbjell disa rrenje kanabis?! Shume i nxituar qenke per te perhapur pesimizem o shok...
 
Jo ore jo... Shqiperia nuk behet dhe s'ka per t'u bere nese nje femij mbjell disa rrenje kanabis?! Shume i nxituar qenke per te perhapur pesimizem o shok...
Po perpiqem ti jap shpjegim "pesimizmit tim" edhe pse kjo eshte nje fraze shume e perhapur tashme ne Shqiperi dhe jashte saj, e artikuluar nga te gjitha shtresat sociale ne vendin tone por cuditerisht aspak e perdorur nga politikanet tane.
Per 50 vjet, Regjimi diktatorial nuk e beri dot Shqiperine vend te denje dhe njesoj si vendet e tjera, perkundrazi e la shume mbrapa ne cdo aspekt te jetes.
Pas vitit 1990, klasa politike qe drejton Shqiperine postkomuniste, jo vetem qe nuk e permirsoi jeten e qytetarve shqiptare por perkundrazi ja nxiu akoma edhe me keq duke i detyruar ta braktisin nga syte kembet ate vend.
Shqiperia humbi edhe ate pak dinjitet qe mezi e kishte fituar ne vite e vite perpjekje dhe stermundim.
Preokupues ishte raporti i DASH (Dep,Amerikan i Shtetit) para 10 diteve i cili shtronte shqetesimin qe "gjithnje e me shume shtetasit shqiptare po orientohen drejt trafiqeve te paligjshme dhe sidomos atij te trafikut te narkotikeve" - (Fjale per fjale e riprodhuar ne citimin me siper!)
Duke u nisur nga ky raport dhe nga ky lajm (nese eshte i vertete) si konkluzion del qe edhe "shtetasit me te vegjel" te RSH-se kane perqafuar kete alternative ilegale.
Natyrisht nuk eshte rasti specifik ne fjale qe na prish te ardhmen, por eshte fryma e ilegalitetit qe po perhapet me shpejtesi rrufe ne Shqiperi. Kjo eshte preokupante me kupton?
Pas atij/asaj femije qendron nje familje, nje shoqeri e tere, nje sistem arsimor, nje shtet i tere qe duhet te kete politika dhe programe te mirfillta per "shtetasit e vegjel" te tij, qendron nje media e tere audio-visive qe promovojne vlera false dhe kriminale apo imorale, pra qendron nje deshtim total i nje bashkesie faktoresh qe rrethojne individin.
Veshtiresia nuk qendron ne arrestimin e ketij minoreni duke e derguar ne burgun minoril, por qendron ne krijimin e nje shoqerie civile te ndergjegjshme qe kupton ku mbaron e mira dhe ku fillon e keqja, ku mbaron e drejta dhe legaliteti, dhe ku fillon e shtrembta dhe paligjshmeria, e plot e plot te tjera qe dihen....
Me sa po shohim, jemi ende larg ketij objektivi.
Ja pra pse kjo na e shtyn akoma dhe me tej diten kur "Shqiperia do te behet" dhe na ben pesimist edhe me shume! 🖐
 
Fillimisht pesimizmin e bazove kryekeput mbi lajmin e dyshimte se nje minorene ka mbjell kanabis. Kur te kritikova logjiken e kesaj qe sapo permenda, more rrugen e historise per te gjetur arsye te tjera. OK, po e filloj me ca mendime mbi temen e zgjeruar:

Regjimi komunist kishte mjaft te meta, dhe kreu mjaft krime. Dhe shume prej fatkeqesive qe vuajtem ishin kryekeput pasoj e bastardeve te huaj. Dyshja SHBA-Britani mori anen e Greqise, dhe per ate gje s'mund ti hedhim faj as Enverit dhe as partise se punes. Lidhja me sovjetiket u eliminua poashtu kur vdiq Stalini, sepse regjimi i ri u afrua me Jugosllavine (rivalin tjeter rajonal). Pasojat e ketij izolimi jane te lehta per t'u kuptuar. Gjithsesi, sistemi diktatorial i Hoxhes arriti jo pak. Industrializoi vendin; krijoi nje ushtri te afte te mbronte integritetin territorial (perfshi nje betej me Greqine ku i theu dhembet agresionit fqinj dhe kapi qindra rob lufte); krijoi Akademine e Shkencave; etj.

Historia e dhimbshme vazhdoi me nje qeverie te paafte me instalimin e Sali Berishes ne krye te PD-se nga Ramiz Alia. Sidoqoft, edhe gjate atyre viteve te dhimbshme patem fatin qe u ndihmuam nga Perendimi dhe arritem gjera shume te medha (pavaresine e Kosoves dhe antaresimin ne NATO). Dhe tani jemi nen drejtimin e nje qeverie qe po e reformon Shqiperine ne nje menyre qe nuk eshte bere ne dhjetra vjet (e kam fjalen mbi te gjitha per reformen ne drejtesi, e cila sapo ka filluar te tregoj shenjat e para). E njoh mjaftueshem edhe situaten e trafiqeve dhe s'kam ndermend te germoj per ato qe pretendon ti per te pare nese thua te verteten apo jo. Me kenaq mjaftueshem reforma ne drejtesi dhe me mbush me shpres.

Sa per temen e minorenes, shkrove:

Pas atij/asaj femije qendron nje familje, nje shoqeri e tere, nje sistem arsimor, nje shtet i tere qe duhet te kete politika dhe programe te mirfillta per "shtetasit e vegjel" te tij, qendron nje media e tere audio-visive qe promovojne vlera false dhe kriminale apo imorale, pra qendron nje deshtim total i nje bashkesie faktoresh qe rrethojne individin.

Po kur vriten adoleshenta me thika ne Angli, Itali, apo me arme zjarri ne SHBA? Duhet te themi edhe per ato vende "me plot gojen ... qe vertet Nuk Behet, as Sot dhe as Mot"?

Je jashtezakonisht i pasinqert ne debat. Deshtove me helmin kesaj radhe.
 
Fillimisht pesimizmin e bazove kryekeput mbi lajmin e dyshimte se nje minorene ka mbjell kanabis. Kur te kritikova logjiken e kesaj qe sapo permenda, more rrugen e historise per te gjetur arsye te tjera. OK, po e filloj me ca mendime mbi temen e zgjeruar:

Regjimi komunist kishte mjaft te meta, dhe kreu mjaft krime. Dhe shume prej fatkeqesive qe vuajtem ishin kryekeput pasoj e bastardeve te huaj. Dyshja SHBA-Britani mori anen e Greqise, dhe per ate gje s'mund ti hedhim faj as Enverit dhe as partise se punes. Lidhja me sovjetiket u eliminua poashtu kur vdiq Stalini, sepse regjimi i ri u afrua me Jugosllavine (rivalin tjeter rajonal). Pasojat e ketij izolimi jane te lehta per t'u kuptuar. Gjithsesi, sistemi diktatorial i Hoxhes arriti jo pak. Industrializoi vendin; krijoi nje ushtri te afte te mbronte integritetin territorial (perfshi nje betej me Greqine ku i theu dhembet agresionit fqinj dhe kapi qindra rob lufte); krijoi Akademine e Shkencave; etj.

Historia e dhimbshme vazhdoi me nje qeverie te paafte me instalimin e Sali Berishes ne krye te PD-se nga Ramiz Alia. Sidoqoft, edhe gjate atyre viteve te dhimbshme patem fatin qe u ndihmuam nga Perendimi dhe arritem gjera shume te medha (pavaresine e Kosoves dhe antaresimin ne NATO). Dhe tani jemi nen drejtimin e nje qeverie qe po e reformon Shqiperine ne nje menyre qe nuk eshte bere ne dhjetra vjet (e kam fjalen mbi te gjitha per reformen ne drejtesi, e cila sapo ka filluar te tregoj shenjat e para). E njoh mjaftueshem edhe situaten e trafiqeve dhe s'kam ndermend te germoj per ato qe pretendon ti per te pare nese thua te verteten apo jo. Me kenaq mjaftueshem reforma ne drejtesi dhe me mbush me shpres.

Sa per temen e minorenes, shkrove:

Po kur vriten adoleshenta me thika ne Angli, Itali, apo me arme zjarri ne SHBA? Duhet te themi edhe per ato vende "me plot gojen ... qe vertet Nuk Behet, as Sot dhe as Mot"?

Je jashtezakonisht i pasinqert ne debat. Deshtove me helmin kesaj radhe.
Ore profesor, unë nuk merrem as me helme, as me ilaç mizash dhe as me bar miu, kot e lodh veten dhe me bie në qafë.
Shpreha me dy fjalë keqardhjen time për kte lajm dhe natyrisht nuk U gëzova. Nuk më njeh dhe nuk të njoh, prandaj mos I jep drejtim tjetër muhabetit dhe mos I keqinterpreto fjalët e mia.
Nejse, e lejmë me kaq sepse u sqaruam me duket. Shnet e parë ke baba. 🖐️
 
Merresh me propagand. E ke bere edhe ne nje replik ndaj meje para disa javesh ku tema ishte turizmi, por nuk munda te te kthej pergjigje sepse kushtet ishin te atilla. Ndersa te tema "New York Times: Shqipja, ndër tri gjuhët më të vjetra në botë" sapo e perforcove dyshimin tim duke ekzagjeruar lashtesine e gjuhes greke dhe duke u perpjekur paturpesisht te mbeshteteshe ne shkrime ne gjermanisht qe nuk vertetonin asgje nga ajo qe shkrove.
 
Po ketu e ndjeni eren e supes?

Shqiperia nuk do behet kurre sepse sipas nje lajmi virtual nje vajze e mitur ka mbjell kanabis te vazot e luleve.
 
Po ketu e ndjeni eren e supes?

Shqiperia nuk do behet kurre sepse sipas nje lajmi virtual nje vajze e mitur ka mbjell kanabis te vazot e luleve.
hahahahaha..... je i modh per Zotin?!
Nga cila peme ka zbritur ky mer amon? Nga Baobabi? 🤣🤣🤣
supa.... grosha... pacamurri.... qulli me kome pule.... hahahaha.... se ca budalliqesh prrallos!
eh mer babe, t'paskan ik bletet fare... 🤣
 
Supaaaaaa, supa e Bollanos! 🤣🤣🤣

Nuk behet shqiperia sepse ashtu thote logjika helmuese bazuar mbi ca brrockulla... 🤣🤣🤣
 
Private conversations
Help Users
    Top