• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Historia 112 vjeçare e Lojërave Olimpike

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Lojërat Olimpike e kanë zanafillën e tyre në Greqinë e lashtë. Gjatë kohës së zhvillimit të tyre të gjitha luftërat që bëheshin brenda territorit grek ishin të detyruara të pushonin. Ato ishin personifikim i paqes. Ndër fituesit më të mëdhenj të tyre në lashtësi mbahet mend emri i Koroibos. Ai ka qenë edhe fituesi i tyre i parë më 776 para erës së re. Me kalimin e kohës lojërat morën një zhvillim të gjerë, duke u prëhapur edhe në vendet e tjera. Në to filluan të merrnin pjesë edhe barbarët e gladiatorët. Barbari i parë që fitoi një titull ishte Tiberio. Në vitin 393 e.r me urdhër të perandorit romak Teodozio, dyert e stadiumeve olipmike u mbyllën përgjithmonë. Ato nuk do hapeshin më kurrë deri në vitin 1986, ku do të riktheheshin në vendlindjen e tyre Athinë dhe do quheshin Lojerat Olimpike Moderne. Atë vit u vendos që Lojërat të mbaheshin një herë në katër vjet. Tani pas 112 vjetësh është Pekini që do të presë Lojërat Olimpike të 2008-ës.

Athinë 1896 -Më 1896 më në fund pas shumë kohësh Lojërat Olimpike ngrejnë siparin në Athinë. Më 6 Prill 1896, Lojërat rifilluan pas 1496 vjetësh. Gjatë këtyre Lojërave morën pjesë 300 atletë (197 ishin grekë). Shetet pjesëmarrëse ishin 13 dhe ato vinin nga tre kontinente. U konkurua në: atletikë, çiklizëm, skermë, mundje e lirë, not, peshëngritje, tenis dhe qitje. Kampioni i parë i Lojërve Olimpike ishte studenti amerikan Xhejms Konolli në trehapësh me 13.71 metra.

Paris 1900 - Nderi për të pritur Lojërat e dyta Olimpike i takoi kryeqyetit francez Paris. Lojërat Olimpike të këtij viti mbahen mend si ato më të gjata. Ato filluan më 20 maj dhe përfunduan më 28 tetor. Atletët që morën pjesë gjatë këtyre Lojërave ishin 1200 dhe mbizotëronin francezët. Sundimi i atletëve amerikanë në këto Lojëra qe i padiskutueshëm.

Sent Luis 1904- Sent Luis ishte qyteti i parë jovevropian që organizoi Lojërat Olimpike. Ato filluan më 1 korrik dhe përfunduar në 23 nëntor. Numri i pjesëmarrësve 600 atletë dhe shtetet pjesëmarësse 11. Triumfuesi i këtyre Lojërave ishte Arki Han, i cili fitoi tri gara (60 100 200 metërsh).Fituesi i maratonës amerikane Fred Lorc u skualifikua pasi kishte bërë një pjesë të mirë të të garën me makinë.

Londër 1908- Më 1908 Lojërat rikthehen sërish në kontinentin e vjetër. Morën pjesë 22 shtet dhe 2000 atletë. Hapja e tyre zyrtare u bë në prani të familjes mbretërore britanike. Ameriaknët të udhëhequr nga vrapuesi i garave të mesme Mel Shepard dominuan përsëri në garat e Atletikës. Në këto Lojëra për herë të parë u përfshi edhe sporti i futbollit.

Stokholm 1912 -Lojërat Olimpike të Stokholmit u hapën më 5 korrik dhe u mbyllën, më 22 korrik. Vendet pjesëmarrëse ishin 28 dhe atletët që i përfaqësonin 2500. Protagonistët e këtyre Lojërave ishin: atleti amerikan Ralf Kreig (100 dhe 200 metra), finlandezi Kolehmainen, dhe indiano amerikani Torpë. Një ngjarje tjetër dramatike që do të mbebet përgjithmonë në historinë e Lojërave Olimpike është ajo e portugezit Francisko Lazaro 21 vjeç: si pasojë e të nxehtit të madh atij i ra të fikët dhe vdiq pas pak minutash.

Anversë 1920 -Vendet pjesëmarrëse në lojërat e Anversës ishin 29 dhe përfaqësoheshin me 2051 atletë. Ato u zhvilluan nga 21 prill deri më 12 shtator. Triumfuesit e këtij viti ishin sërish Shtetet e Bashkuara me 41 medalje ari. Kohanomokou ishte më i shpejti në garat e notit. Në tenis pë femra francezja Lenglen fitoi turneun e tenisit.

Paris 1924 -Për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike, 3075 atletë e 44 vendeve pjesëmarrëse patën fshatin e tyre olimpik dhe një stadium lojërash 60 mijë vendësh. Gjithashtu për herë të parë në Paris u ndërtua edhe një pishinë olimpike. Me 99 medalje të fituara prej të cilave 45 ari, Shtetet e Bashkura të Amerikës u bënë padronë absolut të Lojërave Olimpike.

Amsterdam 1928 (23 korrik- 12 gusht) Për herë të parë gjatë këtyre Lojërave, Flaka Olimpike mbeti e ndezur në stadium natë e ditë. Atletët pjesmarrës ishin 3000 dhe përfaqësonin gjithsej 46 vende. Shkëlqeu në garat e notit Vajzmuller dhe Nurmi. Në atletikë, kanadezi Uiliams fitoi garat e 100 dhe 200 metrave. Në maratonë triumfi i takoi franko algjerianit El Uafi.

Los Anxheles 1932 (30 korrik- 14 gusht) Në los Anxhelos, Lojërat për herë të parë gjatë historisë së tyre do të zhvilloheshin në një stadium me 105 mijë vende, do të vendosej kronometri, fotofinishi dhe podiumime tri shkallë. Triumfatorët ishin amerikanët (143 medalje, 41 ari), ku për t'u përmenduar janë 2 medlajet e arta të Didrikson në hedhje shtize dhe në 80 m garë me pengesa. Për herë të parë në Lojërat Olimpike mori pjesë dhe skuadra kineze.

Berlin 1936 (1 gusht- 16 gusht) Vendet pjëmarrëse 49 dhe do të përfaqësoheshin nga 4000 atletë në 24 sporte. Olimpiada e Berlinit është e njohur për sukseset e amerikanit me ngjyrë Ouens (4 medalje ari në këtë Olimpiadë) dhe propagandën naziste të Hitlerit. Në gara ai arrin të mundë gjermanin Long, duke detyruar Hitlerin të largohet nga stdiumi. Gjermania ishte triumfuesja e këtyre lojrave me 89 medalje (33 ari). Në vendin e dytë amerikanët me 56 medalje (24 ari).

Londër 1948 (29 Korik 14 gusht) - Lojërat rinisin sërish pas 12 vjet ndërprerje për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Përjashtohen nga pjesëmarrja Gjermania dhe Japonia. Olimpiada e Londrës mund të quhet ndryshe dhe Olimpiada e grave. Holandezja Koen, nënë e dy fëmijëve 4 medalje ari në atletikë, francezja Mishelin Ostermajer fiton dy medalje në hedhjen e diskut dhe në ngritje peshash, gjimnastja Maksi Provaznikova është atletja e parë olimpike lindore që garon për një vend perëndimor.

Helsinku 1952 (19 korrik 3 gusht) Në Findlandë pjesëmarrësit do të ishin 5000 dhe do të përfaqësonin 59 vende. Lufta e ftohtë e asaj kohe ndërmjet SHBA deh BS do të pasqyrohej edhe në Lojërat Olimpike. Për herë të parë BS arriti ti sfidojë denjësisht amerikanët. Amerikanët dominojnë në ateltikë, por triumfatori është çekosllovaku Zatopek, fitues i garave të 500 dhe 10000 metrave dhe i maratonës. Rekord olimpik i italianit Pino Dordoni në ecje sportive.

Melburn 1956 (22 nëntor- 8 dhjetor) Atletët pjesëmarrës janë 3300 dhe përfaqësojnë 67 vende. Tri medalje ari në garat e shpejtësisë për amerikanin Morrou. Sovjetiku Kuts fiton dy medalje ari në 5000 dhe 10000 metra dhe francezi Alen Mimu triumfon në maratonë. Fitues i kësaj Olimpiade është Bashkimi Sovjetik më 98 medalje prej të cilave 36 ari.

ROME 1960 (25 gusht- 11 shtator) Janë 5328 atletët pjesëmarrës dhe përfaqësojnë 84 vende. Për t'u përmendur janë medaljet e Kalhun 110 metra me pengesa, Boston në kërcim së gjati, Brag në hedhje për së larti, gjermani Hari në 100 metra dhe etiopiani Bikila, që për mëse 42 kilometra vrapon zbathur, duke fituar medalje ari. Në boks fillon epoka e Kazus Klej. Fitimtare përsëri BS me 103 medalje. Në vend të dytë, SHBA dhe në të tretin Italia.

TOKIO 1964 (10- 24 tetor) Për herë të parë në një Olimpiadë përfshihen xhudoja dhe volejbolli. Në atletikë dominon amerikani Hajes në 100 metra dhe zelandezi Snell në 800 dhe 1500 m. Bikila përsëri medalje ari në Maratonë. Në not australiania Fraser fiton titullin e tretë rresht në 100 stil i lirë. Pas tetë vjetësh, SHBA mund BS për medalje të fituara.

MEKSIKE 1968 (12- 27 tetor) Meksika ishte Olimpiada e rekordeve botërore. Amerikanët me Hajnes, Smit dhe Evans vendosin rekorde të reja botërore. Hajnes në 100 m ishte i pari që arriti të zbresë rekordin botëror në 10 sekonda. Evans triumfon në 400 m. Në kërcim së gjati Beamon kërcen 8.80 metra dhe thyen rekordin botëror që ishte në fuqi prej mëse 23 vjetësh. Në gjimnastikë protagoniste çekja Cavlavska.

MUNIH 1972 (26 gusht- 11 shtator) 7894 janë atletët pjesëmarrës dhe 122 vendet që ata përfaqësojnë. Dramatike Lojërat e Munihut, që lyhen me gjakun e 17 atletëve izraelitë. Lojërat ndërpriten për 24 orë për të vazhduar sërish me magjinë e tyre të humbur. Protagonist i Olimpiadës është Shpitc, që fiton 7 medalje ari në not. Në gjimanstikë triumfon Olga Korbut. Pas përfundimit të Lojërave, BS është e para në renditje me 50 medalje ari. Për herë të parë në Olimpiadë merr pjesë edhe Shqipëria.

MONTREAL 1976 (17 korrik 1 gusht) Lind një yll i ri në gjimnastikë: Nadia Komaneçi. Rumania fiton medalje ari dhe që prej këtij viti ajo do të jetë sunduesja absolute në gjimanistikë. Kubanezi Huantorena fiton medalje të artë në 400 dhe 800 metra dhe Lase Viren triumfon si katër vjet më parë në 5000 dhe 10000 m.

MOSKE 1980 (19 korrik 3 gusht) Amerikanët bojkotojnë Olimpiadën për protestë ndaj pushtimit rus të Afganistanit. Shembullin e SHBA e ndjekin edhe 28 vende të tjera, dhe Olimpiada nis vetëm me 28 vende pjesëmarrëse. Në atletikë për 100 m fiton britaniku Uells. Në garat mesatare dallohen britanikët Ko, Ovet dhe Tompson.

LOS ANXHELOS 1984 (28 korrik 12 gusht) Në Los Anxhelos rusët ua kthejnë amerikanëve me të njëjtën monedhë duke bojkotuar Lojërat Olimpike. Morën pjesë 7055 atletë nga 140 vende. Karl Ljuis fiton katër medalje në 100, 200, kërcim së gjati dhe stafetë. Në basketboll lind ylli Xhordan. Kina rikthehet në Lojërat Olimpike pas 36 Vjetësh.

SEUL 1988 (17 shtator 2 tetor) Janë 9000 atletët pjesëmarrës nga 160 vende. Seul është Olimpiada e dopingut. Karl Ljuis fiton medaljen e artë në 100 m pas skualifikimit të kanadezit Xhonson që kishte fituar duke përdorur doping. Në not gjermanolindorja Oto dhe amerikani Biondi fitojnë secili nga 5 medalje ari. Protagonist hedhësi nga trampolina Greg Luganis. Në vend të parë pas përfundimit të Lojërave Olimpike qëndrojnë sovjetikët, me 132 medalje, prej të cilave 55 ari.

Barcelonë 1992- Një bum i vërtetë pjesëmarrësish në Barcelonë; 9094 nga 172 vende. Në 100 m fiton britaniku Kristi, ndërsa në 1500 m spanjolli Kaço. Karl Ljuis shkelqen sërish duke fituar dy medalje ari në kërkcim së gjati dhe stafetë. Në gjimnastikë shkelëqen bjellorusi Sherbo, që fiton 6 medalje ari. Në basketboll Dream Team fiton bindshëm medaljet. Rikthehet përfaqësuesja e Shqipërisë pas bojkotit nga përfaqësimi i saj i parë në vitin 1972.

Atlanta 1996 - Lojërat Olimpike hapen nga legjenda e boksit Muhamed Ali. 197 janë vendet pjesëmarrësse në Atlanta. Protagonsit i Olimpiadës atleti Majkëll Xhonson. Ai përshkon 200 m në 19.32 sekonda. Medalje ari për të dhe në 400 m. Nigeria triumfon në futbolln duke u bërë vendi i parë afrikan që fiton një medalje të artë në Olimpiadë. Në përfundim të lojërave në vend të parë
renditen amerikanët me 101 medalje (44 ari)

Sidnej 2000 - Lojërat Olimpike të Sidneit janë më të mëdhatë që janë organizuar deri më tani, me 10,651 atletë, nga 199 vende të ndryshme dhe atletë individualë, që konkurruan në 300 gara. Brixhit Fisher fitoi 2 medalje të arta në kajak duke u bërë kështu e para femër që arrin të fitojë medalje në një diferencë prej 20 vitesh. Xhudistja Rjoko Tamura, e cila humbi në finale në Barcelonë dhe Atlanta, arriti të fitonte medaljen e artë në Sidnei, ndërsa Stiv Redgrejv u bë atleti i parë i kanotazhit, që arrin të fitojë medalje të artë në 5 olimpiada radhazi.

Athinë 2004 - Pas 108 vjetësh Lojërat Olimpike Moderne rikthehen në Athinë në vitin 2004. Shtetet e Bashkuara fituan numrin më të madh të medaljeve në lojrat olimpike të Athinës. Sportistët amerikan fituan gjithsej 103 medalje, 35 prej tyre ari. Në vend të dytë u rednit Rusia me 92 medalje, 27 ari, ndërsa Kina zuri vendin e tretë me 63, por sportistët kinezë fituan 5 medalja ari më shumë se rusët. Sportistët grekë përfunduan me 17 medalje, 6 prej tyre të arta.


Albania-sport
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
http://kospress.com/portali/index.php?option=com_content&view=article&id=280:historia-e-olimpiadave-pekin-2008-116-vite-lojera-olimpike&catid=21:olimpiade&Itemid=41Historia e OLIMPIADAVE-Pekin 2008- 116 vite Lojra OLIMPIKE
Pishtari olimpik mbërriti në Pekin ndërsa mijëra kinezë, që kishin ndjekur rrugën e tij nëpër botë, e pritën me thirrje e valëvitje flamujsh.Pishtari ka udhëtuar 140,000km nëpër gjashtë kontinente që kur u largua nga Greqia më 24 mars.
Autoritetet kineze kanë kohë që presin me ankth se si do të kurorëzohen përpjekjet e tyre për të pasur Lojërat më të suksesshme olimpike.
Lojërat Olimpike "ndriçuan" Athinën
Kryeqyteti grek Athinë i përmbushi pritjet e organizatorëve për Lojëra perfekte, duke hedhur poshtë dyshimet që ekzistonin në lidhje me gatishmërinë në kohë.
Ndërsa tre atletëve iu hoqën medaljet e arit, shpirti olimpik shkëlqeu në një shfaqje të paharruar sportive në Athinë.
Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik Jacques Rogge i vlerësoi Lojërat Olimpike të Athinës si "të paharruara".
"Organizimi ishte i përsosur dhe garat u zhvilluan në objekte që mund të krahasohen me vepra arti," tha Rogge.
"Këto ishin Lojërat ku u bë gjithnjë e më e vështirë të mashtroje dhe ku atletët që ishin të pastër u mbrojtën," tha ai.
Sidney 2000
Lojërat në Sidney janë cilësuar si më të mirat në historinë e Olimpiadave
Pretendentja vendase për titullin, Cathy Freeman ishte në qendër të ceremonisë hapëse ku u gërshetua më së miri ideali olimpik me kulturën australiane.
Freeman ishte e para australiane nga popullsia aborigjine që fitoi medalje ari dhe kjo e kënaqi pa masë publikun në stadium.
Steve Redgrave i Britanisë së Madhe konfirmoi vendin e tij në librin e famës të Lojërave Olimpike duke marrë medaljen e pestë radhazi në kanotazh - një prej 11 medaljeve të arit të fituara nga Britania e Madhe.
Maurice Greene, çimentoi reputacionin e tij si njeriu më i shpejtë i botës duke fituar garën e 100 metrave, ndërsa bashkatdhetari i tij Michael Johnson, u bë i pari atlet që mbrojti kurorën e kampionit në garën e 400 metrave.
Atletja amerikane Marion Jones u bë gruaja e parë që fitoi pesë medalje brenda një Olimpiade.
Gara e notit u dominua nga australiani 17-vjeçar, Ian Thorpe, që e fitoi garën duke thyer rekordin e vendosur nga ai vetë në garën e 400 metrave stil i lirë. Ai më vonë fitoi dy medalje ari dhe dy argjendi.
Megjithatë kampioni olimpik më i famshëm nuk ishte as Jones dhe as Thorpe.
Gjimnasti Alexei Nemov mori gjashtë medalje të arta, duke barazuar rekordin e vendosur katër vjet më parë në Atlantë nga ai vetë.
Në disiplina të tjera notari Eric Moussambani u bë një yll botëror.
Notari 22 vjeçar nga Guinea Ekuatoriale, që kishte vetëm gjashtë muaj që ushtrohej për këtë disiplinë, fitoi garën e 100 metrave stil i lirë.
Triumfi i tij u mundësua kur dy notarë të baterisë së tij u eliminuan, për shkak se e nisën garën para kohe. Moussambani vendosi një rekord personal, që ishte përfundimi i garës.
Ekipi amerikan përsëri dominoi Olimpiadën duke marrë 97 medalje; 39 ari, 25 argjendi dhe 33 bronzi.
Atlanta 1996
Lojërat u lanë në hije për shkak të bombës në Centennial Park ku u vranë dy persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë.
Me gjithë këtë tragjedi, Atlanta tregoi se ishte një organizatore e mirë e Lojërave, por problemet logjistike i torturuan zyrtarët gjatë të gjithë Olimpiadës.
Qyteti amerikan u zgjodh përpara Athinës dhe kjo shënoi edhe 100 vjetorin e Olimpiadës.
Flaka olimpike u ndez nga Muhammad Ali, moment ky që u ndoq me emocion.
Heroi vendas Michael Johnson theu rekordin e 200 metrave gjatë garës së 400 metrave, me kohën 19.32 sekonda.
Carl Lewis mori medaljen e tij të nëntë të arit në katër Olimpiada, duke fituar edhe garën e Kërcimit së Gjati.
Britaniku Steve Redgrave fitoi medaljen e tij të katërt të radhës, duke u cilësuar kështu si atleti më i suksesshëm britanik në historinë e Olimpiadave.
Barcelonë 1992
Në vitin 1992 Lojërat Olimpike ishin ndër më të paharrueshmet, sepse ishte hera e parë që nuk bojkotoheshin nga ndonjë vend.
Afrika e Jugut u mirëprit në skenën ndërkombëtare, ndërsa Gjermania konkurronte për herë të parë si një vend i vetëm.
Madje edhe Afganistani mori pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave, megjithëse nuk kishte asnjë atlet pjesëmarrës.
Një numër rekord prej 64 vendesh fituan medalje në Barcelonë, përfshirë Amerikën përmes ekipit ideal të basketbollit me yje si Michael Jordan.
Kina dhe Kuba u kritikuan ashpër për arsye se refuzuan të bënin testin e drogës që është prioritar për Lojërat.
Konkurrenti më i suksesshëm i Lojërave ishte bjellorusi, Vitali Sherbo, i cili mori gjashtë medalje ari.
Britania pati arsye për të festuar me atletët Linford Christie dhe Sally Gunnell që morën medaljet e arit në garat e 100 dhe 400 metrave me pengesa.
Seul 1988
Politika më në fund vendosi të tërhiqej duke lënë vendet si Kuba dhe Etiopia të merrnin pjesë në Lojërat e Seulit.
Skandali me drogat i la në hije garat, në mënyrë të veçantë atë të 100 metrave për meshkuj.
Kanadezi Ben Johnson vendosi një rekord botëror me kohën 9.79 sekonda duke kaluar rivalin e tij Carl Lewis.
Por tri ditë më vonë u zbulua se testi anti-doping i atletit Johnson kishte rezultuar pozitiv dhe ai u skualifikua.
Lewis mori medaljen e arit, kurse Jonhson që përfaqësonte Kanadanë u përjashtua nga ekipi, por më vonë kjo masë u reduktua në pezullim për dy vjet.
Florence Griffith-Joyner ishte një prej atleteve më të shkëlqyera të këtyre Lojërave, duke fituar tri medalje ari dhe duke thyer rekordin në garën e 200 metrave.
Tenisi fitoi statusin olimpik pas një mungese prej 64 vjetësh, kur Stefi Graf mundi argjentinasen Gabriela Sabatini në finalen e femrave, ndërsa në atë të meshkujve Miloslav Mecir u kurorëzua kampion.
Rekordi prej shtatë medaljesh të fituara, i vendosur nga notari Mark Spitz më 1972, u rrezikua gjatë këtyre Lojërave.
Kristin Otto nga Gjermania Lindore fitoi gjashtë medalje ari, kurse amerikani Matt Biondi fitoi pesë medalje ari, një argjendi dhe një bronzi.
Los Angeles 1984
Për shkak se amerikanët bojkotuan Lojërat e Moskës, Bashkimi Sovjetik refuzoi të merrte pjesë në Los Angeles.
Sovjetikët thanë se vendimi i tyre ishte edhe pasojë e pakënaqësisë lidhur me masat e sigurisë.
Shumë kritikë vlerësuan se këto ishin Lojërat më komerciale për shkak të shumës së madhe që qarkulloi nga shitja e të drejtave të transmetimit.
Carl Lewis arriti rekordin e vendosur nga Jesse Owens 48 vjet më parë duke marrë tri medalje ari.
Ai triumfoi në garën e 100 metrave, 200 metrave, në stafetën 4 x 100 si edhe në garën e kërcimit së gjati.
Megjithëkëtë u hodhën dyshime mbi arritjet e atletit Lewis, për të cilin u tha më vonë se kishte dalë pozitiv nga testi për droga stimuluese më 1988.
Britanikët Sebastian Coe dhe Daley Thompson mbrojtën titujt në 10-garësh dhe në 1500 metra, ndërsa në gjimnastikë rumunia, Ecaterina Szabo mori katër medalje ari dhe një argjendi.
Noti i sinkronizuar ishte një prej garave të reja që hyri në këto Lojëra, ndërkohë që një ndryshim në rregulloren e Olimpiadës u lejoi futbollistëve profesionistë që të merrnin pjesë në ndeshjet e Lojërave.
Rreth 5.7 milion shikues i ndoqën këto Lojëra.
Moskë 1980
Më 1980 Lojërat në Moskë, të parat që mbaheshin në një vend komunist, u shënuan nga bojkote dhe protesta prej pushtimit të Afganistanit në vitin 1979.
Mungesa e Japonisë, Gjermanisë Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara vunë në pikëpyetje të ardhmen e Lojërave.
Ndërkohë një pjesë e mirë e rezultateve mund të kishin qenë ndryshe, sikur këto vende të kishin marrë pjesë në Olimpiadë.
Në Moskë u vendosën 36 rekorde botërore, 39 evropiane dhe 73 olimpike.
Në garën e vrapimit të 100 metrave britaniku Alan Wells dhe Silvio Leonard arritën në finish në kohë të njëjtë, por medalja iu dha më pas britanikut.
Britania pati të tjera suksese të kurorëzuara me medalje ari.
Steve Ovett dhe Sebastian Coe morën medalje në garat e 800 dhe 1500 metrave.
Në pishinë, britaniku Duncan Goodhew fitoi në 100 metra stil bretkosë, duke përsëritur suksesin në 200 metra të notarit tjetër britanik, David Wilkie katër vjet më parë.
Montreal 1976
Comaneci fitoi tre medalje ari, një argjendi dhe një bronzi
Siguria ishte në shkallën më të lartë pas sulmit terrorist në Munchen dhe përsëri disa vende bojkotuan.
Nga 116 ekipe të regjistruara në këto Lojëra, 24 abstenuan.
Këtu përfshiheshin 22 vende afrikane që refuzuan të marrin pjesë për shkak të pranisë së Zelandës së Re, ekipi Kiwi i së cilës, kishte luajtur në Afrikën e Jugut.
Olga Korbut humbi në garat e gjimnastikës përballë rumunes 14-vjeçare Nadia Comaneci.
Finlandezi, Lasse Viren mbrojti me sukses titullin në garat e 5000 dhe 10 000 metrave, ndërsa kubanezi, Alberto Juantorena fitoi në garat e 400 dhe 800 metrave.
Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania Lindore dominuan në garat e notit, por britaniku David Wilkie, e theu këtë dominim.
Wilkie fitoi në garën e 200 metrave stil bretkosë dhe vendosi një rekord të ri.
Munchen 1972
Një sulm terrorist mbi ekipin izraelit tronditi lëvizjen Olimpike dhe la të vdekur 11 atletë, pesë terroristë dhe një polic.
Lojërat u ndërprenë një ditë pas atentatit, kur u zhvilluan ceremonitë mortore të rastit, por rifilluan pasdite me mbështetjen e zyrtarëve izraelitë.
Ekipi izraelit u kthye në atdhe siç bënë edhe disa atletë të tjerë, por atmosfera ishte e tillë që nxiti ekipet t'i vazhdonin Lojërat.
Politika afrikane luajti një rol kryesor në pezullimin e Rodezisë prej Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Rodezianët kishin dërguar në këto Lojëra një ekip prej 30 atletësh, por u përjashtua nga Lojërat për shkak të politikës shtetërore të aparteidit.
Harku u kthye në këto Lojëra, kurse xhudo u vendos si një disiplinë më vete. Hendbolli për herë të parë u bë një prej 195 disiplinave të Olimpiadës.
Mark Spitz, i cili mori dy medalje ari si 18-vjeçar në Lojërat e Meksikës, ishte përsëri ylli në këtë Olimpiadë.
Ai mori katër medalje individuale, që të gjitha për arritjen e një kohe rekord, duke u kthyer në një prej notarëve më të suksesshëm të të gjitha kohërave.
Gjimnastja sovjetike Olga Korbut u bë yll brenda natës, duke fituar tri medalje ari dhe një argjendi.
Meksiko 1968
Atmosfera në Meksiko e bëri të parehatshme Olimpiadën për atletët e garave të gjata, por në vende të tjera u thyen rekorde.
اështjet politike dominuan përsëri në këtë olimpiadë. Afrika e Jugut mungonte në këto Lojëra, pasi disa vende afrikane kërcënuan me bojkot, nëse ajo do të ftohej të merrte pjesë.
Në ceremoninë e medaljeve për garën e 200 metrave, sprinterët Tommie Smith dhe John Carlos ngritën grushtet me dorashkat e zeza si simbol i lëvizjes së racës së zezë.
Drejtuesit e ekipit amerikan i përjashtuan që të dy atletët dhe i kthyen ata në shtëpi.
Një numër prej 34 rekordesh botërore dhe 38 olimpike u vendosën në këtë Olimpiadë, por më i veçanti ishte ai i atletit amerikan Bob Beamon në kërcim së gjati.
Ai theu rekordin me 55 centimetra duke e çuar atë në 8.90 metra.
Atleti tjetër amerikan në kërcim së larti, Dick Forsbury fitoi medaljen e artë duke sjellë një stil të ri në këtë disiplinë.
Në kërcimin trehapësh, rekordi u thye nga shtatë atletë, kurse rekordi botëror u përmirësua pesë herë.
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tokio 1964
Azia organizoi për herë të parë Lojërat që u zhvilluan në stadiumet që u kushtuan japonezëve rreth 3 miliardë dollarë.
Afrika e Jugut nuk u ftua më në këto Lojëra, Indonezia dhe Korea e Veriut nuk u lejuan të merrnin pjesë, kurse 14 vende të tjera morën pjesë për herë të parë.
Volejbolli dhe xhudo ishin disiplinat e reja të kësaj Olimpiade. Holandezi Antonius Geesink shkaktoi zemërim kur fitoi në turneun e hapur të xhudos.
Etiopiani Abebe Bikila mbrojti titullin e tij në maratonë.
Për më tepër ai e arriti këtë rezultat gjashtë javë pas heqjes së apendicitit.
Mary Rand mori medaljen e parë të arit për Britaninë në garat e vrapimit për femra, kurse shoqja e saj Ann Packer arriti rezultatin e saj në garën e 800 metrave.
Romë 1960
Lojërat në Romë ishin të parat që u transmetuan përmes valëve televizive në të gjithë botën dhe patën një pjesëmarrje prej 100 mijë vetësh në ceremoninë e hapjes së tyre.
Që të gjithë atletët, përveç atyre sovjetikë morën bekimin e Papës në sheshin Shën Pjetri të Romës.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik konkurruan ashpër, por sovjetikët morën 42 medalje të arta.
Sprinterja amerikane Wilma Rudolph pushtoi zemrat e publikut me tri medalje ari të fituara.
Rudolph, e cila kishte vuajtur nga poliomieliti në fëmijëri, ishte një prej 19 fëmijëve, që triumfoi në garat e 100, 200 dhe 4 X 100 metrave.
Ylli që doli nga kjo Olimpiadë ishte Cassius Clay - i cili fitoi medaljen e arit në kategorinë e peshave të rënda në boks, u kthye më pas në ikonën e sportit nën emrin Muhammad Ali.
Etiopia tregoi epërsinë e saj në garat e gjata, përmes atletit Abebe Bikila, i cili fitoi medaljen e arit në maratonë, duke vrapuar me këmbë zbathur.
Në garat e notit rekordet u thyen gati në të gjitha disiplinat.
Anita Lonsbrough e Britanisë arriti të ndalë vrullin e amerikanëve dhe australianëve për t'i marrë të 15 medaljet.
Melburn 1956
Për shkak se Australia nuk pranoi të hiqte karantinën e kafshëve, garat e Hipizmit u mbajtën në Stokholm në muajin qershor.
Vendi ku u mbajtën Lojërat shkaktoi probleme për shumë atletë nga Evropa dhe Amerika.
Shumë nga ekipet nuk kishin fonde të mjaftueshme për të shkuar përpara kohe.
Shpenzimet e udhëtimit shkaktuan largimin e një numri ekipesh nga Lojërat.
Pjesëmarrja e Tajvanit shkaktoi largimin e Kinës, kriza e kanalit të Suezit bëri që Egjipti dhe Libani të mos merrnin pjesë, ndërsa Lihtenshtejni, Holanda, Spanja dhe Zvicra protestuan për shkak të pushtimit të Hungarisë nga Bashkimi Sovjetik.
Zhvillimet politike ndërhynë edhe vetë në gara. Ndeshja e Vaterpolit mes Hungarisë dhe Bashkimit Sovjetik u la përgjysmë për shkak të sjelljes jo të mirë të disa lojtarëve.
Gjimnastja sovjetike Larissa Latynina fitoi gjashtë medalje, katër prej të cilave të arta, kurse atletja australiane Betty Cuthbert mori tre medalje në garat e shpejtësisë.
Emil Zatopek u largua nga sporti pas përfundimit të maratonës, kurse sovjetiku Vladimir Kuts fitoi titullin në 5000 dhe 10 000 metra.
Helsinki 1952
Atletët rusë kthehen në garat e Lojërave, për herë të parë që prej vitit 1912, por për të përfaqësuar Bashkimin Sovjetik
Ata dhe vendet e tjera të bllokut sovjetik refuzuan të qëndrojnë në fshatin olimpik së bashku me atletët e vendeve tjera kapitaliste, dhe u vendosën në një konvikt studentësh.
Lojërat u kthyen në një garë mes vendeve kapitaliste dhe atyre komuniste.
Atleti çek Emil Zatopek ishte heroi i garës së vrapimit në distancë për meshkuj.
Atleti që mbante nofkën "اek Ekspres", fitoi në garat e 5000 dhe 10 000 mijë metrave.
Karriera e Fanny Blanker-Koen shkoi drejt fundit. Ajo u rrëzua gjatë garës së vrapimit me pengesa, dhe nuk u kthye më në këtë garë.
Gjimnastika u dominua nga atletët sovjetikë. Maria Gorokhovskaya, fitoi dy medalje ari dhe pesë argjendi, duke vendosur një rekord për numrin e medaljeve të fituara ndonjëherë nga një grua.
Londër 1948
Londra - që ishte zgjedhur për të organizuar Lojërat e vitit 1944 - zhvilloi Olimpiadën e parë të pas luftës.
Një numër rekord prej 59 vendesh morën pjesë, por pa Gjermaninë dhe Japoninë, kurse Bashkimi Sovjetik nuk ishte anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Për shkak të shpenzimeve, atletët u strehuan në kazerma dhe konvikte studentësh në kryeqytet.
Për shkak të situatës së vështirë ekonomike, shumë nga ekipet u detyruan të merrnin ushqim me vete.
Garat u zhvilluan në stadiumin Wembly dhe ylli i Olimpiadës qe atletja holandeze Fanny Blakers-Koen.
Nëna e dy fëmijëve, që thirrej me nofkën "shtëpiakja fluturuese" mori katër medalje ari në garat e 100, 200 metrave dhe 80 metrave me pengesa.
Por rregullat ishin të atilla që u ndalonin grave të merrnin pjesë në më shumë se tri gara, kështu që ajo nuk mundi të marrë pjesë në Kërcimin së Gjati dhe së Larti.
Ndërkohë, gjimnasti Veikko Huhtanen triumfoi për Finlandën duke marrë tri medalje ari, një argjendi dhe një bronzi.
Shtetet e Bashkuara edhe njëherë morën shumicën e medaljeve në këtë Olimpiadë të pasuar nga Suedia dhe Franca.
Berlin 1936
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ishte i shqetësuar prej lëvizjes naziste, por pas suksesit të Lojërave Olimpike dimërore në Gjermani, Berlini organizoi përsëri një Olimpiadë.
Shumë vende propozuan t'i bojkotonin Lojërat por e vetmja mungesë që u ndje ishte ajo e Spanjës dhe kjo për shkak të luftës civile.
Lojërat u hapën nga Adolf Hitler dhe disa prej ekipeve përshëndetën në formën naziste, kurse Britania dhe Shtetet e Bashkuara abstenuan.
Ylli i këtyre Lojërave ishte amerikani Jesse Owens.
Owens e hodhi poshtë teorinë e Hitlerit për superioritetin e racës ariane kur fitoi katër medalje - në garat e 100 dhe 200 metrave, në Kërcimin së Gjati si edhe në garën e stafetës 4 x 100 metra.
Ekipi i fuqishëm gjerman, i mbështetur nga qeveria, mori shumicën e medaljeve. Ata morën 33 medalje ari, amerikanët morën 24, kurse hungarezët 10 medalje.
Kanotazhi, basketbolli dhe hendbolli në qiell të hapur me 11 lojtarë, ishin disiplina në këtë Olimpiadë.
Për shkak të Luftës së Dytë Botërore, këto ishin Lojërat e fundit deri në vitin 1948.
Los Angeles 1932
Bota ishte duke kaluar vitet e depresionit, por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dha ndihmën e tij duke siguruar ushqim dhe paguar koston e udhëtimit për atletët.
Legjenda e këtyre Lojërave Paavo Nurmi u përjashtua nga pjesëmarrja në Olimpiadë.
Komiteti Olimpik e ndëshkoi finlandezin, sepse kishte përdorur fondet për të sponsorizuar një takim të tijin në Gjermani.
Nurmi mori hak në vitin 1952 kur e çoi flakën olimpike në Helsinki.
Ndryshime të rëndësishme u bënë në teknologjinë e Lojërave të vitit 1932, me hyrjen e aparatit të sofistikuar fotografik, si edhe me kronometrin automatik për garat e shpejtësisë.
Në këtë Olimpiadë hyri për herë të parë edhe podiumi me tri shkallë për fituesit.
Amsterdam 1928
Pas tri përpjekjeve të pasuksesshme për t'i sjellë Lojërat në Amsterdam, holandezët më në fund arritën ta bënin këtë më 1928.
Lojërat u shënuan nga pjesëmarrja e të parit ekip gjerman që prej 16 vjetësh.
Në Amsterdam u ndez për herë të parë një flakë e ngjashme olimpike me këtë të sotmen, flakë, e cila u mbajt ndezur gjatë të gjithë kohës së Lojërave.
Themeluesi i Olimpiadës, Baron de Coubertin, mungoi për herë të parë në këto Lojëra që prej 20 vjetësh për shkak të një sëmundjeje.
Gratë për herë të parë morën pjesë në këto Lojëra, megjithëse de Coubertin nuk ishte dakord.
Gjermanja Lina Radke-Batschauer u bë atleti i dytë që fitonte medalje për vendin e saj në garën e 800 metrave.
Por kjo garë u mbajt mend për dramën që pësuan konkurrentet të tjera. Një pjesë e grave nuk arritën ta përballonin fizikisht sfidën gjë që e detyroi Komitetin Olimpik që ta pezullonte këtë garë për gratë deri në vitin 1950.
Dy emra të njohuar dominuan në disiplinat e tyre. Paavo Nurmi mori edhe medalje të tjera kurse Johnny Weismuller triumfoi në pishinë, ku japonezët përpiqeshin t'ua kalonin amerikanëve.
Princi Olav V, një lundrues norvegjez u bë i pari anëtar i një familjeje mbretërore që merrte medalje, kurse India fitoi medaljen e gjashtë të radhës në Hokei përpara një publiku prej 50 mijë vetësh.
Egjiptiani Ibrahim Moustafa ishte i pari jo evropian që fitonte në mundjen greko-romane.
Luigina Giavotti ishte gjimnastja më e re që merrte medalje në moshën 11 vjeçare, një rekord ky që vazhdon të qëndrojë edhe sot.
Paris 1924
Amsterdami priste që të mbante Lojërat, por influenca e themeluesit Baron de Coubertin brenda Komitetit e çoi Olimpiadën në Paris.
Ai shpresoi që Olimpiada të përmirësohej pas eksperiencës jo të mirë të vitit 1900 në kryeqytetin francez.
Gjermania ishte e përjashtuar nga këto Lojëra, por katër vende të tjera që ishin ndaluar në 1920 u pranuan në këtë Olimpiadë.
Amerikani William DeHart Hubbarb u bë atleti i parë zezak që fitonte një medalje ari.
Ai triumfoi në garën e kërcimit së gjati, kurse bashkatdhetari i tij Robert LeGendre theu rekordin botëror, duke kërcyer 7.76, por kjo ishte në Pesë-Garësh, kështu që ai mori vetëm medaljen e bronzit.
Finlandezët dominuan përsëri në garat e vrapimit në distancë, me Paavo Nurmin, i cili mori 5 medalje, dy prej të cilave vetëm brenda një ore.
Nurmi u nderua për arritjet e tij, përmes një statuje të ngritur jashtë stadiumit në Helsinki.
Tenisi hyri për herë të fundit si disiplinë për t'u rivendosur 60 vjet më vonë në Seul.
Komiteti Olimpik, kishte dyshime nëse lojtarët kryesorë ishin me të vërtetë amatorë.
Britania e Madhe korri dy fitore të mëdha, kur Harold Abrahams u bë evropiani i parë që fitoi një medalje në garën e shpejtësisë, kurse Eric Liddell mori arin në garën e 400 metrave, të cilën e fitoi me kohën 47.6 sekonda.
Koha e vendosur nga Liddell ishte rekord, por nuk u njoh zyrtarisht pasi lojtarët vraponin vetëm në një korsi deri në vitin 1936.
Në pishinë, Johnny Weissmuller, që u bë më vonë Tarzani, fitoi tri medalje në stilin e lirë dhe një bronzi në kuadër të ekipit të Vaterpolit.
Antverp 1920
Pas një mungese të detyruar prej Luftës së Parë Botërore, Lojërat u rikthyen në vitin 1920.
Megjithëse Belgjika pësoi shumë krime gjatë luftës, autoritetet arritën të bënin përgatitjet e duhura.
Gjermania, Austria, Bullgaria, Hungaria dhe Turqia nuk u ftuan të marrin pjesë në Lojëra për shkak të rolit që luajtën në luftë, por pati një numër rekord vendesh pjesëmarrëse.
Në Antverp lindi edhe flamuri olimpik me pesë rrathët e lidhur me njëri-tjetrin.
U bë një përsëritje e Olimpiadës së parë, kur u lëshuan pëllumbat si simbol i paqes mes vendeve.
Finlanda shmangi dominimin amerikan garat e atletikës, falë Hannes Koiehmaninen dhe legjendës Paavi Nurmi. Ky i fundit mori tre medalje, dy ari dhe një argjendi fillim të një karriere të shkëlqyer olimpike.
Amerika e Jugut mori medaljet e para më 1920, kur Guilherme Paraense i Brazilit fitoi në qitje, kurse Willie Lee dhe Loyed Spoones morën respektivisht 4 dhe 5 medalje ari.
Në vende të tjera pilotja amerikane e garave të shpejtësisë me makina, Aileen Riggin u bë medalistja më e re e Olimpiadave në moshën 14 vjeç.
Britaniku Philip Noel-Baker fitoi medaljen e arit në garën e 1500 metrave dhe më vonë u bë deputet i parlamentit britanik.
Në vitin 1959, ai u bë i pari medalist olimpik që merrte çmimin Nobel për Paqen.
Stokholm 1912
Në Stokholm numri i garave u reduktua në 14 për shkak të disiplinës së re të quajtur pesëgarësh.
Kjo disiplinë që përbëhej nga garat e hipizmit, skermës, notit dhe maratonës, u dominua nga amerikani, Jim Thorpe.
Thorpe me orgjinë indiano-amerikane dhe irlandeze, i fitoi me lehtësi garat e pesëgarëshit dhe dhjetëgarëshit. Ai ishte i katërti në kërcim së gjati dhe i shtati në garën e kërcimit së larti.
Mbreti i Suedisë, Gustav V, e cilësoi amerikanin Thorpe si atletin më të madh të botës.
Megjithatë lavdia e tij u la në hije, për shkak se u zbulua se ai kishte luajtur me pagesë bejsboll në rininë e tij.
Medaljet e tij u morën mbrapsht prej Komitetit Olimpik si thyerje rregullave amatore të konkurrimi. Amerikani Thorpe u bë i pari atlet që u skualifikua nga Lojërat, sepse ishte profesionist.
Në vitin 1982, rreth 29 vjet pas vdekjes së tij, Komiteti i kërkoi falje familjes Thorpe.
Finlandezi, Hannes Kolehmainen ishte një tjetër sukses i Lojërave, duke marrë tri medalje ari në garat e 5000 dhe 10000 metrave si edhe në garën e krosit.
Gratë debutuan në garat e notit, kur ekipi britanik fitoi stafetën 4x100 metra.
Londër 1908
Lojërat Olimpike duhet të ishin mbajtur në Romë, por për shkak të shpërthimit të vullkanit të Vezuvit, ato u zhvilluan në vend tjetër.
Londra mori përsipër mbajtjen e Lojërave dhe stadiumi i ri u ndërtua brenda dhjetë muajve në lagjen White City.
Këto ishin Lojërat e para ku atletët marshuan në stadium me flamujt e tyre kombëtarë.
Niveli i konkurrencës ishte i lartë në këto Lojëra ku u zhvilluan 100 gara me pjesëmarrjen e 2000 atletëve, por problemet nuk munguan.
Ekipi amerikan akuzoi për njëanshmëri arbitrat vendas, dhe pas kësaj Komiteti Olimpik njoftoi se do të përdorte arbitra nga vende të ndryshme në Lojërat e ardhshme.
Epërsia e atletëve ishte evidente në ndeshjen finale të mundjes greko-romane mes suedezëve Frithiof Martensson dhe Mauritz Andersson.
Ndeshja u shty një ditë për t'i dhënë kohë atletit, Martensson të merrte veten prej një dëmtimi të vogël. Ai e fitoi më pas këtë ndeshje.
Në këto Lojëra konkurrohej për 21 sporte, ku përfshihej edhe patinazhi.
Maratona ishte sporti që pushtoi zemrat e publikut.
Italiani Dorando Pietri ishte atleti i parë në maratonë që hyri në stadium, por ai u rrëzua disa herë megjithëse u ndihmua të arrinte finishin.
Amerikani John Hayes e fitoi garën, ndërsa Dorando që u skualifikua do të mbahej mend si humbësi që nuk dorëzohej.
Saint Luis 1904
Në Saint Luis u panë të njëjtat probleme sikurse në Olimpiadën e Parisit.
Lojërat ishin fituar nga qyteti i اikagos, por organizatorët në Saint Luis kërcënuan të zhvillonin një turne rival sportiv përpara Lojërave, nëse ato nuk zhvendoseshin në qytetin e tyre.
Themeluesi i Olimpiadës, Baron Pierre de Coubertin, nuk mori pjesë në Lojërat në Seint Luis.
Për shkak të shpenzimeve të udhëtimet mjaft ekipe nuk morën pjesë dhe Lojërat u dominuan prej amerikanëve.
Amerikanët morën shumicën e medaljeve, por atleti irlandez Thomas Kiely fitoi në garat e kombinuara të njohura më vonë si ato të dhjetëgarëshit.
Ndryshimi me Olimpiadat moderne ishte se garat duhet të përfundonin brenda ditës.
Gjimnasti amerikan Anton Heida fitoi pesë medalje ari dhe një argjendi duke u bërë kështu atleti më i suksesshëm i Olimpiadës.
Paris 1900
Atletet femra morën pjesë për herë të parë në Lojërat Olimpike të Parisit, por ato ishin vetëm 20 në numër.
Edhe në këtë Olimpiadë pati probleme, pas deklaratave të Greqisë se vetëm ajo kishte të drejtën të mbante Lojërat e ardhshme.
Komiteti Olimpik vendosi Parisin, ku po zhvillohej edhe një panair Ndërkombëtar. Lufta greko-turke nuk e ndihmoi kandidaturën e Greqisë.
Ndryshe nga publiku grek që i përcolli ngrohtë Lojërat, francezët nuk i kushtuan atyre vëmendjen e duhur.
Pjesëmarrësit në stadium rrezikuan shumë kur ndoqën garën e hedhjes së diskut. Tre nga hedhjet e kampionit hungarez Rudolf Bauer, përfunduan në mesin e spektatorëve.
Disa prej atletëve nuk e dinin se ku zhvilloheshin garat
Athina 1896
Lojërat e para moderne Olimpike u mbajtën në kryeqytetin grek, megjithëse Budapesti shihej si vendi më i përshtatshëm, për shkak të vështirësive financiare me të cilat përballej Greqia.
Fillimisht ishte menduar që Parisi të mbante Lojërat e para, dhe ato të nisnin në vitin 1900 dhe jo më 1896.
Por Athina u zgjodh katër vejt më parë, megjithëse Greqia kalonte një situatë të vështirë financiare.
Hungaria ofroi që Lojërat të mbaheshin në Budapest, por princi trashëgimtar Constantine ngriti një komitet organizator për Lojërat duke tërhequr donacione të shumta.
Rreth 200 atletë që përfaqësonin 14 shtete morën pjesë në 43 gara.
Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve ishin grekë, ndërsa mes disiplinave ishin edhe tenisi, skerma, peshëngritja, çiklizmi, qitja, noti, dhe gjimnastika.
Turnetë e kriketit dhe futbollit u anuluan për shkak të pjesëmarrjes së ulët të ekipeve dhe motit të keq.
Fituesit e këtyre Lojërave u nderuan me medalje argjendi, një fletëlavdërimi dhe me një kurorë me degë ulliri.
I pari që mori medalje në këtë Olimpiadë ishte amerikani James Brendan Connolly, në garën e kërcimit trehapësh, të cilën e përfundoi me rezultatin 13.71 metra.
Për shkak të entuziazmit të grekëve Lojërat u cilësuan si të suksesshme.
Kospress
 
Top