• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Herpesi !

PiNkY

Anëtar i Nderuar
HERPES SIMPLEX

Herpes simplex është një infeksion shumë i shpeshtë virusal. Kjo sëmundje paraqitet në formë të një grupi flluskash të vogla që dalin në buzë ose rreth gojës. Lëkura rreth këtyre flluskave zakonisht është e pezmatuar (e skuqur, e ënjtur dhe e dhimbshme). Flluskat mund të hapen, dhe lëngu brenda tyre të rrjedhë dhe vendi të bëhet dregëz pas disa ditësh. Ato zakonisht shërohen nga disa ditë deri në dy javë.


اfarë i shkakton flluskat?

Këto flluska që quhen edhe flluska ethesh, janë pezmatime të cilat shkaktohet nga infeksioni me virusin herpes simplex. Ekzistojnë dy lloje të këtij virusi, lloji 1 dhe lloji 2. Flluskat e etheve më së shumti shkaktohen nga virusi herpes simplex i llojit 1 (HSV-1) dhe ky lloj herpesi quhet edhe herpesi oral ose herpes simplex labialis (i buzëve).

Virusi herpes simplex i llojit 2, HSV-2, shkakton më së shumti herpesin gjenital. Por edhe HSV-1 e edhe HSV-2 mund të shkaktojnë të dyja llojet e herpesit, edhe atë labial ose të fytyrës, e edhe atë gjenital.

Si merret virusi herpes simplex?

Virusi herpes simplex futet në trup përmes ndonjë çarje në lëkurë rreth ose brenda gojës. Zakonisht shpërndahet kur një person bie në kontakt me flluskat e etheve të personit tjetër ose prek lëngun e infektuar, si për shembull kur personat përdorin të njëjtat enë, gota ose rruhen me të njëjtin zhilet, kur puth një person të infektuar, ose prek pështymën e atij personi. Prindi i cili ka flluska pezmatuese shpesh e shpërndan infeksionin te fëmija i tij në këtë mënyrë. Herpesi po ashtu mund të shpërndahet edhe në zona të tjera të trupit.

Cilat janë simptomat e herpesit?

Simptomat e para të herpesit labial mund të përshijnë dhimbje rreth gojës dhe buzëve, temperaturë, dhimbje në fyt, ose gjëndra të ënjtura në fytin tuaj ose pjesë të tjera të trupit. Fëmijët e vegjël ndonjëherë jargëzojnë para paraqitjes së flluskave të etheve. Pas paraqitjes të herpesit, flluskat e mbushura zakonisht shpërthejnë, lëngu rrjedh dhe pastaj vendi bëhet dregës dhe largohet pas disa ditësh ose disa javës. Te disa njerëz, pezmatimi i lëkurës mund të jetë shumë i dhimbshëm.

Disa njerëz e kanë virusin por te ata nuk paraqiten këto flluska në formë puçrrash. Ata persona nuk kanë as simptoma.

Si diagnostikohet herpesi?

Mjeku juaj mund t’ju tregojë se keni herpes duke ju bërë pyetje për të kuptuar nëse ju keni qenë në kontakt me virusin dhe duke ju ekzaminuar. Ju mund të duhet të bëni edhe disa analiza për të vërtetuar se është pikërisht kjo sëmundje ajo që supozohet.

Si trajtohet herpesi në buzë?

Pezmatimet në lëkurë zakonisht fillojnë të shërohet vetë brenda disa ditësh. Por nëse kjo shkakton dhimbje ose ju ndjeheni të turpëruar, ai mund të trajtohet. Trajtimi mund të përshijë kremra dhe pomada për lëkurë, dhe ndonjëherë edhe tableta për pirje. Trajtimi mund ta përshpejtojë largimin e flluskave për disa ditë, por mund po ashtu të lehtësojë edhe dhimbjen ose simptomat tjera që shkaktojnë shqetësim te pacienti.

Virusi herpes simplex që shkakton paraqitjen e këtyre flluskave nuk mund të mjekohet. Pasi ju infektoheni së pari me këtë virus, ai qëndron në trupin tuaj për gjithë pjesën e mbetur të jetës. Nëse pezmatimi me ethe paraqitet shpesh te ju, trajtimi mund ta zvogëlojë shpeshtësinë e paraqitjes së flluskave pezmatuese dhe ashpërinë e tyre.

Si mund t’i parandaloni paraqitjen e flluskave?

Ka disa gjëra të cilat mund t’i bëni për t’u ruajtur nga prekja me virusin herpes simplex.

Shmangni kontaktin me lëngjet e infektuara të organizmit, si për shembull të puthësh një person të infektuar.
Shmangni ngrënien në enët, gotat dhe pajisjet tjera të cilat një person me herpes mund t’i ketë shfrytëzuar.
Pasi jeni infektuar me virus, nuk ka një mënyrë të sigurt për të parandaluar shpërthimin e flluskave. Por ka disa gjëra të cilat mund t’i bëni për të ulur numrin e shpërthimeve dhe të parandaloni shpërndarjen e virusit.

~Shmang gjërat të cilat stimulojnë paraqitjen e flluskave, si stresin dhe të ftohtit ose gripin
~Gjithmonë përdor zbutës buzësh dhe krem për mbrojtje nga dielli në fytyrën tuaj.
~Rrezatimi i tepërt i diellit mund të bëjë që flluskat të shpërthejnë.
~Shmang ndarjen e peshqirit, zhiletëve, bizhuterive, brushave të dhëmbëve ose objektet tjera të cilat personi me herpes mund t’i ketë përdorur.
~Kur ju keni shpërthime të flluskave, sigurohuni t’i pastroni duart shpesh, dhe përpiquni të mos i prekni vendet e pezmatuara. Kjo mund t’ju ndihmojë të mos e shpërndani virusin në zonën rreth syrit ose gjenitaleve ose te njerëzit e tjerë.


Herpes Gjenital

Herpes gjenital shkaktohet së pari nga virusi Herpes Simplex i tipit 2 (HSV2 ) por në disa raste mund të shkaktohet dhe nga tipi HSV 1 (me ane të kontaktit orogenital ). Pavarësisht tipit, karakteristikat për të dy tipat mbetën të padallueshme nga njëra tjetra. Transmetimi i këtij virusi ثshtë vetëm nëpërmjet njeriut, nuk ka ndërmjetës apo vektor në transmetim. Herpesi gjenital përfshin të dy gjinitë, por femrat kane komplikacione më të shumta. Pothuaj 30 % e adulteve janë të prekur nga ky virus dhe 60-70% e tyre mbetën mbartës asimptomatik.
[video=youtube;wMwyw--VY70]http://www.youtube.com/watch?v=wMwyw--VY70[/video]

Shkaqet
Sikur u përmend me lart , virusi HSV tip 2 është shkaktari i herpesit gjenital, në shumicën e rasteve ndërsa tipi 1 ndodh vetëm në raste të kontaktit orogential. Transmetimi i këtij infeksioni ndodh në këto rrugë:

- ****ualisht i transmetueshëm
- Homo****ualiteti
- Infeksioni i kryqëzuar i tipave 1 dhe 2 gjatë kontaktit oro gjenital.
- Infeksionit Neonatal si rezultat i kontaktit me sekrecionet vagjinale të nënës së infektuar gjatë lindjes me rrugë vagjinale.
- Mund te transmetohet nëpërmjet duarve në punonjësit e shëndetësisë, gjatë kontaktit gisht- gjenital nëse nuk përdoren doreza.
- Infektimi i fëmijëve me HSV tip2 është tregues i abuzimit ****ual me ta.

Simptomat
Periudha e inkubacion është 3-7 ditë përpara shfaqjes së simptomave konstitucionale:

- Ethe që mund të arrijnë 39 – dhe të bjerë pas 3-5 ditësh
- Dhimbje trupore
- Dhimbje koke
- Humbje të oreksit
- Rënie në peshë
- Apati
- Shpërthimi i menjëhershëm e ankesave

Simptomat e sëmundjes:

- Djegie apo ndjenjë pickimi para se të duken dëmtimet heraptike
- Vezikula përreth vaginës, vulves ose qafës së mitres të cilat mund të përparojnë me pas me formim te ulçeracioneve.
- Ulcera apo plage gjenitale në penis, me të shprehura në glans penis dhe lëkuren dhe trupin penil. Këto plage janë të dhimbshme dhe djegin per nje periudh kohe 2-3 javesg nëse lihen pa mjekuar.
- Vezikula në prepucium dhe ne scrotum.
- Dhimbje dhe vështirësi në urinim në të dy ****et.
- Rrjedhje nga vagina (F) dhe uretra (F&M).
- Përfshirje të zonave peranale dhe të rectumit në personat që kanë marrëdhënie anale.


Pasi infeksioni akut bie pothuaj pas 2 javësh, virusi mbetet latent apo në gjendje joaktive dhe mund të behet aktiv në stade të mëvonshme. Riaktivizimi i virusit çon në rekurencen e simptomave. Kjo rekurence mund të shkaktohet nga:

- Ekspozimi në dritën e diellit (rrezatimi ultraviolet)
- Ethe
- Infeksione akute p.sh gripi i zakonshme, infeksione te aparatit respirator , etj.
- Stres emocional

- Ndryshime hormonal gjate shtatzënisë apo ciklit menstrual.
- Trauma të vogla
- Sëmundje sistematike të cilat ulin imunitetin p.sh AIDS apo kancer etj.
- Përdormi i medikamenteve të tilla sikur kortizoniket që ulin imunitetin.

Diagnoza

- Lezionet e HSV kanë pamje karakteristike ndaj mund të diagnostikohen lehtë me sy të lirë.
- Testet e Antitrupave
- Kulture dëmtimet indore
- Testi direkt fluorescent antitrupave (DFA)
- Tzanck test: për të parë ndryshimet citologjike pelikuare të infeksioni herpetik
- Punch biopsy për ekzaminim histologjik
- Ekzaminim i lëngut cerebrospinal
- Biopsi e trurit si dhe RM në rast të encefalitit herpetik.

Diagnoza diferenciale

- Infeksionet të aparatit urinar që mund të japin shpeshtim të urinimit, djegie gjatë urinimit, dhimbje në urinim, ethe.
- Rritje apo infeksion të folikulit të qimes, por në raste të tilla shohim pranin e eritemes përreth folikulit çka më pas bëhet pustul dhe formon kore. Por nuk ka ethe as nuk formohen fluske.
- Gërvishtje dhe dëmtime si rezultat i akteve ****uale të dhunshme, grumbuj, kafshime të insekteve etj.

Komplikacionet

- Vaginit kandidozik në gratë.
- Rrjedhje të bardha herpetike.
- Anomali kongenitale në fetuset e grave shtatzëna.
- IUGR dhe prematuritet fetal
- Herpes Neonatal
- Shpërhapje të infeksionit dhe komplikacione të rrezikshme për jetën tek pacientet e sëmure, HIV, apo me transplant renal.
- Përhapja e infeksionit HSV 2 mund të çoj në hepatit herpetik, ezofagit herpetik, nekroz të gjëndrës mbi veshkore,pneumoni intersticiale herpetike, cistit herpetik, artrit, ganglionit, mielit, etj.

Kujdesi!

- Mos i kruani plagët e lëkurës. Vishni rroba të pambukta të lirshme. Mbajeni zonën e dëmtuar të pastër dhe të thatë.
- Mos përdorni doedorantë, parfume apo substanca të tjera kozmetike.
- Hani dietë të pasur me aminoacide lizine si p.sh bizele, bath, djath, arra, produke soje, mish të kuq, mish derri, shpend, vezë, peshk (sardele dhe merluc).
- Mos e prekni plagët me dore pa doreza ose lajini duart pas çdo kontakti.
- Mund të vendosni copa akulli mbi plagë për të qetësuar dhimbjet.

Parandalimi

- Përmirësimi i shëndetit në përgjithësi dhe mënyrës së jetesës.
- Shmangni kontaktet ****uale me shumë partnerë.
- Shmangni marrëdhëniet ****uale nëse keni dëmtime të lëkurës në zonat gjenitale.
- Perdorni kondom per te ulur transmetimiin e semundjes.
- Abstenim në marrëdhëniet orale apo anale.
- Te behet lindja me operacion në gratë shtatzëna me infeksion aktiv.
- Shmangni kontaktet ****ual me partner që ka lezine aktive në muajt e fundit të shtatzënisë.
Trajtimi
- Trajtimi fillestar, nëse ka simptoma të tilla si plage niste terapi me antiviral për të paktën 7 deri 10 ditë.

/mjeku.net/
 
Last edited:
Top